David Luiz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
David Luiz
David Luiz ConfedCup2013Champions17.jpg
David Luiz përpara finales së Kupës së Konfederatave në vitin 2013.
Personal information
Emri i plotë David Luiz Moreira Marinho
Data e lindjes 22 Prill 1987 (27 vjeçar)
Vendi i lindjes Diadema, Brazil
Gjatësia 1.89 [1]
Pozita ne fushë Mbrojtes
Informacionet për klubin
Klubi aktual Chelsea
Numri 4
Kariera në rini
1999–2001 São Paulo
2001–2005 Vitória
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2006–2007 Vitória 26 (1)
2007 Benfica (Huazim) 10 (0)
2007–2011 Benfica 72 (4)
2011– Chelsea 62 (6)
Ekipi kombëtar
2007 Brazil U20 2 (0)
2010– Brazil 28 (0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 11 Maj 2013.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 30 Qershor 2013

David Luiz Moreira Marinho (lindur më 22 Prill 1987) i cili njihet si David Luiz është një futbollistë brazilian që luan aktualisht tek Chelsea FCPremier League dhe është zëvëndës-kapiten i Kombëtares së Brazilit. Në pamje të parë, Luiz është një qëndër-mbrojtes, por ai mund të luaj edhe si mbrojtës i majtë dhe si mesfushor-mbrojtës [2] [3].

Pasi startoi karrerën futbollistike tek Vitória, ai u transferua tek Benfica që në moshën 19 vjeçare, aty ai luajti 5 sezone (3 të kompletuara). Ai u transferua në Janar të vitit 2011 tek Chelsea, ku që sezonin e parë fitoi Champions Leaguen dhe FA Cup.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Vitória[redakto | redakto tekstin burimor]

David Luiz u transferua tek Esporte Clube Vitória, pasi u lirua nga São Paulo FC [4] në moshën 14 vjeçare. Në fillim, Luiz luante si mesfushor-mbrojtës, por ai bëri performanca të dobta në atë pozicion [5], kështu që u zhvendos në qëndër të mbrojtjës dhe u përshtat shumë mirë [6]. Ai bëri debutimin e tij zyrtar në vitin 2006 në barazimin 2-2 kundër Santa Cruz Futebol Clube në Kupën e Brazilit. Ai luajti 26 ndeshje në kampionat dhe Golin e vetëm që shënoi [7], e shënoi në 3 Shtator 2006 në fitoren 2-0 që arriti Vitória kundër Clube Atlético do Porto. Në total, Luiz luajti 55 ndeshje dhe shënoi 2 Gola [8].

Benfica[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 30 Janar të vitit 2007, David Luiz u transferua tek Benfica për të zëvëndësuar Ricardo Rochan që u transferua tek Tottenham Hotspur FC [9]. Ai bëri një debutim jo të mirë kundër PSG-së në UEFA Cup, ai luajti në qëndër të mbrojtjes duke zëvëndësuar Luisãon e dëmtuar, ai luajti sëbashku me patriotin e tij Anderson. Benfica humbi ndeshjen me rezultatin 2-1, por arriti të kualifikoheshe në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Me 12 Mars 2007, Luiz luajti ndeshjen e tij të parë në kampionat kundër União de Leiria [10]. Në fund të sezonit, Luiz firmosi një kontratë 5 vjeçare me klubin [11], dhe, më 5 Gusht, shënoi Golin e parë për klubin në turnamentin miqësorë Torneio do Guadiana kundër Sporting Clube de Portugal. Ai luajti vetëm 8 ndeshje në kampionatë për shkak të një dëmtimi, kurse Benfica e përfundoi sezonin në vendin e katërt.

Më 11 Janar 2009, David Luiz shënoi golin e tij të parë zyrtarë me Benfican kundër rivalëve të Bragas. Ai gjate shumicës së sezonit luajti si mbrojtës i majtë.

Ndërkohë, gjatë sezonit 2009-10, kur trajneri i ri i Benficas mbërriti në klub, Luiz u bë zëvëndës-kapiten dhe simboli i skuadrës. Ai ishte i pranishëm në çdo ndeshje të sezonit, duke luajtur 49 ndeshje zyrtare (3 Gola në 4,206 minuta), në atë sezon, Benfica fitoi kampionatin e parë pas 5 vitesh. Në gjysmë-finalen e parë të Taça da Liga, në një fitore 4-1 jashtë fushe kundër Sporting Clube de Portugal, David Luiz shënoi Golin e parë në minutën e 8, në fund, Benfica u shpall fituese e kupës duke mundur Porton në finale me rezultatin 3-0.

David Luiz fitoi Trofeun e tij te pare me Benficen ne sezonin 2009-10. Ai fitoi kampionatin Portugez me 29 ndeshje te luajtur dhe 2 Gola te shenuar. David Luiz ka fituar gjithashtu dhe 3 Taça da Liga.

Chelsea[redakto | redakto tekstin burimor]

Luiz duke luajtur për Chelsen në vitin 2011.

Më 31 Janar 2011, David Luiz u transferua tek gjigandi anglez Chelsea FC për një shumë të pacaktuar dhe firmosi një kontratë 5 vjeçare e gjysëm, Benfica raportoi se Chelsea pagoi 25 Milion € + Nemanja Matić, i cili sapokishte ardhur nga huazimi tek Vitesse [12] [13] [14]. Ai bëri debutimin e tij të parë zrytarë në Premier League në humbjen e ChelseasStamfort Bridge kundër Liverpoolit, ai hyri në fushë pasi zëvëndësoi Jose Bosingwan [15]. Tetë ditë më vonë, ai luajti ndeshjen e tij të parë si startues në Premier League në barazimin 0-0 kundër Fulhamit. Menjëherë ai u bë heroi i tifozëve të Chelseas, atij u shpall Barclays Lojtari i ndeshjes, edhe pse shkaktoi një penallti në minutën e 93, penallti që u prit nga portieri Petr Čech [16].

Më 1 Mars 2011, David Luiz shënoi Golin e tij të parë me Chelsean kundër Manchester United në Stamfort Bridge, më vonë, Frank Lampard shënoi me penallti duke i dhënë Chelseas fitoren me rezultatin 2-1 [17]. Më 20 Mars, ai shënoi Golin e dytë me fanellën e Chelseas në fitoren 2-0 kundër Manchester Cityt, ai shënoi me kokë pas një goditje dëmini, edhe një herë, Luiz u shpall lojtari i ndeshjes dhe sigurisht u shpall edhe lojtari i muajit Mars në Premier League [18] [19].

David Luiz humbi 3 ndeshjet e para të sezonit 2011-12 për shkak të një dëmtimi në gju. Ai u rikthye në skuadrën e parë më 13 Shator 2011 në ndeshjen e Chelseas kundër Bayer Leverkusenit në fazen e grupeve të Champions League, duke shënuar edhe një supergol nga 15 metra distanc Chelsea fitoi 2-0 në Stamfort Bridge.

Më 5 Shkurt 2012, David Luiz shënoi Golin e tij të parë për vitin 2012 në një ndeshje të Premier Leagues ndermjet Chelseas dhe Manchester United, Luiz shënoi Golin e tretë në atë ndeshje për Chelseas në minutën e 50 pas një krosimi të Juan Mata, ndeshja perfundoi me rezultatin 3-3 [20]. Më 25 Shkurt 2012, Luiz shenoi sërisht një supergol kundër Boltonit, ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0 [21].

Luiz (majtas) me Ramires pas finales së Champions Leagues në vitin 2012.

Me 14 Mars 2012, Chelsea u ndesh kundër Napolit në raundin e 16 të Champions Leagues. Në ndeshjen e parë, Chelsea humbi me rezultatin 1-3 në stadiumin San Paolo. Në ndeshjen e kthimit ku Chelsea fitoi 4-1, David Luiz bëri një ndeshje fantastike duke u shpallur lojtari i ndeshjes dhe duke ndihmuar Chelsean që të kualifikohet [22]. Ai vazhdoi duke luajtur ndeshje të mira edhe kundër Benficës në çerek-finale në Champions League, ai u shpall lojtari më i mirë ndeshjen e parë. David Luiz u demtua kunder TottenhamitFA Cup dhe u lajmerua se do të humbiste dy gjymë-finalet kundër Barcelonës dhe finalen e FA Cup. Chelsea u kualifikua për në finale pasi mundi Barcelonën me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Ai luaji 120 minuta në finalen e Champions Legues kundër Bayern Munich, duke shënuar edhe një penallti ku Chelsea fitoi me rezultatin 4-3 me penallti [23].

Me 22 Shtator 2012 David Luiz firmosi nje kontrate 5 vjecare me Chelsean. Ai e filloi sezonin e ri perkrah Gary Cahill. Ai shenoi golin e tij te pare per sezonin 2012-13 kunder FC Nordsjælland me Goditje Denimi ne UEFA Champions League. Ne Boterorin e Klubeve ne vitin 2012 David Luiz u zgjodh lojtari i dyte me i mire i turneut duke fituar Silver Ball.

Ai shenoi nje tjeter SuperGol me Goditje Denimi kunder Aston Villa ne fushen e Chelsea, ku kjo e fundit fitoi 8-0. David Luiz u shpall lojtari i ndeshjes.

Me 17 Prill 2013 David Luiz konfirmoi se ai di te shenoj SuperGola, pasi shenoi nje supergol nga 40 Metra distanc. Ai shenoi nje tjeter supergol me Goditje Denimi ne gjysmefinalen e UEFA Europa League kunder Basel. Ai shenoi serisht nje tjeter supergol ne ndeshjen e kthimit.

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

David Luiz ka luajtur në Kupën e Botës me Brazilin U20. Paraqitjet e tij të mira me Benficen tërhoqën vëmëndjen e trajnerit Mano Menezes. Ai debutoi kundër Shba-së më 10 Gusht 2010, dhe më pas u zëvëndësua. Brazili fitoi me rezultatin 2-0 me Gola të Neymar dhe Alexandre Pato. David Luiz u thirr nga trajneri Mano Menezes për të luajtur me Brazilin në vitin 2011 në Copa America 2011, por nuk luajti asnjë ndeshje sepse ishte i dëmtuar.

Në një ndeshje miqesore kundër Meksikës, David Luiz shënoi një autogol por Brazili fitoi me rezultatin 2-1.

Më 7 Shtator 2012, David Luiz u bë kapiten për herë të parë me Brazilin kundër Afrikës së Jugut. Brazili fitoi me rezultatin 1-0 në Sao Paolo [24].

Luiz u thirr nga trajneri Luiz Filipe Scolari për të luajtur me BrazilinKupën e Konfederatave që u zhvillua në Brazil. Luiz ishte në formacion të parë sëbashku me Thiago Silvan. Luiz luajti në të gjitha ndeshjet si titullar. Në finale, ku Brazili fitoi me rezultatin 3-0 kundër Spanjës, Luiz u bë hero, pasi evitoi një Gol në vijën fatale të goditur nga Pedro [25] [26].

Jeta Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

David Luiz ka thënë se ai është një i Krishter i devotshëm dhe ka si shëmbull të tij Ricardo Kakán [27]. Ai tha: "Besimi im më jep besimin se unë mund të shkoj jashtë dhe të kryeje dhe për të përmirësuar si një lojtar. Ajo më jep forcë dhe frymëzim.". Ai më pas shtoi: "Çdo gjë në jete e takon Perëndinë Qëllimi ynë ka qenë tashmë plotësisht jashtë" [28].

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadrat[redakto | redakto tekstin burimor]

Flag of Brazil.svg Vitória
Flag of Portugal.svg Benfica
Flag of England.svg Chelsea

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Flag of Brazil.svg Brazil

Personal[redakto | redakto tekstin burimor]

Topi i Argjentë i fituar nga Luiz.

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadrat[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 21 Maj 2013

Skuadra Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Kontinenti1 Tjetër
Turnamentet2
Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Vitória
2006 26 1 2 0 25 1 53 2
2007 0 0 0 0 2 0 2 0
Total 26 1 2 0 27 1 55 2
Benfica 2006–07 10 0 0 0 4 0 14 0
2007–08 8 0 2 0 0 0 4 0 14 0
2008–09 19 2 2 0 4 0 2 1 27 3
2009–10 29 2 2 0 5 1 13 0 49 3
2010–11 16 0 3 0 2 0 6 0 1 0 28 0
Total 82 4 9 0 11 1 29 1 1 0 132 6
Chelsea 2010–11 12 2 0 0 0 0 0 0 0 0 12 2
2011–12 20 2 6 0 3 0 11 1 0 0 40 3
2012–13 30 2 6 0 4 1 14 4 3 0 57 7
2013–14 0 0 0 0 0 0 1 0 0 0 1 0
Total 62 6 12 0 7 1 26 5 3 0 110 12
Karriera në total 170 11 23 0 18 2 55 6 30 1 296 20

1Statistikat përfshinjë dhe UEFA Champions League, UEFA Cup/Europa League dhe UEFA Super Cup.
2Statistikat përfshinje dhe turnamentet e FA Community Shield, FIFA Club World Cup, Supertaça Cândido de Oliveira dhe Campeonato Baiano.

Kombetarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Kombetarja Skuadra Sezoni Ndeshje Gola
Brazil Benfica 2010 4 0
Chelsea 2011 6 0
2012 7 0
2013 11 0
Total 28 0

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Profili i Lojtarit: David Luiz. Premier League. Vizituar në 18 shkurt 2013.
  2. ^ Fleming, Mark; Herbert, Ian (24 January 2011). Chelsea set to capture £21m David Luiz. The Independent. Retrieved 5 April 2011. 
  3. ^ 'Crazy mistakes' won't affect David Luiz as he eyes a return to form for Chelsea; Goal.com, 26 November 2011
  4. ^ David Luiz é o representante de Diadema na Seleção Brasileira [David Luiz represents Diadema in Brazil national team] (in Portuguese). Tvabcd. 24 September 2010. Retrieved 19 January 2011. 
  5. ^ "Pensei em dispensar David Luiz", revela coordenador da base do Vitória. Veja! ["I thought about letting David Luiz go", reveals Vitória's youth system coordinator. Look!] (in Portuguese). esporteinterativo.yahoo.com. 14 December 2012. Retrieved 24 December 2012. 
  6. ^ Zagueiro convocado por Mano é avaliado em R$ 114,5 milhões [Stopper selected by Mano is worth R$ 114,5 millions] (in Portuguese). Gterra. 27 July 2010. Retrieved 19 January 2011. 
  7. ^ Campeonato Brasileiro Série C – 2006 (Portuguese). CBF. Vizituar në 4 mars 2011.
  8. ^ Vitória (Portuguese). Futebol 80. Vizituar në 11 mars 2011.
  9. ^ Benfica zëvëndëson Ricardo Rochan; UEFA, 1 February 2007
  10. ^ Tactical Formation. Football-Lineups. Vizituar në 14 mars 2007.
  11. ^ David Luiz edhe 5 vite të tjera tek Benfica; UEFA, 30 May 2007
  12. ^ Chelsea complete £21.3m Luiz signing; ESPN Soccernet, 31 January 2011
  13. ^ David Luiz signs. Chelsea F.C. 1 February 2011. Retrieved 11 February 2011. 
  14. ^ David Luiz transferido para o Chelsea. S.L. Benfica. 31 January 2011. Retrieved 22 June 2011. 
  15. ^ McNulty, Phil (6 February 2011). Chelsea 0–1 Liverpool. BBC Sport. Retrieved 14 February 2011. 
  16. ^ Ashenden, Mark (14 February 2011). Fulham 0–0 Chelsea. BBC Sport. Retrieved 14 February 2011. 
  17. ^ Chelsea 2–1 Man Utd. BBC Sport. 1 March 2011. Retrieved 2 March 2011. 
  18. ^ Chelsea 2–0 Man City. BBC Sport. 20 March 2011. Retrieved 22 March 2011. 
  19. ^ March awards for Chelsea pair. Chelsea FC. 1 April 2011. Retrieved 2 April 2011. 
  20. ^ Hernandez header completes United comeback. ESPN Soccernet. 5 February 2012. Retrieved 5 February 2012. 
  21. ^ Win eases pressure on AVB. ESPN Soccernet. 25 February 2012. Retrieved 25 February 2012. 
  22. ^ Ivanović completes rousing Chelsea comeback. UEFA.com. 14 March 2012. Retrieved 21 March 2012. 
  23. ^ Shoot-out win ends Chelsea's long wait for glory. UEFA.com. 20 May 2012. Retrieved 21 May 2012. 
  24. ^ David Luiz será o capitão da Seleção Brasileira contra a África do Sul (in Portuguese). Goal.com. 7 September 2012. Retrieved 6 February 2013. 
  25. ^ Chelsea star David Luiz makes miraculous clearance to help Brazil lift Confederations Cup – video. Metro. 01 July 2013. Retrieved 04 July 2013. 
  26. ^ Confederations Cup: Brazil Dominate Spain In Final At The Maracana (VIDEO/PHOTOS). Huffington Post. 30 June 2013. Retrieved 04 July 2013. 
  27. ^ Fernando Duarte (1 shkurt 2011): David Luiz embraces Chelsea but will never abandon Brazil. The Guardian. Vizituar në 4 prill 2013.
  28. ^ Pete Jenson (21 tetor 2011): Luiz's Christian faith behind Chelsea's hands-on attitude. The Independent. Vizituar në 4 prill 2013.

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: David Luiz