Cesc Fàbregas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cesc Fàbregas
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFrancesc Fàbregas Soler[1]
Datëlindja (1987-05-04) 4 maj 1987 (36 vjeç)
VendlindjaArenys de Mar, Spanjë
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)[2]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Monaco
Numri44
Karriera me të rinjtë
1995–1997Mataró
1997–2003Barcelona
2003Arsenal
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2011Arsenal212(35)
2011–2014Barcelona96(28)
2014–2019Chelsea138(15)
2019–Monaco8(1)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003Spanja U168(0)
2003–2004Spanja U1714(7)
2005Spanja U205(0)
2004–2005Spanja U2112(8)
2006–Spanja110(15)
2004–Katalonia3(0)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 2 mars 2019
‡ National team caps and goals correct as of 27 gusht 2017

Francesc "Cesc" Fàbregas Soler (lindur më 4 maj 1987) është një futbollist spanjoll që luan në Premier League për skuadrën e Chelsea dhe për Kombëtaren e Spanjës. Fàbregas mund të luaj në disa pozicione të mesfushës, ai mund të luaj në qënder të mesfushës, si mesfushor–sulmues ose si sulmues i dytë.

Fabregas filloi karierën ne ekipin e Barcelonës në grupmoshat e reja dhe u largua drejt Arsenalit në korrik te vitit 2004. Ai nuk pati shumë mundësi që të aktivizohej në ekipin startues, në sezonin e tij të parë si futbollist i Arsenalit. Mirëpo dëmtimet e shpeshta të lojtarëve kyç gjatë sezonit 2004/05, bënë që Fabregas të aktivizohet më shpesh në ekipin bazë. Për një kohë të shkurtër, pas largimit të Patrick Vieira nga Arsenali, Fabregas fitoi vendin e tij si titullar në qendër të mesfushës së bashku me brazilianin Gilberto Silva.

Si lojtar 16-vjeçar qe aktivizohej si titullar në ekipin e Arsenalit, ai ariti që të thejë disa rekorde, si mesfushor me mentalitet sulmues për dallim nga Gilberto Silva i cili më tepër kishte rol defanziv. Në kombëtaren spanjolle karierën e filloi në reprezentacionin nën 17 vjeç në FIFA Botërorin e vitit 2003 që u mbajt në Finlandë. Ai mori edhe ftesë nga reprezentacioni spanjoll për senior dhe u aktivizua gjatë Botërorit 2006 në Gjermani.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsenal[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fàbregas (majtas) në një ndeshje kundër Sheffield United në vitin 2006.
Fàbregas, Kapiten i skuadrës në sezonin 2008–09.
Fàbregas duke festuar një Gol me skuadrën.
Fàbregas si Kapiten në gjysmë-finalen e 2008–09 UEFA Champions League.
Fàbregas në një ndeshje kundër rivalëve të Tottenham në nëntor 2010.
Fàbregas përpiqet të ndaloj grindjen midis Sergio Busquets dhe ish–shokut të tij të skuadrës Robin van Persie.

Fàbregas erdhi në Angli që në moshë të vogël. Ai në fillim shkoi tek Akademia e Arsenal FC. Ai firmosi për klubin më 11 shtator 2003. Në fillim, Fàbregas e pati të vështire të ambjentoheshe dhe të jentonte në kryeqytetin e AnglisëLondër, por ai mori një mbështetje të madhe nga shoku i tij i skuadrës Philippe Senderos, që dinte spanjisht dhe e mësoi të flas gjuhen Angleze. Në një moshë 16 vjeçare, Fàbregas nuk mendoi se do të shkonte ndonjeherë në skuadrën e parë, duke parë lojtar që ishin në pozicionin e tij, lojtar si: Gilberto Silva dhe Patrick Viera. Mëgjithatë, Fàbregas bëri debutimin e tij me Arsenalin pak kohë më parë, kur ishte vetem 16 vjeç e 177 ditë, duke u bërë lojtari më i ri në moshë i Arsenalit që luan një ndeshje. Cesc Fàbregas shënoi në fitoren 5-1 të Arsenalit kundër Wolverhampton Wanderers F.C., duke u bërë lojtari më i ri në historine e Arsenalit që shënon një Gol. Arsenali në sezonin 2003-2004 fitoi Premier Leaguen, por Fàbregas nuk e mori medaljen sepse nuk luajti asnjë ndeshje.

Ne sezonin 2004-2005 Fàbregas luajti ne Kupen e Liges. Ndeshja e tij e pare e sezonit ishte kunder Manchester United FC ne FA Community Shield. Pas një demtimi te Patrick Viera Fàbregas perfitoi dhe luajti 4 ndeshje ne Premier League dhe duke shenuar 1 Gol ne fitoren 3-0 te Arsenal FC kunder Blackburn Rovers F.C.. Ai u be lojtari me i ri qe shenon për Arsenal FC ne një ndeshje te Premier League. Pas demtimeve te Edu Gaspar dhe Gilberto Silva, Cesc Fàbregas pati shume mundesi qe te luaj ne te gjitha kompedicionet. Ai firmosi kontraten e tij te pare profesionale për Arsenal FC ne shtator te 2004. Ne tetor 2004 Arsenal FC humbi me rezultatin 2-0 kunder Manchester United FC duke u mposhtur pas 49 ndeshjeve.

Ne një ndeshje te UEFA Champions League 2004-2005 Arsenal FC fitoi 5-1 kunder Rosenborg BK, ndeshje ku Fàbregas shenoi, duke vendosur një tjetër rekord. Fàbregas u be lojtari me i ri i Arsenal FC qe shenon ne një ndeshje te UEFA Champions League. Fàbregas fitoi Trofeun tij te 2 me Arsenal FC pasi Arsenal FC mposhti Manchester United FC me penallti ne finalen e FA Cup ne vitin 2005.

Pasi Patrick Viera u transferua tek Juventus FC, Fàbregas u vendos ne qendër te mesfushes sebashku me Gilberto Silven. Ai mori fanellen me numrin 4 qe kishte pasur Patrick Viera. Pavaresisht moshes se re qe kishte Fàbregas beri paraqitje shume te mire dhe ishte titullar ne ndeshjet kunder Real Madrid CF dhe Juventus FC ne UEFA Champions League. Ai shenoi golin e tij te pare ne sezonin 2005-2006 ku luajti gjithashtu edhe 54 ndeshje. Fàbregas luajti ne finalen e UEFA Champions League por humbi kunder klubit ku u be futbollist FC Barcelona me rezultatin 2-1. Ne shtator 2006 edhe pse i kishin ngelur edhe 6 vite kontrate, Arsenal FC i ofroi një kontrate tjetër 5 vjecare.

Ne sezonin 2006-2007 Arsenal FC nuk arriti te fitoj asnje trofe, madje u mposhten ne finalen e Kupes se Liges nga rivalet e Chelsea FC. Megjithate Fàbregas ishte një lojtar kyc i Arsenal FC ai nuk humbi asnje ndeshje ne Premier League. Ne Premier League Fàbregas dha 13 assis për Gol dhe u shpall assistuesi i 2 me i mire ne Premier League, dhe ne UEFA Champions League shenoi 1 Gol kunder KF Dinamo Zagreb ne fitoren 3-0. Ai u shpall GoldenBoy nga gazeta Italiane TuttoSport. Ai gjithashtu ishte ne formacionin me te mire nga UEFA. Ai gjithashtu u shpall edhe Lojtari me i mire i Premier League për muajin janar 2007. Ai ishte ne nominim për PFA Players' Player of the Year dhe PFA Young Player of the Year por nuk arriti ti fitonte keto cmime sepse i fitoi te 2 Cristiano Ronaldo. Ne qershor te 2007 ai u shpall lojtari me i mire i Arsenal FC me 60% te votave.

Sezoni 2007-2008 nuk filloi mire për Arsenal FC sepse Zevendes-Presidenti i Klubit David Dein u largua mes akuzave për grinde te brendeshme ne Skuader. Gjithashtu nga Klubi i largua edhe Kapiteni dhe Golashenuesi me i mire i Skuadres Thierry Henry i cili firmosi për FC Barcelona. Gjithsesi Fàbregas e nisi sezonin mire duke shenuar disa Gola dhe duke dënë disa Assis. Fàbregas u shpall lojtari i muajit shtator. Ai gjithashtu u shpall për te 2 here lojtari i vitit për Arsenal FC. Gjithashtu u shpall edhe ne formacionin me te mire te Premier League.

Ne nëntor te 2008 pasi kishte filluar sezoni 2008-2009 Fàbregas u emerua si pasardhes i William Gallas për kapitenin e Skuadres. Fàbregas u demtua ne ndeshjen kunder Liverpool FC dhe qendroi 4 muaj jasht. Prap Arsenal FC nuk fitoi asnje trofe edhe këtë sezon.

Ne ndeshjen e pare te sezonit 2009-2010 ne Premier League Cesc Fàbregas shenoi 2 Gola dhe dhuroi 2 Assis ne fitore 6-1 qe Arsenal FC arriti kunder Everton FC. Ne sezonin 2009-2010 Cesc Fàbregas shenoi 15 Gola ne Premier League dhe 19 Gola ne te gjitha kompedicionet. Ai u shpall Golashenuesi me i mire i Arsenal FC ne Premier League dhe Golashenuesi me i mire ne te gjitha komedicionet. Fàbregas luajti 36 Ndeshje ne te gjitha kompedicionet dhe shenoi 19 Gola dhe dha 19 Assis. Fàbregas ishte ne formacionin me te mire te Premier League për sezonin 2009-2010. Gjithashtu Fàbregas ishte ne formacionin me te mire te European Sports Media.

Perpara se sezonin 2010-2011 te fillonte, FC Barcelona kishte bere një oferte për Fàbregas. Oferta ishte bere ne qershor te 2010 dhe ishte 35 Milion Euro por qe ishte refuzuar nga drejtuesit e Arsenal FC. Fàbregas luajti 25 Ndeshje ne Premier League dhe shenoi vetem 3 Gola. Ne Kup luajti 6 Ndeshje dhe shenoi 3 Gola. Ne UEFA Champions League Arsenal FC shkoi deri ne Cerek-Finale por u eleminua nga FC Barcelona. Ne UEFA Champions League Fàbregas shenoi 3 Gola dhe dha 2 Assis ne 5 Ndeshje. Ne total Fàbregas luajti 36 Ndeshje dhe shenoi 9 Gola dhe dha 14 Assis. Arsenal FC nuk arriti te fitonte asnje trofe.

Barcelona[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fàbregas ne prezantimin e tij me FC Barcelona

Sezoni 2011–12[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 15 gusht 2011 FC Barcelona bleu Fàbregas për 29 Milion nga Arsenal FC. Statistikat treguan se ne 5 vitet qe Fàbregas qendoi tek Arsenal FC krijoi 466 raste për Gol, dhuroi 75 Assis dhe shenoi 30 Gola. Ai debutoi për FC Barcelona kunder Real Madrid CF ne finalen e SuperKupes se Spanjes duke hyre si zevendesues. FC Barcelona fitoi 3-2 dhe 5-4 ne total. Ai shenoi Golin e tij te pare zyrtar ne finalen e UEFA Super Cup kunder F.C. Porto. Ne ndeshjen e tij te pare ne La Liga me FC Barcelona Fàbregas shenoi ne fitoren 5-0 te FC Barcelona kunder Villarreal CF. Ne muajin shtator Fàbregas shenoi 3 Gola te tjere ne La Liga.

Fàbregas e kaloi muajin tetor i demtuar dhe u thirr edhe ne Kombetaren e Spanjes. Ai u rikthye dhe shenoi 1 Gol ne UEFA Champions League ne fitoren 4-0 te FC Barcelona kunder FC Viktoria Plzeň ne Camp Nou. Ai u rikthye te luante një ndeshje ne La Liga kunder Athletic Bilbao ne barazimin 2-2 ku Fàbregas shenoi edhe 1 Gol. Fàbregas shenoi 2 Gola ne fitoren 5-0 te FC Barcelona kunder Levante UD, gjithashtu shenoi 1 Gol ne El Clásico kunder Real Madrid CF ne fitoren 3-1 te FC Barcelona. Ai ndihmoi FC Barcelona te fitonte Fifa Club World Cup kunder Santos FC me rezultatin 4-0 ku Fàbregas shenoi Golin e 3 ne minuten e 45.

Fàbregas shenoi 2 Gola te tjere ne fitoren 4-0 te FC Barcelona kunder CA Osasuna ne Copa del Rey. Ai gjithashtu shenoi ne Gjysme-Finalen e kompedicionit kunder Valencia CF dhe ndihmoi FC Barcelona qe te shkonte ne finale me Golavarazhin 3-1. Fàbregas hyri si zevendesues ne finalen e Copa del Rey kunder Athletic Bilbao ku FC Barcelona fitoi 3-0.

Fàbregas e mbylli sezonin e tij te pare me FC Barcelona me 4 Trofe, ata ishin: 2011-2012 Copa del Rey, 2011 Supercopa de España, 2011 UEFA Super Cup dhe 2011 Fifa Club World Cup.

Sezoni 2012–13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Golin e tij të parë në La Liga, Fàbregas e shënoi më 29 shtator 2012, në fitoren 3-2 të Barcelonës kundër Sevilla FC. Në muajin tetor, Fàbregas shënoi 3 Gola. Ai shënoi sërisht më 25 nëntor 2012, në fitoren 4-0 të Barcelonës kundër Levante UD. Më 13 janar 2013, Fàbregas shënoi Golin e tij të parë për vitin 2013 kundër Málaga CF, në fitoren 3-1 të Barcelonës. Fàbregas shënoi Hattick (3 Gola në 1 Ndeshje) e tij të parë në karrier kundër RCD Mallorca në fitoren 5-0 të Barcelonës më 6 prill 2013. Fàbregas e përfundoi sezonin e tij të dytë me Barcelonën me vetëm 1 titull të fituar, atë të La Liga. Fàbregas luajti 48 Ndeshje dhe shënoi 14 Gola dhe dhuroi 12 Assis.

Monaco[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 11 janar 2019, Fàbregas firmosi për Monacon një kontratë deri në verën e vitit 2022.[3]

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fàbregas në finalen e UEFA Euro 2012.
Fàbregas duke festuar me Kombëtaren.

Botërori 2006[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 maj 2006, Fàbregas u thirr nga Kombëtarja Spanjolle e Futbollit. Në 2 Ndeshjet e para në grup, Fàbregas hyri si zëvëndësues, dhe dhuroi një assis për Fernando Torres, në fitoren 3-1 kundër Tunizisë. Në ndeshjen kundër Francës, Fàbregas hyri në vendin e Marcos Senna, Spanja humbi 3-1. Fàbregas u bë lojtari më i ri i Kombëtares së Spanjës, që luan në një ndeshje të Kupës së Botës.

UEFA Euro 2008[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

UEFA Euro 2008, Fàbregas kishte fanellën me numrin 10. Ai shënoi Golin e tij të parë zyrtarë me Spanjën, në fitoren 4-1 të Kombëtares Spanjolle e Futbollit kundër Rusisë. Në Gjysmë-Finale, Spanja mundi 3-0 Rusine dhe Fàbregas dha 2 Assis. Spanja fitoi Europianin, dhe Fàbregas fitoi trofeun e tij të parë me Kombëtaren.

Kupa e Konfederatave 2009[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi ishte i dëmtuar për disa muaj, Fàbregas e fitoi sërisht vendin e titullarit, dhe u thirr nga trajneri Vicente del Bosque. Në ndeshjen e parë të grupit, Fàbregas shënoi në fitoren 5-0 të Spanjës kundër Zerlandës së Re. Në Gjysme-Finale kundër Amerikes ku Fàbregas ishte startues, Spanja humbi me rezultatin 2-0.

Botërori 2010[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fàbregas ishte pjesë e 23 lojtareve të thirrur nga Vicente del Bosque. Fàbregas në asnjë ndeshje nuk luajti si titullar, pasi mesfusha përbeheshe nga: Sergio Busquets, Xabi Alonso, Xavi dhe Andrés Iniesta. Në ndeshjen e parë kundër Zvicrës, Fàbregas nuk luajti fare, kurse në ndeshjen e dytë, hyri në lojë në minutën e 66. Në ndeshjen kundër Kilit, u aktivizua në minutën e 55. Në çerek-finale kundër Paraguajit, Fàbregas u aktivizua në minuten e 56, kurse në finale, hyri në fushën e lojes në minutën e 87 dhe Spanja fitoi Botërorin.

UEFA Euro 2012[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fàbregas ishte pjesë e 23 lojtareve të thirrur nga Vicente del Bosque. Fàbregas ishte pjesë e formacionit 4-3-3. Fàbregas shënoi 2 Gola në këtë Evropian. Ai shënoi në ndeshjen hapëse të Grupit C kundër Italisë, në ndeshjen që u mbyll 1-1. Ai më pas shënoi 4 ditë më vonë kundër Irlandës së Veriut në fitoren 4-0. Në ndeshjen kundër Portugalisë, ku Spanja u kualifikua nga penalltitë, Fàbregas shënoi 1 Gol me penallti. Në finalen kundër Italisë, Fàbregas dha Assis për Golin e parë që u shënuar nga David Silva. Spanja fitoi Europianin e saj të tretë dhe Fàbregas Europianin e tij të dytë.

Golat me Kombetaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

# Data Vendi Kundershtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 10 qershor 2008 Tivoli-Neu, Innsbruck, Austria Rusia Rusia 4–1 4–1 Euro 2008
2. 14 qershor 2009 Royal Bafokeng, Rustenburg, South Africa New Zealand Zerlanda e Re 0–4 0–5 2009 Confederations Cup
3. 9 shtator 2009 Romano, Mérida, Spain Estonia Estonia 1–0 3–0 2010 World Cup qualification
4. 10 tetor 2009 Hanrapetakan, Yerevan, Armenia Armenia Armenia 0–1 1–2 2010 World Cup qualification
5. 18 nëntor 2009 Ernst Happel, Vienna, Austria Austria Austria 1–1 1–5 Ndeshje Miqesore
6. 8 qershor 2010 Condomina, Murcia, Spain Polonia Polonia 4–0 6–0 Ndeshje Miqesore
7. 2 shtator 2011 AFG Arena, St Gallen, Switzerland Kili Kili 2–2 3–2 Ndeshje Miqesore
8. 2 shtator 2011 AFG Arena, St Gallen, Switzerland Kili Kili 3–2 3–2 Ndeshje Miqesore
9. 10 qershor 2012 PGE Arena, Gdańsk, Poland Italia Italia 1–1 1–1 Euro 2012
10. 14 qershor 2012 PGE Arena, Gdańsk, Poland Republika e Irlandës Irlanda 4–0 4–0 Euro 2012
11. 15 gusht 2012 Juan Ramón Loubriel, Bayamón, Puerto Rico Puerto Rico Puerto Rico 0–2 1–2 Ndeshje Miqesore
12. 6 shkurt 2013 Khalifa, Doha, Qatar Uruguaji Uruguaji 1–0 3–1 Ndeshje Miqesore

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fàbregas përpara Ndeshjes kundër Newcastle United në janar 2008.
Statistikat janë redakuar më 26 maj 2013
Club Season League Cup Europe Total
Divizioni Ndeshje Gola Assis Ndeshje Gola Assis Ndeshje Gola Assis Ndeshje Gola Assis
Arsenal 2003–04 Premier League 0 0 0 3 1 0 0 0 0 3 1 0
2004–05 33 2 4 8 0 1 5 1 0 46 3 5
2005–06 35 3 5 2 1 0 13 1 2 50 5 7
2006–07 38 2 13 6 0 2 10 2 1 54 4 16
2007–08 32 7 20 3 0 1 10 6 2 45 13 23
2008–09 22 3 11 1 0 0 10 0 5 33 3 16
2009–10 27 15 13 1 0 1 8 4 3 36 19 19
2010–11 25 3 11 6 3 1 5 3 2 36 9 14
Total 212 35 77 30 5 6 61 17 15 303 57 100
Barcelona 2011–12 La Liga 28 9 10 9 3 6 11 3 4 48 15 20
2012–13 32 11 11 8 2 1 8 1 0 48 14 12
Total 59 19 21 17 5 7 19 4 4 95 28 32
Karriera në Total 271 54 98 47 10 13 80 21 19 398 85 132

Kombetarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja Spanjolle
Viti Ndeshje Gola
2006 14 0
2007 8 0
2008 15 1
2009 10 4
2010 11 1
2011 4 2
2012 13 3
2013 3 1
Total 78 12

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fàbregas (centre) with then Spain's Prime Minister Rodríguez Zapatero (left), and UK's Prime Minister David Cameron

Arsenal[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fitues

Finalist

Barcelona[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fitues

Finalist

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fitues

Finalist

Vendi i trete

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fàbregas dhe gruaja e tij Daniella Semaan, kanë një fëmi me emrin Lia, e cila ka lindur në prill të vitit 2013.

Sponsoret[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2011, Fàbregas nënshkroi një kontratë me kompaninë Puma SE. Më pas ai doli në një reklamë në shtator të vitit 2011, për të prezantuar disa këpucë futbolli.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Updated squads for 2017/18 Premier League confirmed" [Konfirmohen skuadrat e përditësuara për Premier Ligën 2017/18] (në anglisht). Premier League. 2 shkurt 2018. Marrë më 10 shkurt 2018.
  2. ^ "Cesc Fabregas" (në anglisht). Chelsea F.C. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2018. Marrë më 5 tetor 2018.
  3. ^ "Zyrtare: Fabregas lojtar i Monakos". Botasot.info. 11 janar 2019. Marrë më 25 janar 2019.