Ronaldinho

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ronaldinho

Ronaldinho në janar të vitit 2013.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRonaldo de Assis Moreira
Datëlindja21 mars 1980
VendlindjaPorto Alegre, Brazil
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)[1]
PozicioniMesfushor Sulmues / Sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Atlético Mineiro
Numri19
Karriera me të rinjtë
1987–1998Grêmio
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–2001Grêmio52(21)
2001–2003Paris Saint-Germain55(17)
2003–2008Barcelona145(70)
2008–2010Milan76(20)
2011–2012Flamengo33(15)
2012–2014Atlético Mineiro48(16)
2014–2015Querétaro25(8)
2015Fluminense7(0)
Gjithsej441(167)
Karriera ndërkombëtare
1996Brazili U176(2)
1999Brazili U205(3)
2000–2003Brazili U2327(18)
1999–2013Brazili97(33)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only
Ronaldinho me Kombëtaren Braziliane.

Ronaldo de Assis Moreira (lindi më 21 mars 1980) i njohur si Ronaldinho, është një ish-futbollitë brazilian. Në Brazil ai emërohet për shkak të prejardhjës nga Rio Grande do Sul Ronaldinho Gaúcho, për të dalluar nga kolegu i tij më i vjetër Ronaldo.

Ai më së shumti ka luajtur për klubet evropiane Paris Saint-Germain, Barcelona dhe A.C. Milan dhe poashtu në kombëtaren braziliane.

Ronaldinho filloi te luaj ne kategoritë e reja te Gremios nga mosha 12 vjeçare. Debutoi si lojtar profesionist në vitin 1997, hyri ne fushë ne vend te vëllaut te tij, Roberto Moreira një idol i tifozëve të Gremios. Me vonë Roberto u bë menaxher i vëllaut të tij Ronaldinhos. Pas Mundialit nën-17 vjeç, shum ekipe luftuan për ta pasur në radhet e veta, p.sh. PSV i Holandës. Po ashtu edhe Barcelona por presidenti i Barces Josep Llius Nunez dhe treneri Holandez Louis Van Gaal anuluan transferimin e tij.

Me vone ai kaloi ne Paris Saint-Germain te Frances, debutoi kundër AJ Auxerre ne një ndeshje e cila perfundoi baraz 1-1.

Pikerisht kunder ketij ekipi humbi finalen e Kupes se Frances ne 2003.

Në dy vite e gjysmë në Francë, mundi të fitojë vetëm Kupën e Intertos me Parisin. Pas problemeve që i pat me trenerin Luis Fernandez mori vendim qe mos të luaj më për ketë klub, kështu Barcelona e meerr në radhet e veta për 30 milion euro. Debutoi për Barcen ne vitin 2003 kunder Athletic Bilbaos.

Në sezonin e tij të parë me Barcelonën doli nënkampion i La Liges pas Valencias dhe para Real Madridit e Deportivo La CoRunas. Në ketë sezon shenoi 14 gola në 32 ndeshje në La Liga. Shumë shpejt u bë një ndër idolët më të mëdhenj në Barcelonë,dhe në gjithë Spanjën. Në dy sezonat e ardhshme Barca shpallet kampion i La Liges me Ronadinhon si Lider, po ashtu fiton edhe Champion Ligen në 2005.

Në nivelin personal ka fituar çmimin Topi i Artë nga revista France Football. Po ashtu u zgjodh lojtari më i mirë i vitit nga FIFA dy herë.

Një ndër ndeshjet me të bujshme të tij ishte ajo kundër Real Madridit, simpatizuesit e Realit e duartrokitën atë, pasi i magjepsi me golat e tij.

Në 17 korrik të vitit 2008, nënshkroi kontratë tre vjeçare me klubin italian AC Milan pas një marrëveshje me Barcelonen për €21m (£16.7m). Zgjodhi numrin 80 ne fanelën e tij vitin kur ka lindur.

Në nivelin ndërkombëtar, Ronaldinho ka luajtur 97 ndeshje me kombëtaren braziliane, duke shënuar 33 gola dhe ka përfaqësuar vendin e tij në dy Kampionatin e Botës së Futbollit.

Kariera në klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kariera e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e Ronaldinhos filloi me kulbin Grêmio të rinisë nën trajnerin Celso Roth, i cili e luante vetëm si shkak i presionit që shkaktonin tifozët. Debutimin e parë senior e bëri në vitin 1998 në Copa Libertadores. Në vitin 2001, klubi londinez Arsenal F.C. shprehi interes për të blerë Ronaldinhon, por blerja pësoi një kolaps pasi që nuk mundi të marrë leje për punë, sepse ai ishte lojtar prej një shteti jo në Bashkimin Evropian dhe që nuk kishte lujatur ndeshje të mjaftueshme ndërkombëtare. Konsideroi të luajë si i huazuar në Scottish Premier League në klubin St Mirren F.C., gjë që nuk ndodhi për shkak të përfshirjes së tij në një skandal me pasaportë falco në Brazil. Në fund të fundit Ronaldinho nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Paris Saint-Germain FC.

Gjatë sezonit 2001-02, menaxheri i PSG Luis Fernandez pretendoi se Ronaldinho ishte më i fokusuar në jetën e natës Pariziene se sa futbollin, dhe u ankua se pushimet e tij në Brazil asnjëher nuk mbaronin në kohën e përcaktuar. Në vitin 2003, më pak se dy vite në PSG, Ronaldinho bëri të qartë se ai donte të largohet pasi që PSG dështoj të kualifikohet në ndonjë kompeticion evropian.

FC Barcelona[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ronaldinho në 2004.

Fillimisht, kryetari i FC Barcelona Joan Laporta ka premtuar ta sjellë David Beckham , por pas transferimit të tij te Real Madrid, Barcelona hyri në konkurrencë për te marrë shërbimet e Ronaldinho dhe tejkaloj Manchester United për nënshkrimin e tij në një transferim prej 32.250.000 €. [15] Ai debutoi në një miqësore kunder Milanit në stadiumin RFK në Uashington, DC, duke shënuar një gol në fitoren 2-0. Pasi vuajti nga lëndimet gjatë gjysmës së parë të sezonit 2003/2004, ai u kthye dhe e ndihmoi barcelonen te pefungoje sezonin ne vendin e dyte ne LALIGA.

Ronaldinjo fitoi titullin e tij të parë të la-liga ne sezonin 2004-05, dhe u emërua me qmimin FIFA World Player i Vitit më 20 dhjetor 2004. Në vitin 2005, Ronaldinho mori çmimin e dytë rresht si FIFA Lojtari i Vitit të Botës, duke mposhtur Frank Lampard dhe ish-shokun e tij ne skuader Samuel Eto'o. Më 8 mars 2005, Barcelona u eliminua nga Liga UEFA Champions League nga Chelsea ne fazën e nokautit në raundin e parë, Ronaldinho shenoi te dy golat ne humbjen 4:2 , njeri nga dy golat u cilesua si me te miret e ati sezoni. Me kontratën e tij e cila do i skadonte ne vitin 2008, Ronaldinho iu ofrua një zgjerim deri në 2014 që do të përfitonte £ 85 milion gjatë atyre 9 vjetëve, por ai e refuzoi atë. Në shtator të 2005 ai nënshkroi një kontratë dy-vjeçare "që përmbante një klauzole - kush dëshironte te transferonte Ronaldihon duhej te i paguante Barcelones plot 85 milion funte për të.

AC Milan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas 2 viteve jo te sukseshme te FC Barcelona ai u transferua ne A.C. Milan per 21 milion euro. Pasi që numrin 10 ne skuadren e Ac Milanit e mbante Clarence Seedorf ai mori numrin 80 sepse ai ishte i lindur ne vitin 1980. Golin e tij te pare per AC Milanin ai e shënoi ne derbin e qytetit kunder Inter Milan ne fitoren e Milanit 1-0 me 28 shtator. Pastaj ai shënoi edhe kundër S.C. Braga ne fazën e grupeve ne kupen e Uefas me 6 nentor. Ai e permbylli sesonin e tij te pare te Ac Milan me 10 gola ne 32 paraqitje gjithsejt.

Sezoni i dytë i Ronaldinhos nuk filloi me një shënim të lartë, megjithëse ai filloi pothuajse çdo ndeshje para se të gjendet përsëri në stol. Pas një kohe, Ronaldinho e rizbulonte formën e tij dhe ishte padyshim lojtari më i mirë i Milanit në sezonin. Ai ndryshoi rolin e tij nga një mesfushor sulmues në një krah të majtë, një rol më të njohur.

Më 10 janar 2010, ai shënoi dy gola kundër Juventusit në ndeshjen mysafire ku përfundoi me rezultat 3-0. Më 16 shkurt, Ronaldinho luajti për herë të parë kundër klubit anglezë Manchester United në Ligën e Kampionëve në San Siro.[2] Ai shënoi golë në minutat e hershme të ndeshjes, por Milani humbi pasi Paul Scholes shënoi një golë dhe dy gola nga Wayne Rooney.[2]

Ronaldinho përfundoi sezonin si ndihmës i liderit të Serie A, duke luajtur 76 ndeshje dhe 20 gola të shënuara.

Flamengo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ronaldinho u bashkua me klubin Flamengo më 11 janar 2011 me një kontratë që do të përfundoj më 2014.[3] Ai u përshëndet nga 20,000 tifozë në zbulimin e klubit të ri më 13 janar 2011.[4]

Ronaldinho shënoi golën e tij të parë për Flamengon më 6 shkurt 2011 kundër Boavista SC.[5] Më 27 shkurt 2011, ai shënoi golë pë Flamengon nga gjuatja e lirë për ta mposhtur Boavistën 1–0 dhe për ta fituar Taça Guanabara për herë të parë. Mê 31 maj 2012, kontrata e tij me Flamengon u anulua, pasi ai mungoi disa ditë.[6]

Atlético Mineiro[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ronaldinho me Atlético Mineiro në tetor 2012

Ronaldinho u zhvendos në klubin Atlético Mineiro më 4 qershor 2012 me kontratë gjashtë muajshe, katër ditë pasi u largua nga Flamengo. Ai morri numrin 49 duke i referuar ditëlindjes së nënës së tij, pasi numri i tij i preferuar 10 ishte caktuar Guilherme në sezonin 2012.[7]

Ronaldinho bëri debutimin e tij për Galon më 9 qershor 2012, duke luajtur për 90 minuta si mysafire kundër Palmeiras,[8] dhe shënoi golën e parë për klubin më 23 qershor 2012 kundër Náutico, prej penalltisë.[9] Atlético Mineiro përfundoi në vendin e dytë në 2012 Brasileirão dhe u kualifikua në Copa Libertadores 2013. Ronaldinho fitoi çmimin Topi i Artë, u zgjodh lojtari më i mirë në ligë.[10]

Vitin e ardshëm, Ronaldinho ndihmoi Atlético për të fituar Campeonato Mineiro 2013 dhe çoi klubin në titullin e parë të Copa Libertadores 2013. Në Kampionatin Botëror 2013 e mbajtur në Maroku, Atlético humbi 3-1 nga Raja Casablanca në gjysmë-finale, Ronaldinho shënoi golë nga goditja e lirë. Ai rinënshkroi kontratën me Atlético në janar 2014.[11] Pas fitores në Recopa Sudamericana 2014, Ronaldinho u largua nga klubi në korrik, duke arritur në një marrëveshje për ta anuluar kontratën me pëlqimin e përbashkët.[12]

Querétaro[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 5 shtator 2014, Ronaldinho nënshkroi kontratë me klubin meksikan Querétaro.[13][14] Ronaldinho bëri debutimin për Querétaro në ndeshjen kundër Tigres UANL ku humbi një goditje në penallti.[15] Sidoqoftë, në ndeshjen kundër Guadalajara, ai pati një lojë të bukur, duke i dhënë mundësi Camilo Sanvezzo për të shënuar golë dhe poashtu ai shënoi nga një goditje në penallti.[16] Më 30 tetor 2014, ai shënoi golë nga goditja e lirë kundër Atlas gjatë ndeshjes mysafire në Estadio Jalisco.[17]

Më 17 maj 2015, Querétaro vazhdoi në gjysmë-finalen pasi mposhti Veracruz me rezultat 4-3. Në ndeshjen e dytë, Ronaldinho shënoi një goditje të lirë me ndihmën e portierit të kundërshtarit, i cili bëri kontaktin me top.[18] Në qershor 2015, Ronaldinho, tani 35 vjeç, njoftoi largimin e tij nga klubi dhe falënderoi popullin meksikan dhe tifozët e Querétaro: "Dua të falënderoj të gjithë popullin meksikan për të gjitha ditët që kam jetuar me njerëz kaq të veçantë, do të jeni përgjithmonë në zemrën time. Ju faleminderit shumë për Nation Gallos Blancos, që më bëri shumë krenar të vishja këtë fanellë dhe të mbroja këtë klub."[19]

Fluminense[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 11 korrik 2015, Ronaldinho njoftoi kthimin tij në Brazil dhe nënshkroi kontratë 18 muajshe për Fluminense.[20] por më 28 shtator, Ronaldinho arriti një marrëveshje të përbashkët me klubin për të përfunduar marrëveshjen.[21] Ai bëri nëntë paraqitje gjatë dy muajve të tij në klub, duke mos lënë përshtypje dhe duke u kritikuar shumë nga tifozët.[22]

Largimi nga futbolli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 janar 2018, Ronaldinho konfirmoi largimin e tij nga futbolli nëpërmjet agjentit/vëllaut të tij: "Ai ka ndalur, është përfunduar. Le të bëjmë diçka mjaft të madhe dhe të këndshme pas Kampionatit Botëror 2018, ndoshta në gusht."[23] Ai u largua si një nga shtatë lojtarë që fitoi Kampionatin Botëror të Futbollit, Ligën e Kampionëve dhe Ballon d'Or.[24]

Ronaldinho u paraqit në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror 2018 në Stadiumin Luzhniki në Moskë më 15 korrik duke peformuar në këngën e Aida Garifullina me daulle afrikane.[25]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Goal.com Ronaldinho player profile". Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2018. Marrë më 2 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "AC Milan 2-3 Manchester United". BBC Sport. Marrë më 17 qershor 2014
  3. ^ Ronaldinho joins Brazilian club Flamengo BBC Sport
  4. ^ "Fans flock to welcome Ronaldinho". Soccerway. 13 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2011. Marrë më 18 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Boavista x Flamengo". GloboEsporte.com. 6 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Ronaldinho entra na Justiça e rescinde contrato com o Flamengo". 31 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2013. Marrë më 1 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Da piscina do Copacabana Palace, Kalil conduzia acerto - Atlético-MG". Lancenet.com.br. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2015. Marrë më 24 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Palmeiras x Atlético-MG - Campeonato Brasileiro 2012". Globo Esporte. Marrë më 24 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Atlético-MG x Náutico - Campeonato Brasileiro". Globo Esporte. Marrë më 24 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Ronaldinho Gaúcho leva Bola de Ouro do Brasileirão 2012 - Jornal O Globo". Oglobo.globo.com. 2 janar 2014. Marrë më 24 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Doyle, Mark (9 janar 2014). "Ronaldinho signs new Atletico Mineiro contract". Goal.com. Marrë më 9 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Lacerda, Bernardo (28 korrik 2014). "Ronaldinho Gaúcho rescinde contrato e encerra ciclo no Atlético-MG". UOL Esporte. Marrë më 4 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Ronaldinho: Ex-World Cup winner signs for Queretaro". BBC Sport. 6 shtator 2014. Marrë më 6 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Indian Super League: Blow for Chennai Titans and ISL Fans as Ronaldinho Signs for Mexican Club". IB Times. 5 shtator 2014. Marrë më 5 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Marcus Kwesi O'Mard (18 shtator 2014). "Ronaldinho Skies Penalty Kick Over The Bar In Queretaro Debut (GIF)". New England Sports Network. Marrë më 23 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Ronaldinho steals the show in Liga MX debut versus Chivas". ESPN FC. 22 shtator 2014. Marrë më 23 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Pese a golazo de Ronaldinho, Querétaro cae 2–1 ante Atlas". Deportes Terra. 30 tetor 2014. Marrë më 24 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Otro oso de Melitón en el gol de Ronaldinho". Univision Deportes. 17 maj 2015. Marrë më 17 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Ronaldinho confirms Querétaro departure with one year left on contract". The Guardian. 20 qershor 2015. Marrë më 24 shtator 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Não falta mais nada: Ronaldinho Gaúcho assina contrato e é do Flu". 11 korrik 2015. Marrë më 11 korrik 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Comunicado oficial". 28 shtator 2015. Marrë më 29 shtator 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Ronaldinho leaves Fluminense after nine games". Goal.com. 28 shtator 2015. Marrë më 29 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ staff (16 janar 2018). "Brazil legend Ronaldinho retires from football, says his brother and agent". The Guardian. Marrë më 17 janar 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Kaka: Former Brazil, AC Milan and Real Madrid midfielder announces retirement". BBC. 27 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Hollywood star Will Smith brings down curtain on Russia World Cup". Reuters. 15 korrik 2018. Marrë më 20 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]