Xavi
}}
| Xavi | ||
| Të dhëna personale | ||
|---|---|---|
| Emri | Xavier Hernandez Creus | |
| Datëlindja | 25 Janar 1980 (33 vjeçar) | |
| Vendlindja | ||
| Gjatësia | 1.70 m | |
| Pozicioni | Qender Mesfushor | |
| Të dhëna mbi klubin | ||
| Klubi i tanishëm | ||
| Numri | 6 | |
| Klube profesioniste | ||
| Vitet | Klubi | Ndeshje (Gola) |
| 1997-1998 1998– |
FC Barcelona B FC Barcelona |
61 (2) 276 (26) |
| Kombëtarja** | ||
| Vitet | Shteti | Ndeshje (Gola) |
| 2000– | Spanja | 55 (6) |
Xavier Hernandez Creus, i njohur si Xavi është një futbollist spanjoll. Lindi në Terrasa, provincë e Barcelonës. Luan mesfushor dhe ekipi i tij i parë ishte FC Barcelona.
Futbollist me klasë të madhe luan mesfushor organizator me një vizion të shkëlqyeshëm të lojës shpejtësi në pasime dhe shutë të mirë qe i ka dhëne përparsi të shënoj jo pak gola disa me shumë rëndësi. Është konsideruar si pasardhësi i Guardiolës edhe pse ka harruar të përbashkat me Guardiolën duke bërë stilin e tij duke luajtur lojë më ofensive. Të gjithë karrierën e ka luajtur për Barcën klub në të cilin erdhi në qershor të vitit 1991 kur i kishte vetëm 11 vjet.
Debutoi në ekipin e parë më 19 gusht 1998 në duart e trajnerit Louis Van Gaal në ndeshjen e supercupës së Spanjës kundër Mallorcës. Në ndeshjen e debutimit të tij ishte titullar dhe shënoi një gol. Në këtë sezon pra 1998-1999 luante edhe për Barcën B edhe për Barcelonën ekipin e parë. Debutoi në Primera Division e Spanjës më 3 tetor 1998 në ndeshjen Valenca 1-3 FC Barcelona. Edhe pse ishte në luftim me lojtar më me emër se ai, ai ishte deciziv që Barca të shpallet kampion duke shënuar një gol kundër Valladollidit 0-1. Kjo lige e fituar ishte titulli i tij i dytë personal pas atij me Spanjën sub 20 1999. Sezonin 1999-2000 pas një lëndimi të Guardioles që e la jashtë fushave për disa muaj ia hap dyert Xavit për lojtar titullar. Pas shkuarjes së Guardiolës në Itali Xavi e siguroi vendin defenitivisht në 11 e parë te Barcës. Deri me 14 maj 2005 u desh të prite derisa te fitoj titullin e tret me Barcelonën e cila u shpall kampion.
Po në këtë vit fituan superkupën e Spanjës trofe që e fituan edhe në vitin e ardhshëm kundër Spanjollit ku shënoi golin e parë për ekipin e tij.
Më 2 dhjetor 2005 pësoi një lëndim në ushtrime në ligamentet e këmbës së djathte. Ishte i ndarë nga terrenet e lojës gjate pesë muajve deri në 29 prill kur u paraqit kundër Cadizit në një ndeshje te la ligas më fitore, një fitore që i mundësoi Barcës të fitoj titullin e kampionit. Më 17 maj 2006 u shpall kampion i ligës së kampioneve në stadionin Stade de France duke fituar 2-1 kundër Arsenalit edhe pse Xavi nuk e luajti këtë ndeshje për shkak se nuk ishte riaftësuar komplet pas lëndimit të rënd që e pësoi.
Seleksioni i Spanjës [redakto]
Për Spanjën deri më tani i ka 555 paraqitje. Ka debutuar më 15 nëntor 2000 në ndeshjen Spanja-Holanda (1:2).
Tani për tani është titullar i padiskutueshëm për Spanjën. Më të mirat e tij me Spanjën nuk i arriti me kombëtaren absolute mirëpo me Seleksionimin nën 20 vjet udhëheqi seleksiononin kampion në mundialin e sub 20 kundër Japonisë në Nigeri dhe në 2000 ka arritur deri në finale në lojërat olimpike Sydney 2000. Ishte autor i golit të 1000 në historinë e seleksionit Spanjoll në një ndeshje kundër Irlandës së veriut në kualifikohet për evropianin e 2008, në fund e humben këtë ndeshje me 3:2.
Klubet [redakto]
- Barcelona B 1997-1999
- FC Barcelona 1998-aktualisht
Arritjet individuale [redakto]
| Ky artikull nga Futbolli është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |