Varshava

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Warsaw)
Shko te: navigacion, kërko
Varshava
Tondokument Warszawa
Qytet
Motoja Semper invicta (Të pamposhtur përgjithmonë)
Kështjella Mbretërore, Sheshi i Qytetit të Vjetër , Pallati Presidencial, Pallati Wilanow
Vendndodhja
Varshava (Polonia)
Varshava
Administrimi
Shteti Flamuri Polonia
Provinca Masowien
Kryetari i Bashkisë Hanna Gronkiewicz-Waltz
Partia Platforma Civile
Statistika dhe Transporti
Lartësia 78-116 m (m.n.d.)
Themelimi Shekulli XIII
Sipërfaqja 516.9 km2
 •  aglomerati 6,100.43 km2
Zona Kohore CET (UTC+1)
Verore CEST (UTC+2)
Kodi Postal 00-001 deri 04-999
Prefiksi +48 22
Aeroporti Frédéric Chopin
IATA-Code:WAW
10 km nga qendra
Flota LOT
Targa WA, WB, WD, WE, WF, WH, WI, WJ, WK, WN, WT, WU, WW, WX, WY
Koordinatat 52° 13′ 48″ Veri

21° 0′ 39″ Lindje

Demografia
Popullsia 1,716,855 banorë
 •  aglomerati 2,631,902 banorë
Dendësia 3,311.02 banorë/km2
Faqja Zyrtare www.um.warszawa.pl

Varshava është kryeqyteti i Polonisë dhe ndodhet në pjesën qendrore të vendit në Wisła.

Të dhëna[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në shekullin e XIII-të, një princ në vend të një fshati peshkatarësh të quajtur Varshzova, ndërtonë një kala. Për herë të parë në këtë kala, më 1529 u mblodhë kuvendi polak i quajtur Sejm, dhe që nga 1570 tubohej rregullisht aty. Më 1596, mbreti polak tërehqë selin e tij nga Krakau në Varshavë. Pas shkatrimit nën rrethimin dhe pastaj sundimin suedezë, në shekullin XVII (1655-57), qyteti në shekullin e XVIII-të, nën mbretërit saksonë, Augustin e II-të, Augustin e III-të si dhe nën Stanislavin e II-të Augustin, lulëzonë me një kulturë të lartë. Me ndarjen e tretë të Polonisë më 1795, Varshava bie nën Prusin, dhe përkundë faktit që rëndësia e saj bie në nivel të provincës, rëndësia e saj kulturore mbetej edhe më tej.

Lufta e II-të Botërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Një muaj pas fillimit të Luftës së II-të Botërore më 1 shtator 1939, Gjermania fashiste pushtoi kryeqytetin e Polonisë. Pas një muaji, më 1 gusht 1944 banorët e kryeqytetit organizojnë kryengritjen e njohur si Kryengritja e Varshavës (polonisht: Powstanie Warszawskie). Përgjatë kësaj kohe në bregun e djathtë të lumit qëndronte ushtria ruse e cila nuk ndërhynte. Kjo kryengritje e banorëve të Varshavës u shua me gjak nga gjermanët pas dy muajsh më 2 tetor. Përgjatë luftimeve të zhvilluara, 70% e kryeqytetitVarshava ishte shkatërruar. Ndërsa më 17 janar 1945 ushtria ruse pushtoi Varshavën duke instaluar aparatin e qeverisjes sovjetike në Poloni.

Socializmi[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas luftës së II-të botërore Varshava kishte 160,000 banorë, prej tyre vetëm 16,000 banonin në pjesën e majtë të qytetit.

Rindërtimi i Varshavës pas luftës kaloi disa faza, ndër të cilat më të njohurat janë:

  • 1945 - Rindërtimi i qytetit nga banorët e saj.
  • 1947 - Bashkia e qytetit ndërton "Trasa W-Z" pranë qytetit të vjetër.
  • 1952 - Përfundon rindërtimi i qytetit të vjetër dhe lagjeve të vjetra.
  • 1955 - Rusët ndërtojnë Pallatin e Kulturës dhe Shkencave (pol. Pałac Kultury i Nauki)
  • 1971 - Bashkia e Qytetit ndërton Pallatin mbretëror (Kala mbretërore).

Popullil polak organizoi disa protesta kundër regjimit komunist të instaluar nga Stalini dhe të dirigjuar nga Moska. Protestat e tilla që kanë arritur të lënë gjurmë në historinë e Polonisë janë:

Kapitalizmi (pas 1989)[redakto | redakto tekstin burimor]

Polonia është një ndër shtetet e para të bllokut socialist i cili arriti të shkëputet nga ndikimi i Moskës. Si rezultat i protestave të popullit më 1989 Polonia shpallet zyrtarisht vend demokratik. Pas kësaj ndikimi i shteteve perëndimore filloi të rritet në një shkallë të lartë dhe Varshava filloi të marrë ngjyrë dhe të pasurohet si qytete e Evropës perëndimore.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndryshimi i popullsisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Varshava në 1926 - Kala mbretërore (Zamek Królewski)
Skeda:Warsaw6vb.jpg
Varshavë qendra e qytetit


1700: 30 000
1792: 120 000
1800: 63 000
1830: 139 000
1850: 163 000
1882: 383 000
1900: 686 000
1925: 1 003 000
1939: 1 300 000
1945: 422 000 (shtator)
1956: 1 000 000
1960: 1 139 200
1970: 1 315 600
1975: 1 436 100
1980: 1 596 100
1990: 1 611 800
2003: 1 689 600 (31 dhjetor)
2004: 1 692 854
2005: 1 697 596
2006: 1 702 139

Njësitë territoriale[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrethe e Varshavës (pas 2002)
Qyteti ndahet në 18 rrethe (pol. dzielnica) të cilat janë:
  • Białołęka
  • Bemowo
  • Bielany
  • Mokotów
  • Ochota
  • Praga Południe
  • Praga Północ
  • Rembertów
  • Śródmieście
  • Targówek
  • Ursus
  • Ursynów
  • Wawer
  • Wesoła
  • Wilanów
  • Włochy
  • Wola
  • Żoliborz
Qytezat periferike që hynë nën administrimin e kryeqytetit
  • Pruszków (53 000)
  • Legionowo (50 600)
  • Otwock (44 000)
  • Wołomin (36 500)
  • Żyrardów (41 400)
  • Nowy Dwór Mazowiecki (27 518)
  • Piaseczno (25 200)
  • Grodzisk Mazowiecki (24 900)
  • Piastów (23 700)
  • Ząbki (20 363)
  • Marki (19 000)
  • Zielonka (16 454)
  • Kobyłka (16 300)

Shiko dhe këtu[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Varshava – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
Varshava është qyteti i cili në gjirin e vetë ka sheshin "Skendebeu". Ky sheshë është emërtuar me emrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” me vendimin e Bashkisë së Varshavës më 28 nëntor 2005 me rastin e 600 vjetorit të lindjes së herojit. Më parë ishte propozuar sheshi në kryqëzimin e rrugës “Belvederska” ku tani gjendet Hoteli “Hayatt” i cili më parë thirrej “Skenderbeu”
Aktualisht, Sheshi “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” ndodhet ne nje nga sheshet kryesore te Varshaves, prane nje zone te zhvilluar industriale dhe urbanistike.[1]

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Ministria e Punëve të Jashtme - Shqipëri, internet

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]