Kombëtarja amerikane e futbollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flamuri Shtetet e Bashkuara
Soccerball.svg
Shkurtesa Team USA
The Stars dhe Stripes [1]
The Yanks
Federata U.S. Soccer
Trajneri Flamuri Jürgen Klinsmann
Kapiteni aktual Clint Dempsey
Golashënuesi Landon Donovan (56)
Stadiumi disa
FIFA (kodi) USA
FIFA (rangu) 19
Pozita më e lartë 4 (Prill 2006)
Pozita më e ulët 36 (Korrik 2012)
Elo (Rangu) 21
Pozita më e lartë 3 (24-27 Qershor 2009 – 8-10 Korrik 2009)
Pozita më e ulët 41 (Tetor 1968)
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
brenda
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
jashtë
Loja e parë ndërkombëtare

Flamuri Suedia 2 – 3 SHBA Flamuri
(Stokholm, Suedi; 20 gusht 1916)
Fitorja me thellë

Flamuri SHBA 8 – 0 Barbadosi Flamuri
(Karson, Kaliforni, SHBA; 15 qershor 2008)
Humbja më e thellë

Flamuri Norvegjia 11 – 0 SHBA Flamuri
(Oslo, Norvegji; 6 gusht 1948)
Botërori
Pjesëmarrja 9 (Filluar më 1930 )
Rezultati më i mirë Vendi i Tretë më 1930
CONCACAF
Pjesëmarrja 13 (Filluar më 1985)
Rezultati më i mirë Kampion më 1991, 2002, 2005, 2007, dhe 2013

Kombëtarja amerikane e futbollit është kombëtarja zyrtare dhe përfaqson Shtetet e Bashkuara të Amerikës për federatën e futbollit. Kjo kombetare është pjesë e CONCACAF (Konfederata e Veriut, Amerikës Qendrore dhe Shoqata e Futbollit të Karaibeve). Skuadra është e renditur si kombëtarja e 22 në botë sipas FIFA Renditjes Botërore dhe e 20 sipas World Football Elo Ratings. Ata kanë qënë pjesmarrës në gjashtë Kupat e Botës të fundit duke qënë edhe mikpritës i edicionit 1994.

Kombëtarja konkuron në Kupën e Botës, Kupën e Konfederateve dhe në turnamentin e krijuar nga CONCACAF Golden Cup. Shba është kombëtarja e CONCACAF që ka arritur rezultatin më të mirë në Kupën e Botës duke marrë një vend të tretë në edicionin e parë të luajtur në 1930. Pasi u kualifikuan për në Kupën e Botës 1934 dhe tërheqjen në Kupën e Botës 1938, paraqitja e tyre e rradhës në një Kupë Bote do të vinë në edicionin e vitit 1950, edhe pas këtij edicioni, Shba duhej të priste edhe 40 vite për të marrë pjesë në Kupën e Botës 1990.

Pas Kupës së Botës 1990, Shba u kualifikua automatikisht në Kupën e Botës 1994 pasi ishte vendi mikpritës, ata u eleminuan në raundin e 16 nga Brazili. Që nga ai edicion, Shba nuk ka munguar në asnjë Kupë Bote duke marrë pjesë në të gjitha edicionet deri tashmë. Kombëtarja është përmirësuar në nivel ndërkombëtar, duke arritur në finalen e 2009 Kupës së Konfederatave, duke eliminuar në gjysmë–finale Spanjën dhe humbur në finale nga Brazili me rezultatin 3–2.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

1880–1940 Historia e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Kombetarja amerikane në vitin 1916.

Ne vitin 1884, Shba dhe Kanadaja zhvilluan nje ndeshje miqesore ne Newark, New Jersey. Ajo ishte ndeshja e pare ne historine e kombetares amerikane. Ajo humbi ndeshjen me rezultatin 1–0. Me pas, Shba duhej të priste 30 vite për të luajtur ndeshjen e parë zyrtare, ajo u përball në një miqësore zyrtare kundër SuedisëStokholm. Ajo fitoi ndeshjen me rezultatin 3–2 falë Golave të Dick Spalding, Charles Ellis dhe Harry Cooper [2].

Shba fitoi 1 medalje argjendi dhe 1 bronzi në olimpiaden verore në vitin 1904. Keto lojera olimpike u zhvilluan ne St. Louis, Missouri. Në atë turnament morën pjesë vetem 3 skuadra: Galt F.C. nga Kanadaja, Christian Brothers College dhe St. Rose nga Shtetet e Bashkuara. Galt i mundi të dyja skuadrat amerikane për të fituar medaljen e artë. Christian Brothers College mundi St. Rose në ndeshjen e tretë pasi dy ndeshjet e para dolën në barazim. Christian Brothers College fitoi medaljen e argjendë.

Kombëtarja amerikane në Kupen e Botes 1930.

1930 FIFA Kupa e Botës[redakto | redakto tekstin burimor]

Kupen e Botes 1930 që u zhvillua në Uruguaji, kombetarja Amerikane e përfundoi ne vendin e tretë. Në fazën e grupeve, ata luajtën 2 ndeshje në grupin 4 kundër Paraguajit dhe Belgjikës ku Shba i fitoi me rezultatin 3–0. Golat në ndeshjen e parë i shënuan Bart McGhee, Tom Florie dhe Bert Patenaude kurse në ndeshjen e dytë ishte sërisht Patenaude me një Hat-trick kundër Paraguajit, ky ishte Hat-tricku i parë në Kupën e Botës.

Në gjysmë–finale u mund nga Argjentina me rezultatin 6–1. Goli i vetëm për amerikanët u shënua nga sulmuesi Jim Brown, ky gjithashtu është Goli i vetëm për të në kombëtaren amerikane. Vendi i tretë është vendi më i mirë në historinë e kombetares Amerikane.

Kupa e Botës 1950[redakto | redakto tekstin burimor]

Kombetarja amerikane mori pjesë ne Kupen e Botes 1950. Kjo ishte pjesmarrja e tretë në historinë e tyre pas atyre të vitit 1930 dhe 1934. Kombetarja Amerikane u vendos ne grupin 2 sebashku me Spanjën, Anglinë dhe Kilin.

Në ndeshjen e parë, kombetarja amerikane humbi me rezultatin 3–1 kundër Spanjës. Golin e vetëm për amerikanët e shënoi Gino Pariani në minutën e 17.

Në ndeshjen e dytë, ata fituan me rezultatin 1–0 kundër Anglisë në ndeshjen e famshme të luajtur më 29 Qershor 1950. Golin e fitores për amerikanët e shënoi Joe Gaetjens ne minuten e 38. Në të ndeshje, Shba shikohenin aq të pafavorizuar saqë mediat britanike ishin të sigurta që ata do të mposhteshin me rezultatin 10–0.

Në ndeshjen e tretë, ata morën një humbje të turpshme me rezultatin 5–2 kundër Kilit. Golat për amerikanët i shenoi Frank Wallace në minutën e 47 dhe Joe Maca në minutën e 48 me penallti.

Shba e përfundoi grupin 2 ne vendin e fundit me 2 pikë dhe me golavarazhin 4–8. Ata e përfunduan gjithë turnamentin në vendin e dhjetë.

1950–1980 Rënia e futbollit Amerikan[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas entuziazmit të shkaktuar nga krijimi dhe rritja e Lidhjes Amerikane të Veriut të futbollit në 1970, u duk sikur ekipi kombëtar për meshkuj i SHBA-së do të bëheshe së shpejti një forcë e fuqishme në futbollin botëror. Këto shpresa nuk u realizuan, megjithatë, dhe kombetarja amerikane nuk u konsiderua si një krah i fortë në këtë epokë. Nga viti 1981 deri 1983, kombëtarja arriti të luaj vetëm 2 ndeshje.

Kombetarja amerikane mori vendimin për të synuar të merrte pjesë Olimpiadës Verore 1984Los Angeles, Kaliforni dhe në Kupën e Botës 1986 si mjet për të rindërtuar skuadrën kombëtare dhe bazën e saj. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dha atë që dukej të ishte një nxitje e madhe për shanset e Shteteve të Bashkuara për të përparuar përtej fazës së grupeve, kur komiteti deklaroi se ekipet olimpike jashtë nga Europa dhe Amerika e Jugut mund të paraqisnin skuadrën me lojtarët kryesorë për aq kohë sa ato lojtarët kryesorë nuk kishtin luajtur kurrë në Kupën e Botës, duke përfshirë edhe profesionistët. Shba riorganizoi listën e lojtarëve që do të luanin në lojërat olimpike, duke hequr shumë lojtarë të rinj duke i zëvëndësuar me lojtarët profesionistë. Pavarësisht nga kjo, kombëtarja amerikane nuk bëri një paraqitje të mirë në lojërat olimpike duke u eleminuar që në fazën e grupeve ku luante me Italinë, Egjiptin dhe Kosta Rikën. Ata morën 1 fitore kundër Kosta Rikës me rezultatin 3–0 me Golat e Rick Davis dhe Golin e Jean Willrich, 1 barazim kundër Egjiptit 1–1 falë Golit të Gregg Thompson dhe 1 humbje kundër Italisë me rezultatin 1–0.

Deri në fund të vitit 1984, NASL kishte palosur dhe nuk kishte asnjë zyrtar te lartë në ligen e futbollit që operojnë në Shtetet e Bashkuara. Si rezultat, shumë lojtarë me nivel te larte amerikanë, të tille si John Kerr, Paul Caligiuri, Eric Eichmann, dhe Bruce Murray, u larguan jashtë shtetit, kryesisht në Europe.

Shtetet e Bashkuara kanë konkurruar për të pritur Kupën e Botës 1986, pasi Kolumbia u tërhoq për shkak të shqetësimeve ekonomike. Megjithatë, Meksika mundi SHBA dhe Kanadan për të pritur turneun, pavarësisht shqetësimeve se turneu do të duhej të levizeshe përsëri për shkak të një tërmeti te madh që goditi Meksikën pak para fillimt te turneut.

1990: Rilindja e futbollit Amerikan[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1989, FIFA emëroi kombëtaren amerikane si mikpritëse të Kupës së Botës 1994. Por për këtë kanditaturë të fituar nga Shba, u bënë shumë kritika dhe pakënaqësi për shkak të skuadrës së dobët kombetarë dhe për mungesë të një Lige profesionale. Por këto kritika u zvogëluan sepse ata fituan 2 ndeshje me rezultatin 1–0 kundër kombëtares së Trinidad dhe Tobagos, kjo ishte fitorja e tyre e parë në 2 vitet e fundit. Ndeshja e fundit e 1989 kampionatit CONCACAF, rezutoi të ishte kualifikimi i kombëtares amerikane në një Kupë Bote pas plot 40 vitsh.

Për Kupën e Botës 1990 që u mbajt në Itali, 2 nga lojtarët më me eksperiencë të skuadrës Rick Davis dhe Hugo Perez u rikthyen sërisht pas demtimeve të rënda që kishin pësuar. Ata u zgjodhen nga trajneri Bob Gansler për të luajtur në turnament.

Në Kupën e Botës 1990, ata u vendosën në grupin A sëbashku me Austrinë, Italinë dhe me Çekinë. Kombëtarja amerikane zhgenjeu totalisht duke humbur të tre ndeshjet në grupin A duke u renditur e fundit me 0 pike dhe me një golavarazh 2–8. Golat për amerikanët në botërorë u shenuan nga Paul Caligiuri kundër Çekisë dhe Bruce Murray kundër Austrisë.

Në ndeshje historike në 1993 Kupën U.S., ata mposhtën me rezultatin 2–0 Anglinë falë Golave të Thomas Dooley dhe Alexi Lalas. Gazeta britanike The Sun e raportoi rezultatin nën titullin "Yanks 2 Planks 0" [3].

Shba u kualfikua automatikisht ne Kupën e Botës 1994 pasi ishte mikpritësi. Ata u vendosën sërisht në grupin A sëbashku me Zvicrën, Rumaninë dhe Kolumbinë. Ata morën një kualifikim me fat pasi e përfunduan grupin me 4 pikë, 1 pikë më shumë se Kolumbia e vendit të fundit. Golavarazhi ishte 3–3 dhe Golat për ta u shënuan nga Eric Wynalda kunder Zvicrës në barazimin 1-1, Earnie Stewart dhe autogoli i Andrés Escobar në fitoren 2–1 kunder Kolumbisë.

Në raundin e 16 me eleminim direkt, kombetarja amerikane u ndesh kunder Brazilit, që më vonë do të fitonte turnamentin për herë të katërt në histori. Shba u mposht me rezultatin 1–0 falë Golit të Bebetos në minutën e 72.

Kupën e Botës 1998 qe u mbajt ne Francë, Shba u vendos në grupin F sëbashku me Jugosllavinë, Iranin dhe me Gjermaninë. Përveç faktit që e mbyllën grupin në vendin e fundit me 0 pikë, ata arritën të shënonin vetëm 1 Gol me anë të Brian McBride.

Në ndeshjen e parë, ata humbën me rezultatin 2–0 kunder Gjermanisë falë Golave të Möller dhe Klinsmann. Në ndeshjen e dyte, ata humbën sërisht me rezultatin 2ë1 kundër Iranit. Në ndeshjen e fundit, Shba mori një humbje minimale 1–0 kundër Jugosllavisë falë Golit të hershëm të Slobodan Komljenović. Kjo ishte performanca më e keqe në historinë e tyre, duke u renditur në vendin e fundit të turnamentit.

2000[redakto | redakto tekstin burimor]

Kupa e Botës 2002[redakto | redakto tekstin burimor]

Kombetarja Amerikane fitoi Gold Cup 2002 duke regjistruar rezultatin me te mire ne histori qe nga viti 1930. Ne Kupën e Botes 2002, Kombetarja Amerikane u vendos ne Grupin D sebashku me Koreja e Jugut, Kombetaren e Portugalisë dhe Kombetaren Polake. Kombetarja Amerikane e perfundoi Grupin D ne vendin e 2 me Golavarazh 5-6.

Ne ndeshjen e pare Kombetarja Amerikane u ndesh me Kombetaren e Portugalisë ku fitoi me rezultatin 3-2. Golat per Amerikanet u shenuan nga John O'Brien ne minuten e 4, autogol nga Jorge Costa ne minuten e 29 dhe Brian McBride. Deri ne minuten e 38 Kombetarja Amerikane kryesonte me rezultatin 3-0.

Ne ndeshjen e dyte Kombetarja Amerikane u ndesh me Koren e Jugut ku barazoi me rezultatin 1-1. Golin e vetem per Amerikanet e shenoi Clint Mathis ne minuten e 24, por Ahn Jung-Hwan barazoi gjithcka ne minuten e 78.

Ne ndeshjen e fundit Kombetarja Amerikane u perball kunder Kombetares Polake ku humbi me rezultatin 3-1. Polonia shenoi 2 Gola te shpejte ne minuten e 3 dhe 5 me Emmanuel Olisadebe dhe Paweł Kryszałowicz. Ne minuten e 66 Polonia shenoi dhe Golin e 3 me Marcin Żewłakow ne minuten e 66. Per Kombetaren Amerikane Golin e nderit e shenoi talenti Landon Donovan ne minuten e 83.

Grupi D
Lojat zhvillohen në Kore
Skuadra Pikë Nde F B H GDH GP DG
Flag of South Korea.svg Korea e J. 7 3 2 1 0 4 1 +3
Flag of the United States.svg SHBA 4 3 1 1 1 5 6 -1
Flag of Portugal.svg Portugalia 3 3 1 0 2 6 4 +2
Flag of Poland.svg Polonia 3 3 1 0 2 3 7 -4

Ne ndeshjen e pare me eleminim Kombetarja Amerikane u perball me Kombetaren e Meksikes. Ndeshja u fitua nga Kombetarja Amerikane me rezultatin 2-0. Golat u shenuan nga Brian McBride ne minuten e 8 dhe nga Landon Donovan ne minuten e 65. Ky ishte rezultati me i mire i Kombetares Amerikane pas shume kohesh ne nje Kupe Bote.

Ne Cere-finale Kombetarja Amerikane u perball me Kombetaren Gjermane ku humbi me rezultatin 1-0. Golin e vetem te ndeshjes e shenoi mesfushori Michael Ballack ne minuten e 39.

Kombetarja Amerikane e perfundoi kete turnament ne vendin e 8 nga 32 skuadra pjesmarrese. Golashenuesit me te mire te Kombetares Amerikane ishin Brian McBride dhe Landon Donovan me 2 Gola secili, kurse 1 Gol shenuan Clint Mathis dhe John O'Brien. Landon Donovan u shpall lojtari i ri me i mire i turnamentit, kurse ne formacionin me te mire te turnamentit bente pjese vetem Claudio Reyna i cili ishte vendosur ne mesfushe.

Gold Cup 2005[redakto | redakto tekstin burimor]

Gold Cup Grupi B
Lojat zhvillohen në SHBA
Skuadra Pikë Nde F B H GDH GP DG
Flag of the United States.svg SHBA 7 3 2 1 0 6 1 +5
Flag of Costa Rica.svg Kosta Rika 7 3 2 1 0 4 1 +3
Flag of Canada.svg Kanadaja 3 3 1 0 2 2 4 -2
Flag of Cuba.svg Kuba 3 0 0 0 3 3 9 -6

Kombëtarja amerikane u vendos ne Grupin B sebashku me Kombetaren e Kosta Rikes, Kombetaren e Kanadase dhe Kombetaren e Kubes.

Ne ndeshjen e pare Kombetarja Amerikane u ndesh kunder Kosta Rikes ku fitoi me rezultatin 1-4. Ne minuten e 18 Kuba kaloi ne avantazh me Lester Moré, por ne fund te pjeses se pare ne minuten e 44 me Clint Dempsey. Me pas ne minutat 87,89 dhe 90 shenuan Donovan x2 dhe DaMarcus Beasley.

Ne ndeshjen e dyte Kombetarja Amerikane u ndesh kunder Kanadase ku fitoi me rezultatin 2-0. Golat u shenuan ne fillim me autogolin e Atiba Hutchinson ne minuten e 48 dhe Donovan ne minuten e 90.

Ne ndeshjen e trete Kombetarja Amerikane u ndesh kunder Kosta Rikes ku barazoi me rezultatin 0-0.

Ne cerek-finale Kombetarja Amerikane u ndesh kunder Xhamajkes. Kjo ndeshje u luajt ne stadiumin Foxborough, Massachusetts. Kombetarja Amerikane mori nje fitore te lehte me 3-1 me Golat e Josh Wolff ne minuten e 6 dhe Golat e DaMarcus Beasley ne minutat 42 dhe 83. Per Xhamakjanet shenoi Ricardo Fuller ne minuten e 88.

Ne gjysme-finale Kombetarja Amerikane u ndesh kunder Hondurasit. Kjo ndeshje u luajt ne stadiumin Giants ne East Rutherford. Kombetarja Amerikane mori nje fitore ne minutat e fundit. Ne fillim Hondurasi shenoi ne minuten e 30 me Iván Guerrero. Kombetarja Amerikane barazoi ne minuten e 86 me John O'Brien kurse ne minuten e 92 shenoi mbrojtesi Oguchi Onyewu.

Ne finale Kombetarja Amerikane u ndesh kunder Panamase. Kjo ndeshje u luajt ne stadiumin Giants ne East Rutherford. Ndeshja e rregullt + koha shtese doli ne barazimin 0-0. Nga pika e penalltive Kombetarja Amerikane fitoi me rezultatin 3-1. Golat nga penalltit u shenuan nga: Santino Quaranta, Landon Donovan dhe Brad Davis dhe gaboi Chris Armas.

Kombetarja Amerikane e fitoi per here te 3 ne histori kete kompedicion pas viteve 1991, 2002. Golashenuesit me te mire te Kombetares Amerikane ishin DaMarcus Beasley dhe Landon Donovan me 3 Gola. Keto dy lojtar sebashku me Carlos Ruiz, Wilmer Velasquez dhe uis Tejada ishin Golashenuesit me te mire te Kompedicionit. Gjithashtu 1 Gol per Kombetaren Amerikane shenuan edhe: Clint Dempsey, John O'Brien, Oguchi Onyewu dhe Josh Wolff. Fituesi i Golden Boot (Kepuca e Arte) ishte Landon Donovan.

Kupa e Botës 2006[redakto | redakto tekstin burimor]

Grupi D
Lojat zhvillohen në Gjermani
Skuadra Pikë Nde F B H GDH GP DG
Flamuri Italia 7 3 2 1 0 4 1 +4
Flamuri Gana 6 3 2 0 1 4 3 +1
Flag of the Czech Republic.svg Çekia 3 3 1 0 2 3 4 -1
Flag of the United States.svg Shba 3 1 0 1 2 2 6 -4

Pas fitimit te Gold Cup 2005, Kombëtarja Amerikane e perfundoi fazen kualfikuese ne CONCACAF ne vendin e pare. Kombetarja Amerikane u vendos ne grupin E, sebashku me Kombetaren Italiane, Kombetaren Ganeze dhe Kombetaren Ceke.

Ne ndeshjen e pare, Kombetarja Amerikane u ndesh kunder Kombetares Ceke, ku humbi me rezultatin 0-3. Golat u shenuan nga: Jan Koller ne minuten e 5 dhe Tomáš Rosický ne minutat 36 dhe 76.

Ne ndeshjen e dyte, Kombetarja Amerikane u ndesh kunder Kombetares Italiane, ku barazoi me rezultatatin 1-1. Cristian Zaccardo shenoi nje autogol duke i dhene barazimin Amerikes ne minuten e 27.

Ne ndeshjen e fundit, Kombetarja Amerikane u ndesh kunder Kombetares Ganeze, ku humbi me rezultatin 2-1. Golin e vetem per Kombetaren Amerikane e shenoi Clint Dempsey ne minuten e 43.

Kombetarja Amerikane e mbylli Grupin E ne vendin e fundit me 1 pike, dhe me nje Golavarazh 2-6.

2010[redakto | redakto tekstin burimor]

Para Kupës së Botës[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas dështimit për të ruajtur suksesin e tij të Kupës së Botësnë vitin 2002 dhe 2006, trajneri Bruce Arena u zëvëndësua përfundimisht nga ndihmësi i tij te kombëtarja dhe trajneri i Chivas USA, Bob Bradley, i cili e nisi rrugën e tij me kombëtaren me 4 fitore dhe 1 barazim në ndeshjet miqësore.

2007 Gold Cup, mikpritur nga vetë Shtetet e Bashkuara, ata fituan të 3 ndeshjet e fazës së grupeve. Me një fitore 2–1 kundër Panamasë në çerek–finale, Shba avancoi në gjysmë–finale për tu ndeshur kundër Kanadasë, ku fitoi me rezultatin 2–1. Në finale, Shba mposhti rivalët e Meksikës me rezultatin 2–1 për ta fituar trofeun për herë të katërt në histori [4]. Fitorja në 2007 Gold Cup solli kualifikimin automatikisht në 2009 Kupën e Konfederatave. Faza zhgënjyese e skuadrës në Copa América 2007, bëri që ata të konsideroheshin si skuadrës e nivelit të dytë [5], pasi ata në fazën e grupeve morën 3 humbje kundër Argjentinës, Paraguajit, dhe Kolumbisë.

Përmbledhja e verës së vitit 2009 tek kombëtarja amerikane ishte 2009 Kupa e Konfederatave, ku Shba ishte vendosur në grupin B sëbashku me Brazilin, Egjiptin, dhe Italinë. Pasi humbën 3–1 kundër Italisë dhe 3–0 kundër Brazilit, në ndeshjen e fundit, Shba mori një fitore të pastër 3–0 kundër Egjiptit. Kjo fitore solli kualifikimin e amerikanëve për në gjysmë–finale [6]. Në gjysmë–finale, Shba mposhti Spanjën me rezultatin surprizë 2–0 [7]. Kjo gjë solli prishjen e rekodit të Spanjës me 15 fitore rresht, kjo humbje ishte gjithashtu humbja e parë e tyre pas 35 ndeshjeve (një rekord i ndarë me Brazilin). Me këtë fitore, Shba arriti për herë të parë në histori në finalen e ketij turnamenti, megjithatë, ata humbën me rezultatin 3–2 nga Brazili pasi ishin duke kryesuar 2–0 në pjesën e parë [8].

Pas Kupës së Konfederatave, Shba ishte vendi mikpritës i 2009 Gold Cup. Vetëm sepse kombëtarja kishte luajtur në Kupën e Konfederatave, trajneri Bob Bradley zgjodhi në skuadër që përbëhej nga rezerva për të përfaqsuar kombëtaren në Gold Cup [9]. Shba pati një fillim të mirë në këtë turnament pas fitoreve në fazën e grupeve kundër Grenadës dhe Hondurasit dhe në fund me 1 barazim me Haitin. Në çerek–finale, Shba mposhti me rezultatin 2–1 Panamanë pas kohës shtesë. Në çerek–finale, ata mposhtën Hondurasin me rezultatin 2–0. Në finale, Shba u shkatërrua nga Meksika me rezultatin 5–0 duke prishur edhe rekodin e saj të 58 ndeshjeve rresht pa u mboshtur nga kombëtare me konfederatë në CONCACAF. Kjo ishte humbja e parë në shtëpi kundër Meksikës që nga viti 1999.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Wilson, Paul (26 Qershor 2010). "USA 1–2 Ghana". The Guardian (Londër). 
  2. ^ Dave Litterer: The Year in American Soccer – 1916. Vizituar në 29 Tetor 2010.
  3. ^ "Up in Arms : British Press Doesn't Think Highly of Loss to United States in Soccer". Los Angeles Times (Londër). 11 Qershor 1993. 
  4. ^ U.S. defeats Mexico again in Gold Cup final. MSNBC. Vizituar në 30 Qershor 2007.
  5. ^ South American soccer federation miffed at U.S.. ESPNsoccernet (4 Korrik 2007). Vizituar në 4 Korrik 2007.
  6. ^ "Egypt 3–0 USA". BBC Sport. 21 Qershor 2009. Retrieved 30 Qershor 2009. 
  7. ^ Chowdhury, Saj (25 Qershor 2009). "Spain 2–0 United States". BBC Sport. Retrieved 30 Qershor 2009. 
  8. ^ "United States 3–2 Brazil". BBC Sport. 30 Qershor 2009. Retrieved 30 Qershor 2009. 
  9. ^ "USA Gold Cup Roster". The Washington. 30 Gusht 2009. Retrieved 30 Gusht 2009.