Xabi Alonso

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Xabi Alonso
XabiAlonso.jpg
Personal information
Emri i plotë Xabier Alonso Olano [1]
Data e lindjes 25 Nëntor 1981 (32 vjeçar)
Vendi i lindjes Tolosa, Spanja
Gjatësia 1,83 m (6 ft 0 in)[2]
Pozita ne fushë Mesfushori
Informacionet për klubin
Klubi aktual Real Madrid
Numri 14
Kariera në rini
Antiguoko
Real Sociedad
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1999–2000 Real Sociedad B 39 (2)
1999–2004 Real Sociedad 114 (9)
2000–2001 Eibar (Huazim) 14 (0)
2004–2009 Liverpool 143 (15)
2009– Real Madrid 132 (6)
Ekipi kombëtar
2000 Spanja U–18 1 (0)
2002–2003 Spanja U–21 9 (0)
2003– Spanja 107 (15)
2001– Basque Country 5 (0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 12:16, 17 Maj 2013 (UTC).

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 26 Mars 2013

Xabier "Xabi" Alonso Olano (lindur më 25 Nëntor 1981Tolosa, Gipuzkoa) është një futbollist spanjoll i cili luan në La Liga me Real Madridin. Ai luan si mesfushor–mbrojtës por gjithashtu mund të luaj si organizator. Alonso filloi karrierën e tij tek Real Sociedad, skuadra e shtëpisë së tij në Gipuzkoa. Pasi u huazua për një kohë të shkurtër tek Eibar, ai u rikthyue tek Real Sociedad ku u bë edhe Kapiten nga trajneri John Toshack. Alonso ishte i suksesshëm në rolin e tij, duke e çuar Real Sociedadin në vendin e dytë në sezonin 2002–03. Ai u transferua tek Liverpooli në Gusht 2004 për 10.5 Milion £. Ai fitoi UEFA Champions Leaguen që në sezonin e parë në klub, duke shënuar edhe Golin e barazimit në finale. Në sezonin tjetër, ai fitoi FA Cup dhe FA Community Shield. Ai u transferua tek Real Madrid në fillim të sezonit 2009–10 për 30 Milion £.

Ai bëri debutimin e tij me Spanjën në Prill 2003 në fitoren 4–0 kundër Ekuadorit. Gjatë kohës ku ka luajtur për Spanjën, Alonso ka fituar Euro 2008, Euro 2012 dhe Kupën e Botës 2010, dhe gjithashtu ka përfaqsuar kombëtaren e tij në Euro 2008 dhe Kupën e Botës 2006. Më 23 Qershor 2012, Alonso luajti ndeshjen e tij të 100 me kombëtaren në çerek–finalen e Euro 2012 kundër Francës; ai e festoi këtë arritje duke shënuar të 2 Golat në fitoren 2–0 duke e dërguar kombëtaren në gjysmë–finale.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Real Madrid[redakto | redakto tekstin burimor]

Sezoni 2009–10[redakto | redakto tekstin burimor]

Alonso duke luajtur per Real Madrid CF.

Xabi Alonso konfirmoi se do të transferoheshe tek Real Madrid per 30 Milion £ më 5 Gusht 2009 [3]. Alonso morri fanellen me numrin 22. Alonso shenoi Golin e tij te pare me Real Madrid kunder Villarreal me penallti ne fitoren 6-2 te Real Madrid kunder Villarreal CF me 21 Shkurt 2010. Perjashto rastet kur ka qene i demtuar ose i pezulluar Manuel Pellegrini e ka aktivizuar ne cdo ndeshje mesfushorin Spanjoll. Ne La Liga Xabi Alonso e ndihmoi klubin e tij qe ta perfundonte sezonin me 96 pike, 3 pike mbrapa FC Barcelona. Ishte hera e 3 ne karrieren e Xabi Alonsos qe ndihmonte nje klub qe te arrinte nje rekord pikesh ne nje sezon. Ai me perpara ndihmoi 1 here Liverpool FC dhe 1 here Real Sociedad. Ne sezonin e tij te pare ne Real Madrid Alonso shenoi 3 gola dhe u konsiderua si nja nga shtyllat e mesfushes se Realit. Ai u vendos ne formacionin e vitit ne La Liga nga gazeta Marca.

Ne sezonin e 2 ne Real Madrid, Xavi Alonso e startoi me nje trajner te ri si José Mourinho qe la Interin per tu transferuar tek Real. Ai nderroi numrin e fanellen duke lene 22 dhe duke marre fanellen me numrin 14. Alonso fitoi Copa del Rey me Real Madrid CF dhe shenoi 1 gol ne 52 ndeshje.

Ai e startoi sezonin e 3 me nje gol ne El Clásico kunder FC Barcelona ne barazimin 2-2 ne Santiago Bernabéu Stadium ne finalen e Superkupes se Spanjes. Me 21 Shtator 2011 ai luajti ndeshjen e tij te 100 zyrtare per Real Madrid CF ne barazimin 0-0 kunder Racing de Santander. Gjashtu ne sezonin e 3 shfaqi nje forme shume te mire, duke e ruajtur vendin e titullarit dhe duke fituar La Liga, ose kampionatin e tij te pare ne karriere.

Ne sezonin 2012-2013 Xabi Alonso luajti ne te gjitha ndeshjen e UEFA Champions League dhe Copa del Rey, por ne La Liga luajti me pak sepse José Mourinho i dha mundesine qe te luaj Luka Modrić. Ne Prill dhe Maj Alonso nuk e rinovoi kontraten e tij duke hapur spekullime se ai mund te rikthehet tek Liverpool FC.

Statistika[redakto | redakto tekstin burimor]

Golat me Kombetaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e Golave dhe rezultateve me kombëtaren e Spanjës.

# Data Vendi Kundershtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 14 Qershor 2006 Zentralstadion, Leipzig, Gjermani Flamuri Ukraina 1–0 4–0 Kupa e Botës 2006
2. 20 Gusht 2008 Parken, Kopenhagen, Danimarkë Flamuri Danimarka 0–1 0–3 Ndeshje Miqësore
3. 20 Gusht 2008 Parken, Kopenhagen, Danimarkë Flamuri Danimarka 0–3 0–3 Ndeshje Miqësore
4. 1 Prill 2009 Ali Sami Yen, Istanbul, Turqi Flamuri Turqia 1–1 1–2 Kupa e Botës 2010 – Kualifikueset
5. 28 Qershor 2009 Royal Bafokeng, Rustenburg, Afrika e Jugut Flamuri Afrika e Jugut 3–2 3–2 2009 Kupa e Konfederatave
6. 14 Nentor 2009 Vicente Calderón, Madrid, Spanjë Flamuri Argjentina 1–0 2–1 Ndeshje Miqesore
7. 14 Nentor 2009 Vicente Calderón, Madrid, Spanjë Flamuri Argjentina 2–1 2–1 Ndeshje Miqesore
8. 29 Maj 2010 Tivoli, Innsbruck, Austria Flamuri Arabia Saudite 2–1 3–2 Ndeshje Miqesore
9. 8 Qershor 2010 Condomina, Murcia, Spanjë Flamuri Polonia 3–0 6–0 Ndeshje Miqesore
10. 7 Qershor 2011 José Antonio Anzoátegui, Puerto la Cruz, Venezuelë Flamuri Venezuela 0–3 0–3 Ndeshje Miqesore
11. 10 Gusht 2011 San Nicola, Bari, Itali Flamuri Italia 1–1 2–1 Ndeshje Miqesore
12. 7 Tetor 2011 Generali Arena, Pragë, Republika Çeke Flamuri Çekia 0–2 0–2 Euro 2012 – Kualifikueset
13. 30 Maj 2012 Stade de Suisse, Bern, Zvicër Flamuri Koreja e Jugut 2–1 4–1 Ndeshje Miqesore
14. 23 Qershor 2012 Donbass Arena, Donetsk, Ukrainë Flamuri Franca 1–0 2–0 Euro 2012
15. 23 Qershor 2012 Donbass Arena, Donetsk, Ukrainë Flamuri Franca 2–0 2–0 Euro 2012

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ FIFA World Cup South Africa 2010: List of Players (PDF). Fédération Internationale de Football Association (FIFA) (4 June 2010). Vizituar në 13 September 2013.
  2. ^ Official Real Madrid profile
  3. ^ Alonso completes £30m Real move. BBC Sport (5 August 2009). Vizituar në 25. Prill 2011.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]