Arne Friedrich

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Arne Friedrich
Arne Friedrich, April 2012.png
Të dhënat personale
Emri i plotë Arne Friedrich
Data e lindjes 29 Maj 1979 (35 vjeçar)
Vendi i lindjes Bad Oeynhausen, West Germany
Gjatësia 1.85
Pozita ne fushë Mbrojtës
Karriera në rini r
1985–1987 FC Bad Oeynhausen
1987–1992 TuS Lohe
1992–1995 SC Herford
1995–1999 FC Gütersloh
Karriera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1999–2000 SC Verl 31 (0)
2000–2002 Arminia Bielefeld 47 (1)
2002–2010 Hertha BSC 231 (13)
2010–2011 VfL Wolfsburg 15 (0)
2012–2013 Chicago Fire 23 (1)
Kombëtarja
2000–2001 Germany U21 5 (0)
2002 Gjermania B 1 (0)
2002–2011 Gjermania 82 (1)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Arne Friedrich (29 Maj 1979, Bad Oeynhausen) është një futbollist gjerman, i cili an për aktualisht luan për VfL Wolfsburg dhe Kombëtaren Gjermane të Futbollit.

Friedrich ka përfaqësuar vendin e tij në 77 ndeshje, duke debutuar në 21 Gusht 2002 ku Gjermania barazoi 2-2 me Bullgarinë në Sofje.

Ai u përfshi në 23-shen gjermane për FIFA Kupa e Botës 2006, ku skuadra e tij u rendit e treat dhe ai filloi si titullar thuajse çdo ndeshje duke u treguar një nga faktorët më vendimtarë për skuadrën gjermane. Gjithashtu u thërrit edhe për UEFA Kupa e Europës 2008 dhe FIFA Kupa e Botës 2010.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Në sezonin 2000-2001 Arne Friedrich nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale. Hermann Gerland, traineri i Arminia Bielfeld në atë kohë, e zbuloi Friedrich kur ai luante në Regionalliga me Verl. Për shkak të performancës bindëse të tij ai shpejt u kthye në një lojtar shumë të rëndësishëm duke filluar shpesh si titullar. Për Bielefeld në

Për dy vjet ai luajti për Bielefeld në 2. Bundesliga. Në 2002, ai pranoi një ofertë nga Hertha BSC. Me klubin berlinez atë vi tai fitoi DFB-Ligapol, duke mundur Bayern Munich, Borussia Dortmund, dhe Schalke 04.

Në 2004-2005, Falko Götz e emëroi atë kapiten të Hertës. Deri më tani ai ka rinovuar dy herë kontratën e Hertën. Pas zbritjes në kategorinë e dytë ai nënshkroi në vitin 2010 një kontratë me Vfl Wolfsburg për €2 milion.

Kariera ndërkombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Friedrich luajti gjithsej pesë ndeshje për ekipin gjerman U-21, dhe një herë për skuadrën B të njohur edhe si “Skuadra 2006”.

21 Gusht 2002, ai debutoi me skuadrë e të rriturve kundër Bullgarisë. Kompeticioni i tij i parë madhor ishte Euro2004 ku ai luajti në të treja ndeshjet e grupeve derisa skuadra gjermane u eliminua. Në 21 Dhjetor 2004, Friedrich ishte kapiten në një ndeshje miqësore të fituar 5-1 kundër Tailandës në Bangok. Ai ishte kapiten I skuadrës edhe tre herë të tjera.

Në 2005, Gjermania mori pjesë në Kupën e Konfedertave, si mikpritëse e Kupës së Botës. Friedrich zëvendësoi Andreas Hinkel në krahun e djathtë të mbrojtjes. Vitin pasardhës, ai ishte pjesë e 23-shes për Kupën e Botës të vitit 2006. Duke përjashtur ndeshjen për vendin e tretë, ku ai mungoi për shkak të një dëmtimi ai ishte titular në të gjitha ndeshjet. Në Euro2008, ai ishte sërish pjesë e skuadrës gjermane, por fiillimisht u mendua si zëvendësues. Duke marrë shkak nga dëmtimi i Marcell Jansen ai luajti is titular në ndeshjen e fundit në grup dhe në tre ndeshjet me eliminim direkt. Çerekfinalja ishte një nga ndeshjet më të mira ndërkombëtare në karierën e tij ku ai bllokoi në mënyrë perfekte yllin portugez Cristiano Ronaldo.

Në Mars 2009, traineri gjerman Joachim Löw deklaroi se kishte planifikuar që të aktivizonte Friedrich në qendër të mbrojtjes.

Golat ndërkombëtarë[redakto | redakto tekstin burimor]

# Data Vendi Kundërshtari Rezultati Kompeticioni
1 03.07.2010 Cape Town Stadium, Cape Town, Afrika e Jugut Flag of Argentina.svg Argjentina 3:0 Kampionati Botëror 2010

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Performanca me klubet
Klubi Sezoni Liga Kupa Kompeticionet Europiane Totali
App Goala App Goala App  Goala App Goala
Arminia Bielefeld 2000-01 25 1 2 0 - - 27 1
2001-02 22 0 2 0 - - 24 0
Total 47 1 4 0 - - 51 1
Hertha BSC 2002-03 33 5 1 0 8 0 42 5
2003-04 30 2 3 1 2 0 35 3
2004-05 25 3 0 0 - - 25 3
2005-06 31 1 3 1 8 0 42 2
2006-07 26 2 4 0 4 0 34 2
2007-08 30 0 2 0 0 0 32 0
2008-09 25 0 1 0 4 0 30 0
Total 200 13 14 2 26 0 238 15
Career Totals 247 14 18 2 26 0 289 16

Lidhje të jadhtme[redakto | redakto tekstin burimor]