David Beckham
| {{{emri i futbollistit}}} | ||
| Të dhëna personale | ||
|---|---|---|
| Datëlindja | {{{datëlindja}}} | |
| Vendlindja | {{{qyteti i lindjes}}}, {{{shteti}}} | |
David Beckham ka lindur me 2 maj 1975 në Londër, si fëmije ishte adhurues i flaktë i futbollit dhe i klubit futbollistik Manchester United ku edhe filloi karrierën. Që nga fillimi i karrierës ishte nën mbikëqyrjen e menaxherit Sir Alex Ferguson i cili e zbuloi talentin e tij dhe e angazhoi që në moshën 16 vjeçare në ekipin e të rriturve dhe barti fanellën me numrin 24.
Minutat e aktivizimit të David-it ishin të pakta pasi që mosha e tij ishte shumë e re. Më pas ai qe huazuar në Preston North End për të bërë përvojë në futbollin anglez, paraqitjet e suksesshme me Prestonin bënë që Fergusoni ta rikthej menjëherë në skuadrën e tij. David Beckham u rikthye me fanellën numër 10, gjatë asaj kohe Beckham ishte ne formë të jashtëzakonshme, forma e tij ishte shkak i inkuadrimit të Beckham-it në kombëtaren angleze dhe ai vazhdoi me paraqitjet e suksesshme si me kombëtare ashtu edhe me Man.Utd-n pas përfundimit të karrierës së Eric Cantona-s, Beckham mori fanellën me numrin 7 me të cilin numër fitoi të gjithë trofetë e mundshëm: Premier Ligen, FA Cup-in, Carlling Cup-in dhe më të rëndësishmen Champions League-ën në vitin 1999.
Sukseset e Beckham-it me klubin e tij dhe sukseset me kombëtaren bënë që Beckham të bëhet kapiten i kombëtares pas pensionimit nga kombëtarja e Alan Shearer në vitin 2000. David Beckham bëri revolucion edhe në botën e modës duke reklamuar produktet e shumë firmave te njohura botërore, mirëpo Beckham nuk la anash asnjëherë futbollin, në fund të sezonit 02/03 Beckham prishi marrdhënjet me menaxherin e tij Sir Alex Ferguson-in për këtë arsye zyrtarët e klubit Man.Utd u detyruan ta shisnin Beckham-in pas shumë ofertave Beckham e zgjodhi atë të Real Madrid-it dhe në vitin 2003 Beckham u bë anëtar i Galaktikëve për 34 milion dollar, Beckham bashkëlojtar kishte: Zidanin, Ronaldon, Raulin, Kasiliasin, Karlosin e shumë të tjerë. Po atë vit në bazë të sukseseve të arritura
nga mbrestresha Elizabeth u dekorua me titullin Sir. Sukseset me Man.Utd Beckham nuk i përsëriti me Real Madridin punët nuk qëndronin mirë as me kombëtaren pasi që ne botërorin e fundit u eliminuan në gjysmëfinale nga Portugalia menjëherë pas ndeshjes Beckham vendosi të jepte dorëheqje nga roli i kapitenit të kombëtares.
Në sezonin 06-07 në Madrid erdhi trajneri i mirënjohur Fabio Capello i cili Beckham-in filloi ta linte ne bankën e rezervistëve kjo bëri qe në janar të vitit 2007 Beckham të nënshkruaj kontratë ma klubin Amerikan LA Galaxy dhe Fabio ne konferencën e parë për gazetar që Beckham nuk do te luaj më për Real Madrid-in të njëjtën rrugë ndoqi edhe trajneri i kombëtares Stiv MecClaren duke mos ja bërë ftesën për të luajtur me kombëtaren. Gjatë kohës kur Beckham nuk luajti për Realin u përkeqësuan dhe Capello pas një muaji vendosi ta rikthej Beckham-in dhe ai e priti shumë mirë këtë lajm dhe që ne ndeshjen e parë shënoj golin e fitores kundër sociedatit, që nga ajo ditë Beckham kishte vetëm lëvdata nga Fabio gjërat filluan të shkonin edhe më mirë për Beckham-in kur pas presionit të medieve MecClaren e rikthen Beckham-in në kombëtare dhe jep shpresë për paraqitjen e 100 të Beckhamit për kombëtare. Ai u rikthye fuqishëm duke mundësuar 3 nga 4 golat e albinëve dhe u kthye përsëri në Madrid për ti ndihmuar klubit të tij drejt titullit të La Ligës dhe atë madriljenët e arritën vetëm në ndeshjen e fundit duke ia prishur festën katalonasëve por i shpërbleu adhuruesit e tyre që kishin pritur plot 4 vite për këtë trofe. Capello i kërkoi falje për atë që kishte ndodhur dhe i kërkoi te qëndronte ne Madrid mirëpo ai tashmë kishte kontratë me La Galaxy-n e cila për ta pasur Beckham-in në rrallët e veta pagoi plot 250 milion dollar dhe kështu Beckham i theu të gjitha rekordet e transferimeve. Çfarëdo që të ndodh një gjë është e sigurt se David Beckham do të mbetet ndër futbollistët me të mirë ne botë.
