Mesut Özil

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mesut Özil
Mesut Özil, Germany national football team (02).jpg
Mesut Özil në aksion me Kombëtaren Gjermane në vitin 2011.
Të dhënat personale
Emri i plotë Mesut Özil
Data e lindjes 15 Tetor 1988 (25 vjeçar)
Vendi i lindjes Gelsenkirchen, Gjermania
Gjatësia 1,81 m (5 ft 11+12 in) [1] [2]
Pozita ne fushë Mesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktual Arsenal
Numri 11
Kariera në rini
1995-1998 Westfalia 04 Gelsenkirchen
1998-1999 Teutonia Schalke-Nord
1999-2000 Falke Gelsenkirchen
2000-2005 Rot-Weiss Essen
2005-2007 Schalke 04
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2006-2008 Schalke 04 30 (0)
2008-2010 Werder Bremen 71 (13)
2010-2013 Real Madrid 102 (19)
2013- Arsenal 8 (2)
Ekipi kombëtar
2006-2007 Gjermania U–19 11 (4)
2007-2009 Gjermania U–21 16 (5)
2009- Gjermania 46 (14)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Mesut Özil turk.: Mesut özil) (15 Tetor 1988, Gelsenkirchen) është një futbollist profesionist Gjerman me origjinë turke i cili luan për Arsenalin dhe Kombëtaren Gjermane të Futbollit. Özil ka qënë pjesë e kombëtares Gjermane që tek skuadrat e të rinjëve. Ai ka qënë pjesë e Kombëtares U–19 gjatë viteve 2006 dhe 2007 ku në 11 ndeshje shënoi 4 Gola. Me kombëtaren U21, Özil ka qënë pjestar nga viti 2007 deri në vitin 2009, duke luajtur 16 ndeshje dhe duke shënuar 5 Gola. Me kombëtaren e parë, Mesut Özil debutoi më 11 Shkurt 2009 kundër Norvegjisë ku Gjermania humbi me rezultatin 1-0, Özil hyri si zëvëndësim në minutën e 78. Özil fitoi famë në Botërorin 2010 ku bëri performanca fantastike dhe u nominua për "Golden Ball Award" për lojtarin më të mirë të turnamentit. Pas performancës së mirë në Botërorë, ai u transferua tek Real Madrid CF nga Werder Bremen në Gusht të vitit 2010.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Gelsenkirchen dhe Rot-Weiss Essen[redakto | redakto tekstin burimor]

Özil filloi karrierën e tij futbollistike duke luajtur me klubet e herëshme të Gelsenkirchen, ai luajti gjithashtu 5 vite me Rot-Weiss Essen.

Schalke 04[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 2005, Özil lëvizi në departamentin e tij rinjëve të FC Schalke 04. Ai ishte një mesfushor dhe mori fanellën me numrin 17, pasi startoi dy ndeshje si playmarker dhe si mesfushor qëndror në vend të futbollistit Lincoln që ishte i ndëshkuar, ai luajti në ndeshjet kundër Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich [3].

Özil u largua nga skuadra në Janar të vitit 2008, ai u transferua tek Werder Bremen [4].

Werder Bremen[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 31 Janar 2008, Özil u transferua tek Werder Bremen për një shumë të raportuar prej 4.3 Milion €, ai firmosi një kontratë me klubin gjerman deri në Qershor të vitit 2011 [5]. Pas përplasjeve me drejtuesit e klubit të Schalkes, ai u largua me këpucët e mesfushorit brazilian Diego, për të ndihmuar klubin verior gjerman (Werder Bremen) në fitimin e DFB–Pokal, Goli i tij në finale kundër Bayer Leverkusen, i dhuroi trofeun skuadrës së tij [6]. Ai gjithashtu në Europë ishte lojtari që udhëhoqi Werderin të arrinte deri në finalen e Kupës UEFA kundër ukrainasve të Shakhtar Donetsk, skuadra e tij humbi me rezultatin 2–1 pas kohës shtesë, Özil luajti në të gjithë ndeshjen [7]. Në sezonin e dytë me klubin, Werderi e përfundoi sezonin në vendin e tretë, Özil kontriboi me 9 Gola dhe 17 Assis në 31 ndeshje.

Real Madrid[redakto | redakto tekstin burimor]

Performancat e mira të Mesut Özil në Botërorin 2010, i siguruan atij një vend në talentët më të mirë në Europë. Özil kërkoheshe nga skuadra si: Barcelona, Arsenali dhe Manchester United, dhe medjat raportonin se Özil kishte arritur një marrëveshje me Barçën. Werder Bremen mohoi raportimin e mediave më 17 Gusht 2010 dhe njoftoi se shoqëria kishte arritur një marrëveshje me Real Madridin [8]. Taksa e transferimit besohet të ketë qënë 15 Milion € [9] [10].

Sezoni 2010–11[redakto | redakto tekstin burimor]

Özil duke luajtur për Real Madrid në vitin 2010.

Mesut Özil bëri debutimin e tij më 22 Gusht në një ndeshje miqësore kundër Hércules, ku Real Madrid fitoi me rezultatin 3-1 [11].

Numri i Özil ndryshoi përpara fillimit të sezonit, sepse në fillim kur u transferua, Özilit ju dha fanella me numrin 26, kurse në debutim, mori fanellën me numrin 19. Pasi Rafael van der Vaart u transferua tek Tottenham Hotspur, ai mori fanellën e tij me numër 23.

Mesut Özil u transferua tek Real Madrid për të qënë partneri i Ricardo Kakás, por për shkak të operacionit të brazilianit, Ozil fitoi vendin e titullarit. Özil bëri debutimin e tij në La Liga kundër Mallorcas, ku hyri si zëvëndësim në minutën e 62 në vendin e Ángel di María, Reali barazoi me rezultatin 0-0 [12].

Özil bëri debutimin e tij në Champions League më 15 Shtator 2010. Ai dhuroi Assistin e tij të parë me Real Madridin në minutën e 74, kundër Ajaxit, ku Özil krosoi për Golin e Gonzalo Higuaín [13].

Goli i parë i Mesut Özil për Real Madridin erdhi në La Liga kundër Deportivo La Coruña më 3 Tetor 2010, ku Real Madridi fitoi me rezultatin 6-1 [14]. Goli i parë i Mesut Özil në Champions League erdhi më 19 Tetor 2010 kundër AC Milan, ku Özil shënoi në minutën e 14 [15]. Më 22 Dhjetor, Özil debutoi me RealinCopa del Rey, duke shënuar 1 Gol në fitoren 8-0 të Real Madridit kundër UD Levantes [16].

Mesut Özil e përfundoi sezonin e tij të parë më Real Madridin me 25 Assis, lojtari me më shumë Assis në të gjitha kompedicionet Europiane pë atë sezon. Performancat e Özil u vlersuan nga mediat, tifozët dhe lojtarët [17] [18].

Sezoni 2011–12[redakto | redakto tekstin burimor]

Mesut Özil e filloi sezonin 2011–12, duke marrë fanellën me numrin 10, dhe duke sinjalizuar edhe qëllimin e trajnerit José Mourinho që kishte dëshirë ta përdorte lojtarin e Kombëtaren Gjermane si organizator në skuadër [19]. Më 14 Gusht 2011, Mesut Özil shënoi Golin e tij të parë në El Clásico kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të SuperKupës Spanjolle. Më 17 Gusht 2011, Mesut Özil u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të ndeshjes, pas një grinde me sulmuesin spanjoll David Villa [20]. Özil shprehu dëshirën për ta përfunduar karrierën në Madrid, në një intervistë për revistën gjermane "Kicker", ai tha: "Unë do të doja të përfundoja karrierën time tek Real Madrid. Unë e di që do të jetë e veshtirë sepse kam edhe shum vite në karrierën time, dhe në të ardhmen do të ketë shum lojtarë të rinj, por unë dua të jem pjesë e së ardhmes. Unë jam i bindur se jam i aftë për të qëndruar edhe për shum vite të tjera në Madrid." [21].

Özil ishte në listën e çmimit Topi i artë për sezonin 2011–12.

Ai e përfundoi sezonin e La Ligas me 17 Assis [22]. Më 2 Maj 2012, ai ndihmoi Real Madridin që të fitonte titullin e 32 në histori të La Ligas, në fitoren 3-0 kundër Athletic Bilbao, pasi Assistoi Golin e parë dhe shënoi Golin e dytë. Tetë ditë më vonë, Özil shënoi 2 Gola në ndeshjen e fundit të sezonit kundër RCD Mallorca duke bërë edhe një herë një paraqitje fantastike me klubin. Kjo fitore e bëri Realin klubin e parë në historinë e La Ligas që fiton kampionatin me 100 pikë [23]. Forma e tij e mirë me Realin dhe Gjermaninë e bënë që të jetë i nominuar për çmimin "UEFA Lojtari më i mirë në Europë", ai u rendit i 10, dhe gjithashtu ishte lojtari më i ri në 10 të parët [24].

Sezoni 2012–13[redakto | redakto tekstin burimor]

Me ardhjen e Luka Modrić para fillimit të sezonit, disa në media spekulluan duke thënë se Özil ishte e pakënaqur në Real Madrid, por më vonë ai refuzoi këto spekullime duke pretenduar se ai ishte i lumtur në klub dhe se ishte në kërkim përpara për të konkurruar për vendin e tij në formacionin e parë [25]. Pas fillimit të sezonit, Ozil dhe Real Madrid fituan trofeun e parë të sezonit, ata fituan Superkupën spanjolle duke mundur në dy ndeshje Barcelonën. Në një ndeshje në La Ligas kundër Barcelonës, ai dhuroi një Assis shumë të rëndësishëm për Cristiano Ronaldon, i cili i dha Realit barazimin me rezultatin 2–2 në Camp Nou [26]. Më 6 Nëntor 2012, Özil shënoi një Gol kritik në minutën e 89 me goditje dënimi në barazimin 2–2 kundër Borussia DortmundChampions League, për ti siguruar Realit 1 pikë [27]. Ai vazhdoi formën e mirë në kampionatë duke shënuar 2 Gola në fitoret e Realit me rezultatin 3–2 kundër Real Valladolid [28]. Ai e përfundoi sezonin me 29 Assis, me Realin që përveç superkupës nuk fitoi asnjë trofe tjetër, performancat e Özil gjatë sezonit u vlerësuan. Në fund të sezonit, me 26 Assis, Özil ishte assistuesi më i mirë në kampionat.

Arsenal[redakto | redakto tekstin burimor]

Özil duke ekzekutuar një goditje dënimi për Arsenalin.

Më 2 Shtator 2013, Özil pranoi të transferohej tek Arsenali [29]. Ai firmosi një kontratë 5 vjeçare për shumën e 42.5 Milion £. Pas transferimit tek Arsenali [30], Özil u bë lojtari gjerman me vlerën më të madhë në histori. Ozil zgjodhi fanellën me numrin 11.

Özil tha për transferimin e tij: "Në fundjavë unë isha i sigurtë për qëndrimin tim tek Reali, por pastaj kuptova se trajneri dhe drejtuesit e kishin humbur besimin tek unë. Unë jam një lojtar i cili ka nevojë për besim, dhe këtë gjë e ndjeva tek Arsenali, kjo është arsyeja që unë u bashkova me ta." Disa lojtar të Realit ishin të pakënaqur që Özil la klubin, njëri nga ata ishte Cristiano Ronaldo i cili tha: "Ai ishte një nga lojtarët që e kuptonte më mirë stilin e lojës...unë jam i zemëruar për largimin e tij."

Sezoni 2013–14[redakto | redakto tekstin burimor]

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Në një intervistë me revistën FourFourTwo, Özil foli rreth zgjedhjes së tij për të luajtur me Gjermaninë: "Unë jam gjenerata e tretë në Gjermani: babai im u rrit këtu. Turqia do të jetë gjithmon një shtet special për mua, por unë nuk dyshoj për vendimin tim për të luajtur me Gjermaninë – kurrë. Unë fillova të luaj me Gjermaninë në skuadrat e moshave." [31].

Në Shtator të vitit 2006, Özil u thirr për të luajtur me kombëtaren gjermane U17. Özil ka qënë lojtar i kombëtares U21 që nga viti 2007. Më 29 Qershor 2009, Özil u zgjodh lojtari i ndeshjesh në fitoren me rezultatin 4–0 kundër Anglisë në finalen e Kampionatit Europian U21 në vitin 2009.

Ai bëri debutimin e tij për skuadrën e parë më 11 Shkurt 2009 gjatë një ndeshje miqësore kundër Norvegjisë. Ai shënoi Golin e parë me kombëtaren në ndeshjen e tretë të tij, në një ndeshje tjetër miqësore kundër Afrikës së Jugut më 6 Shtator 2010 në Leverkusen në stadiumin BayArena.

Kupa e Botës 2010[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai u përzgjodh në ekipin kombëtar Gjerman për Kupën e Botës të vitit 2010, duke filluar si titular në katër ndeshjet e para të skuadrës. Özil shënoi edhe një gol në ndeshjen e grupeve kundër Ganës në hyrje të zonës së penalltisë, duke i siguruar Gjermanisë kualifikimin si e para e grupit. Në 27 Qershor 2010, ai luajti në ndeshjen kundër Anglisë ku Gjermania fitoi 4-1 dhe Özil dha pasën për golin e katërt.

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 26 Maj 2013 [32] [33] [34] [35] [36]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Europa Tjetër Total
Divizioni Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Schalke 04 2006–07 Bundesliga 19 0 1 0 2 0 1 0 23 0
2007–08 Bundesliga 11 0 1 1 0 0 4 0 16 0
Total 30 0 2 1 2 0 5 0 39 1
Werder Bremen 2007–08 Bundesliga 12 1 0 0 0 0 2 0 14 1
2008–09 Bundesliga 28 3 5 2 14 0 47 5
2009–10 Bundesliga 31 9 5 0 8 0 44 11
2010–11 Bundesliga 0 0 1 0 0 0 1 0
Total 71 13 11 2 0 0 24 2 106 17
Real Madrid 2010–11 La Liga 36 6 6 3 11 1 53 10
2011–12 La Liga 35 4 5 0 10 2 2 1 52 7
2012–13 La Liga 32 9 8 0 10 1 2 0 52 10
2013–14 La Liga 2 0 0 0 0 0 2 0
Total 105 19 19 3 31 4 4 1 159 27
Arsenal 2013–14 Premier League 3 0 0 0 0 0 2 1 5 1
Total 3 0 0 0 0 0 2 1 5 1
Karriera në total 207 32 32 6 2 0 62 7 4 1 308 46

Golat me Kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

# Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1 5 Shtator 2009 BayArena, Leverkusen, Gjermania Flag of South Africa.svg Afrika e Jugut 2–0 2–0 Ndeshje Miqësore
2 23 Qershor 2010 Soccer City, Johannesburg, Afrika e Jugut Flag of Ghana.svg Gana 0–1 0–1 2010 FIFA World Cup
3 8 Tetor 2010 Olympic Stadium, Berlin, Gjermania Flag of Turkey.svg Turqia 2–0 3–0 UEFA Euro 2012 – Kualfikueset
4 7 Qershor 2011 Tofiq Bahramov Stadium, Baku, Azerbajxhani Flag of Azerbaijan.svg Azerbajxhani 0–1 1–3 UEFA Euro 2012 – Kualfikueset
5 2 Shtator 2011 Veltins-Arena, Gelsenkirchen, Gjermania Flag of Austria.svg Austria 2–0 6–2 UEFA Euro 2012 – Kualfikueset
6 2 Shtator 2011 Veltins-Arena, Gelsenkirchen, Gjermania Flag of Austria.svg Austria 4–1 6–2 UEFA Euro 2012 – Kualfikueset
7 11 Tetor 2011 Esprit Arena, Düsseldorf, Gjermania Flag of Belgium.svg Belgjika 1–0 3–1 UEFA Euro 2012 – Kualfikueset
8 15 Nëntor 2011 Volksparkstadion, Hamburg, Gjermania Flag of the Netherlands.svg Hollanda 3–0 3–0 Ndeshje Miqësore
9 28 Qershor 2012 National Stadium, Warsaw, Warsaw, Polonia Flag of Italy.svg Italia 1–2 (pen.) 1–2 UEFA Euro 2012
10. 7 Shtator 2012 AWD-Arena, Hanover, Gjermania Flamuri Ishujt Faroe 2–0 3–0 Botërori 2014 – Kualifikueset
11. 7 Shtator 2012 AWD-Arena, Hanover, Gjermania Flamuri Ishujt Faroe 3–0 3–0 Botërori 2014 – Kualifikueset
12. 11 Shtator 2012 Ernst-Happel-Stadion, Vienna, Austria Flag of Austria.svg Austria 2–0 (pen.) 2–1 Botërori 2014 – Kualifikueset
13. 12 Tetor 2012 Aviva Stadium, Dublin, Irlanda Flag of Ireland.svg Irlanda 3–0 (pen.) 6–1 Botërori 2014 – Kualifikueset
14. 16 Tetor 2012 Olympic Stadium, Berlin, Gjermania Flag of Sweden.svg Suedia 4–0 4–4 Botërori 2014 – Kualifikueset
Redaktuar më 16 Tetor 2012

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Werder Bremen

Germany U-21


Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Vëllai i Özil, Multu është gjithashtu një futbollist i cili luan për Heßler 06 në Gelsenkirchen.

Özil është me origjinë turke, familja e tij është nga Zonguldak në Turqinë Veriore. Ai është i fejuar me Anna-Maria Lagerblom, motra e Sarah Conor, e cila në Qershor 2010 u kthye në besimin islam. Gjithashtu ajo eshte disa vite me e madhe se Özil

Nofka e tij është Insekti, dhe ai thotë se frymëzimi I tij kur luan futboll janë milingonat.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Real Madrid C.F. – Official Web Site – Mesut Özil. Realmadrid.com. Vizituar në 11 Korrik 2012.
  2. ^ DFB – Deutscher Fußball-Bund e.V. – Team – Mesut Özil Profile. Dfb.de. Vizituar në 11 Korrik 2012.
  3. ^ Jean-Julien Beer (27 Korrik 2006): Ein 17-Jähriger soll Lincoln ersetzen (German). kicker.de. Vizituar në 13 Nëntor 2007.
  4. ^ Mesut Özil Bio. espnsoccernet.com. Vizituar në 9 Nëntor 2010.
  5. ^ 23 Mesut Özil (German). transfermarkt.de. Vizituar në 4 Tetor 2010.
  6. ^ Mesut Oezil: A gift for German Football. 4to40.com. Vizituar në 9 Nëntor 2010.
  7. ^ Shapland, Dave (28 Nëntor 2009): Bundesliga player profile – Mesut Ozil, Werder Bremen. adifferentleague.co.uk. Vizituar në 9 Nëntor 2010.
  8. ^ Mesut Özil to Play for Real Madrid. realmadrid.com. Vizituar në 17 Gusht 2010.
  9. ^ Real Madrid confirm signing of Germany star Mesut Ozil. BBC sport. 17 August 2010. Retrieved 17 August 2010. 
  10. ^ Mesut Ozil Interview: Real Madrid's new star. soccernet.com (10 Shtator 2010). Vizituar në 22 Prill 2012.
  11. ^ Paul Madden (22 Gusht 2010): Hercules 1–3 Real Madrid: Benzema Brace Seals Friendly Triumph. Goal.com. Vizituar në 23 Gusht 2010.
  12. ^ Report: The Whites make their debut in the 2010/11 edition of La Liga. Real Madrid (29 Gusht 2010). Vizituar në 16 Shtator 2010.
  13. ^ Report: The Whites earn a victory in their Champions League debut. Real Madrid (15 Shtator 2010). Vizituar në 16 Shtator 2010.
  14. ^ Subhankar Mondal (3 Tetor 2010): Real Madrid 6–1 Deportivo La Coruna: Ronaldo Brace Sees Los Blancos Go Above Barcelona. goal.com. Vizituar në 20 Tetor 2010.
  15. ^ Tom Lutz (19 Tetor 2010): Real Madrid v Milan – as it happened. TheGuardian. Vizituar në 20 Tetor 2010.
  16. ^ Real Madrid vs Levante Report. Goal.com (23 Dhjetor 2010). Vizituar në 23 Dhjetor 2010.
  17. ^ Praise for Mesut Ozil. Real Madrid (13 Shtator 2010). Vizituar në 4 Tetor 2010.
  18. ^ Ozil's magic amazes the entire planet. RealMadrid (7 Mars 2011). Vizituar në 7 Mars 2011.
  19. ^ Mesut Ozil To Wear No.10 Shirt For Real Madrid in 2011–12. Goal.com (23 Korrik 2011). Vizituar në 31 Korrik 2011.
  20. ^ Barcelona 3–2 Real Madrid (Agg. 5–4): Lionel Messi brace wins Supercopa amid violent scenes at Camp Nou. Goal.com (17 Gusht 2011). Vizituar në 28 Gusht 2011.
  21. ^ Ozil: "I'd like to end my career at Real Madrid". Real Madrid (2 Shkurt 2012). Vizituar në 2 Shkurt 2012.
  22. ^ La Liga Scorerpoints. transfermarkt.co.uk (23 Maj 2012). Vizituar në 23 Maj 2012.
  23. ^ Ton-up Real set new landmark. ESPN Soccernet (13 Maj 2012). Vizituar në 13 Maj 2012.
  24. ^ "Iniesta, Messi, Ronaldo up for Best Player Award". UEFA. 14 August 2012. Retrieved 19 August 2012. 
  25. ^ "Mesut Ozil reiterates happiness". ESPN. 11 October 2012. Retrieved 12 October 2012. 
  26. ^ Ronaldo, Messi share spoils in draw. ESPN FC (7 Tetor 2012). Vizituar në 16 Tetor 2012.
  27. ^ Lowe, Sid (6 November 2012). Mesut Ozil saves Real Madrid with late goal against Borussia Dortmund. The Guardian. Retrieved 9 November 2012. 
  28. ^ Ozil to the rescue after Real hit by brace from former Man United flop Manucho. dailymail.co.uk. 8 December 2012. Retrieved 14 December 2012. 
  29. ^ Mesut Ozil signs for Arsenal in a £42.5m transfer deal from Real Madrid. The Gurdian. Vizituar në 2 Shtator 2013.
  30. ^ Arsenal say big spending will not end with Mesut Ozil after revealing more healthy financial results. Metro. Vizituar në 2 Shtator 2013.
  31. ^ Ozil – Q&A – Interviews. FourFourTwo (Qershor 2010). Vizituar në 22 Prill 2012.
  32. ^ Mesut Özil. UEFA.com. Vizituar në 20 Prill 2012.
  33. ^ Özil, Mesut (German). kicker.de. Vizituar në 17 Shtator 2010.
  34. ^ Mesut Özil. ESPN Soccernet. Vizituar në 26 Nëntor 2010.
  35. ^ Özil (Spanish). ligabbva.com. Vizituar në 20 Prill 2012.
  36. ^ Mesut Özil – Performance data. transfermarkt.co.uk. Vizituar në 23 Maj 2012.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Mesut Özil