Iker Casillas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Iker Casillas
Iker Casillas Euro 2012 vs France.jpg
Iker Casillas në 2012.
Të dhënat personale
Emri i plotë Iker Casillas Fernández
Data e lindjes 20 Maj 1981 (33 vjeçar)
Vendi i lindjes Móstoles, Spanjë
Gjatësia 1,82 m (5 ft 11+12 in)[1]
Pozita ne fushë Portier
Informacionet për klubin
Klubi aktual Real Madrid
Numri 1
Kariera në rini
1990–1998 Real Madrid
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1998–1999 Real Madrid C 26 (0)
1999 Real Madrid B 4 (0)
1999– Real Madrid 476 (0)
Ekipi kombëtar
1996 Spanja U–15 1 (0)
1996–1998 Spanja U–16 19 (0)
1997–1999 Spanja U–17 10 (0)
1999 Spanja U–18 4 (0)
1999 Spanja U–20 2 (0)
1999–2000 Spanja U–21 5 (0)
2000– Spanja 148 (0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 20:24, 20 Janar 2013 (UTC).

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 01:28, 15 Nëntor 2012 (UTC)

Iker Casillas Fernández (lindur më 20 Maj 1981) është një futbollistë dhe portier i cili luan aktualisht në La Liga për klubin spanjoll Real Madrid dhe për kombëtaren spanjolle. Ai është kapiten edhe i kombëtares dhe i klubit. Në 2008, ai ishte kapiten i kombëtares që fitoi Kampionatin Europian për herë të parë psa 44 vitesh, i kombëtares që fitoi Kupën e Botës për herë të parë në histori në vitin 2010 (një turnament në të cilin ai fitoi Dorezën e Artë dhe u vendos në formacionin më të mirë të turnamentit), dhe i kombëtares që fitoi Euro 2012.

Konsideruar të jetë një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave [2][3][4], Casillas ka qënë i nomuar Futbollistin Europian të Vitit në 2008, duke u renditur në vendin e katërt [5]. Në fund të 2012, ai votua në UEFA Skuadrën e Vitit për herë të gjashtë rradhazi. Që nga 2011, Casillas është një nga lojtarët e zgjedhur që kanë fituar të gjitha trofetë e mundshme me klubet dhe kombëtaren. Në 2010, ai u nderua me çmimin Asturias. Më 19 Tetor 2010, Casillas u bë portieri me më shumë ndeshje në Champions League dhe në Nëntor 2011, ai u bë lojtari me më shumë ndeshje në kombëaren spanjolle [6].

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Casillas ka lindur më 21 Maj 1981 në Móstoles, Komuniteti i Madridit nga José Luis Casillas, një nëpunës civil në Ministrinë e Arsimit, dhe María del Carmen Fernández González, një parukiere [7]. Të dy prindërit e tij lëvizën nga shtëpia e tyrë në Navalacruz, Ávila. Kur Iker ishte fëmijë, ai ka jetur për disa vite në shtetin Bask, por ai e ka konsideruar gjithmonë Madridin si vendlindjen e tij. Casillas ka një vëlla, i cili është shtatë vjet më i vogël, me emrin Unai, i cili luan si mesfushor qëndror për CD Móstoles [8].

Në një fundjavë si fëmijë, Casillas harruoi të postonte parashikimet e futbollit të bëra nga babai i tij, ai i kishte gjetur të 14 parashikimet. Familja humbi një shifër 1.2 Milion (1M £) [9].

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Real Madrid[redakto | redakto tekstin burimor]

Casillas filloi karrierën e tij si portier në akademinë e Real Madridit, njohur si La Fábrica në sezonin 1990-91. Më 27 Nentor 1997, Iker Casillas u thirr për herë të parë në skuadrën e parë për ndeshjen kundër RosenborgUEFA Champions League. Në atë kohë Casillas ishte vetëm 16 vjeç. Ai debutoi në sezonin 1998-99 pas zëvëndësoi portierin Bodo Illgner. Me pas në sezonin e ardhshem u bë portieri i pare i Realit [10]. Në vitin 2000, ai u bë portieri më i ri në histori që luan në një ndeshje të Champions Leagues, ai luajti në fitoren 3–0 Realit kundër Valencias, vetëm 4 ditë pas ditëlindjes së tij të 19 [11].

Casillas shfaqi një formë të dobët në sezonin 2001–02 dhe e humbi vendin e titullarit kundër César Sánchez. Më pas në finalen e Champions Leagues të vitit 2002, César Sánchez u dëmtua në minutën e fundit dhe vendin e tij e zuri Iker Casillas. Ai bëri disa pritje të mrekullueshme kunder Bayer Leverkusen dhe Real Madrid fitoi ndeshjen me rezultatin 2–1 duke mundur të fitojë edhe trofeun e nëntë në histori.

Sezoni 2007–08 do te ishte një sezon fantastik për Iker Casillas pasi ai ndihmoi skuadrën e tij që të fitonte titullin e 31 të La Ligas. Në atë sezon, Casillas pesoi vetëm 32 Gola në 36 ndeshje dhe mori çmimin Zamora Trophy që i jepet portierit që pëson më pak Gola në një sezon. Me 14 Shkurt 2008, Casillas dhe Raul firmosen një kontratë që do ti mbanin në Real deri në fund të karrierës së tyre. Casillas firmosi një zgjatje të kontratës që do ta mbante në Madrid deri në vitin 2017 me një kusht që të luante 30 ndeshje gjatë sezonit të fundit të kontratës dhe kishte një klauzole lirimi 113 Milion . Casillas falë performancave te tij fantastike u zgjodh si portieri më i mirë në formacionin e UEFA–s për herë të dytë në karrierën e tij.

Në Shkurt 2009, Iker Casillas barazoi rekordin e ndeshje të luajtura për Real Madrid si portier. Rekordi mbaheshe nga Paco Buyo me 454 ndeshje dhe Casillas e barazoi dhe më pas e kaloi dhe më vonë u bë portieri me më shumë ndeshje në historinë e Realit. Në verën e vitit 2009, mediat spanjolle raportuan qe Manchester City kishte ofruar një ofertë rekord për Iker Casillas dhe për Realin. Manchester City ofroi 129 Milion , megjithate klubi tha se Manchester City nuk kishte bere asnje oferte per Casillas. Gjithashtu për Casillas kishte shfaqur interes edhe klubi tjetër Manchester United por që nuk kishte bërë asnjë ofertë zyrtare. Gjithsesi Iker Casillas tha që nuk do të largohet nga klubi që është rritur që në fëmijri.

Në sezonin 2009–10 në ndeshjen e Real Madrid më 4 Tetor kundër Sevillës jashtë fushe, Casillas beri nje pritje te jashtzakonshme. Diego Perotti pasi mori një top në qender, ishte me portën e boshatisur, por Casillas vrapoi nga e majta në të djathë, u zgjat dhe e priti. Pas ndeshjes, ai mori shumë lavdërime nga portiere spanjollë, kurse ish portieri i Anglisë, Gordon Banks deklaroi se reflekset e Casillas janë të mrekullueshme, dhe nëse ai vazhdon të luaj me këtë ritëm do të behët një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit. Europa Press njoftoi si Iker Casillas ishte sportisti i dyte Spanjoll me i populluar ne internet ne vitin 2010. Studimi i kryer nga kompania Vipnet360 përfshiu rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe YouTube [12].

Gjate sezonin 2011–12, Casillas fitoi çmimin IFFHS Portieri më i mirë duke lënë në vendin e dytë portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon. Ai luajti ndeshjen e 600 për klubin në të gjitha kompedicionet më 22 Janar 2012 në fitoren 4–1 kundër Athletic Bilbao.

Më 2 Maj 2012, Casillas fitoi titullin e tij të pestë të La Ligas si futbollistë i Realit dhe titullin e parë si kapiten pas fitores 3–0 kundër Athletic Bilbao.

Me 22 Dhjetor 2012 Iker Casillas u la në stol nga trajneri José Mourinho dhe u zëvëndësua nga Antonio Adan në ndeshjen e La Ligas kunder Málagës [13]. Ky ishte fillimi i një mosmarrëveshje të thartë midis trajnerit portugez dhe lojtarit, prej disa të cilave, sëbashku me disa probleme të brëndëshme, ishin treguar nga Casillas në konferenca për shtyp. Ky fakt, gjeneroi në opinionin e një pjese të caktuar të tifozëve të klubit, të cilit i vendosën pseudonimin lojtarit "topor" [14].

Në sezonin 2012–13, Casillas fitoi për të pestën herë çmimin IFFHS Portieri më i mirë duke u bërë portieri i parë në histori që e fiton këtë çmim 5 herë (rresht).

Më vonë gjatë sezonit 2012–13, Mourinho bleu një portier të ri, Diego Lopéz nga Sevilla te Real Madrid. Ai mori vendin e Casillas si portieri numër 1 në formacion dhe gjatë ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, përfshirë edhe gjysmë–finalen e Champions Leagues kundër Borussia Dortmund. Pas sezonit 2012–13, Mourinho u largua nga Madridi dhe më vonë pas largimit të tij, mesfushori spanjoll Andrés Iniesta e kritikoi atë për lënjen në stol të Casillas.

Në verën e 2013, u lajmërua se Carlo Ancelotti do të ishte trajneri i ri i Real Madridit për sezonin 2013–14. Real Madrid e nisi sezonin e ri me një fitore 2–1, ku Casillas ishte në stol sërisht. Casillas luajti ndeshjen e tij të parë pas 238 ditësh në Champions League kundër Galatasarayt, por u dëmtua në minutën e 14 të ndeshjes pasi Sergio Ramos e përplasi atë duke e goditur me bërryl në mënyrë aksidentale [15]. Ancelotti në një konferencë për shtyp tha se Diego Lopéz do të ishte portieri titullar për ndeshjet e La Ligas kurse Casillas do të luante në ndeshjet e Champions Leagues dhe Copa del Reyt.

Më 5 Shkurt 2014, pas fitores 3–0 kundër Atlético Madrid në gjysmë–finalen e parë të Copa del Reyt, Casillas u bë portieri i parë në historinë e Real Madrid që mban portën e paprekur për 8 ndeshje rresht, gjithashtu ai vendosi edhe rekord personal me 772 minuta pa pësuar Gol [16]. Ai sërisht nuk pësoi Gol në ndeshjen e kthimit e fituar 0–2 duke e çuar rekordin e tij në 862 minuta, gjithashtu Real Madrid u bë skuadra e parë në histori që arrin në finalen e Copa del Reyt pa pësuar asnjë Gol [17]. Më 26 Shkurt 2014, në ndeshjen e parë të raundit të 16 në Champions League kundër Schalke 04, rekodi i Casillas u ndal në 952 minuta pas Golit të pësuar në minutën e 91 nga Klaas-Jan Huntelaar, Reali fitoi ndeshjen me rezultatin 1–6 [18]. Më 18 Mars, në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu, Casillas me 12,000 mijë minuta u bë lojtari që ka luajtur më shumë në Champions League duke kaluar Raúl me vetëm 1 minutë më shumë, Reali fitoi ndeshjen 3–1 dhe u kualifikua për në çerek–finale me rezultatin e përgjithshëm 9–2 [19].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Casillas duke ngritur trofeun e Euro 2012, trofeu i tretë madhor rradhazi për Spanjën, duke arritur një tripletë historike.

Casillas debutoi me kombëtaren në nivelin U–17. Në moshën 16 vjeçare, ai ishte lojtari më i vogël në skuadrën spanjolle që u rendit e treta në 1997 FIFA U–17 Kampionatin BotërorëEgjipt. Ai më vonë u bë dhe kapiten i kombëtares U–17. Dy vite më vonë, ai shkoi për të fituar FIFA Kampionatin Botërorë të të rinjëve dhe Kupën Meridian në të njëjtin vit. Fillimisht si zgjedhje e dytë, ai punoi shumë në rrugën e tij dhe përfundimisht luajti ndeshjen e tij të parë me kombëtaren e të rriturve pas disa ndeshjeve brilante të luajtur me klubin.

Ai është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares spanjolle. Pas debutimit me kombëtaren kundër Suedisë më 3 Qershor 2000 (19 vjeç e 14 ditë), Casillas ishte një zëvëndësim i papërdorur në Euro 2000. Ai ishte pjesë e listës që u thirr për të luajtur në 2002 Kupën e Botës, por ai ishte portieri i dytë pasi titullar ishte Santiago Cañizares. Rastësisht, ai u bë zgjedha e parë pasi Cañizares u tërhoq pas një aksidenti fatal me makinë. Në moshën 21 vjeçare, Casillas ishte portieri më i ri titullar në turnament. Ai luajtui një rol të rëndësishëm në progresionin e Spanjës ku ai priti 2 penallti në gjuajtjet e penalltive gjatë ndeshjes së raundit të 16 kundër Irlandës, duke fituar edhe pseudonimin "The Saint". Një nga pritjet e tij në çerek–finalen kundër Koresë së Jugut gjatë 2002 Kupës së Botës dhe u vlerësua nga FIFA si një nga dhjetë pritjet më të mira të të gjitha kohërave.

Casillas luajti në të teta ndeshjet kualifikuese të Euro 2004, duke pësuar vetëm 4 Gola. Ai kapi një "clean sheet" në fitoren e ndeshjes së kthimit kundër Norvegjisë që përfundoi me rezultatin 3–0 në Oslo, dhe luajti si startues në të gjitha ndeshjet e Spanjë në Euro 2004. Ai ishte zgjedhja e parë e kombëtares në 2006 Kupën e Botës, duke qënë edhe kapiten në 2 ndeshje, por nuk mundi të të evitojë humbjen 3–1 La Rojas kundër Francës së udhëhequr nga Zidane në raundin e 16.

Me përjashtimin e shokut të rij tek Real Madrid, Raúl nga skuadra që të luante Euro 2008, Casillas iu dhurua shiriti i kapitenit. Ai luajti si titullar në 2 ndeshjet e para të Grupit D kundër Rusisë dhe Suedisë përpara se në ndeshjen e fundit të luante portieri i dytë Pepe Reina kundër Greqisë. Casillas priti penalltitë e Antonio Di Natales dhe Daniele De Rossit me Spanjën që eleminoi Italinë në çerek–finale 4–2 me penalli pasi ndeshja e rregullt përfundoi 0–0 më 22 Qershor [20]. Spanja më vonë fitoi turnamentin duke mundur 1–0 në finale Gjermaninë më 29 Qershor. Casillas arriti të kapë "clean sheet" në çerek–finale, gjysmë–finale dhe finale dhe vetëm suedezi Zlatan Ibrahimoviç ishte i vetmi lojtari i fundit që arriti ti shënoj Gol. Më 29 Qershor 2008, ai u bë portieri i parë kapiten që nge në qiell trofeun e Kampionatit Europian pasi Spanja mposhti 1–0 Gjermaninë [21].

Në Tetor 2008, Casillas dhe zëvëndësuesi Pepe Reina thyen rekordin për numrin më të madhëtë minutave pa pasuar Gol. Rekordi i dyshes arriti deri në 710 minuta, duke thyer edhe rekordin e mbajtur nga Andoni Zubizarreta dhe Paco Buyo [22]. Wesley Sonck i Belgjikës ndali rekodin e tyre duke i shënuar më 15 Tetor 2008 në ndeshjen kualifikuese të 2010 Kupës së Botës.

Casillas ishte portieri më i lartë i renditur (vendi i katërt), në garën për Topin e Artë 2008 mbrapa Cristiano Ronaldos, Lionel Messit dhe shokun e kombëtares Fernando Torres. Gjithashtu në 2008, Casillas u cilësua si portieri më i mirë në botë nga IFFHS [23]. Ai gjithashtu u rendit në vendin e tretë për portierin më të mirë të të gjitha kohërave, duke mundur Oliver Kahn.

Më 5 Shtator 2009, pas një fitore 5–0 kundër Belgjikës për kualifikueset e Kupës së Botës 2010, Casillas barazoi rekodin e Andoni Zubizarretas me 56 ndeshje pa pësuar Gol [24], dhe në ndeshjen e rradhës kundër Estonisë më 9 Shtator, Casillas parakaloi Zubizarretan si portierin me më shumë ndeshje pa pësuar Gol (Casillas e theu rekodin në ndeshjen e tij të 98 kurse Zubizarreta e vendosi rekodin në ndeshjen e tij të 126). Dy muaj më vonë, Casillas luajti ndeshjen e tij të 100 për kombëtaren spanjolle në një fitore kundër Argjentinës në një ndeshje miqësore [25], duke u bërë lojtari i tretë spanjoll që e arrin këtë shifër.

Casillas me Xavin, pas fitimit të Euro 2012.

Më 11 Korrik 2010, ai ishte kapiteni i Spanjës në fitimin e titullit të parë të Kupës së Botës pas fitores 1–0 kundër Hollandës [26]. Ai u bë portieri i tretë në histori që udhëheq skuadrën drej fitores së Kupës së Botës si kapiten (pas Gianpiero Combi1934 dhe Dino Zoff1982). Ai u votua si portieri më i mirë i turnamentit dhe i'u dhurua çmimi Doreza e Artë. Gjatë turnamentit, Casillas mori plot 5 clean sheet, pësoi vetëm 2 Gola, dhe priti një penallti në çerek–finale kundër Paraguajit. Në finale, ai bëri 2 pritje deçizive kundër Arjen Robben gjatë kohës që rezultati ishte 0–0, hollandezi kaloi të gjithë mbrojtësit spanjoll.

Më 15 Nëntor 2011, Casillas u bë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares spanjolle duke thyer rekordin e Andoni Zubizarretas pasi luajti titullar në barazimin 2–2 kundër Kosta Rikës.

Më 29 Shkurt 2012, në fitoren e Spanjës 5–0 kundër Venezuelës, Casillas barazoi rekordin e Edwin van der Sar me 72 clean sheet në kombëtare. Më 30 Maj, në fitoren 4–1 kundër Koresë së Jugut, Casillas hyri në fushë në minutën e 82 në vend të Pepe Reinës. Kjo gjë solli fitoren e 95 me Casillas në fushë duke sjellë edhe një tjetër rekord. Më 6 Qershor, në fitoren 1–0 kundër Kinës, ai vendosi një rekdord tjetër duke e mbajtur portën e paprekur për plot 74 ndeshje.

Më 1 Korrik 2012, Casillas u bë lojtari i parë që arrin 100 fitore me vendin e tij. Ai vendosi një rekord tjetër me 509 minuta pa pësuar Gol në Euro 2012, duke thyer rekdoin e Dino Zoff me 494 minuta. Casillas vazhdoi rekdoin e tij me Spanjën duke e çuar në 817 minuta, një rekord që u thye nga sulmuesi francez Olivier Giroud në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Francës [27].

Sponsorizimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Janar 2012, Casillas pranoi një sponzorizim me Adidas për të veshur dorezat e tyrë të portierit dhe takat e futbollit [28]. Kjo marrëveshje me Adidas i dha fund lidhjes së Casillas me Reebok, e cila kishte filluar në vitin 2004. Në Shkurt 2005, Casillas ishte fytyra e futbollit e Reebok I Am What I Am globale [29].

Statistika[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 5 Shkurt 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër1 Total
Ndesh GP Ndesh GP Ndesh GP Ndesh GP Ndesh GP
Real Madrid
1999–2000 27 23 5 1 12 19 3 5 47 48
2000–01 34 37 0 0 11 15 2 4 47 56
2001–02 25 27 5 5 9 6 1 0 40 38
2002–03 38 42 0 0 15 21 2 1 55 64
2003–04 37 50 2 1 9 10 2 2 50 63
2004–05 37 30 0 0 10 11 0 0 47 41
2005–06 37 38 4 6 7 7 0 0 48 51
2006–07 38 40 0 0 7 10 0 0 45 50
2007–08 36 32 0 0 8 13 2 6 46 51
2008–09 38 52 0 0 7 10 2 5 47 67
2009–10 38 35 0 0 8 9 0 0 46 44
2010–11 35 32 8 2 11 6 0 0 54 40
2011–12 37 31 4 6 10 7 2 5 53 49
2012–13 19 17 3 0 5 8 2 4 29 29
2013–14 0 0 7 0 6 4 0 0 13 4
Karriera në total 476 486 38 21 135 157 18 32 667 695

1 Përfshirë FIFA Kupën e Botës për Klube, Kupa Interkontinentale, UEFA Super Cup dhe Supercopa de España.

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Rekdatuar më 19 Nëntor 2013

Kombëtarja
Skuadra
Viti Miqësore Kupa e Botës Kampionati Europian Kupa e Konfederatave Total
Nd. GP Nd. GP Nd. GP Nd. GP Nd. GP
Spanja 2000 3 3 3 2 0 0 0 0 6 5
2001 3 2 2 0 0 0 0 0 5 2
2002 4 1 5 5 2 0 0 0 11 6
2003 3 1 1 2 6 4 0 0 10 7
2004 6 3 3 1 3 2 0 0 12 6
2005 1 0 9 4 0 0 0 0 10 4
2006 4 3 3 4 3 5 0 0 10 12
2007 1 0 0 0 8 3 0 0 9 3
2008 7 1 2 0 6 2 0 0 15 3
2009 4 1 5 4 0 0 4 4 13 9
2010 5 7 7 2 3 3 0 0 15 12
2011 7 5 0 0 4 2 0 0 11 7
2012 7 1 3 1 6 1 0 0 16 3
2013 4 0 2 0 0 0 3 4 9 4
Total 58 28 45 25 41 22 7 8 152 83

Ndeshjet me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Klube[redakto | redakto tekstin burimor]

Real Madrid

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Spanja
Spain U20
Spain U16

Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Rekordet[redakto | redakto tekstin burimor]

Real Madrid
1Përfshirë të gjitha kompedicionet europiane, Kupa Interkontinentale dhe FIFA Kupa e Botës për Klube.
2Përfshirë të gjitha kompedicionet e klubeve europiane, Kupa Interkontinentale.
3PërfshirëKupa Europiane / UEFA Champions League, UEFA Cup Winners' Cup, Kupa UEFA / UEFA Europa League, UEFA Super Kupa dhe UEFA Kupa Intertoto.
Spain

Dekorata[redakto | redakto tekstin burimor]

Jashtë futbollit[redakto | redakto tekstin burimor]

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Që nga viti 2009, Casillas ka qënë në një marrëdhënje me gazetaren Sara Carbonero [34]. Në Korrik 2013, Cassilas konfirmosi se ai dhe partnerja e tij Sara do të bëheshin prindër për herë të parë [35]. Djali i tyre, Martín Casillas Carbonero, lindi me operiacion më 3 Janar 2014 në Ruber International Clinic në Madrid [36] [37].

Bamirësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në 2011, Casillas u emërua si Ambasador i Vullnetit të Mirë për Zhvillim të Mijëvjeçarit Objektivave të programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara [38] [39].

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Player Profile. Vizituar në 5 Janar 2013.
  2. ^ Iker Fernandez Casillas. ESPN FC. Vizituar në 6 Shkurt 2012.
  3. ^ Iker Casillas. IFFHS. Vizituar në 6 Shkurt 2012.
  4. ^ Iker Casillas wins IFFHS Worlds Best Goalkeeper award a fourth time running. IFFHS. Vizituar në 6 Shkurt 2012.
  5. ^ Results men for FIFA.com by Player.xls. FIFA.com. Vizituar në 6 Shkurt 2012.
  6. ^ Paul Bryan (18 Tetor 2010): Winning feeling all that counts for Casillas. UEFA.com. Vizituar në 20 Tetor 2010.
  7. ^ Iker Casillas, portero del Real Madrid. El Mundo. Vizituar në 5 Shkurt 2014.
  8. ^ get know... Unai Casillas. Una Madridista (28 Shtator 2010). Vizituar në 9 Nëntor 2010.
  9. ^ "Iker Casillas". BBC Sport. Retrieved 15 Korrik 2010. 
  10. ^ Casillas' first squad list. realmadrid.com (11 Gusht 2009). Vizituar në 8 Shkurt 2011.
  11. ^ Iker Casillas Ferández Profile, Statis, News, Game Log. ESPN Soccernet. Vizituar në 8 Shkurt 2011.
  12. ^ "Iniesta, Torres, Nadal y Alonso, deportistas españoles más importantes en Internet". Europa Press (in Spanjisht). 27 Dhjetor 2010. Retrieved 5 Shkurt 2014. 
  13. ^ Liga – Mourinho drops Casillas as Malaga beat Real Madrid. uk.eurosport.yahoo.com (22 Dhjetor 2012). Vizituar në 5 Shkurt 2014.
  14. ^ ¿Madridismo unido? Los mourinhistas no perdonan a Florentino ni, sobre todo, a Casillas. Voz pópuli (22 Maj 2013). Vizituar në 27 Korrik 2013.
  15. ^ Iker Casillas suffers injury blow. ESPN FC (17 Shator 2013). Vizituar në 6 Shkurt 20134.
  16. ^ Reali ia tregon vendin Atleticos. Telegrafi.com (5 Shkurt 2014). Vizituar në 6 Shkurt 20134.
  17. ^ Ronaldo vendimtar, Reali në finale. time.al (12 Shkurt 2014). Vizituar në 15 Shkurt 2014.
  18. ^ I frikshëm Reali. Telegrafi.com (26 Shkurt 2014). Vizituar në 27 Shkurt 2014.
  19. ^ Reali bind edhe në Bernabeu. Telegrafi.com (19 Mars). Vizituar në 20 Mars.
  20. ^ McNulty, Phil (22 Qershor 2008). "Spain 0–0 Italy (4–2 pens)". BBC News. Retrieved 5 Janar 2010. 
  21. ^ Germany 0–1 Spain: Torres ends Spain's pain. Soccernet (29 Qershor 2008). Vizituar në 8 Shkurt 2011.
  22. ^ Michael J O'Donnell (12 Tetor 2008): Casillas: Scoreless streak. Real Madrid C.F. Vizituar në 7 Maj 2009.
  23. ^ Ingo Faulhaber: IFFHS. Iffhs.de. Vizituar në 7 Maj 2009.
  24. ^ RealMadrid.com (7 Shtator 2009): Another Record Established. RealMadrid.com. Vizituar në 9 Shtator 2009.
  25. ^ Alonso bags brace as Spain underline World Cup credentials. ESPN Soccernet (14 Nëntor 2009). Vizituar në 8 Korrik 2010.
  26. ^ "Iniesta sinks Dutch with late strike". ESPNsoccernet (ESPN). 11 July 2010. Retrieved 13 Korrik 2010. 
  27. ^ Casillas sets new record for minutes unbeaten with Spain. realmadrid.com. Retrieved 17 Tetor 2012. 
  28. ^ Adidas sign Iker Casillas from Reebok. FootballBoots.co.uk. Retrieved 16 Janar 2012. 
  29. ^ Reebok Marketing. corporate.reebok.com. Retrieved 16 Janar 2012. 
  30. ^ Golden awards for top FIFA World Cup Trio. FIFA.com (15 Dhjetor 2010). Vizituar në 8 Shkurt 2011.
  31. ^ El CSD concede a Casillas la Medalla de Oro de la Real Orden del Mérito Deportivo (Spanjisht). As.com (15 Nëntor 2009). Vizituar në 8 Shkurt 2011.
  32. ^ Casillas se emociona tras ser nombrado Hijo Predilecto de Navalacruz (Spanjisht). marca.com (30 Gusht 2010). Vizituar në 8 Shkurt 2011.
  33. ^ Iker Casillas será nombrado Hijo Predilecto de Móstoles el próximo 16 de septiembre (Spanjisht). As.com (30 Gusht 2010). Vizituar në 8 Shkurt 2011.
  34. ^ "Iker Casillas in spotlight over girlfriend role". BBC News. 17 Qershor 2010. Retrieved 17 Qershor 2010. 
  35. ^ Iker Casillas to become father for first time. inside World Soccer (7 Korrik 2013). Vizituar në 20 Mars.
  36. ^ Casillas y Carbonero llamarán a su hijo Martín (3 Janar 2014). Vizituar në 20 Mars.
  37. ^ Iker Casillas celebrates birth of baby boy Martín. inside World Soccer (4 Janar 2014). Vizituar në 20 Mars.
  38. ^ Iker Casillas appointed new UNDP Goodwill Ambassador. Content.undp.org (24 Janar 2011). Vizituar në 20 Mars.
  39. ^ Spain’s goalkeeper Casillas to score poverty reduction goals as UN Goodwill Ambassador. Un.org (24 Janar 2011). Vizituar në 20 Mars.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]