Thierry Henry

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


}}

{{{emri i futbollistit}}}
Të dhëna personale
Datëlindja {{{datëlindja}}}
Vendlindja {{{qyteti i lindjes}}}, {{{shteti}}}


Thierry Daniel Henry, ka lindur më 17 Gusht të vitit 1977 në Les Ulis (Paris), Francë. Është futbollist francez. Thierry Henry është sulmues. Luan për kombëtaren franceze dhe për klubin FC Barcelona. Në Francë mban numrin 12 kurse në FC Barcelona numrin 14.

Përmbajtja

Karriera [redakto]

Si lojtar futbolli ja nisi në klubet akademike të Francës, në Clairefontaine. Dhe me tej ka luajtur për CO Les Ulis (19831989), pastaj për Palaiseau (19891990), Viry-Châtillon (19901992) dhe FC Versailles (19921993). Si profesionist ka filluar karrierën në AS Monaco, aty debutoi në vitin 1994 kur ishte 17 vjet. Ka luajtur sulmues i majtë, Arsene Wenger e zbulon Henryn, shpejtësia e tij, kontrolli i topit dhe pasimet thotë së duhet të luaj si qendër sulmues. Wenger ia ndërroi pozitën Henryt kur ky nënshkroi për Arsenal FC.

Juventus [redakto]

Në Janar të vitit 1999, FC Juventus e merr Henryn kur ishte 22 vjeçar. Por nuk ishte ai Francezi që Juve dëshironte. Juventus shpenzoi për Henryn 10,7 milion funte. Skuadra Italiane mendoj së kishte bërë gabim që e bleu prandaj vendosi ta qesë në merkato. Në Qershor të vitit 1999 kalon te klubi Arsenal FC për 11 milion funta.

Arsenal [redakto]

Wengeri ja ndërron pozitën Henrys duke e lënë si sulmues qendror ku tregoi ndeshje të mira. Në sezonin 2000/2001 ka shënuar gola për Arsenal, dhe ka shkuar deri në çerekfinale për Champions League. Në sezonin 2001/2002 ka shënuar 32 golla. Në sezonin 2002/2003 ka shënuar 42 gola në të gjitha ndeshjet dhe u shpall si lojtari më i mirë në Angli. Në Maj të vitit 2003 Henry zgjati kontratën me Arsenal deri në vitin 2007. Henry sërish tregoi lojë të mirë në sezonin 2003/2004, kur shënoi 44 gola, 30 golla vetëm në Ligën Angleze dhe kështu u shpall lojtari më i mirë në Ligën Angleze. Po ashtu dhe ishte i dyti lojtar më i mire në botë, ku u mund nga Zinedine Zidane. Ne sezonin 2004/2005 shënoi 25 gola në Premier Ligë por edhe mungoi disa ndeshje për shkak të lëndimeve po prapë u shpall golashënuesi më i mirë në Angli.Pasardhesi i tij do te jete Wolcot kishe then Wengeri pasi kishte dalur Henry nga Arsenali.

Skeda:Henry 1420758a.jpg
Satuja kushtuar Thierry Henris në Londër

FC Barcelona [redakto]

25 Qershor të vitit 2007, Thierry Henry transferohet te FC Barcelona për 16,1 milion funta ose 25 milion euro. Ai tha "Arsenali kurrë nuk do ta lija por për Barcelonën do të doja të luaja". Ai në FC Barcelona e mori numrin 14 që e kishte bartur edhe në Arsenal. Ai debutoi për FC Barcelona26 Gusht të vitit 2007, kundër Racing Santander ku Barca barazoi pa gola 0-0. Golin e pare e shënoi më 19 Shtator të vitit 2007 në Champions League kundër Lyonit, kur Barcelona fitoi 3-0. Më 29 Shtator të vitit 2007 në La Liga, kundër Levantes Henry beri hat-trick për Barcelonën. Henry në sezonin 2008/2009, luajti një sezon shumë më të mirë se sezonin e kaluar, duke fituar tre trofe shumë te rëndësishme me Barcelonën, Kupën e Mbretit, ligën Spanjolle (La Liga) dhe Ligen e Kampioneve. Ndeshje më e mirë e tij këte sezon ishte kundër Real Madrid, kur Henry shënoi dy gola në fitoren e Barces me rezultate 2-6.