Paolo Maldini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Paolo Maldini
PaoloMaldini.jpg
Maldini duke luajtur për Milan në 2008
Të dhënat personale
Emri i plotë Paolo Cesare Maldini
Data e lindjes 26 Qershor 1968 (46 vjeçar)
Vendi i lindjes Milan, Itali
Gjatësia 1,86 m (6 ft 1 in)
Pozita ne fushë Mbrojtës
Karriera në rini r
1978–1985 Milan
Karriera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1985–2009 Milan 647 (29)
Kombëtarja
1986–1988 Italia U–21 12 (5)
1988–2002 Italia 126 (7)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Paolo Cesare Maldini (lindur më 26 Qershor 1968) është një ish futbollistë italian i cili ka luajtur si mbrojtës i majtë dhe qëndër mbrojtës, duke u adoptuar me të dyja këmbët pasi këmba e tij natyrale është e djathta. Ai ka shpenzuar të gjitha 24 sezonet e karrierës së tijSerie A te AC Milan, përpara se të tërhiqej nga futbolli në moshën 41 vjeçare në 2009, duke u bërë një simbol dhe legjendë e klubit. Gjatë qëndrimit të tij te Milan, ai ka fituar Champions Leaguen pesë herë, dhe sigurisht shtatë herë titullin e Serie A, një herë Coppa Italia, pesë herë Supercoppa Italiana, 5 herë Super Kupën Europiane dhe 2 Kupa Ndërkombëtare. Ai ka luajtur për 14 vite me kombëtaren italiane, duke bërë debutimin e tij në 1988 përpara tërheqjes në 2002, duke luajtur gjithsej 126 ndeshje dhe duke përfaqsuar kombin e tij në katër Kupa Bote.

Maldini është konsideruar të jetë si një nga mbrojtësit më të mirë në histori [1] [2] [3]. Maldini ka luajtur në nivel të klasit botërorë në të gjithë karrierën e tij duke shpenzuar 25 vite. Ai ka fituar trofeun e mbrojtësit më të mirë në UEFA Çmimet e Klubeve të Futbollit në moshën 39 vjeçare. Ai u rendit i dyti pas George Weah për çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit në 1995, duke u bërë mbrojtësi i parë që i afrohet fitimit të këtij çmimi deri kur Fabio Cannavaro, shoku i tij italian, e fitoi këtë çmim në 2006. Ai u zgjodh si mbrojtës në Skuadrën e Ëndërrave të Kupave të Botës, dhe në 2004, ai u emërua si një nga 125 futbollistët më të mirë që jetojnë si pjesë e festimit të 100-vjetorit të FIFA-s [4].

Maldini gjithashtu ka qënë kapiten i Milanit dhe i Italisë për shumë vite duke u konsideruar si një udhëheqës në mesin e udhëheqësve nga futbollistët e tjerë, duke bërë që ai të fitoj pseudonimin "Il Capitano" (Kapiteni). Babai i Paolos, Cesare ka qënë futbollistë i Milanit dhe i Italisë, gjithashtu ka qënë edhe trajner i suksesshëm i kombëtares U–21.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Maldini e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij te AC Milan, duke fituar të luajë me ta që nga Shtator 1978. Ai bëri debutimin e tij në Serie Asezonin 1984–85 më 20 Janar 1985, duke zëvëndësuar të dëmtuarin Sergio Battistini në një ndeshje kundër Udineses në moshën 16 vjeçare, ndeshja përfundoi me rezultatin 1–1 [5] [6]. Kjo ishte ndeshja e vetme që luajti në sezonin 1984–85, por megjithatë, ai ishte në formacionin startues të skuadrës në sezonin tjetër në moshën 17 vjeçare. Ai mori fanellën me numrin 3 dhe nisi duke luajtur si mbrojtës i majtë. Scudetto i sezonit 1987–88 ishte trofeu i parë i Maldinit me fanellën e Milanit, dhe i pari nga shtatë titujt që Maldini do të fitonte gjatë karrierës së tij me klubin [7]. Ai shënoi Golin e parë në Serie A me Milanin më 4 Janar 1987 në fitoren 1–0 jashtë fushe kundër Comos. Goli i parë në Europë më 21 Tetor 1992 në fitoren 1–0 jashtë fushe kundër sllovakëve të Slovan Bratislava [8].

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ FIFA Classic Player: Paolo Maldini, an icon and a gentleman. FIFA.com. Vizituar në 22 Dhjetor 2013.
  2. ^ Legend of Calcio: Paolo Maldini. Forza Italian Football (28 Korrik 2011). Vizituar në 22 Dhjetor 2013.
  3. ^ The Football History Boys. The Football History Boys. Vizituar në 13 Maj 2014.
  4. ^ Pele's list of the greatest. BBC Sport. 4 Mars 2004. Retrieved 15 Qershor 2013. 
  5. ^ Paolo Maldini. Talk Football. Vizituar në 25 Shkurt 2008.
  6. ^ Williams, Richard (23 Maj 2007). "Maldini the fulcrum of Milan generation game". Guardian (Londër). Retrieved 28 Maj 2007. 
  7. ^ Paolo Maldini. UEFA. Vizituar në 28 Maj 2007.
  8. ^ Dove c'è un abbraccio.... acmilan.com. Vizituar në 13 Maj 2014.