Kombëtarja gjermane e futbollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat ë, Ë, Ç, ç, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Gjermania
[[Skeda:|170px|center]]
Federata FIFA
Konfederata UEFA
FIFA (kodi) GER
FIFA (rangu) 5
Pozita më e lartë 2 ()
Pozita më e ulët 23 ()
Elo (Rangu) 6
Pozita më e lartë 1 ()
Pozita më e ulët 24 ()
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
brenda
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
jashtë
Loja e parë ndërkombëtare

Fitorja me thellë

Flag of Germany.svg Gjermania 13-0 Flag of San Marino.svg San Marino
Humbja më e thellë

Flag of Czechoslovakia.svg Çekosllovakia 8-0 Flag of Germany.svg Gjermania

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga viti 1899 deri me 1901, u zhvilluan 5 ndeshje ndërkombëtare jozyrtare midis skuadrave te ndryshme gjermane dhe angleze, te cilat përfunduan me humbje për skuadrat gjermane. 8 vjet pas krijimit te DFB, ndershja e pare zyrtare e Gjermanisë u luajt me 5 prill 1908 kundër Zvicrës, ne Bazel, dhe përfundoi me fitoren e zviceraneve 5 – 3. Për koincidence, ndeshja e pare pas Luftës së I Botërore në 1920, ndeshja e pare pas Luftës së II Botërore me 1950, ndeshja e pare pas bashkimit të dy Gjermanive ne 1990, janë luajtur të gjitha kundër Zvicrës. Edhe titulli i pare i Gjermanisë u fitua ne Zvicër.

Ne te kohe, lojtaret zgjidheshin nga DFB, meqenëse nuk ishte përcaktuar ende një trajner. Menaxheri i pare i skuadrës ishte Oto Nerc (Otto Nerz), një mësues nga Manhajm (Mannheim), i cili punoi me skuadrën nga 1923 – 1936. DFB nuk mundi te përballonte financiarisht udhëtimin ne Uruguai, për Kupën e I Botërore ne 1930, për shkak te Depresionit te Madh, por arritën te zinin vendin e 3-te ne Botërorin e 1934 (pra, dalja e tyre e pare ne Kampionatin Botëror). Pas një përfundimi jo te mire ne Lojërat Olimpike te 1936 ne Berlin, Sepp Herberger u be trajner. Ne 1937, ai krijoi një skuadër, e cila me vone u quajt Njëmbëdhjetëshja e Breslaut (Breslau – Elf), ne kujtim te fitores 8 – 0 me Danimarkën, ne qytetin e atëhershëm gjerman te Breslau-t (qe sot i përket Polonisë).

Pasi Austria u be pjese e Gjermanisë ne marsin e 1938, skuadra kombëtare – një nga me te mirat ne Evrope për nga profesionalizmi – u shpërnda, edhe pse ishin kualifikuar për Kupën e Botes ’38. Siç u kërkua nga politika naziste, 5–6 lojtare te ish – Austrisë, nga klubet e Rapid Wien, Austria Wien dhe Vienna Wien, u bashkuan me skuadrën gjermane. Ne Kampionatin Botëror 1938, qe filloi ne 4 qershor, kjo skuadër e "bashkuar" gjermane, ia doli te arrinte një barazim me Zvicrën (1 – 1) dhe me pas humbi 2 – 4 ne Paris, para një publiku jo tepër miqësor. Rezultatet e këtij botërori konsiderohen si me te këqijat e Gjermanisë.

Gjate Luftës se II Botërore (nga shtatori ‘39 – nëntor ’42), skuadra luaji mbi 30 ndeshje ndërkombëtare, ku shume te tilla u anuluan për shkak se shume lojtareve iu desh t’iu bashkoheshin forcave te armatosura.

Pas Luftës se II Botërore, Gjermania u përjashtua nga konkurrimi me te tre skuadrat (Gjermania Lindore, Gjermania Perëndimore dhe Saarland-i), ne pjesën me te madhe te sporteve, deri rreth 1950. Hyrja ne Botërorin e 1950 beri qe Gjermania te pranohej zyrtarisht nga FIFA.

Gjermania perëndimore[redakto | redakto tekstin burimor]

Ashtu si ne shume aspekte te tjera, organizimet dhe traditat e para luftës u mbajtën nga Republika Federale e Gjermanisë, e njohur ndryshe edhe si Gjermania Perëndimore. Kryesia e DFB ishte ne Frankfurt mbi Main, dhe punësoi serisht Sepp Herberger. Me njohjen nga FIFA dhe UEFA, Gjermania Perëndimore vazhdoi suksesin e skuadrës se para – luftës.

Saarland-i[redakto | redakto tekstin burimor]

Protektorati i Saarland-it, i njohur ndryshe edhe si thjesht Saarland, ishte ndare nga Gjermania dhe ishte vendosur nen kontrollin francez nga 1947–’56. Saarland-i nuk pranoi te bashkohej me organizimet franceze dhe u refuzua edhe nga ato gjermane. Prandaj, ata kane dërguar skuadra me vete ne Lojërat Olimpike Verore te 1952 si dhe ne kualifikimin për Botërorin 1954, ku dolën mbi Norvegjinë por nen Gjermaninë Perëndimore. Trajneri legjendar Helmut Shën (Helmut Schön) ishte menaxheri i skuadrës nga 1952 – 1957 ; ndërkohe qe pas ’57 territori i Saarland u morr nga Gjermania Perëndimore.

Gjermania lindore[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne 1949 u themelua Republika Demokratike Gjermane (RDGJ), ne zonën qendrore te Gjermanisë, te pushtuar nga sovjetiket. Nga ’52 e me vone, ato përfaqësoheshin nga Shoqata Futbolli te ndryshme dhe Gjermania Lindore kishte skuadrën e vet. Gjermania Lindore ishte e vetmja skuadër qe arriti te mposhte gjermano – perëndimoret kampione bote te ’74. Gjermania Lindore fitoi medaljen e arit ne Lojërat Olimpike te ’76. Pas rënies se murit te Berlinit, ne nëntor 1989, RDGJ u shpërbe, krahinat e saj iu bashkuan Republikës Federale Gjermane dhe klubet e futbollit po ashtu.

Humbje të paharrueshme : Goli i Wemblit dhe Ndeshja e Shekullit[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasi doli e 4-ta ne Kampionati Botëror te ’58 dhe arriti vetëm çerekfinalen ne Kampionatin Botëror ’62, DFB duhej te bënte ndryshime. Helmut Shën (Schön) morri përsipër vendin e trajnerit, duke zëvendësuar Herberger, i cili e kishte drejtuar skuadrën për 28 vjet.

Ne Kampionatin Botëror 1966, Gjermania Perëndimore arriti ne finale, pasi mundi BRSS ne gjysme finale, duke u përballur kështu me Anglinë, ne stadiumin Wembley. Goli i minutave te fundit te Volfgang Veber (Wolfgang Weber) e çoi ndeshjen ne kohe shtese (gol ky, qe u quajt i diskutueshëm nga anglezet, te cilët synonin se topi kishte prekur dorën e një lojtari gjerman para se te përfundonte ne portën angleze). Ne pjesën e pare shtese, goli i Geoff Hurst – qe u quajt me pas ne Gjermani goli i Wemblit (Wembley Tor) – është edhe sot e kësaj dite i diskutueshëm. Filmimet me vone treguan se topi nuk e kaloi vijën pasi preku shtyllën horizontale. Ndërkohe qe skuadra gjermane përpiqej fort për te ndryshuar rezultatin, ne sekondat e fundit spektatoret filluan te hynin ne fushe dhe Hurst, shënon një tjetër gol te diskutueshëm, duke i dhëne Anglisë një fitore 4 – 2. ‘Hakun’ e kësaj ndeshjeje, Gjermania Perëndimore e mori ne Botërorin e rradhes, atë te ’70, duke e shkualifikuar Anglinë 3 – 2 nga çerekfinalja. Ndërsa hakun e vërtete, me te njëjtën skene, Gjermania e mori ne Botërorin e 2010, ne ndeshjen e 1/16 me Anglinë, kur Lampard shënon një gol te pastër, i cili prek shtyllën horizontale dhe kalon vijën fatale, por arbitrat as nuk dyshuan se ai mund te ishte gol. Gjysme finale me Italinë ne Estadio Azteca : Karl-Hajnc Shnelinger (Karl-Heinz Schnellinger) shënon, për ta çuar ndeshjen ne 1 – 1 dhe gjate kohës shtese, si njëra skuadër, ashtu dhe tjetra mbizotëronin ndeshjen njëkohësisht. I paharrueshëm është fakti qe Franc Bekenbauer (Franz Beckenbauer) qëndroi ne fushe me shpatullën e dëmtuar, duke qene se Gjermania i kishte bere 2 zëvendësimet e lejuara. Ndeshjen e fitoi Italia, me rezultatin 4 – 3, dhe meqenëse gjate kohës shtese u shënuan 5 gola, kjo ndeshje është quajtuar "Ndeshja e Shekullit" si nga italianet (Partita del Secolo), ashtu edhe nga gjermanet (Jahrhundertspiel). Ndërkohe qe italianet e rraskapitur u munden me Brazilin, Gjermania Perëndimore mundi Uruguain (1 – 0), duke marre vendin e 3-te dhe Gerd Myler (Gerd Müller) u cilësua "golashënuesi me i mire" me 10 gola.

Kampionati botëror në vendlindje[redakto | redakto tekstin burimor]

Në 1971, Franc Bekenbauer, u bë kapiteni i skuadrës dhe e çoi Gjermaninë Perëndimore ne një sukses te padiskutueshëm, duke qene se fituan si Kampionatin Evropian ashtu edhe atë Botëror. Moren kupën evropiane, ku konkurronin për here te pare ne ’72, duke mundur BS 3 – 0 ne finale. Me pas, si organizatore te Botërorit ’74, i cili rezultoi me trofeun e II ne historinë e skuadrës, pasi munden Holandën 2 -1 ne finale ne Olympiastadion.

Ne Kampionatin Botëror te ’74, Gjermania Perëndimore e prisnin 2 ndeshje delikate. Njëra ishte ajo me Gjermaninë Lindore, te cilën e fituan këta te fundit me rezultatin 1 – 0 (por ndërkohe te dyja skuadrat ishin tashme te kualifikuara për raundin tjetër). Dhe ndeshja tjetër ishte ajo me holandezet e Johan Kruijf (Cruijff). Holanda kryesoi qe ne minutat e para me penalltinë e fituar nga Kruijf. Gjithsesi, Gjermania Perendimore ia doli te barazonte rezultatin, me penalltinë e gjuajtur nga Paul Brajtner (Paul Breitner), ndërkohe qe goli i Gerd Myler (disa sekonda para pushimit te ndeshjes) ishte ai qe i dha fitoren. Një gol i 2-te i Myler u quajt gabimisht offside.

Gjermania Perendimore nuk ia doli te ruante 2 titujt e fundit ne 2 kampionatet pasuese. Fillimisht, humben 5 – 3 me Çekosllovakinë ne finalen e Euro ’76, me një penallti te gjuajtur jashtë nga Uli Hoenes (Hoeneβ) – pasi ndeshja përfundoi 2 – 2. Qe nga ajo penallti, Gjermania nuk kishte humbur as edhe një penallti te gjuajtur jashtë ne asnjë turne ndërkombëtar, rekord qe u thye ne Botërorin 2010 nga Lucas Podolski i cili humbi një penallti gjate ndeshjes ne grupe me Serbinë.

Me pas, ne Kampionatin Botëror ’78, u eliminuan ne grup nga Austria (3 – 2), e cila ishte shkualifikuar, por i habiti te gjithë me zellin qe kishte për ti mundur gjermanet. Schön nuk vazhdoi me si trajner dhe vendin e tij e zuri asistenti, Jup Derval (Jupp Derwall).

Kompeticioni i pare i Gjermanisë Perendimore nen udhëheqjen e Derval rezultoi i suksesshëm, pasi ata fituan Euro ’80 (2 -1 ne finale ndaj Belgjikës). Kjo ishte edhe kupa e 2-te evropiane. Gjermania Perendimore arriti serisht ne finalen e Kampionatin Botëror ’82. Ne gjysem finale me Francën, ndeshje e cila nga 3 – 1 për Francën, kaloi ne 3 – 3 dhe rezultati përfundimtar me penallti 5 – 4 për Gjermaninë (pasi Franca humbi një penallti te gjuajtur jashtë). Ne finale u munden 3 – 1 nga Italia.

Gjate viteve ’70, ‘80, sukseset e Gjermanisë Perendimore nuk munguan. Me te përmendura janë ato te Lojërave Olimpike ’88, ku fituan medaljen e bronzte, dhe njëkohësisht arritën raundin e II ne ’72 dhe ’84. Ne Lojërat Olimpike te ’72, Gjermania Perendimore luajti kundër asaj Lindore, duke humbur edhe këtë here (me rezultatin 3 – 2). Kjo është një nga dy ndeshjet e vetme qe janë zhvilluar midis këtyre 2 skuadrave. Ndeshja tjetër, e Botërorit ’74, u fitua serisht nga Gjermania Lindore (1 – 0).

Gjermania Perendimore ka dhe një nga golshenuesit me produktive, Gerd Myler, me 14 gola ne 2 Kampionate Botërore. Rekordi është thyer nga Ronaldo ne 2006 (me golat e ’98, ’02, ’06), ndërkohe qe francezi Just Fontaine është ne vendin e trete, me 13 gola, te gjitha te shënuara ne Botërorin ’58.

Triumfi i Bekenbauer si trajner[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasi u eliminuan ne raundin e pare te Euro ’84, Franc Bekenbauer u rikthye ne kombëtare, por tashme si trajner, duke zëvendësuar Derval. Ne Botërorin ’86, Gjermania Perendimore fitoi vendin e II, por humben (3 – 2) ne finale nga Argjentina e Diego Maradones.

Në Euron e ’88, shpresat e Gjermanisë Perendimore për të fituar kupën në vendin e tyre, u shuajtën nga Holanda, qe mori hak për humbjen e ’74, duke i mundur gjermanet 2 – 1 ne gjysem finale.

Ne Botërorin e ’90, Gjermania Perendimore fitoi titullin e 3te kampione bote, me kapiten Lotar Mateus (Lothar Matthäus), një kupe kjo e merituar plotësisht, pasi eliminuan Jugosllavinë (4 – 1), UAE (5 – 1), Holandën (2 – 1), Çekosllovakinë (1 – 0) dhe Anglinë (1 – 1: 4 – 3 me penallti). Ndeshja e finales, ajo me Argjentinën, 1 – 0, me te vetmin gol me penallti ne min e ’85 nga Andreas Breme (Andreas Brehme). Bekenbauer, qe kish fituar titullin ne ’74 si kampion, u be personi i dyte (pas Mario Zagallo), që fitonte Kupën Botërore edhe si lojtar, edhe si trajner dhe i pari si kapiten dhe trajner.

Rekordet e medaljeve olimpike[redakto | redakto tekstin burimor]

Deri në 1988, futbolli olimpik ishte një eveniment amator, pra qe merrnin pjese vetëm lojtare jo profesioniste. Prandaj, Gjermania Perendimore, nuk kishte pasur mundësi te ishte në të njëjtin nivel ne Lojërat Olimpike si ne Kampionatin Botëror. E vetmja medalje (bronx), ishte në Lojërat Olimpike te ’88, ndërsa ne ’72 dhe ’84 arritën deri ne raundin e II. Këtu shohim një kontrast me suksesin e Gjermanisë Lindore, e cila ka fituar një medalje ari, një argjendi, dhe 2 bronzi.

Pas bashkimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas rënies se murit te Berlinit, Evropiani i ’92 i priti te dyja skuadrat ne një te vetme, te quajtur thjesht Gjermania, ne grupin 5. Pas fitores ne Botërorin ’90, asistenti i skuadrës Berti Vogts, u be trajner. Skuadra e re kishte 2 lojtare nga Gjermania Lindore, Matthias Sammer dhe Ulf Kristen. Ndeshja e pare kualifikuese me Zvicrën ne 19 dhjetor. Ne Evropianin e 1992, Gjermania arriti ne finale, por humbi çuditërisht me Danimarkën, e cila ishte një nga skuadrat qe pritej me pak te arrinte rezultate te tilla pozitive.

Ne botërorin e ’94 arritën deri në çerekfinale. Gjermania fitoi për herë të 3-te Kupën e Evropës në 1996.

Shekulli XXI : Epoka e Kahn dhe Ballack[redakto | redakto tekstin burimor]

Me hyrjen e shekullit të XXI, Gjermania, një nga skuadrat me te mira ne bote dhe skuadra qe arrin gjithmonë raundet e fundit ne turnetë e rëndësishme kishte filluar te dekurajohej nga rezultate zhgënjyese. Ne Euro 2000, skuadra legjendare nuk mundi te fitonte asnjë nga 3 ndeshjet e raundit te pare. Rudi Völler, zëvendësoi si trajner Ribbeck, fillimisht si trajner i përkohshëm, dhe me pas përfundimtar, pasi Christoph Daum, qe ishte planifikuar për te atë post, u përfshi ne një skandal droge.

Pritjet për Gjermaninë në Botërorin e 2002 ishin te pakta për shkak te rezultateve jo shume te mira gjate kualifikimit. Por gjithsesi, ata nisen fuqishëm me një fitore 8 – 0 me Arabinë Saudite. Me pas vijuan 3 fitore 1 – 0: me Paraguajin, SHBA dhe vendasit, Koreano jugoret. Finalja kunder Brazilit ishte ndeshja e pare midis te dy skuadrave. Me daljen e Ballack (nga kartonët) shanset e Gjermanisë ishin ulur. Megjithatë, ajo ishte një ndeshje ne te cilën luftuar fort për të përmbysur rezultatin 2 – 0. Kapiteni dhe portieri Oliver Kahn, fitoi topin e arte, hera e pare ne historinë e futbollit qe një portier cilësohet si lojtari me i mire i turneut. Njëkohësisht, ai fitoi dhe Yashin – Award si portieri me i mire.

Në Euro 2004, Gjermania u shkualifikua që në raudin e pare dhe me pas Rudi Völler dha dorëheqjen. Skuadrës i duhej të gjente një trajner te ri pasi kishte pasur vetëm 6 te tille gjate 75 viteve te fundit dhe kishte ndërruar 2 ne 6 vitet e fundit. Pasi Ottmar Hitzfeld dhe Otto Rehhagel refuzuan, ish-lojtari i kombëtares Jürgen Klinsmann, i cili nuk kishte asnjë eksperiencë si trajner më parë mori në dorëzim skuadrën. Me eksperiencën e tij, Joachim Löw nga Stuttgarti do te ishte asistenti. Klinsmann e beri Michael Ballack kapiten. Detyra e te gjithëve ishte te përgatitej një performance e mire e Gjermanisë ne Botërorin 2006, i cili do te zhvillohej ne Gjermani. Shpresat për ndonjë arritje te mire nuk ishin te shumta, madje pati edhe kritika për mungese cilësie ne rradhet e lojtareve. Gjermania fitoi ndeshjen e hapjes 4 – 2 kundër Kosta Rikes, mundi Poloninë 1 – 0, Ekuadorin 3 – 0 (me Klose që shënoi 2 here dhe Lucas Podolski). Gjermania kryesoi grupin me 3 fitore. Pas kësaj faze, besimi dhe mbështetja u rriten, ndërkohe qe skuadra vazhdoi te ecte shkëlqyeshëm, duke mundur Suedinë 2 – 0 ne 16tshe me Lucas Podolski që çoi ne rrjete 2 gola brenda 12 min, me pasime të Klose. Gjermania u përball me favoritet argjentinas ne çerekfinale, një skuadër të cilën Gjermania nuk e kishte mundur qe nga Botërori ’90. Argjentinasit shënuan te paret (1 – 0), por pasimi i Ballack tek Tim Borowski e me pas te Klose, e lejoi këtë te fundit te barazonte brenda 20 min. Gjate penalltive Jens Lehman kapi dy topa te drejtuar për ne rrjete, ndërkohe qe shokët e skuadrës realizuan golat e nevojshëm për të fituar (4 – 2).