Kombëtarja franceze e futbollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
France
ShoqataFédération Française de Football (FFF)
KonfederataUEFA (Evropë)
TrajneriDidier Deschamps
KapiteniHugo Lloris
Më shumë ndeshjeLilian Thuram (142)
Më shumë golaThierry Henry (51)
StadiumiStade de France
Kodi I FIFAsFRA
E para ngjyrë
E dyta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
Aktual2 Steady 14 qershor 2019
Më i lartë1 (maj 2001 – maj 2002, gusht – shtator 2018)
Më i ulët26 (shtator 2010)
E para ndërkombëtare
Flamuri Belgjika 3–3 Franca
(Bruksel, Belgjikë; 1 maj 1904)
Fitorja më e madhe
Flamuri Franca 10–0 Azerbajxhani Flamuri
(Okser, Francë; 6 shtator 1995)
Humbja më e madhe
Flamuri Danimarka 17–1 Franca
(Londër, Angli; 22 tetor 1908)
Kupa e Botës
Paraqitjet15 (E para 1930)
Rezultati më i mirëKampionë (1998, 2018)
Kampionati Evropian
Paraqitjet9 (E para në 1960)
Rezultati më i mirëKampionë (1984, 2000)
FIFA Kupa e Konfederatave
Paraqitjet2 (E para në 2001)
Rezultati më i mirëKampionë (2001, 2003)
Medal record
Olimpike
Agjendi Paris 1900 Ekipi
Ari Los Anxhelos 1984 Ekipi

Kombëtarja franceze e futbollit (Frëngjisht: Équipe de France de football) përfaqson Francënfutbollin ndërkombëtar dhe kontrollohet nga Federata Franceze e Futbollit, njohur si FFF, ose në frëngjisht Fédération française de football. Ngjyrat e ekipit janë bluja, e bardha dhe e kuqja, dhe një gjelin galik si simbol. Franca njihet gjërësisht si Les Blues (Shqip: Blutë). Ata janë kampionët në fuqi të FIFA Kupës së Botës, duke fituar trofeun e dytë të tyre më 15 korrik 2018.[1]

Ekipi drejtohet nga Didier Deschamps dhe luan ndeshjet si pritës në Stade de FranceParisit. Ata kanë fituar dy Kupa Bote, dy Kampionate Evropiane, dy Kupa Konfederatash dhe një Turnament Olimpik.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zinedine Zidane ne Kupën e Botes 2006.
Didier Deschamps është trajner i Francës qe nga viti 2012.

Kombëtarja Franceze e futbollit u krijua ne vitin 1904 ne te njëjtën kohe ku u krijua edhe FIFA me 21 maj 1904. Franca luajti ndeshjen e saj te pare zyrtare me 1 maj 1904 kundër Kombëtares se Belgjikës ku barazoi me rezultatin 3-3. Vitin e ardhshëm me 12 shkurt 1905 Franca luajti ndeshjen e pare zyrtare si vendas kundër Kombëtares se Zvicrës. Ndeshja u luajt ne ne stadiumin Parc des Princes dhe 500 tifozë ishin prezent. Franca fitoi me rezultatin 1-0 me Golin e Gaston Cyprès.

Ne korrik te vitit 1930 luajti ne Kupën e Botes qe u mbajt ne Uruguaji. Franca mundi me rezultatin 4-1 Meksika ne stadiumin Estadio Pocitos. Lucien Laurent u be lojtari qe shënoi jo vetëm Golin e pare te Francës ne një Kupe Bote, por edhe Golin e pare te Kupës se Botes te shënuar ne minutën e 19. Me pas Franca humbi 2 ndeshjet e tjera te Grupit kundër Argjentinës dhe Kilit, dhe e përfundoi Grupin 1 me vetëm 2 pike ne vendin e 3.

UEFA Euro 2000[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Finalja midis Francës dhe Italisë me 2 korrik.


Franca u kualifikua per ne UEFA Euro 2000 dhe u vendos ne Grupin D sebashku me Holandën, Republikën Ceke dhe Danimarkën. Franca u kualifikua me 6 pike, 2 fitore dhe një humbje dhe me një Golavarazh 7-4.

Ne ndeshjen e pare Franca fitoi me rezultatin 3-0 kundër Danimarkës. Golat e ndeshjes u shënuan nga: Laurent Blanc ne minutën e 16, Thierry Henry ne minutën e 64 dhe Sylvain Wiltord.

Ne ndeshjen e dyte Franca fitoi me rezultatin 1-2 kundër Republikës Ceke. Golat e ndeshjes u shënuan nga: Thierry Henry ne minutën e 7, barazoi për Ceket Karel Poborský me penallti ne minutën e 35, dhe Golin e dyte te Francës e shenoi Youri Djorkaeff ne minutën e 60.

Ne ndeshjen e trete Franca humbi me rezultatin 2-3 kundër Holandës. Golat për Francën i shënoi : Dugarry dhe David Trezeguet. Për Holandën shënuan : Patrick Kluivert, Frank de Boer dhe Boudewijn Zenden.


Ne fazën Cerek-Finale me eliminim Franca mundi me rezultatin 2-1 Spanjën. Golat u shënuan nga Zinedine Zidane ne minutën e 32, por Spanja barazoi me Mendieta ne minutën e 38 me penallti, por ne fundin e pjesës se pare ne minutën e 44 Youri Djorkaeff shënoi për Francën.


Ne fazën Gjysme-Finale Franca mundi me rezultatin 2-1 Portugalinë. Ne fillim Portugalia shënoi ne minutën e 19 me Nuno Gomes, por ne minutën e 51 Thierry Henry barazoi gjithçka. Ne minutën e 117 te kohës shtese Zinedine Zidane kaloi Francën ne avantazh.


Ne finale Franca u përball me Italinë. Ne minutën e 55 Italia kaloi ne avantazh me Marco Delvecchio ne minutën e 55, por ne minutën e 94 Sylvain Wiltord barazoi. Me pas ne minutën e 103 te kohës shtese David Trezeguet shënoi një SuperGol ne 20 metra distancë dhe i dha Francës Evropianin e dyte ne historinë e saj.


Lojtari me i mire i UEFA Euro 2000 u shpall Zinedine Zidane, kurse ne formacionin me te mire bënin pjese 7 lojtar Francez. Golashënuesi me i mire i Francës ishte Thierry Henry me 3 Gola. Me pas 2 Gola kane shënuar : Youri Djorkaeff, David Trézéguet, Sylvain Wiltord dhe Zinedine Zidane. 1 Gol shënuan vetëm Laurent Blanc dhe Christophe Dugarry.

Kupa e Konfederatave 2001[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Franca morri pjese ne Kupën e Konfederatave 2001 dhe u vendos ne Grupin A sebashku me Korenë e Jugut, Australinë dhe Meksikën. Franca u kualifikua e para ne Grupin A me 6 pike, 2 fitore dhe 1 humbje dhe një Golavarazh 9-1.


Ne ndeshjen e pare Franca u ndesh me Korenë e Jugut. Ndeshja përfundoi me fitoren e Francezeve me rezultatin 5-0. Franca shënoi qe ne minutën e 9 me Steve Marlet. Pas 10 minutave loje Franca shënoi dhe Golin e dyte me Patrick Vieira, me pas ishte Nicolas Anelka qe shënoi ne minutën e 34. Dy Golat e fundit te ndeshjes Franca i shënoi ne minutat 80 dhe 90 me Youri Djorkaeff dhe Sylvain Wiltord.


Ne ndeshjen e dyte Franca u ndesh me Australinë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 ne favor te Australianeve. Golin e vetëm te ndeshjes e shënoi Clayton Zane ne minutën e 60.


Ne ndeshjen e trete Franca u ndesh me Meksikën ku fitoi me rezultatin 4-0. Golat e ndeshjes u shënuan nga Sylvain Wiltord ne minutën e 9, Éric Carrière ne minutat 63 dhe 84, dhe Robert Pirès ne minutën e 71.


Ne Gjysme-Finale Franca u ndesh me Brazilin qe ishte fituese e kësaj trofeu ne vitin 1997. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 për Francën. Ne fillim Franca kaloi ne avantazh me Robert Pirès ne minutën e 7, por Brazili barazoi me Ramon Menezes Hubner ne minutën e 30. Ne pjesën e dyte Franca shënoi me Marcel Desailly ne minutën e 53 dhe Franca shkoi ne finale.


Ne finale Franca u ndesh me Japoninë. Franca fitoi me rezultatin 0-1 fale Golit te Patrick Vieira ne minutën e 30. Franca fitoi për here te pare ne historinë e saj ketë trofe.


Lojtari me i mire i kësaj turnamenti u shpall Robert Pirès qe fitoi Golden Ball dhe Golden Shoe, kurse Patrick Vieira fitoi Silver Ball. Éric Carrière fitoi Silver Shoe. Golashenuesit me te mire te Francës ishin Éric Carrière, Robert Pirès, Patrick Vieira dhe Sylvain Wiltord me nga 2 Gola per secilin.

Botërori 2002[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Franca morri pjese ne Botërorin 2002 dhe u vendos sebashku me Danimarkën, Senegalin dhe Uruguajin. Franca u rendin ne vendin e 4 dhe nuk arriti dot te kualifikoheshe, gjithashtu Franca nuk arriti dot te merrte asnjë fitore përveç 1 barazimi dhe 2 humbjeve.


Ne ndeshjen e pare Franca u ndesh me Senegalin ku humbi me rezultatin 0-1. Golin e vetëm te ndeshjen e shënoi mbrojtësi Pape Malick Diop ne minutën e 30.


Ne ndeshjen e dyte Franca u ndesh me Uruguajin. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0. Thierry Henry mori karton te kuq ne minutën e 25.


Ne ndeshjen e trete Franca u ndesh me Danimarkën. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 per Danezet fale Golave te Dennis Rommedahl ne minutën e 22 dhe Jon Dahl Tomasson ne minutën e 67.



  • 1. Danimarka Danimarkën - 3 Ndeshje | 7 Pike | 5-2 Golavarazhi |
  • 2. Senegal Senegali - 3 Ndeshje | 5 Pike | 5-4 Golavarazhi |
  • 3. Uruguaji Uruguaji - 3 Ndeshje | 2 Pike | 4-5 Golavarazhi |
  • 4. Franca Franca - 3 Ndeshje | 1 Pike | 0-3 Golavarazhi |

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Franca, kampione e botës! Kroacia e mbyll me nder – FOTO/VIDEO". Top-Channel.tv. 15 korrik 2018. Marrë më 30 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]