Alan Shearer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Alan Shearer
Alan Shearer
Të dhënat personale
Emri i plotë Alan Shearer[1]
Data e lindjes 13 Gusht 1970 (43 vjeçar)[1]
Vendi i lindjes Gosforth, Newcastle upon Tyne, England
Gjatësia 1.83
Pozita ne fushë Sulmues
Kariera në rini
0 Wallsend Boys Club
1986–1988 Southampton
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1988–1992 Southampton 118 (23)
1992–1996 Blackburn Rovers 138 (112)
1996–2006 Newcastle United 303 (148)
Gjithsej 559 (283)
Ekipi kombëtar
1990–1992 England U21 11 (13)
1992 England B 1 (0)
1992–2000 England 63 (30)
Ekipet e menaxhuara
2009 Newcastle United
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).


Alan Shearer (13 Gusht 1970) eshte nje futbollist Anglez i terhequr qe ka luajtur futboll nga 1988 deri ne vitin 2006. Gjithashtu Alan Shearer ka luajtur dhe per Kombetaren Angleze duke luajtur 63 ndeshje dhe duke shenuar 30 Gola.


Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Southampton (1986-1992)[redakto | redakto tekstin burimor]

Alan Shearer filloi karrieren e tij ne vitin 1986 si pjese e ekipit anglez Southampton. Ai beri debutimin e tij te pare zyrtar si profesionist me 26 Mars 1986 duke hyre si zevendesues ne ndeshjen e Divizionit te pare midis Southampton dhe Chelsea FC. Alan Shearer shenoi nje hattrick (3 Gola) kunder Arsenal F.C. duke ndihmuar skuadren e tij ne fitoren 4-2. Gjithashtu Alan Shearer vendosi nje rekord personal duke u bere lojtari me i ri ne moshe (17 vjec 240 dite) qe shenon nje Hattrick ne Ligen me te lart Angleze qe ne ditet e sotme quhet Premier League.

Fale paraqitjeve te tij te mira me Southampton Alan Shearer u thirr per here te pare nga Kombetarja U21 e Anglise per Toulon Tournament qe u mbajt ne Toulon te Frances ne veren e vitit 1991. Alan Shearer ishte ylli i ketij turnamenti sepse ne 4 ndeshje shenoi 7 gola. Gjithashtu ne sezonin 1991-1992 Alan Shearer shenoi 13 gola ne 41 ndeshje. Nga keto paraqitje Alan Shearer u thirr nga Kombëtarja angleze e futbollit. Alan Shearer qe ne ndeshjen e debutimit arriti qe te shenoj gol kunder Kombetares Franceze. Gjithsej per Southampton luajti 158 ndeshje dhe shenoi 43 ndeshje.

Blackburn Rovers (1992–1996)[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas perfundimit te UEFA Euro 1992 Alan Shearer u ble nga Blackburn Rovers F.C. per 3.3 Milion Euro. Per Alan Shearer ka pasur interes edhe nga trajneri Alex Ferguson qe drejtonte Manchester United FC. Sezoni i tij i pare me Blackburn Rovers F.C. ka qene i pergjysmuar sepse ai u demtua ne ndeshjen kunder Leeds United ne dhjetor te vitit 1992. Gjithsesi Alan Shearer shfaqi nje mesatare dhe nje statistike mbreslenese pasi ne 21 ndeshje shenoi 16 gola. Ai u be lojtar i rregullt i Kombetares Angleze. Gjithashtu Alan Shearer shenoi golin e tij te 2 me Kombetaren Angleze ne fitoren 4-0 ne kualifikueset e Fifa World Cup 1994 kunder Turqise.

Ne sezonin 1993-1994 Alan Shearer vazhdoi me performanca fantastike pasi e mbylli sezonin me 31 gola ne 40 ndeshje, kurse Blackburn Rovers F.C. e mbylli sezonin ne Premier League. Edhe pse Anglia deshtoi te kualifikoheshe ne Fifa World Cup 1994 Alan Shearer arriti te shenoj edhe 3 gola te tjera ne fazen kualifikuese.

Ne sezonin 1994-1995 Alan Shearer vendosi nje rekord per golat e shenuar ne nje sezon pasi arriti te shenoj 34 gola dhe ja rrembeu titullin e Premier League]] Manchester United F.C. ne javen e fundit. Ky ishte i vetmi trofe qe fitoi me Blackburn Rovers F.C. per 4 vite. Gjithashtu ne sezonin 1994-1995 Alan Shearer fiton cmimin si golashenuesi me i mire i Premier League me 31 gola ne 35 ndeshje, dhe gjithashtu fitoi cmimin PFA Players' Player of the Year per vitin 1995.

Alan Shearer shenoi golin e tij te 100 per Blackburn Rovers F.C. me 23 Shtator 1995 duke shenuar nje Hattrick ne fitoren 5-1 te klubit te tij kunder Coventry City. Me 30 Dhjetor, ai shenoi golin e tij te 100 ne Premier League kunder Tottenham Hotspur F.C. ne fitoren 2-1 te skuadres se tij.

Ne total Alan Shearer shenoi 112 gola ne Premier League dhe 130 ne te gjitha kompedicionet. Golin e tij final e shenoi me 17 Prill 1996, ku shenoi 2 gola ne fitoren 3-2 qe Blackburn Rovers F.C. arriti kunder Wimbledon ne Premier League. Ai humbi 3 ndeshjet e fundit te kampionatit sepse u thirr nga Kombëtarja angleze e futbollit per UEFA Euro 1996 ku Alan Shearer u shpall golashenuesi me i mire me 5 gola. Anglia u eleminua nga Gjermania ne gjysme finale me penallti 6-5 pasi koha e rregullt kishte perfunduar 1-1 ku Alan Shearer kishte shenuar ne minuten e 3, gjithashtu shenoi edhe penalltin e pare.

Newcastle United (1996-2006)[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas Euro 1996 Manchester United FC konfirmoi interesimin per Alan Shearer. Me 30 Korrik 1996 Alan Shearer u transferua tek Newcastle United per 15 Milion Euro. Alan Shearer luajti plot 10 sezone duke arritur kulmin e karrieres se tij. Me Newcastle United nuk arriti te fitonte asnje trofe. Ai qe ne sezonin e tij te pare arriti te shenoj 28 Gola ne 40 Ndeshje. Ne sezonin e tij te 2 Alan Shearer u demtua ne gju dhe humbi me shume se gjysmen e sezonit. Ne 23 Ndeshje shenoi 7 Gola. Ne keto 10 sezone qe luajti per Newcastle United Alan Shearer shenoi 206 Gola ne ne 404 Ndeshje. Gjithashtu Shearer mban rekordin per numrin e Hattrick te shenuar (3 Gola ne 1 Ndeshje). Shearer ka shenuar 11 Hattick ne Premier League nje rekord qe ende nuk eshte thyer qe nga viti 1999. Ne 441 Ndeshje qe luajti ne Premier League shenoi 260 Gola me nje mesatare 0.59 Gola per Ndeshje. 260 Gola eshte rekordi qe Alan Shearer ka vendosur dhe qe nuk e thyer akoma. Alan Shearer eshte gjithashtu golashenuesi me i mire i Newcastle United.


Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra Kampionati Kupa Kupa e Kampionatit Europa Total
Sezoni Skuadra Kampionati Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
1987–88 Southampton First Division 5 3 0 0 0 0 5 3
1988–89 10 0 0 0 0 0 10 0
1989–90 26 3 3 0 6 2 35 5
1990–91 36 4 4 2 6 6 48
1991–92 41 13 7 2 6 3 60
Total 118 23 14 4 18 11 0 0 158 43
1992–93 Blackburn Rovers Premier League 21 16 0 0 5 6 26 22
1993–94 40 31 4 2 4 1 48 34
1994–95 42 34 2 0 3 2 2 1 49 37
1995–96 35 31 2 0 4 5 6 1 48[2] 37
Total 138 112 8 2 16 14 8 2 171 130
1996–97 Newcastle United Premier League 31 25 3 1 1 1 4 1 40[2] 28
1997–98 17 2 6 5 0 0 23 7
1998–99 30 14 6 5 2 1 2 1 40 21
1999–2000 37 23 6 5 1 0 6 2 50 30
2000–01 19 5 0 0 4 2 23 7
2001–02 37 23 5 2 4 2 46 27
2002–03 35 17 1 1 0 0 12 7 48 25
2003–04 37 22 2 0 1 0 11 6 51 28
2004–05 28 7 4 1 1 0 9 11 42 19
2005–06 32 10 3 1 2 1 4 2 41 14
Total 303 148 36 21 16 7 48 30 404 206
Karriera ne Total 559 283 58 27 50 32 56 32 733 379

Kombetarja[redakto | redakto tekstin burimor]

[3] [4]

Kombëtarja Angleze
Viti Ndeshje Gola
1992 6 2
1993 1 0
1994 6 3
1995 8 0
1996 9 8
1997 5 3
1998 11 6
1999 10 6
2000 7 2
Total 63 30

Trajner[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra Kombesia Nga Te Rekordi
N F B H Fitore %
Newcastle United Flamuri 1 Prill 2009 24 Maj 2009 &0000000000000008.0000008 &0000000000000001.0000001 &0000000000000002.0000002 &0000000000000005.0000005 &0000000000000012.50000012,50

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b Barry J. Hugman: The PFA Premier & Football League Players' Records 1946–2005. Queen Anne Press 2005, ISBN 1-85291-665-6
  2. ^ a b Includes Charity Shield
  3. ^ http://www.national-football-teams.com/v2/player.php?id=10820
  4. ^ http://www.rsssf.com/miscellaneous/shearer-intlg.html