Clint Dempsey

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Clint Dempsey
Clinton Dempsey.jpg
Dempsey duke luajtur Shba-në në 2013
Të dhënat personale
Emri i plotë Clinton Drew Dempsey[1]
Data e lindjes 9 Mars 1983 (31 vjeçar)[1]
Vendi i lindjes Nacogdoches, Texas, Shtetet e Bashkuara
Gjatësia 1,85 m (6 ft 1 in) [2]
Pozita ne fushë Sulmues, Mesfushor Sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktual Seattle Sounders FC
Numri 2
Karriera në rini r
1998–2001 Dallas Texans
2001–2003 Furman Paladins
Karriera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2004–2006 New England Revolution 71 (25)
2007–2012 Fulham 184 (50)
2012–2013 Tottenham Hotspur 29 (7)
2013– Seattle Sounders FC 16 (9)
2014 Fulham (Huazim) 5 (0)
Kombëtarja
2002–2003 Shba U–23 13 (1)
2004– Shba 106 (38)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 5 Maj 2014.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 16 Qershor 2014

Clinton Drew "Clint" Dempsey (lindur më 9 Mars 1983) është një futbollistë amerikan që luan me skuadrën amerikane Seattle SoundersMajor League Soccer. Ai është lojtar dhe kapiten i kombëtares amerikane [3]. Ai në të shkuarën ka luajtur me New England Revolution, Fulham dhe Tottenham Hotspur.

Rritur në Nacogdoches, Texas, Dempsey ka luajtur për një nga klubet më të mira të të rinjëve në shtet, Dallas Texans, përpara se të luante për Furman Paladins. Në 2004, Dempsey u vendos te skuadra e Major League Soccer, New England Revolution ku ai u përshtat shumë shpejt dhe u bë një titullar. Penguar në fillim nga një dëmtim në nofull, ai në fund do të shënonte 25 Gola në 71 paraqitje me Revolution. Nga viti 2007 e deri në 2012, Dempsey ka luajtur për klubin anglez FulhamPremier League dhe është golashënuesi më i mirë i klubit në Premier League [4]. Dempsey u bë amerikani i parë që shënon hat-trick në Premier League, në fitoren 5–2 kundër Newcastle United në Janar 2012 [5]

Dempsey ka përfaqsuar kombëtaren amerikane për herë të parë në 2003 FIFA Kupa e Botës për të Rinjtë që u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai bëri paraqitjen e parë me kombëtaren e të rriturve më 17 Nëntor 2004 kundër Xhamajkës; pas kësaj ai ishte në listën e 23 lojtarëve të thirrur për të luajtur në Kupën e Botës 2006 dhe shënoi Golin e vetëm të kombëtares së tij në këtë turnament. Dempsey vendosi rekord duke shënuar Golin më të shpejtë të kombëtares amerikane në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, pasi ai shënoi pas 53 sekondash në fitoren shkatërrimare 8–0 kundër Barbadosit. Ai më vonë e përmirësoi rekodin duke shënuar pas 36 sekondash në humbjen 2–1 kundër Xhamajkës në një ndeshje tjetër kualifikuese. Në Kupën e Botës 2010, Dempsey shënoi kundër Anglisë, duke u bërë amerikani i dytë pas Brian McBride që shënon në dy turnamente të Kupës së Botës. Në Kupën e Botës 2014, Dempsey vendosi një tjetër rekord pasi shënoi pas 29 sekondash në ndeshjen kundër Ganës, Goli i pestë më i shpejt në historinë e Kupës së Botës [6]

Jeta e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Dempsey ka lindur në Nacogdoches, Teksas dhe, për shumicën e fëmijërisë së tij, ai dhe moshatarët e tij u rritën duke luajtur futboll. Dempsey është me prejardhje irlandeze nga ana e babait të tij [7]. Vëllai i tij i vjetër Ryan ka qënë pjesë e Dallas Texans, një klub elitë i të rinjëve, e cila bleu Clint, i cili u vu re nga ata duke luajtur me top në lagjen e tij [8]. Dempsey u bë një lojtar i rëndësishëm në skuadër që në moshën e herëshme tetë vjeçare, por ai u largua nga skuadra për shkak të vështirësive ekonomike të familjes së tij për shkak se motra e tij Jennifer u bë një teniste [9]. Megjithatë, disa nga prindërit e shokëve të tij të skuadrës pranuan t'a ndihmonin atë duke i paguar shpenzimet e udhëtimeve, duke i lejuar atij t'i ribashkohej klubit.

Më 27 Nëntor 1995, Dempsey humbi motrën e tij 16 vjeçare Jennifer për shkak të problemeve në tru. Dempsey ishte i shkatërruar nga vdekja e motrës së tij dhe më vonë shpjegoi se kjo ngjarje e motivoi atë më shumë për të luajtur futboll në nder të motrës së tij.

Ai u bë kapiten dhe golashënuesi më i mirë i Dallas Texans dhe u nderua si lojtari më i mirë i klubit. Dempsey studioi lojën e kombëtares argjentinase, më saktë të Diego Maradonës. Ai u trishtua shumë kur mori vesh lajmin se Maradona nuk do të luante në Kupën e Botës 1994 [10]. Ai ndoqi Furman University që ishte një vend ku ai kishte mundësinë për të hedhur hapat e para për t'u bërë futbollistë.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

New England Revolution[redakto | redakto tekstin burimor]

New England Revolution zgjodhi Dempsey në draftin e MLS në 2004. Në sezonin debutues, ai startoi 23 nga 24 ndeshje dhe arriti të shënojë 7 Gola. Dempsey ndihmoi Revolution për të arritur në finalen e Eastern Conference dhe u nderua me çmimin 2004 MLS Talenti i Vitit. Në vitin 2005, Dempsey kontriboi me 10 Gola dhe 9 assista në 26 ndeshje. Ai shënoi Golin e fitores në finalen e Eastern Conference duke i lejuar skuadrës së tij që të shkonte në finalen e Kupës MLS. Në vitin 2006, Dempsey shënoi edhe 8 Gola të tjerë, por humbi disa ndeshje të play-off për shkak të një dëmtimi. Ai hyri si zëvëndësim në 2006 finalen e Kupës MLS, por Revolution humbi sërisht, këtë herë në gjuajtjet e penalltive.

Fulham[redakto | redakto tekstin burimor]

Dempsey duke festuar një Gol

Në Dhjetor 2006, klubi anglez Fulham i ofroi klubit amerikan New England Revolution 4 milion $ për transferimin e Dempsey. Kjo ishte oferta më e lartë e dërguar ndonjëherë nga ndonjë klub për një lojtar amerikan që luan në MLS, ai gjithashtu u bë lojtari i tretë amerikan pas Brian McBride dhe Carlos Bocanegra që luan te Fulham [11] [12]. Më 11 Janar 2007, Dempsey mbërriti në Angli dhe Fulham njoftoi se ai kishte firmosur një kontratë shumëvjeçare [13]. Gjithashtu Dempsey u bë amerikani me pagën më të lartë në Premier League e cila ishte 2 milion £ [14]. Ai bëri debutimin e tij me Fulham në barazimin 1–1 kundër Tottenham Hotspur më 20 Janar 2007 [15]. Debutimi i tij në FA Cup erdhi shtatë ditë më vonë në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Stoke City [16]. Ai shënoi Golin e tij të parë me Fulham më 5 Maj ku ai shënoi Golin e vetëm në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Liverpool [17]. Ky Gol shpëtoi klubin anglez nga rrëzimi një kategori më posht dhe i siguroi një vend në ligën më të lartë angleze edhe për sezonin tjetër [18].

Dempsey nuk luajti titullar në tre ndeshjet e para të sezonit 2007–08, por pas dëmtimit të Brian McBride, ai luajti titullar si sulmues dhe shënoi në humbjen 2–1 kundër Aston Villës [19]. Ai vazhdoi duke shënuar edhe në ndeshjen e rradhës ku Fulham barazoi 3–3 me Tottenham më 1 Shtator [20]. Dy javë më vonë, ai shënoi Golin e vetëm të skuadrë së tij në barazimin 1–1 kundër Wigan Athletic [21]. Në tre ndeshjet e fundit Dempsey kishte shënuar 3 Gola. Më 29 Shtator, Demspey u përfshi në një përplasje ajërore me John Terryn në barazimin 0–0 kundër ChelseasStamford Bridge gjë që solli që Terry të zëvëndësohej [22]. Pasi disa sygjerime se Dempsey e përdori bërrylin në ajër qëllimisht [23]; megjithatë, ai nuk u ndëshkua dhe gjygjtari Martin Atkinson nuk raportoi te FA për këtë incident [24]. Më 3 Nëntor, Dempsey shënoi gjatë fitores 3–1 në shtëpi kundër Reading për të siguruar vetëm fitoren e dytë të sezonit [25]. Ai shënoi Golat e fundit të sezonit në barazimin 1–1 kundër Wigan Athletic dhe në humbjen 5–1 kundëR Tottenham në Dhjetor [26] [27]. Në Maj 2008, Fulham lajmëroi se Dempsey kishte rinovuar kontratën gjë që do të thoshte se ai do të qëndronte te klubi anglez deri në verën e vitit 2010 [28]. Fulham mposhti 1–0 Portsmouthin në javën e fundit të sezonit pë të siguruar qëndrimin në Premier League edhe për sezonin e ardhshëm [29]. Ai e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i skuadrë në Premier League me gjashtë Gola [30].

Dempsey luajti vetëm 1 ndeshje si titullar në 11 ndeshjet e para të të sezonit 2008–09 por shënoi Golin e parë më 26 Tetor në barazimin jashtë fushe kundër Portsmouth pasi hyri në fushë si zëvëndësues [31]. Ai zëvëndësoi Zoltan Gera dhe shënoi Golin e parë në shtëpi në fitoren 3–0 kundër Middlesbrough më 20 Dhjetor [32]. Tetë ditë më vonë ai shënoi dy herë në derbin e Londrës së Perëndimit kundër Chelseas ku Goli i dytë u shënua në minutën e fundit të ndeshjes duke i sjellë barazimin 2–2 Fulhamit [33]. Më 24 Shkurt 2009, Dempsey shënoi Golin e parë të karrierës në FA Cup në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Swansea City në raundin e pestë të këtij kompedicioni [34]. Goli i fundit në shtëpi për sezonin 2008–09 erdhi në humbjen 2–1 kundër Blackburn Rovers më 11 Mars [35]. Fulham përmbysi disavantazhin e një Goli në fitoren 3–1 kundër Manchester Cityt me Dempsey që shënoi 2 Gola më 12 Prill [36]. Për të dytin sezon rresht, Dempsey ishte golashënuesi më i mirë i Fulham në Premier League me shtatë Gola sëbashku me Andrew Johnson [37]. Golat e tij ndihmuan Fulhamin që ta mbyllte sezonin në vendin e shtatë duke vendosur një rekord pasi ky ishte pozicionimi më i lartë në historinë e klubit, ky pozicion i siguroi edhe kualifikimin për në UEFA Europa League sezonin tjetër [38].

Dempsey gjatë një stërvitje me Fulham në Gusht 2009

Më 13 Gusht 2009, Demspey rinovoi kontratën me Fulham që do të thoshte se ai do të qëndronte te klubi anglez deri në 2013 [39]. Më 20 Gusht, Dempsey shënoi Golin e parë në kompedicionet europiane, në UEFA Europa League, duke shënuar Golin e dytë të Fulham në fitoren 3–1 kundër Amkar Perm në raundin e play-off [40]. Më 30 Dhjetor, gazeta sportive italiane La Gazzetta dello Sport e emëroi Dempsey si një nga dhjetë lojtarët e sezonit në Premier League [41]. Më 17 Janar 2010, Dempsey pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit në humbjen 2–0 jashtë fushe kundër Blackburn Rovers [42]. Ai bëri rikthimin e tij më 11 Mars duke hyrë në fushë në minutën e fundit në humbjen jashtë fushe kundër Juventusit, dhe më vonë luajti 72 minuta në humbjen tjetër kundër Manchester United në ligë [43]. Më 18 Mars, Dempsey hyri në fushën e lojës dhe shënoi Golin e fitores në ndeshjen e kthimit të raundit të 16 në Europa League kundër Juventusit [44]. Goli i Dempsey ishte spektakolar pasi ai e shënoi nga jashtë zone me një parrabël fantastike që përfundoi në trekëndëshin e portës së Alexander Manninger [45]. The Guardian sygjeroi se ky Gol mund të jetë "Goli më i famshëm në historinë e Fulham" [46]. Goli i Dempsey solli eleminimin e Juventus që atë ndeshje e humbi me rezultatin 4–1. Më 12 Maj, Dempsey zëvëndësoi Bobby Zamoran në minutën e 55 në finalen e Europa League, duke u bërë amerikani i parë që luan në një finale të një kompedicioni europian. Fulham humbi ndeshjen, me Diego ForlánAtlético Madrid që shënoi Golin e fitores në minutën e 116 të kohës shtesë duke i dhënë fitoren Atléticos 2–1 [47]. Performancat e tij gjatë sezonit 2009–10 bënë që ai të cilësohej si lojtari më i mirë amerikan në Europë nga SoccerOverThere.com [48].

Dempsey ishte rezervë në dy ndeshjet e para të sezonit 2010–11, por u bë sërisht titullar, duke u bërë vetëm një nga pesë amerikanët e Premier Leagues që ishin titullar. Më 18 Shtator 2010, ai shënoi Golin e barazimit me kokë në ndeshjen kundër Blackburn RoversEwood Park që u mbyll 1–1, duke i lejuar Fulham që të vazhdone rekodin pa humbje [49]. Më 2 Tetor, ai shënoi kundër West Ham United pas tribloi portierin Robert Green, të njëjtit që i shënoi Gol edhe në Kupën e Botës [50]. Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar dy Gola kundër Wigan Athletic në fitoren 2–0 të Fulham më 30 Tetor [51] [52]. Më 22 Janar 2011, Dempsey shënoi dy Gola të tjerë këtë herë kundër Stoke City, duke i dhënë Fulhamit një pozicion të sigurtë për të mos rrezikuar rrëzimin një kategori më poshtë [53].

Më 19 Mars, Dempsey u bë lojtari i parë amerikan që shënon 10 Gola në një sezon të vetëm të Premier League, duke thyer rekodin e Brian McBride me 9 Gola në sezonet 2005–06 dhe 2006–07 [54]

Dempsey theu rekodin e golashënuesit më të mirë të Fulham në Premier League duke shënuar dy Gola në fitoren 3–0 kundër Bolton më 27 Prill 2011. Me 33 Gola që kishte shënuar gjithsej në Premier League me klubin, ai theu rekodin e Brian McBride dhe Steed Malbranque që secili kishte shënuar nga 32 Gola. Me këto Gola, ai e mbylli sezonin 2010–11 me 12 Gola të shënuar [55].

Dempsey u votua si lojtari i sezonit të Fulham nga tifozët e klubit, dhe me 12 Golat e shënuar në Premier League gjatë sezonit do të thoshte se ai ishte golashënuesi më i klubit për këtë sezon [56].

Dempsey në vitin 2012

Dempsey shënoi dy Gola në ndeshjen e parë të raundit play-off të Europa League kundër Dnipro DnipropetrovskCraven Cottage. Dempsey kontiboi me dy Golat me Fulham që fitoi ndeshjen 3–0, duke siguar një rezultat të sigurtë në Ukrainë [57]. Më 5 Dhjetor, Dempsey shënoi Golin e fitores në minutën e 85 kundër Liverpool në Craven Cottage për të siguar një fitore 1–0 [58]. Ky Gol e bëri atë amerikanin golashënues më të mirë në Premier League, duke kaluar legjendën e Fulham Brian McBride [59]. Dempsey shënoi Golin e pestë në Premier League për sezonin 2011–12 me kokë në fitoren 2–0 kundër Bolton më 17 Dhjetor, duke e shkëputur skuadrën gjashtë pikë nga zona e rënjes [60].

Në derbin e Londrës së Perëndimit kundër Chelseas, Dempsey shënoi Golin e barazimit dhe ndihmoi skuadrën që të merrte një barazim 1–1 [61]. Më pas ai shënoi edhe hat-trickun e parë të karrierës më 7 Janar 2012 kundër Charlton Athleticraundin e tretë në FA Cup që u mbyll me fitoren 4–0 [62] [63] [64]. Më 21 Janar 2012, Demspey shënoi një tjetër hat-trick në fitoren 5–2 kundër Newcastle [65] duke arritur në kuotën e nëntë Golave këtë sezon në Premier League [66]. Me hat-trickun kundër Newcastle, ai u bë amerikani i parë që shënon hat-trick në Premier League [67]. Dempsey shënoi Golin e 10 në Premier League, të 16-tin në të gjitha kompedicionet, në barazimin 1–1 kundër West Brom më 1 Shkurt 2012 [68]. Këto Gola bënë që Dempsey të luante si sulmues i mirëfilltë.

Ai "assistoi" një tjetër Gol kundër Stoke City më 11 Shkurt 2012. Gjuajtja e tij në minutën e 28 përfundoi në shtyllë duke u devijuar te portieri danez i Stoke City Thomas Sørensen. Ky Gol u quajt autogol nga portieri. Ai vazhdoi formën e tij të shënimit me dy Gola në fitoren 5–0 kundër Wolverhampton Wanderers [69]. Më 8 Mars 2012, një ditë para ditëlindjes së tij të 29, trajneri i skuadrës Martin Jol tha se klubi anglez është në bisedime me lojtarin amerikan për rinovimin e kontratës edhe për 3 vite të tjera [70].

Dempsey shënoi Golin e 14 dhe 15 të sezonit në Premier League, të 21-tin në të gjitha kompedicionet, në fitoren 3–0 jashtë fushe Bolton, të parën me goditje dënimi dhe të dytën me kokë [71]. Golat bënë që Dempsey të thyente rekodin e sulmuesit Louis Saha me 13 Gola në Premier League në një sezon të vetëm me klubin [72]. Dempsey përfundoi i katërti në listën e FWA Futbollisti i Vitit pas fitusit Robin van Persie, Wayne Rooney dhe Paul Scholes, të cilët u renditën të dytët dhe të tretët respektivisht [73]. Ai u bë amerikani i parë që arrin 50 Gola në Premier League pas Golit me goditje dënimi kundër Sunderland në ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi [74].

Më 7 Qershor 2012, Dempsey u votua lojtari i sezonit të Fulham nga tifozët e klubit për të dytin sezon rresht [75]. Më 31 Gusht 2012, Fulham lajmëroi transferimin e Dempsey te Tottenham Hotspur [76].

Tottenham Hotspur[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 31 Gusht 2012, Dempsey u bashkua me Tottenham Hotspur duke firmosur një kontratë 3 vjeçare me pagë e cila u raportua se ishte 6 milion £ [77]. Pas kësaj ai u bë amerikani më i paguar në histori. Ai nuk mori fanellën me numër 23 që kishte kur ishte pjesë e Fulham dhe as fanellën me numrin 8 që zakonisht e përdor në ndeshjet ndërkombëtare, por zgjodhi fanellën me numrin 2, që zakonisht e përdorin mbrojtësit e djathtë [78]. Dempsey shënoi Golin e parë dhe të fitores në ndeshjen kundër Manchester United ku Tottenham fitoi 3–2. Ishte hera e parë pas 23 vitesh që Tottenham fiton një ndeshje në Old Trafford [79]. Dempsey shënoi Golin e dytë me klubin e ri në minutën e 39 të ndeshjes kundër Southampton në Tetor. Ai shënoi Golin e tretë në humbjen 2–1 kundër Everton dhe të katërtin në fitoren 3–1 kundër Reading në ditën e parë të vitit të ri. Në raundin e tretë të FA Cup ai shënoi dy Gola kundër Coventry City [80]. Më 20 Janar 2013, në një ndeshje në White Hart Lane kundër kryesuesve të ligës Manchester United, Dempsey shënoi Gol në minutën e 93 në barazimin dramatik 1–1 pasi ai mori një pasim nga anglezi Aaron Lennon. Ky ishte Goli i tij i katërt në katër paraqitjet e para në vitin 2013. Më 27 Janar 2013, ai shënoi një Gol me kokë kundër Leeds UnitedElland Road, në FA Cup për të shkurtuar disavantazhin 2–1, megjithatë Tottenham nuk ishte në gjëndje për të barazuar rezultatin dhe deri në fundin e ndeshjes rezultati ishte 2–1 për Leeds [81]. Dempsey nuk ishte në gjënje për të impresionuar kundër ish klubit të tij Fulham e cila fitoi me rezultatin 1–0 në White Hart Lane më 17 Mars. Më 11 Prill 2013, Dempsey shënoi dy Gola kundër FC Basel në ndeshjen e kthimit të çerek–finales së Europa League për t'a dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Tottenham e humbi ndeshjen nga gjuajtjet e penalltive dhe u eleminua nga Europa. Më 21 Prill, Dempsey shënoi një nga tre Golat në fitoren 3–1 kundër Manchester City në White Hart Lane. Më 12 Maj, Dempsey shënoi një supergol nga distanca dhe dhuroi një assist në fitoren 2–1 kundër Stoke City për t'a dërguar skuadrën në vendin e katërt duke hyrë në garë për një vend në Champions League.

Seattle Sounders FC[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 3 Gusht 2013, Dempsey firmosi me klubin e MLS Seattle Sounders FC një kontratë 4 vjeçare me pagë 9 milion $ [82]. Ai sërisht preferoi të zgjedhë numrin 2 duke harruar numrin 8 që përdor me kombëtaren amerikane dhe numrin 23 që e përdorte te Fulham. Mbajtësi i fundit i numrin 2 ishte DeAndre Yedlin i cili zgjodhi fanellëb me numrin 17. Ai bëri debutimin e tij në ligë me Seattle më 10 Gusht 2013 në fitoren 2–1 kundër Toronto FC. Dempsey hyri në fushë si një zëvëndësues i herëshëm në minutën e 34 në vend të të dëmtuarit Obafemi Martins [83]. Ai shënoi Golin e parë me klubin më 27 Tetor 2013 në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Los Angeles Galaxy që u mbyll në barazimin 1–1 [84].

Huazimi te Fulham[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 24 Dhjetor 2013, Dempsey ri-firmosi me Fulham në një huazim 2 mujorë [85]. Ai bëri rikthimin e tij më 4 Janar 2014 në ndeshjen e raunit të tretë të FA Cup kundër Norwich City. Dempsey luajti në të gjithë ndeshjen e cila u mbyll në barazimin 1–1, dhe më pas mori pjesë në fitoren 3–0 në përsëritjen e ndeshjes në Craven Cottage [86].

Rikthimi te Seattle Sounders FC[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasi nuk u bë asnjë lajmërim nga Fulham, Dempsey ishte pjesë e skuadrës që do të ndesheshe kundër Sporting Kansas City në ndeshjen hapëse të sezonit më 10 Mars 2014. Dempsey u rikthye në formë, duke shënuar një hat-trick në barazimin spektakolar 4–4 kundër Portland Timbers më 5 Prill 2014 [87]. Ai më pas shënoi dy Gola në ndeshjen tjetër kundër FC Dallas ku Seattle Sounders mori një fitore 3–2 [88]. Dempsey shënoi edhe dy Gola të tjerë në fitoren 4–1 kundër Colorado Rapids duke arritur në kuotën e tetë Golave në pesë ndeshjet e para të sezonit 2014 [89].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Dempsey duke u stërvitur me kombëtaren amerikane në Prill 2006

Dempsey bëri paraqitjen e parë me kombëtaren amerikane2003 FIFA Kupa e Botës për të Rinjtë që u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai bëri paraqitjen e parë me kombëtaren e të rriturve më 17 Nëntor 2004 në ndeshjen kundër Xhamajkës. Ai u vendos shpesh si sulmues për shkak të Golave që shënonte dhe aftësinë e tij në gjuajtjet me kokë, por roli i tij i preferuar ishte një pozicion jashtë sulmit [90]. Ai fitoi çmimin më të madhë individual në futbollin amerikan kur ai u emërua Honda Lojtari i Vitit për vitin 2006, duke mposhtur shokët e Fulham Kasey Keller dhe Brian McBride në një sonsazh nga lexuesit sportiv. Dempsey mori 237 pikë më një votim nga 207 analistë sportivë për të marrë çmimin.

Më 2 Maj 2006, Dempsey ishte në listën e skuadrës që u thirr për të luajtur në Kupën e Botës 2006 që u zhvillua në Gjermani. Ai ishte amerikani i vetëm që shënoi Gol në atë turnament [91], pasi ai shënoi Golin e barazimit në humbjen 2–1 kundër Ganës.

Në ndeshjen hapëse të Shteteve të Bashkuara në kualifikueset e Kupës së Botës 2010, Dempsey shënoi Golin më të shpejtë të kombëtares amerikane në historinë e tyre të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës pas një goditje që u shnërua në Gol pas 53 sekondash në fitoren shkatërrimtare 8–0 kundër Barbadosit. Por pas kësaj, Dempsey përjetoi një rënje të formës së tij gjë që vendosi në dyshim vendin e titullarit në formacion. Megjithatë, Dempsey u rikthye në formën e tij më të mirë në Kupën e Konfederatave 2009. Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Egjiptit, Dempsey shënoi një Gol të bukur me kokë pas krosimit të Jonathan Spector duke kontribuar në fitoren 3–0 [92]. Kjo, kombinuar me fitoren e Brazilit 3–0 kundër Italisë në ndeshjen tjetër të grupit, i lejoi Shtetet e Bashkuara kalimin në gjysmë–finale [93]. Në ndeshjen gjysmë–finale kundër Spanjës, Dempsey shënoi Golin e dytë për skuadrën e tij duke e çuar Shtetet e Bashkuara në finale pas fitores 2–0. Ai u emërua lojtari i ndeshjes pas performancës së tij [94]. Dempsey shënoi për herë të tretë në Kupën e Konfederatave, këtë herë në finale kundër Brazilit, ai shënoi pas një krosi të Spector në zonë në minutën e 10, megjithatë kombëtarja amerikane nuk ishte në gjëndje të ruante rezultatin 2–0 dhe në fund humbi finalen me rezultatin 3–2 [95]. Pas humbjes, ai u nderua me Topin e Bronztë si lojtari i tretë më i mirë i turnamentit [96] [97]. Ai e mbylli fazën kualifikuese të Kupës së Botës 2010 duke qënë golashënuesi i dytë sëbashku me Landon Donovan mbrapa Jozy Altidore me 5 Gola në 13 ndeshje.

Dempsey duke luajtur për Shtetet e Bashkuara në vitin 2011.

Më 12 Qershor 2010, Dempsey u bë amerikani i dytë (pas Brian McBride) që shënon në më shumë se 1 edicion të Kupës së Botës pasi ai shënoi Golin e barazimit kundër Anglisë në ndeshjen e parë të amerikanëve në Kupën e Botës 2010 pasi portieri i Anglisë Robert Green bëri një gabim shumë të rëndë. Dempseyt më pas i'u anullua një Gol në ndeshjen e fundit të grupit kundër Algjerisë e cila ishte shumë e dyshimtë. Sipas gjygjtarit, Dempsey ishte në pozicion jashtë loje, por përseritjet treguan se ai ishte në pozicion të rregullt. Pavarësisht këtij gabimi, kombëtarja amerikane fitoi ndeshjen me rezultatin 1–0 pas Golit të vonshëm të Landon Donovan i cili shënoi në minutën e 93 [98].

2011 Gold Cup, Dempsey ishte një lojtar kyç i cili ndihmoi Shtetet e Bashkuara për të arritur në finale. Në fazën e grupeve, ai shënoi një Gol në fitoren 2–0 kundër Kanadasë, dhe në çerek–finale, ai shënoi një tjetër Gol në fitoren 2–0 kundër Xhamajkës. Në gjysmë–finale kundër Panamasë e cila në fazën e grupeve kishte bërë të pamundurën pasi kishte mundur 2–1 Shtetet e Bashkuara, Dempsey shënoi Golin e vetëm duke çuar amerikanët në finale. Goli erdhi pas një prektje të lehtë të Dempsey i cili mori një pasim nga Donovan [99].

Më 29 Shkurt 2012, Dempsey shënoi Golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër katër herë kampionëve të botës Italisë në një ndeshje miqësore që u luajt në Xhenova. Jozy Altidore ishte assistuesi i Golit, duke ndihmuar Shtetet e Bashkuara të marrin fitoren e parë kundër Italisë në 11 ndeshje të luajtura që nga viti 1934 [100].

Dempsey theu rekodin e tij për Golin më të shpejtë pasi shënoi pas 39 sekondave në humbjen 2–1 kundër Xhamajkës në Kingston. Gjatë një ndeshje kualifikuese kundër Guatemalës më 16 Tetor 2012, Dempsey shënoi Golin e 29 dhe 30 ndërkombëtarë, duke barazuar Brian McBride në vendin e tretë në renditjen e golashënuesve më të mirë të kombëtares amerikane. Këto Gola ndihmua Shtetet e Bashkuara për të avancuar në fazën finale kualifikuese për Kupës e Botës 2014.

Më Mars 2013, Dempsey i'u dhurua shiriti i kapitenit nga trajneri Jürgen Klinsmann për ndeshjet e rëndësishme kualifikuese kundër Kosta Rikës dhe Meksikës.

Më 2 Qershor 2013, Dempsey shënoi dy Gola në fitoren 4–3 kundër Gjermanisë. Këto ishin Golat e tij të 34 dhe 35 ndërkombëtare duke bërëqë ai të kalojë Eric Wynalda dhe për t'u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares amerikane [101].

Në 2014, Dempsey u emërua si kapiten në listën e 23 lojtarëve të thirrur për të luajtur në Kupën e Botës 2014. Më 16 Qershor 2014, Dempsey shënoi pas 29 sekondash në ndeshjen e parë të Grupit G kundër Ganës ku Shtetet e Bashkuara fituan 2–1 [102]. Ky ishte Goli më i shpejtë i kombëtares amerikane i shënuar në një Kupë Bote, Goli i pestë në historinë e Kupës së Botës. Me këtë Gol, Dempsey u bë gjithashtu amerikani i parë që shënon në 3 Kupa Bote rresht [103]. Në ndeshjen e dytë kundër Portugalisë, Dempsey shënoi në minutën e 81 duke i dhënë Shteteve të Bashkuara avantazhin e përkohshëm 2–1 përpara se Valera të barazonte rezultatin në minutën e 95 [104]. Në ndeshjen e tretë, Dempsey luajti 90 minuta në humbjen minimale 1–0 kundër Gjermanisë, megjithatë Shtetet e Bashkuara kaluan grupin me 4 pikë në vendin e dytë [105].

Golat me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Stili i lojës[redakto | redakto tekstin burimor]

Me dhunti të shuma, një mesfushor që luan me këmbën e djathtë, Dempsey luante zakonisht në qëndër dhe në të majtë të mesfushës te Fulham, dhe në të majtë në mesfushën e Shteteve të Bashkuara, me aftësinë për të shënuar Gola nga distanca të largëta. Megjithatë, ai ka provuar se shënon më shumë kur luan në një pozicion më të avancuar në fushë. Golat e tij kundër Egjiptit dhe Spanjës në Kupën e Konfederatave 2009 e treguan këtë kur ai u vendos të luante si sulmues nga trajneri Bob Bradley.

I njohur për rezistencën dhe elasticitetin e tij, në vitin 2004 Dempsey luajti dy ndeshjen me New England Revolution me nofull të thyer përpara se trajneri i skuadrës t'a diagnostikonte atë, dhe pas rikthimit, ai ka luajtur një ndeshjen nën dhimbjen e kyçit të ndrydhur të këmbës. Pavarësisht se luan në pozicione anësor, Dempsey ka aftësi të shënojë Gola nga distanca dhe Gola në rreze të ngushtë, gjithashtu ai është ekspert në gjuajtjet me kokë.

Teknika e tij në mesfushë është e konbinuar me kontrollin e topit dhe aftësitë e tij tribluese që çon shpesh lojtarët kundërshtarë që të shkaktojnë ndërhyrje të gabuara mbi të, dhe Dempsey ka fituar reputacionin si një lojtar që luan në mënyrë agresive. Këtë gjë ai e ka treguar në vitin 2006 kur u pezullua për dy javë nga New England Revolution për shkak të një grindje me grusha me shokun e tij të skuadrës Joe Franchino gjatë një ndeshje stërvitore [9], duke çuar MLS-në që ta pezullonte për dy javë për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarëve, duke përfshirë një goditje me bërryll kundër shokut të tij të kombëtares Jimmy Conrad. Në një incident të ngjashëm me Fulham në vitin 2007, Dempsey theu mollzën e mbrojtësit anglez John Terry gjatë një ndeshje kundër Chelseas, por megjithatë ai nuk u penalizua [106]. Një tjetër incident i ngjashëm ndodhi në Dhjetor 2011, në ndeshjen kundër Manchester United, me Dempsey i cili dëmtoi kokë e mbrojtësit Phil Jones duke shkaktuar idenë e një tjetër mollze të thyer. Gjygjtari nuk mori asnjë vendim [107].

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 30 Qershor 2014 [108]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
New England Revolution 2004 24 7 1 0 3 0 28 7
2005 26 10 0 0 4 1 30 11
2006 21 8 1 0 2 0 2 0 26 8
Total 71 25 2 0 9 1 2 0 84 26
Fulham 2006–07 10 1 2 0 0 0 12 1
2007–08 36 6 2 0 2 0 40 6
2008–09 35 7 5 1 1 0 41 8
2009–10 29 7 2 0 0 0 13 2 44 9
2010–11 37 12 3 0 2 1 42 13
2011–12 37 17 2 3 0 0 7 3 46 23
Total 184 50 16 4 5 1 20 5 225 60
Tottenham Hotspur 2012–13 29 7 2 3 2 0 10 2 43 12
Total 29 7 2 3 2 0 10 2 43 12
Seattle Sounders FC 2013 9 1 0 0 3 0 9 1
Total 9 1 0 0 3 0 9 1
Fulham (Huazim) 2013–14 5 0 2 0 0 0 7 0
Total 5 0 2 0 0 0 7 0
Seattle Sounders FC 2014 6 8 0 0 0 0 6 8
Total 6 8 0 0 0 0 6 8
Karriera në total 304 91 22 7 19 2 32 7 377 107

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 22 Qershor 2014 [109]

Kombëtarja Viti Ndeshje Gola
Shtetet e Bashkuara 2004 1 0
2005 13 2
2006 9 4
2007 13 3
2008 10 4
2009 14 4
2010 8 2
2011 14 5
2012 9 6
2013 10 6
2014 6 3
Total 107 39

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Klube[redakto | redakto tekstin burimor]

New England Revolution
Fulham

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtetet e Bashkuara

Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Dempsey është i martuar me Bethany Keegan Dempsey [110]. Ata kanë tre fëmijë, një vajzë me emrin Elyse, një djal me emrin Jackson dhe një vajzë tjetër me emrin Sophia. Në kohën e tij të lirë ai është një peshkatar [111].

Dempsey është katolik [112]. Ai ka folur për këtë gjë duke thënë: Unë luaj me më të mirën aftësive të mija dhe i jam mirënjohet për mundësitë dhe sukseset që [Zoti] ai më ka dhënë. Nëpërmjet të gjitha, unë dua të bëj gjërat të drejta, no gabime, dhe dua të jetojnë një jetë që i pëlqen atij." [113].

Muzika[redakto | redakto tekstin burimor]

Një nga pasionet e tjera të Dempsey përveç futbollit është muzika hip hop. Duke përdorur pseudonimin "Deuce", ai, sëbashku me shokët e Teksasit reperët XO kanë marrë pjesë në këngën "Don't Tread" në një fushatë reklamuese futbollistike të Nike për Kupën e Botës 2006 me qëllim që të shfaqë të dy rrënjët e punës së klasës së sportit dhe skuadrës së Shteteve të Bashkuara përpara e Kupës së Botës [114]. Muzika e këngës i është dedikuar motrës së tij Jennifer, e cila, në moshën 16 vjeçare, vdiq nga një sëmundje fatale në tru. Me kërkesë të Dempsey, video përfundon me të që i vendos një lule në varrin e saj.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b The PFA Footballers' Who's Who 2010–11. Mainstream Publishing 2010, ISBN 978-1-84596-601-0 (Lexuar më 23 Qershor 2014)
  2. ^ Clint Dempsey Fulham Player Profile. Fulhamfc.com.. Arkivuar nga Origjinali në 31 Korrik 2012. Vizituar në 5 Dhjetor 2013.
  3. ^ Clint Dempsey will captain U.S. national team moving forward. Goal.com. Retrieved 23 Qershor 2014. 
  4. ^ Tottenham make 11th-hour swoop for Fulham's Clint Dempsey to add to their earlier signing of Hugo Lloris. Telegraph (1 Shtator 2012). Vizituar në 8 Shtator 2012.
  5. ^ "Fulham 5–2 Newcastle". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). 12 Janar 2012. Retrieved 9 Prill 2012. 
  6. ^ "Dempsey scores fifth fastest goal world cup history". Eurosport (Eurosport). 16 Qershor 2014. Retrieved 23 Qershor 2014. 
  7. ^ "Clint Dempsey US Soccer hero an irish rags to riches story". irishcentral.com (Irish Central). Retrieved 23 Qershor 2014. 
  8. ^ Kate Hairopoulos (8 Qershor 2006): Quite a trip for U.S. midfielder. The Dallas Morning News. Arkivuar nga Origjinali në 27 Shtator 2007. Vizituar në 5 Dhjetor 2013.
  9. ^ a b Drehs, Wayne (8 Qershor 2006). No ordinary background. ESPN Soccernet. Retrieved 22 Qershor 2006. 
  10. ^ Connolly, Marc (7 Shkurt 2005). "Rookie of the year is still a rookie". ESPNSoccernet. Retrieved 14 Korrik 2006. 
  11. ^ Dell'Apa, Frank (7 Janar 2007). "Dempsey could set the tone for future MLS transfers". ESPNsoccernet (ESPNs). Retrieved 7 Janar 2007. 
  12. ^ Dell'Apa, Frank (27 Shkurt 2007). "Transfer of power for Revolution". Boston.com (The Boston Globe). Retrieved 27 Shkurt 2007. 
  13. ^ "Dempsey Signs For Fulham". FulhamFC.com (Fulham FC). 11 Janar 2007. Retrieved 5 Dhjetor 2013. 
  14. ^ "Fulham complete Dempsey transfer". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). 11 Janar 2007. Retrieved 11 Janar 2007. 
  15. ^ "Fulham 1–1 Tottenham". ESPNsoccernet (ESPN). 20 Janar 2007. Retrieved 25 Qershor 2014. 
  16. ^ "Fulham 3–0 Stoke City". ESPNsoccernet (ESPN). 27 Janar 2007. Retrieved 25 Qershor 2014. 
  17. ^ Sinnott, John (5 Maj 2007). "Fulham 1–0 Liverpool". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 5 Maj 2007. 
  18. ^ "Dempsey's Golden Goal". FulhamFC.com (Fulham FC). 8 Maj 2007. Retrieved 25 Qershor 2014. 
  19. ^ Dirs, Ben (25 Gusht 2007). "Aston Villa 2–1 Fulham". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 25 Gusht 2007. 
  20. ^ Mercer, Nathan (1 Shtator 2007). "Fulham 3–3 Tottenham". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 1 Shtator 2007. 
  21. ^ "Wigan 1–1 Fulham". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). 15 Shtator 2007. Retrieved 15 Shtator 2007. 
  22. ^ Soni, Paresh (29 Shtator 2007). "Chelsea 0–0 Fulham". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 29 Shtator 2007. 
  23. ^ Lawton, Matt (30 Shtator 2007). "FA urged to charge Dempsey over Terry". the Daily Mail (Londër: Associated Newspapers Ltd). Retrieved 30 Shtator 2007. 
  24. ^ "Terry to lead Chelsea in Valencia". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). 3 Tetor 2007. Retrieved 3 Tetor 2007. 
  25. ^ Sinnott, John (3 Nëntor 2007). "Fulham 3–1 Reading". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 3 Nëntor 2007. 
  26. ^ Lyon, Sam (22 Dhjetor 2007). "Wigan 1–1 Fulham". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 22 Dhjetor 2007. 
  27. ^ Lyon, Sam (26 Dhjetor 2007). "Tottenham 5–1 Fulham". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 26 Dhjetor 2007. 
  28. ^ "Dempsey Signs Extension". FulhamFC.com (Fulham FC). 3 Maj 2008. Retrieved 25 Qershor 2014. 
  29. ^ Hughes, Ian (11 Maj 2008). "Portsmouth 0–1 Fulham". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 11 Maj 2008. 
  30. ^ "Fulham Player Stats 2007/08". Soccerbase (Centurycomm Ltd). 15 Maj 2011. Retrieved 25 Qershor 2014. 
  31. ^ Hassan, Nabil (26 Tetor 2008). "Portsmouth 1–1 Fulham". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 26 Tetor 2008. 
  32. ^ Chowdhury, Saj (20 Dhjetor 2008). "Fulham 3–0 Middlesbrough". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 20 Dhjetor 2008. 
  33. ^ Stevenson, Jonathan (28 Dhjetor 2008). "Fulham 2–2 Chelsea". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 28 Dhjetor 2008. 
  34. ^ Shuttleworth, Peter (25 Shkurt 2009). "Fulham 2-1 Swansea". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 25 Qershor 2014. 
  35. ^ Vesty, Marc (11 Mars 2009). "Fulham 1–2 Blackburn". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 11 Mars 2009. 
  36. ^ Bevan, Chris (12 Prill 2009). "Man City 1–3 Fulham". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 12 Prill 2009. 
  37. ^ "Fulham Player Stats 2008/09". Soccerbase (Centurycomm Ltd). 15 Maj 2011. Retrieved 25 Qershor 2014. 
  38. ^ "Fulham v Everton". FulhamFC.com (Fulham FC). 24 Maj 2009. Retrieved 25 Qershor 2014. 
  39. ^ (13 Gusht 2009) "Dempsey Signs Extension". Fulham FC. Retrieved on 26 Qershor 2014. 
  40. ^ (20 Gusht 2009) "Fulham 3–1 Amkar Perm". British Broadcasting Corporation. Retrieved on 20 Gusht 2009. 
  41. ^ Cantalupi, Stefano (30 Dhjetor 2009). "I verdetti di metà Premier Ancelotti gira in testa" Italisht. Retrieved on 26 Qershor 2014. 
  42. ^ (17 Janar 2010) "Fulham's Clint Dempsey knee injury rocks Fulham and US". British Broadcasting Corporation. Retrieved on 17 Janar 2010. 
  43. ^ (13 Mars 2010) "How do Fulham stop Wayne Rooney? Easy, we've got Brede Hangeland and Aaron Hughes! Confident Paul Konchesky looking forward to Manchester United test". Mail Online. Retrieved on 13 Mars 2010. 
  44. ^ (18 Mars 2010) "Fulham 4–1 Juventus". British Broadcasting Corporation. Retrieved on 18 Mars 2010. 
  45. ^ "Clint Dempseys Chip". YouTube.com (You Tube). 18 Mars 2010. Retrieved 26 Qershor 2014. 
  46. ^ (19 Mars 2010) "Fulham's Clint Dempsey gambles to knock Juventus out of Europa League". Retrieved on 26 Qershor 2014. 
  47. ^ Clint Dempsey Becomes First American To Appear In European Final. Goal.com (12 Maj 2010). Vizituar në 12 Maj 2010.
  48. ^ Howie’s 2009–10 All-Over There team. SoccerOverThere.com (3 Maj 2010). Vizituar në 3 Maj 2010.
  49. ^ "Blackburn 1–1 Fulham". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 26 Qershor 2014. 
  50. ^ Liew, Jonathan (October 2, 2010). West Ham United 1 Fulham 1: match report. London: Telegraph. Retrieved October 2, 2010. 
  51. ^ Brian Straus (30 Tetor 2010): Clint Dempsey Scores Twice for Fulham on Big Day for Americans Abroad. FanHouse.com.. Arkivuar nga Origjinali në 29 Qershor 2012. Vizituar në 5 Dhjetor 2013.
  52. ^ Ashdown, John (30 Tetor 2010). Fulham ease past woeful Wigan Athletic thanks to Clint Dempsey double. Londër: The Guardian. Retrieved 26 Qershor 2014. 
  53. ^ "Fulham 2–0 Stoke". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). 22 Janar 2011. Retrieved 22 Janar 2011. 
  54. ^ Bell, Jack (19 Mars 2011). "Yanks Abroad: Dempsey Sets a Record; Holden Hurt". The New York Times. Retrieved 26 Qershor 2014. 
  55. ^ Bensch, Bob (27 Prill 2011). Fulham Beats Bolton 3–0 to Pull Clear of Premier League's Relegation Zone. Bloomberg. Retrieved 26 Qershor 2014. 
  56. ^ Player of the Season. Fulhamfc.com. 3 Qershor 2011. Retrieved 26 Qershor 2014. 
  57. ^ Dempsey at the double. Soccernet.espn.go.com. Vizituar në 26 Qershor 2014.
  58. ^ Winter, Henry. Kenny Dalglish furious at 'chant' cheats aimed at Luis Suarez after Liverpool lose to Fulham. Londër: The Telegraph. Retrieved 26 Qershor 2014. 
  59. ^ Dempsey downs 10-man Liverpool. Soccernet.espn.go.com. Vizituar në 26 Qershor 2014.
  60. ^ Cox, Gerry. Fulham 2 Bolton Wanderers 0: match report. Londër: The Telegraph. Retrieved 26 Qershor 2014. 
  61. ^ Burt, Jason. Chelsea 1 Fulham 1: match report. Londër: The Telegraph. Retrieved 26 Qershor 2014. 
  62. ^ Collins, Mick. Fulham 4 Charlton 0: Dempsey hat-trick bursts bubble of League One leaders. Londër: dailymail.co.uk. Retrieved 26 Qershor 2014. 
  63. ^ Dempsey hits hat-trick. ESPN. Vizituar në 26 Qershor 2014.
  64. ^ Clint Dempsey posts hat trick in rout. espn.go.com. Vizituar në 26 Qershor 2014.
  65. ^ Fulham v Newcastle United. ESPN. Vizituar në 26 Qershor 2014.
  66. ^ Clint Dempsey Stats. soccernet.espn.go.com. Vizituar në 26 Qershor 2014.
  67. ^ Burke, Timothy (21 Janar 2012). "Here’s Clint Dempsey’s Hat Trick Today, The First-Ever By An American In The English Premier League". Deadspin. Retrieved 21 Janar 2012. 
  68. ^ Jackson, Jamie. "Fulham 1–1 West Bromwich Albion". The Guardian (Londër). Retrieved 26 Qershor 2014. 
  69. ^ Fulham 2–1 Stoke. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. Vizituar në 26 Qershor 2014.
  70. ^ Dempsey in talks over new Fulham deal. mirrorfootball.co.uk. Vizituar në 26 Qershor 2014.
  71. ^ Report: Bolton Wanderers v Fulham – Barclays Premier League – ESPN Soccernet. ESPN Soccernet. Vizituar në 26 Qershor 2014.
  72. ^ Dempsey scores twice as Fulham beats Bolton 3–0 – Yahoo! Sports.. Sports.yahoo.com (7 Prill 2012). Arkivuar nga Origjinali në 14 Korrik 2012. Vizituar në 26 Qershsor 2014.
  73. ^ Arsenal's Robin van Persie named FWA Footballer of the Year. British Broadcasting Corporation. Retrieved 26 Qershor 2014. 
  74. ^ Fulham 2–1 Sunderland. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. Vizituar në 26 Qershor 2014.
  75. ^ Clint Dempsey voted Fulham player of the season – ESPN. ESPN Soccernet. ESPN. Vizituar në 26 Qershor 2014.
  76. ^ Dempsey Departs. Fulham FC. Vizituar në 26 Qershor 2014.
  77. ^ Dempsey signs for Spurs. Sky Sports. 31 Gusht 2012. Archived from the original on 27 Qershor 2014. Retrieved 31 Gusht 2012. 
  78. ^ 2003 Furman Men's Football Cumulative Season Statistics. Vizituar në 5 Nëntor 2012.
  79. ^ Clint Dempsey can now focus on what's important. Sports Illustrated (6 Shtator 2012). Vizituar në 8 Shtator 2012.
  80. ^ Clint Dempsey brace guides Spurs' win. Soccernet. ESPN (5 Janar 2013). Arkivuar nga Origjinali në 27 Qershor 2014. Vizituar në 5 Janar 2013.
  81. ^ Dempsey denies United at the death. FIFA.com (20 Janar 2013). Arkivuar nga Origjinali në 26 Qershor 2014. Vizituar në 20 Janar 2013.
  82. ^ Sounders FC Signs Clint Dempsey. Sounders FC. 3 Gusht 2013. Archived from the original on 27 Qershor 2014. Retrieved 12 Gusht 2013. 
  83. ^ Jeremiah Oshan: Clint Dempsey thrown on early after Obafemi Martins injured, but Seattle Sounders debut goes off without a hitch. Major League Soccer. Arkivuar nga Origjinali në 17 Janar 2014. Vizituar në 111 Gusht 2013.
  84. ^ Dempsey nets first goal in home draw. Vizituar në 27 Qershor 2014.
  85. ^ Clint Dempsey: Fulham re-sign forward on two-month loan deal. BBC Sport (24 Dhjetor 2013). Vizituar në 29 Dhjetor 2013.
  86. ^ Norwich City 1-1 Fulham. BBC Sport (4 Janar 2014). Arkivuar nga Origjinali në 20 Janar 2014. Vizituar në 4 Janar 2014.
  87. ^ Portland Timbers 4-4 Seattle Sounders: Dempsey hits a hat trick in Cascadia classic. Goal.com (5 Prill 2014). Vizituar në 27 Qershor 2014.
  88. ^ Clint Dempsey’s brace leads Seattle Sounders to 3-2 win over FC Dallas. Soccerwire (13 Prill 2014). Vizituar në 27 Qershor 2014.
  89. ^ Dempsey scores brace, Sounders beat Rapids 4-1. Washington Times (27 Prill 2014). Vizituar në 27 Qershor 2014.
  90. ^ "Deciphering The Role Of Clint Dempsey and Gylfi Sigurdsson". Cartilage Free Captain. 10 Tetor 2012. Retrieved 27 Qershor 2014. 
  91. ^ Blum, Ronald (2 Qershor 2009). "Dempsey a rare American soccer attacker". Bleacher Report. Associated Press. Retrieved 27 Qershor 2014. 
  92. ^ "FIFA Confederations Cup 2009 - USA 3-0 Egypt". CupConfederation2009. 21 Qershor 2009. Retrieved 28 Qershor 2014. 
  93. ^ "Egypt 0–3 USA". BBC Sport. 21 Qershor 2009. Retrieved 28 Qershor 2014. 
  94. ^ Chowdhury, Saj (25 Qershor 2009). "Spain 0–2 United States". BBC Sport. Retrieved 25 Qershor 2009. 
  95. ^ Dawkes, Phil (28 Qershor 2009). "USA 2–3 Brazil". BBC Sport. Retrieved 28 Qershor 2009. 
  96. ^ Templeton, Amelia (28 Qershor 2009). "U.S. Men's Soccer Team Takes Second in Confederations Cup: Goalie Howard, Defender Onyewu's Head lead the US effort to stop Brazil". The Huffington Post. Retrieved 30 Qershor 2009. 
  97. ^ Mahoney, Ridge (29 Qershor 2009). "Emotions tell the tale of dramatic final". Soccer America. Retrieved 28 Qershor 2014. 
  98. ^ Blum, Ronald (12 Qershor 2010). Goalie blunder lifts US to 1-1 tie vs. England. Associated Press. Retrieved 28 Qershor 2014. 
  99. ^ U.S. 1–0 Panama. concacaf.globalsportsmedia.com. 22 Qershor 2011. Retrieved 2 Mars 2012. 
  100. ^ U.S. earns first win against Italy. USSoccer.com. 29 Shkurt 2012. Retrieved 2 Mars 2012. 
  101. ^ Gjermania, leksione nga Klinsmani (2 Qershor 2013). Vizituar në 28 Qershor 2014.
  102. ^ SHBA e Klinsmanit mposht Ganën që nga tuneli (16 Qershor 2014). Vizituar në 28 Qershor 2014.
  103. ^ Dempsey scores fastest goal in American World Cup history. Associated Press. New York Post (16 Qershor 2014). Arkivuar nga Origjinali në 19 Qershor 2014. Vizituar në 16 Qershor 2014.
  104. ^ Portugalia barazon, tani i duhet mrekullia (22 Qershor 2013). Vizituar në 28 Qershor 2014.
  105. ^ Gjermania triumfon edhe ndaj Klinsmanit (26 Qershor 2013). Vizituar në 28 Qershor 2014.
  106. ^ "Dempsey not a dirty player, says Sanchez". Mail Online (Londër: Daily Mail). 1 Tetor 2007. Archived from the original on 29 Janar 2014. Retrieved 4 Dhjetor 2009. 
  107. ^ Hytner, David (1 Tetor 2007). "Manchester United ignore off-field distraction to breeze past Fulham". Guardian Online (London). Archived from the original on 31 Dhjetor 2013. Retrieved 5 Dhjetor 2013. 
  108. ^ Cint Dempsey MLS Soccer. MLSSoccer.com. Vizituar në 20 Shkurt 2011.
  109. ^ Clint Dempsey. National Football Team. Vizituar në 30 Qershor 2014.
  110. ^ Zac Lee Rigg (5 Nëntor 2012): What it's like for U.S. soccer players raising kids in Europe. Goal.com. Arkivuar nga Origjinali në 21 Janar 2014. Vizituar në 30 Qershor 2014.
  111. ^ JERÉ Longman (19 Maj 2010). "Creative Feet of Texas Key for U.S. in S. Africa". The New York Times. Archived from the original on 20 Dhjetor 2013. Retrieved 9 Shtator 2012. 
  112. ^ Bethany Dempsey is USA Soccer Team Clint Dempsey’s wife. Arkivuar nga Origjinali në 10 Shkurt 2013. Vizituar në 21 Janar 2013.
  113. ^ Don Pittman (5 Qershor 2014): World Cup 2014 Team USA Watch: Christian Captain Clint Dempsey Focused In For Ghana Match, Beyond. Gospel Herald. Arkivuar nga Origjinali në 26 Qershor 2014. Vizituar në 8 Qershor 2014.
  114. ^ Sonia Azad (25 Qershor 2014). "Check out Clint Dempsey's hidden talent". KTRK-TV. Archived from the original on 26 Qershor 2014. Retrieved 26 Qershor 2014. 

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]