Pelé

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pelé
Pelé Africa do Sul Cropped.jpg
Pelè ne qershor 2010
Të dhënat personale
Emri i plotë Edison Arantes do Nascimento
Data e lindjes 23 Tetor 1940 (73 vjeçar)
Vendi i lindjes Três Corações, Belo Horizonte, Brazil
Gjatësia 1,72 m (5 ft 7+12 in)
Pozita ne fushë Sulmuesi i parë
Kariera në rini
1952–1956 Bauru
1956 Santos FC
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1956–1974 Santos FC 638 (619)
1981–1982 N.Y. Cosmos 56 (31)
Gjithsej 694 (650)
Ekipi kombëtar
1957-1971 Brazili 92 (77)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).
Shputat e Pelé-s brenda stadiumit Maracanã.

Edison Arantes do Nascimento,[1] KBE, (lindi më 23 tetor të vitit 1940Três Corações, Brazil), i njohur si Pelé, është ish fubollist brazilian, i vlerësuar nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ka fituar titullin "Atleti i Shekullit" nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë.[2]

Në Brazil llogaritet si hero kombëtar, i njohur nga arritjet dhe kontributet në futboll,[3] u shpall ambasador zyrtar botëror i FIFA-s dhe thesar kombëtar nga qeveria braziliane. Gjithashtu është i njohur për reagimet e tija për të ndihmuar ndryshimin e politikave për të varfërit (shenimin e golit të 1 000-të ua dedikoi fëmijëve të varfër brazilian).[4] Gjatë karierës u bë i njohur si "Mbreti i Futbollit" (O Rei do Futebol), "Mbreti Pelé" (O Rei Pelé) ose thjesht ti "Mbreti" (O Rei).

Talenti i tij u njoh nga futbollisti Waldemar de Brito,[5] i cili u angazhua që Pelé të luante për Santos Futebol Clube që në moshën 15 vjeçare dhe në moshën 16 vjeçare u angazhua për kombëtaren braziliane, kurse në moshën 17 vjeçare fitoi Kampionatin e parë Botërorë në futboll. Përkundër ofertave të shumta nga klubet futbollistike evropiane, kushtet e atëhershme ekonomike dhe rregullativat futbollistike braziliane mundësuan që të përfitonte Santos FC ku u angazhua për gati dy dekada, deri në vitin 1974. Pelé luajti si një sulmues i brendshëm e më vonë u njoh si lojtar udhëheqës, rregullues i lojës.

Është golashenuesi numër një i të gjitha kohërave i kombëtares braziliane të futbollit dhe i vetmi futbollist fitues i tre kupave botërore. Në vitn 1962 ishte pjesë e ekipit brazilian, por për shkak të një lëndimi në ndeshjen e dytë nuk mundi të vahzdojë ndeshjet e mëtejme të kupës. Zyrtarisht në nëntor të vitit 2007 FIFA shpalli se do ta dekorojë me medaljon të artë të kampionatit botërorë të vitit 1962 edhe përkundër mos pjesmarrjes së tij në finale duke e bërë lojtar të vetëm me tre medalje të arta të kampionateve botërore.

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Pelé lindi në Três Corações, Brazil, ishte i biri i futbollistit të Fluminenzes,r Dondinho (João Ramos do Nascimento) dhe Maria Celeste Arantes.[6] U emërua sipas zbuluesit amerikan Thomas Edison,[7], por më shumë i pëlqen të e thirrin Edison. Fillimisht fitoi llagapin Dico, nga familja e tij.[6][5][8] Llagapin "Pelé" e mori gjatë ditëve shkollore kur gabimisht shqiptoi emrin e portierit të skuadrës Vasco da Gama, Bilé, duke e quajtur "Pilé".[8] Fillimisht e urrente këtë llagap, kështu që u largua nga shkolla për shkak të sulmit ndaj shokëve të klasës për thirrjen e tij me atë llagap,[9], por sa më shumë që ankohej aq më shumë e thirrnin. Në autobiografinë e tij, Pelé thotë se nuk kishte idenë se çfar domethënie kishte llagapi, as edhe shokët e tij nuk e dinin.[6] Edhe pse fjala rrodhi nga emri Bilé dhe pa asnjë kuptim në spanjollisht, në irlandisht fjala peile që shqiptohet njejtë, don të thotë futboll.[10]

Duke u rritur në varfëri në Bauru, São Paulo, Pelé fitonte para shtesë duke pastruar këpucë në Klubin e Atletikës Bauru në ditët e ndeshjes. Mendonte të luante me babanë e tijë kariera e të cilit në klubin Atlético Mineiro përfundoi herët për shkakë të lëndimit në gju, kështu nuk mund t'i ofronte futboll të vërtetë kështu që Pèle zakonisht luante me një top të krijuar nga letrat të shtrënguara me lidhës[6] ose me greipfruit.[11]

Në vitin 1954 disa antarë të ekipit Ameriquinha duke u përfshirë dhe Pelé u ftuan t'i bashkangjiten ekipit Baquinho që udhëheqej nga lojtari ndërkombëtarë brazilian Waldemar de Brito, i cili luajti në vitin 1934 në Kampionatin Botëror të Futbollit në Itali.[citim i duhur]

Në vitet e tija të 15-ta iu bashkangjit ekipit brazilian Santos FC për të rinj, kurse pas një sezoni kaloi në ekipin për të rritur.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Karriera në klube[redakto | redakto tekstin burimor]

Çmimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Me klube[redakto | redakto tekstin burimor]

Me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Të 32 trofetë ekipore sëbashku me Vítor Baían janë futbollistët më me shumë trofe në karierën e tyre.

=== Individuale === ?

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Rekodet në golashenim dhe ndeshje[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubi Sezoni Garimet vendore në ligë Liga vendore
Sub-total
Kupa vendore Garimet ndërkombëtare ekipore Zyrtarisht
Gjithësej[14]
Gjithësej përfshirë
miqësoret
SPS[15] RSPS[15] T. de Prata Camp. Brasil.[15] T. Brasil Copa Libertadores Kupa Ndërkombëtare
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Santos 1956 0* 0* 0* 0* 2* 2*[16] 2* 2*
1957 14+15* 19+17*[17] 9 5 38* 41* 29* 16* 67* 57*
1958 38 58 8 8 46 66 14* 14* 60* 80*
1959 32 45 7 6 39 51 4* 2* 40* 47* 83* 100*
1960 30 33 3 0 33 33 0 0 0 0 0 0 34* 26* 67* 59*
1961 26 47 7 8 33 55 5* 7 0 0 0 0 36* 48* 74* 110*
1962 26 37 0 0 26 37 5* 2* 4* 4* 2 5 13* 14* 50* 62*
1963 19 22 8 14 27 36 4* 8 4* 5* 1 2 16 16* 52* 67*
1964 21 34 4 3 25 37 6* 7 0* 0* 0 0 16* 13* 47* 57*
1965 30 49 7 5 37 54 4* 2* 7* 8 0 0 18* 33* 66* 97*
1966 14 13 0* 0* 14* 13* 5* 2* 0 0 0 0 19* 16* 38* 31*
1967 18 17 14* 9* 32* 26* 0 0 0 0 0 0 32* 26* 65* 56*
1968 21 17 17* 11* 38* 28* 0 0 0 0 0 0 38* 28* 73* 55*
1969 25 26 12* 12* 37* 38* 0 0 0 0 37* 38* 61* 57*
1970 15 7 13* 4* 28* 11* 0 0 0 0 28* 11* 54* 47*
1971 19 8 21 1 40 9 0 0 0 0 40 9 72* 29*
1972 20 9 16 5 36 14 0 0 0 0 36 14 74* 50*
1973 19 11 30 19 49 30 0 0 0 0 49 30 66* 52*
1974 10 1 17 9 27 10 0 0 0 0 27 10 49* 19*
Gjithësej 412 470 53 49 56* 36* 84 34 605* 589* 33 30 15 17[18] 3 7 656 643 1120 1087
  • Kutiat e hijëzuara paraqesin se garimet e rëndësishme nuk janë zhvilluar në atë vit.
  • * Paraqet se ky numër është marrë nga tv dhënat në rsssf.com dhe this list.
Klubi Sezoni NASL Tjera Gjithësej
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
NY Cosmos 1975 9 5 14* 10* 23* 15*
1976 24 15 18* 11* 42* 26*
1977 31 17 11* 6* 42* 23*
Gjithësej 64 37 43* 27* 107* 64*

Pas futbollit[redakto | redakto tekstin burimor]

Pelé, djathtas, me presidentin brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, majtas, dhe zonja e parë Marisa, 13 korrik, 2004.

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Os Estranhos (1969) (TV seri)
  • O Barão Otelo no Barato dos Bilhões (1971)
  • A Marcha (1973)
  • Os Trombadinhas (1978)
  • Escape to Victory (1981)
  • A Minor Miracle (1983)
  • Pedro Mico (1985)
  • Os Trapalhões e o Rei do Futebol (1986)
  • Hotshot (1987)
  • Solidão, Uma Linda História de Amor (1990)
  • Mike Bassett: England Manager (2001)
  • ESPN SportsCentury (2004)
  • Pelé Eterno (2004) - dokumetarë mbi karrierën e Pelès

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Pele Eterno - Pele Forever. Universal Studios.
  2. ^ Pelé still in global demand. CNN Sports Illustrated (29 Maj 2002). Vizituar në 30 Maj 2008.
  3. ^ Pelé, King of Futbol. ESPN. Vizituar në 1 Tetor 2006.
  4. ^ "Dedico este gol às criancinhas". Gazeta Esportiva. Vizituar në 30 Maj 2008.
  5. ^ a b The Time 100, Heroes and icons - Pelé. Time (14 Qershor 1999). Vizituar në 1 Tetor 2006.
  6. ^ a b c d Robert L. Fish; Pelé (1977). My Life and The Beautiful Game: The Autobiography of Pelé, Chapter 2. Doubleday & Company, Inc., Garden City, New York. ISBN 0-385-12185-7
  7. ^ Anibal Massaini Neto (Director/Producer), (2004). Pelé Eterno [Documentary film]. Brazil: Anima Producoes Audiovisuais Ltda. International: Universal Studios Home Video.
  8. ^ a b From Edison to Pelé: my changing identity. Article by The Guardian. Vizituar në 1 Tetor 2006.
  9. ^ I hated my nickname: Pelé. Article by ABC Sports. Vizituar në 1 Tetor 2006.
  10. ^ Taking the Pelé. Article by BBC Online. Vizituar në 1 Tetor 2006.
  11. ^ Pelé biography. Article by Soccerpulse.com. Vizituar në 1 Tetor 2006.
  12. ^ The 1973 Paulista was held jointly with Portuguesa.
  13. ^ The 1964 Torneio Rio-São Paulo was held jointly with Botafogo.
  14. ^ Ndeshjet miqësore nuk janë numëruar në statistikat zyrtare, kështu do të dukeshin statistikat pas llogaritjes edhe të ndeshjeve miqësore.
  15. ^ a b c Të gjitha statistikat e lidhura me golat e shenuar nga Pelé janë marrë golat e shenuar mes viteve 1957 dhe 1974 në SPS, RSPS, dhe Campeonato Brasileiro, të dhënat jan marrë nga http://soccer-europe.com/Biographies/Pele.html. Soccer Europe compiled this list from http://www.rsssf.com (The Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation). For a full list of Pelé's goals see http://pele.m-qp-m.us/english/pele_statistics.shtml.
  16. ^ Pelé's first two matches for Santos are assumed here to be friendlies. No record of them exists in any of the tournaments listed at rsssf.com.
  17. ^ In 1957 the São Paulo championship was split into two halves, Série Azul and Série Branca. In the first half Pelé scored 19 goals in 14 games, and then in Série Azul he scored 17 goals in 15 games. See http://paginas.terra.com.br/esporte/rsssfbrasil/tables/sp1957.htm
  18. ^ Totalised statistics relating to Pelé's record between 1957 and 1974 in the Taça de Prata, Taça Brasil and Copa Libertadores are taken from http://soccer-europe.com/Biographies/Pele.html. Soccer Europe compiled this list from http://www.rsssf.com (The Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation), but do not give a season-by-season breakdown. For a full list of Pelé's goals see http://pele.m-qp-m.us/english/pele_statistics.shtml.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Pelè