Anglia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
|
|
|||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
|||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||
|
Të dhëna tabelare
|
|||||||||||||||||||||||||||||||
Anglia është shteti më i madh dhe më i populluar i Britanisë së Madhe[1][2]. Popullata e saj e përbënë me më shumë se 83% shumicën e popullsisë së Britanisë së Madhe,[3] derisa pjesa kontinentale e Anglisë okupon pjesën më të madhe jugore të Ishullit Britanik dhe ndanë kufirin tokësor me Skocinë në veri dhe Uellsin në perëndim. Ka dalje në Detin Veriut, Detin irlandez, Detin Kelt, Kanalin e Bristolit dhe Kanalin Anglez.
Anglia u bë shtet i bashkuar në vitin 927 dhe merr emrin nga Angles, një nga klanet gjermanike që u vendosën aty në shekullin e 5-të dhe të 6-të . Kryeqyteti i Anglisë është Londra, sipërfaqja më e madhe urbane në Britani dhe zona më e madhe urbane në Bashkimin Evropian për nga shumica e gjërave, por jo të gjitha.[4]
Anglia renditet ndër qendrat e zhvillimit kulturor më me ndikim.[5] Është vendlindja e gjuhës angleze dhe Kishës angleze si dhe Ligji anglez formon bazat e sistemeve juridike të shumë shteteve; Londra ishte qendra e perandorisë britanike dhe vendi ishte vendlindja e Revolucionit industrial.[6] Anglia ishte shteti i parë në botë që u industrializua.[7] Anglia ishte demokracia e parë parlamentare [8] dhe si pasojë shumë inovacione kushtetuese, ekzekutive dhe juridike që kanë origjinë angleze janë adoptuar nga shumë vende në botë.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Emri
Anglia e ka marrë emrin nga Angles, klan gjermanik që erdhën në Angli në shekullin e V-të dhe të VI-të dhe që mendohet se kanë ardhur nga siujdhesa e Angelnit, Danimarka e sotme dhe një pjesë e Gjermanisë veriore.[9] Etimologjia e mëtejshme e emrit të këtij klani mbetet jo e sigurt, edhe pse një teori e famshme thotë se nuk duhet të kërkohet më larg se vetë fjala angle, që i referohet regjionit Holstein.[10]
Emri i Angles-ve ka pasur forma të ndryshme të shkrimit. Referenca e parë të njohura për këta njerëz është versioni i latinizuar Anglii i përdorur nga Tacitus në kapitullin e 40të të librit të tij Germania,[11] i shkruar diku rreth 98 AD. Ai nuk jep indikime precize të vendndodhjes së tyre gjeografike brenda Germanias, por thotë se, së bashku me gjashtë klane tjera, ata besuan në një perëndeshë të quajtur Nerthus, faltorja e së cilës gjendej në "një ishull në Oqean".
Historiani nga shekulli i VIII-të Bede në librin e tij Historia ecclesiastica gentis Anglorum, i referohet popullit anglez si Angelfolc (në anglisht) ose Angli (latinisht).[12]
Sipas Fjalorit Anglisht të Oksfordit", hera e parë që termi "England" (shqip Anglia) u përdor për t'i referuar pjesës jugore të ishullit britanik ishte në vitin 897, kurse versioni modern për herë të parë më 1538,[13]
Fjala Angli shpesh përdoret gabimisht për t'i referuar Britanisë së Madhe.[14] Hasim nëpër shumë gabime të tilla në histori, ku referimet e Anglisë përdoren qëllimisht për të përfshirë edhe Skocinë dhe Uellsin.[15] Ky term përdoret rreth botës madje edhe nga populli anglez; përdorimi i tillë i këtij termi është problematik dhe shkakton ofendime në shumë pjesë të Britanisë.
[redaktoni] Historia
[redaktoni] Parahistoria
Veglat dhe eshtrat e gjetur në Norfolk dhe Suffolk tregojnë se [Homo erectus]]ët kanë jetuar në Angli rreth 700,000 vjet më parë.[16] Gjatë kësaj kohe, Anglia ishte e bashkuar me Evropën kontinentale nëpërmjet një ure të madhe tokësore. Vendi ku tani ndodhet Kanali anglez ishte një lumë i madh që rrjidhte në drejtim të perëndimit. Kjo zonë ishte shumë pak e populluar gjatë Periudhës së akullnajave, si edhe ishujt e tjerë britanik. Në rikolonizimin që pasoi, pas periudhës së akullnajave, kërkime gjenetike tregojnë se Anglia e sotme ishte zona e fundit e ishujve britanik që u ripopullua,[17] rreth 13000 vjet më parë.
[redaktoni] Pushtimi Romak
Britania tanimë kishte qenë shënjestra e shumë pushtimeve, të planifikuara dhe të kohës, nga forcat e Republikës Romake dhe Perandorisë Romake. Së pari u pushtua nga diktatori romak Jul Cezari 55 p.e.s., por ishte pushtuar më plotësisht nga perandori Claudius në 43. Si vendet tjera në fund të perandorisë, Britania ka pasur lidhje tregtare me romakët dhe ndikimi i tyre ekonomik dhe kulturor ishte pjesë e rëndësishme e kohës së hekurit britanik para-romak, sidomos në jug. Me rënien e Perandorisë Romake 400 vjet më vonë, romakët u larguan nga Anglia.
[redaktoni] Anglo-Saksonët
Historia e Anglisë Anglo-Saksone mbulon historinë e mesjetës angleze nga përfundimi i Britanisë Romake dhe themelimit të mbretërive Anglo-Saksone në shekullin e V-të deri në pushtimin nga normanët më 1066.[18]
Dituri fragmentare e Anglisë Anglo-Saksone në shekullin e V-të dhe të VI-të vijnë nga shkrimtari britanik Gildas (shekulli i V-të), Kronika Anglo-Saksone (një histori e popullit anglez e filluar në shekullin e IX-të), jetët e shenjtëve, poetri, zbulime arkeologjike dhe studime të emrave të vendeve.
Temat dominante të shekullit të shtatë deri në shekullin e dhjetë ishin përhapja e krishterimit dhe bashkimi politik i Anglisë. Krishterimi mendohet se ka ardhur nga tri anë, nga Roma në jug dhe Skocisë e Irlandëss në veri dhe perëndim.
Rreth vitit 500, Anglia besohet se ishte ndarë në shatë mbretëri jo të rëndësishme, të njohura si Heptarçi: Northumbria, Mercia, East Anglia, Essex, Kent, Sussex dhe Wessex.
Mbretëritë Anglo-Saksone prireshin nga lufta. Aq herët sa në kohën e Ethelbert of Kent, një mbret mund të njihej si Bretwalda ("Lord i Britanikëve"). Ky titull i ra në shekullin e VII-të tek mbretërit e Northumbrias, në shekullin e VII-të tek Mercia dhe në të IX-tin, tek Egbert of Wessex, i cili më 825 i mposhti Mercians në betejën e Elledunit. Në shekullin tjetër familja e tij arriti të sundonte gjithë Anglinë.
[redaktoni] Mbretëria Angleze
Origjinalisht fjala England, ose Englaland (shqip Anglia) ishte term gjeografik që përdorej për të përshkruar pjesën e Britanisë që ishte e okupuar nga Anglo-Saksonët, dhe jo për një vend ose shte të veçantë. Ajo u bë e bashkuar politikisht nga zmadhimi i Mbretërisë Wessex, mbreti i së cilës Athelstan e solli të gjithë Anglinë nën pushtimin e një mbreti për herë të parë në histori më 927, megjithëse bashkimi nuk u bë i përhershëm deri më 954, kur Edred of England mposhti Eric Bloodaxe dhe u bë Mbreti i Anglisë.
Më 1016 Anglia u pushtua nga mbreti Danez Canute the Great (shqip Kanuta i Madh), i cili e shëndrroi atë në qendrën e tij qeverisëse për perandorinë e tij jetë-shkurtër ku bënin pjesë Danimarka dhe Norvegjia. Më 1042 Anglia u bë përsëri mbretëri e veçantë me ardhjen e mbretit Edward the Confessor, pasardhës i dinastisë vandase angleze.
Mbretëria e Anglisë, ku bënte pjesë edhe Uellsi, vazhdoi të ekzistonte si një komb i pavarur deri tek Aktet e unionit 1707. Sidoqoftë lidhjet politike të Anglisë u ndryshuan përgjithmonë nga Pushtimi Norman më 1066.
[redaktoni] Gjeografia
Anglia përbën dy të tretat qendrore dhe jugore të ishulli të Britanisë së Madhe, gjithashtu ka edhe ishuj nga të cilët më i madhi është Ishulli Wight. Ndan kufi me Skocinë në veri dhe me Uellsin në perëndim. Është më afër me Evropën kontinentale se cilado pjesë tjetër e Britanisë, e ndarë nga Franca vetëm nga 52 km det[19]. Tuneli i Kanalit, bashkon Anglinë me Evropën kontinentale. Kufiri anglo-francez është në mes të këtij tuneli.[20]
Një pjesë e madhe e Anglisë përbëhet nga kodra, por ka më shumë male në veri me një rrip të maleve të ulëta, Penninet, që ndajnë lindjen me perëndimin. Zona tjera me male në veri janë: Regjioni i liqeve, North York Moors dhe Peak District. Linja e përafërt që ndan llojet e relievit shpesh përcaktohet nga vija "Tees-Exe line". Në jug të kësaj vije, ka zona më të mëdha të tokës së rrafshët, përfshirë këtu Anglinë lindore dhe Fens, megjithëse zonat e larta përfshijnë Cotswolds, Chilterns', North Downs, South Downs, Dartmoor dhe Exmoor.
Limani më i madh natyror në Angli është Poole, në bregdetin jug-qendror. Disa e konsiderojnë si limanin më të madh në Botë pas Sydneyt, Australi.
[redaktoni] Klima
Anglia ka klimë me mjaft shira gjatë tërë vitit, edhe pse sezonet janë shumë të ndryshueshme në temperaturë. Sidoqoftë, këto temperatura rrallë bien nën −5 °C ose ngrihen mbi 30 °C. Era mbizotëruese fryn nga jugperëndimi, duke sjellë mot të butë dhe të lagët rregullisht nga Oqeani Atlantik në Angli. Është më e thata në lindje dhe më e ngrohta në jug, që është më së afërmi më Evropën kontinentale. Dëbora mund të vijë në dimër dhe në pranverën e hershme, megjithëse nuk është aq e shpeshtë larg vendeve të larta.
[redaktoni] Shih edhe këtë
[redaktoni] Burime të dhënash
- ^ www.number-10.gov.uk. Countries within a country. E tërhequr më 2007-06-13.
- ^ England -- Britannica Student Encyclopedia. URL retrieved on 6 June 2007.
- ^ National Statistics Online - Population Estimates. URL accessed 6 June 2007.
- ^ The official definition of LUZ (Larger Urban Zone) is used by the European Statistical Agency (Eurostat) when describing conurbations and areas of high population. This definition ranks London highest, above Paris (see Larger Urban Zones (LUZ) in the European Union); and a ranking of population within municipal boundaries also puts London on top (see Largest cities of the European Union by population within city limits). However, research by the University of Avignon in France ranks Paris first and London second when including the whole urban area and hinterland, that is the outlying cities as well (see Largest urban areas of the European Union).
- ^ England - Culture. Britain USA. URL accessed September 12, 2006.
- ^ ace.mmu.ac.uk
- ^ http://www.historyguide.org/intellect/lecture17a.html
- ^ BBC NEWS | Country profile: United Kingdom. URL retrieved 6 June 2006.
- ^ The American Heritage Dictionary of the English Language, Fourth Edition
- ^ OED (etymology) entry for Angle)
- ^ Germania by Tacitus. URL accessed November 18, 2006.
- ^ Historia ecclesiastica gentis Anglorum. URL accessed 19 November, 2006.
- ^ OED entry for England.
- ^ [[[wiktionary:England]] INSERT TITLE].
- ^ England expects that every man will do his duty – Nelson
- ^ Bone find may rewrite history, BBC News, June 4, 2002. URL accessed 20 November 2006
- ^ Stephen Oppenheimer, The Origins of the British, Constable and Robinson
- ^ BBC – History – Anglo-Saxons.
- ^ Eurotunnel.com – UK History
- ^ TravelBritain – Kent.
| Shtetet e Evropës | ||
|
|
||
|
Teritore tjera : Akrotiri2 · Dhekelia2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Njeriut · Svalbard |
||
[redaktoni] Lidhje të jashtme
| Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

