Sergio Ramos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sergio Ramos
Sergio Ramos Euro 2012.jpg
Sergio Ramos me Spanjën në vitin 2012
Të dhënat personale
Emri i plotë Sergio Ramos García
Data e lindjes 30 Mars 1986 (28 vjeçar)
Vendi i lindjes Camas, Spanjë
Gjatësia 1,81 m (5 ft 11+12 in)
Pozita ne fushë Mbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktual Real Madrid
Numri 4
Kariera në rini
1996–2003 Sevilla
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2003–2004 Sevilla B 26 (2)
2004–2005 Sevilla 39 (2)
2005– Real Madrid 289 (37)
Ekipi kombëtar
2002 Spanja U–17 1 (0)
2004 Spanja U–19 6 (0)
2004 Spanja U–21 6 (0)
2005– Spanja 122 (10)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Sergio Ramos García (Spanjisht [ˈserxjo ˈramoz ɣarˈθi.a]; lindur më 30 Mars 1986) është një fitbollistë spanjoll i cili luan për klubin spanjoll Real MadridLa Liga dhe me Kombëtaren spanjolle si mbrojtës. Ramos luan zakonisht si qëndër mbrojtës, por ai mund të luaj edhe si mbrojtës i dhjathtë.

Pas daljes përmes sistemit të të rinjëve të Sevillës, ai kaloi te Real Madrid dhe që ajo kohë është një nga shtyllat e mbrojtjes. Kohët e fundit ai është vendosur si zëvëndës-kapiten dhe gjithashtu është një nga golashënuesit më të mirë në pozicionin e mbrojtjes [1].

Në karrierën ndërkombëtare ai ka përfaqsuar Spanjën në tre Kupa Bote dhe në dy Kampionate Europiane, duke fituar Kupën e Botës 2010 dhe dy edicionet të Kampionatit Europian Euro 2008 dhe Euro 2012. Ai luajti ndeshjen e parë me kombëtaren në moshën 18 vjeçare, dhe në vitin 2013 u bë lojtari më i ri në histori që arrin 100 ndeshje [2].

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Sevilla[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindur në Camas, Seville, Andalusia, Ramos filloi karrierën e tij profesioniste me klubin lokal Sevilla FC, pas daljes përmes sistemit të të rinjëve të klubit sëbashku me Jesús Navas dhe Antonio Puerta. Ai bëri debutimin me skuadrën e parë dhe në La Liga më 1 Shkurt 2004, duke hyrë në fushë si zëvëndësues në pjesën e dytë në humbjen 1–0 jashtë fushe kundër Deportivo de La Coruña.

sezonin 2004–05, Ramos u paraqit në 41 ndeshje me Sevillën që e përfundoi sezonin në vendin e gjashtë duke u kualifikuar për në Kupën UEFA. Ai shënoi në një ndeshje në shtëpi kundër Real Sociedad në fitoren 2–1 [3] dhe në barazimin 2–2 kundër Real Madrid [4].

Real Madrid[redakto | redakto tekstin burimor]

Ramos gjatë sezonit 2010–11.

2005–2008[redakto | redakto tekstin burimor]

Në verën e vitit 2005, 19 vjeçari Ramos u ble nga Real Madrid për 27 milion , një shumë rekord për një të ri spanjoll [5]. Ai ishte spanjolli i vetëm që u ble gjatë vitit të parë të Florentino Pérez si president i Real Madrid.

Në klub, Ramos i ishte caktuar të vishte fanellën me numër 4, që më parë ishte mbajtur nga Fernando Hierro. Më 6 Dhjetor 2006, ai shënoi Golin e parë për Merengues, në një humbje 3–2 në fazën e grupeveChampions League kundër Olympiacos FC [6].

Gjatë sezonit të parë, Ramos luajti si qëndër mbrojtës, por në raste urgjente është përdorur edhe si mesfushor mbrojtës. Megjithatë, me mbërritjen e Christoph Metzelder dhe Pepessezonin 2007–08, ai u vendos si mbrojtës i djathtë. Në katër sezonet e para me Real Madrid, Ramos shfaqi instiktet e një golashënuesi, një gjë e pazakontë për një mbrojtës, duke shënuar më shumë se 20 Gola në total. Më 4 Maj 2008, ai assistoi Gonzalo Higuaín në minutën e 89 kundër Osasunës në një fitore 2–1 jashtë fushe, kjo ndeshej siguroi titullin e 31 në historinë e klubit. Në ditën e fundit të sezonit, ai shënoi dy herë në fitoren 5–2 kundër Levantes e cila kishte rënë një ligë më poshtë: një Gol u shënua me kokë, kurse tjetri nga një goditje individuale; keto Gola e çuan ato në kuotën e pesë Golave për sezonin 2007–08 në ligë [7].

Ramos shënoi një Gol jetik në ndeshjen e Superkupës Spanjolle kundër Valencias, duke e çuar rezultatin 2–1 në fitoren në fund 4–2 dhe në triumfin në fund me rezultatin e përgjithshëm 6–5 pavarësisht se Real Madrid luajti me nëntë lojtarë në atë ndeshje. Pas kësaj, ai pati një rënje të formës dhe u rikthye në formën e tij më të mirë më 11 Janar 2009, duke shënuar me një goditje akrobatike në suksesin 3–0 kundër Mallorcës [8]; pas kësaj, ai shënoi edhe në ndeshjen e javës tjetër në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Osasunës [9].

Ramos ka qënë në Skuadën e VititFIFA dhe UEFA të vitit 2008. Ai përfundoi i 21-ti në nominimin e UEFA Lojtari Europian i Vitit [10].

Sezoni 2009–10[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fillim të sezonit 2009–10, Ramos u emërua si një nga katër kapitenët e skuadrës. Pasi Pepe pësoi një dëmtim serioz në gjurë gjatë sezonit, Ramos u vendos për të luajtur si qëndër mbrojtës. Ramos shënoi katër Gola në 33 ndeshje të luajtura në ligë; dhe, më 21 Shkurt 2010, luajti ndeshjen e tij të 200 zyrtare me Real Madrid kundër Villarreal CF (150 në ligë). Pavarësisht nga kjo përmbjedhje personale për të, sezoni ishte zhgënjyes për skuadrën, me Los Blancos që e përfundoi sezonin pa fituar asnjë trofe.

Sezoni 2010–11[redakto | redakto tekstin burimor]

Në humbjen 5–0 jashtë fushe kundër Barcelonës më 29 Nëntor 2010, Ramos u nxorr jashtë me karton të kuq pasi goditi ashpër nga mbrapa argjentinasin Lionel Messi, dhe më pas e shtyu kapitenin Carles Puyol [11]. Pas ndeshjes, ai barazoi rekordin e Fernando Hierro për numrin e kartonave të kuq me klubin, pavarësisht se kishte luajtur vetëm 264 ndeshje më pak [12].

Ramos në aksion gjatë një ndeshje në La Liga.

Më 20 Prill 2011, Ramos luajti si titullar në finalen e Copa del Reysezonit, në fitoren 1–0 kundër Barcelonës e luajtur në Valencia. Në procesin e mëvonshëm të fitores, duke festuar në krye të autobusit të klubit, atij aksidentalisht i ra trofeu nga duart duke u shtypur nga rrotat e autobusit, trofeu u dëmtua si rezultat i kësaj [13].

Sezoni 2011–12[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 12 Korrik 2011, Ramos rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2011 [14]. Në fillim të sezonit, ai u detyrua të kalonte në pozicionin e tij natyral në qëndër të mbrojtjes pas një dëmtimi të portugezit Ricardo Carvalho.

Më 25 Prill 2012, në në ndeshjen e kthimit të gjysmë–finales së Champions League kundër Bayern Munich; Ramos humbi penalltinë e tij në gjuatjet e penalltive, penalltia shkoi lart traversës. Real Madrid humbi me rezultatin 3–1 duke u eleminuar nga kompedicioni [15]; kurse pritja katër vjeçare fitimin e titullit mori fund pasi skuadra fitoi ligën. Ai ishte lojtari me më shumë topa të rikuperuar në skuadrën e tij, i treti në total [16].

Sezoni 2012–13[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 9 Janar 2013, Ramos u nxorr jashtë pas kartonit të dytë të verdhë në fitoren 4–0 në shtëpi kundër Celta de Vigo, një ndeshje e vlefshme për kupë. Pas kësaj, ai u pezullua për katër ndeshje pasi u zbulua se ai kishte ofenduar gjygjtarin e ndeshjes Miguel Ángel Ayza Gámez [17]. Muajin tjetër, disa minuta pasi shënoi Golin e dytë në ndeshjen e shtëpisë kundër Rayo Vallecano dhe më pak se 20 minuta pasi kishte filluar ndeshja, ai mori dy kartona të verdhë në më pak se një minutë, duke e çuar numrin e kartonëve të kuq te Real Madrid plot 16; përfshirë 12 në ligë [18][19].

Në fund të Shkurtit dhe në fillim të Mars 2013, për shkak të mungesës së Iker Casillas për shkak të një dëmtimi, Ramos ishte kapiten i Realit që mposhti Barcelonën dy herë brënda katër ditëve: ai shënoi Golin e fitores në fitoren 2–1 në ndeshjen e dytë, duke shënuar me kokë pas një korne [20].

Sezoni 2013–14[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 14 Dhjetor 2013, Ramos mori kartonin e 18 të kuq në barazimin 2–2 kundër Osasunës duke vendosur një rekord për klubin [21], por pezullimi u hoq më vonë [22]. Kartoni i 19 erdhi erdhi në humbjen 3–4 në shtëpi kundër Barcelonës më 23 Mars 2014 [23].

Më 29 Prill 2014, Ramos shënoi dy Gola, të dy me kokë në fitoren 4–0 në gjysmë–finalen e kthimit të Champions Leagues kundër Bayern Munich [24]. Rezultati i të dy ndeshjeve doli me rezultatin 5–0 duke i lejuar Real Madrid finalen e parë të Champions Leagues pas 12 vitesh [25][26]. Më 24 Maj, në finalen kundër Atlético Madrid, ai shënoi Golin e barazimit me kokë në minutat shtesë, duke ndihmuar skuadrën e tij që të fitonte në fund me rezultatin 4–1 në kohën shtesë dhe të merrte trofeun e dhjetë në këtë kompedicion; ai gjithshtu u zgjodh lojtari i ndeshjes nga tifozët [27].

Statistika[redakto | redakto tekstin burimor]

Klube[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 17 Maj 2013

Skuadra Sezoni Kampionati Kupa Europa Total
Apps Goals Apps Goals Apps Goals Apps Goals
Sevilla 2003–04 7 0 0 0 0 0 7 0
2004–05 31 2 5 0 5 1 41 3
2005–06 1 0 0 0 0 0 1 0
Total 39 2 5 0 5 1 49 3
Real Madrid 2005–06 33 4 6 1 7 1 46 6
2006–07 33 5 3 0 6 1 42 6
2007–08 33 5 5 1 7 0 45 6
2008–09 32 4 2 1 8 1 42 6
2009–10 33 4 0 0 7 0 40 4
2010–11 31 3 7 1 8 0 46 4
2011–12 34 3 6 0 11 1 51 4
2012–13 26 4 5 0 9 1 40 5
Total 255 32 34 4 63 5 352 41
Karriera në Total 294 34 39 4 68 6 401 44

1 Përfshirë edhe SuperKupën e Spanjës.

Nderime[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubi[redakto | redakto tekstin burimor]

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Individuale[redakto | redakto tekstin burimor]

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Sergio Ramos is the top scoring active defender in La Liga. Real Madrid's official website. 5 Maj 2014. Retrieved 14 Maj 2014. 
  2. ^ Ramos: centenario, capitán y goleador [Ramos: ndeshja e 100, kapiten dhe shënues] (in Spanjisht). Marca. 22 Mars 2013. Retrieved 23 Mars 2013. 
  3. ^ FC Sevilla 2–1 Real Sociedad. ESPN Soccernet. 26 Shtator 2004. Retrieved 1 Qershor 2012. 
  4. ^ FC Sevilla 2–2 Real Madrid. ESPN Soccernet. 14 Maj 2005. Retrieved 1 Qershor 2012. 
  5. ^ Sergio Ramos joins Real Madrid for €27 million. Think Spain. 1 Shtator 2005. Retrieved 19 Nëntor 2010. 
  6. ^ Olympiakos 2–1 Real Madrid: Second-string. ESPN Soccernet. 6 Dhjetor 2005. Retrieved 17 Maj 2011. 
  7. ^ Real Madrid 5–2 Levante. ESPN Soccernet. 18 Maj 2008. Retrieved 1 Qershor 2012. 
  8. ^ Mallorca 0–3 Real Madrid. ESPN Soccernet. 11 Janar 2009. Retrieved 1 Qershor 2012. 
  9. ^ Real Madrid 3–1 Osasuna. ESPN Soccernet. 18 Janar 2009. Retrieved 1 Qershor 2012. 
  10. ^ Chelsea readying mammoth €40 million swoop for Real Madrid defender Sergio Ramos. Goal.com. 23 Gusht 2010. Retrieved 1 Qershor 2012. 
  11. ^ Exquisite Barca crush Real. ESPN Soccernet. 29 Nëntor 2010. Retrieved 29 Nëntor 2010. 
  12. ^ Sergio Ramos ya ha igualado las diez tarjetas rojas de Fernando Hierro (Sergio Ramos equals Fernando Hierro's record of ten red cards). Resultados-Futbol. 29 Nëntor 2010. Retrieved 29 Nëntor 2010. 
  13. ^ Real Madrid's Sergio Ramos drops Copa del Rey trophy off bus. The Daily Telegraph. 21 Prill 2011. Retrieved 21 Prill 2011. 
  14. ^ Official announcement. Real Madrid's official website. 12 Korrik = 2011. Retrieved 27 Korrik 2011. 
  15. ^ Spot-on Bayern edge Madrid thriller to reach final. UEFA.com. 25 Prill 2012. Retrieved 30 Prill2012. 
  16. ^ King of steals. Real Madrid's official website. 11 Korrik 2012. Retrieved 27 Korrik 2012. 
  17. ^ Ramos handed five-match ban. ESPN FC. 10 Janar 2013. Retrieved 12 Janar 2013. 
  18. ^ Real claim derby spoils. ESPN FC. 17 Shkurt 2013. Retrieved 18 Shkurt 2013. 
  19. ^ Sergio Ramos, en alerta roja [Sergio Ramos, red alert] (in Spanjisht). Marca. 18 Janar 2013. Retrieved 18 Shkurt 2013. 
  20. ^ Sergio Ramos heads Real past Barca. ESPN FC. 2 Mars 2013. Retrieved 20 Gusht 2013. 
  21. ^ Madrid to appeal Ramos' 18th red card. ESPN FC. 16 Dhjetor 2013. Retrieved 16 Dhjetor 2013. 
  22. ^ Sergio Ramos podrá jugar en Valencia [Sergio Ramos will be able to play in Valencia] (in Spanjsiht). Defensa Central. 18 Dhjetor 2013. Retrieved 7 Shkurt 2014. 
  23. ^ Sergio Ramos and his 19 Real Madrid red cards: a retrospective. The Guardian. 24 Mars 2014. Retrieved 24 Mars 2014. 
  24. ^ Jeton Stamolla (29 Prill 2014): Reali shtyn Bajernin në flakët që premtoi. Panorama Sport. Vizituar në 30 Prill 2014.
  25. ^ Ancelotti delighted to end Madrid wait. UEFA (29 Prill 2014). Vizituar në 29 Prill 2014.
  26. ^ Bayern Munich 0 Real Madrid 4. BBC Sport (29 Prill 2014). Vizituar në 30 Prill 2014.
  27. ^ Madrid finally fulfil Décima dream. UEFA.com. 24 Maj 2014. Retrieved 24 Maj 2014. 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]