Juan Mata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Juan Mata
Juan Mata Chelsea vs AS-Roma 10AUG2013.jpg
Mata në turin para sezonal me Chelsean në 2013
Të dhënat personale
Emri i plotë Juan Manuel Mata García [1]
Data e lindjes 28 Prill 1988 (26 vjeçar)
Vendi i lindjes Ocón de Villafranca, Burgos, Spanjë
Gjatësia 1,70 m (5 ft 7 in)
Pozita ne fushë Mesfushor–Sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktual Manchester United
Numri 8
Karriera në rini r
1998–2003 Real Oviedo
2003–2006 Real Madrid
Karriera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2006–2007 Real Madrid B 39 (10)
2007–2011 Valencia 129 (33)
2011–2014 Chelsea 82 (18)
2014– Manchester United 15 (6)
Kombëtarja
2004 Spanja U–16 3 (2)
2004 Spanja U–18 2 (1)
2006–2007 Spanja U–19 13 (12)
2007 Spanja U–20 5 (3)
2007–2011 Spanja U–21 19 (5)
2012 Spanja U–23 4 (0)
2009– Spanja 32 (9)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 17:28, 1 Janar 2014 (UTC).

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 15 Tetor 2013

Juan Manuel Mata García, i njohur zakonisht si Juan Mata ([xwam ˈmata]; lindur më 28 Prill 1988), është një futbollistë spanjoll i cili luan për klubin anglez Manchester United dhe për kombëtaren Spanjolle. Ai luan kryesisht si një mesfushor sulmues, por mund edhe të luajë si anësor.

Një lojtar i diplomuar i akademisë së të rinjve të Real Madrid, Mata ka luajtur tek Real Madrid Castillasezonin 2006–07, ku ai e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë i skuadrës me 10 Gola. Në fillim të sezonit 2007–08, Mata firmosi për klubin spanjoll të La Ligas, Valencian, nëpërmjet një klauzole kontraktuale tek Real Madrid. Ai u votua si "Lojtari më i mirë i ri" në fund të sezonit. Mata fitoi Copa del Rey në sezonin debutues me Valencian. Pas debutimit të tij me Valencian, Mata u bë pjesë përbërëse e mesfushës e klubit, duke luajtur më shumë se 174 ndeshje për 4 sezone [2].

sezonin 2011–12, Mata firmsoi për klubin anglez të Premier Leagues, Chelsea për një shumë të raportuar 28 Milion . Më 27 Gusht 2011, Mata shënoi Gol në debutimin e tij me Chelsean në njeshjen kundër Norwich City, ku ai hyri në fushë si zëvëdësues. Mata fitoi UEFA Champions Leagues dhe FA Cup në sezonin e tij debutues me Chelsean. Ai gjithashtu fitoi edhe çmimin e klubit Lojtari i Vitit. Pasi shënoi kundër Monterreyt në gjysmë–finalen e 2012 FIFA Kupës së Botës për Klube, ai u bë lojtari i parë që shënon në debutimin e tij në Premier League, Champions League, FIFA Kupën e Botës për Klube, FA Cup dhe Capital One Cup për Chelsean [3]. Sezoni i dytë i Matës tek Chelsea ishte edhe më i suksesshëm se i pari, duke ndihmuar skuadrën të kualifikohej për në sezonin tjetër të Champions Leagues dhe fitoi edhe çmimin Lojtari i Vitit i klubit për herë të dytë rresht. Më 15 Maj 2013, Mata fitoi UEFA Europa Leaguen, duke iu bashkuar Fernando Torres për tu bënë lojtarët e parë që i fitojnë të katërta Champions Leaguen, Europa Leaguen, Kupën e Botës, dhe Kampionatin Europian, edhe pse Mata ka fituar edhe Kampionatin Europian U–21 në vitin 2011.

Mata është një futbollistë i kombëtares spanjolle, i cili ka përfaqsuar Spanjën me skuadrat U–16, U–18, U–19, U–20, U–21 dhe Spanja U–23. Ai ka luajtur në 2007 FIFA U–20 Kupa e Botës. Në Qershor 2009, Mata u zgjodh për të luajtur në 2009 Kupën e Konfederatave, në turnamentin e parë të La Rojas. Më 9 Shtator 2009, Mata shënoi Golin e parë me kombëtaren kundër Estonisë, duke siguruar një vend me kombëtaren për në 2010 Kupës e BotësAfrikën e Jugut, ku La Roja triumfoi për herë të parë në histori. Në 2011, ai u rikthye sërisht në kombëtaren U–21, duke ndihmuar Spanjën të fitonte Kampionatin Europian U–21Danimarkë. Ai fitoi çmimin Djaloshi i Artë dhe ishte pjesë e skuadrës së turnamentit.

Jeta e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Juan Manuel Mata García ka lindur më 28 Prill 1988 në Ocón de Villafranca, Burgos [4]. Ai trashëgoi emrin e tij nga babai i tij, Juan Manuel Mata Rodríguez, i cili ishte gjithashtu një futbollistë. Ai ishte një sulmues që ka luajtur në vitet 1980 dhe në fillim të viteve 1990 për Burgos CF. Mata u rrit në vendlindjen e babait të tij në Oviedo, Asturias. Babai i tij më vonë veproi duke u bërë agjent i djalit të tuj, duke u regjistruar në FIFA [5]. Në kohën e tij të lirë, Mata luan tenis në tabel, një sport që e ka luajtur që në fëmijëri [6]. Me ardhjen e tij në Chelsea, ai tha se shijon shëtitjen rreth Londër. Ai fitoi një pseudonim tek Chelsea - "Johnny Kills (Johnny Vret)," përkthim i fjalëpërfjalshëm i emrit të tij nga spanjisht në anglisht [7]. Emri i tij përkthehet "pyll" ose "banor nga pylli" [8].

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Karriera e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Mata filloi karrierën futbollistike tek Real Oviedo, ku babai i tij shpenzoi shumicën e karrierës. Ai qëndroi atje për 3 vite përpara se të shkonte tek akademia e të rinjëve të Real Madrid, La Fabrica, në moshën 15 vjeçare. Pas luajti për skuadrën Cadete A, dhe vazhdoi të kalonte edhe skuadrat e moshave të tjera, Juvenil C dhe më në fund Juvenil A Në sezonin e fundit 2005–06, ai shënoi 2 Gola në ligë dhe 3 të tjera Copa de Campeones, përfshirë Golin e fitores në finale kundër Real Valladolid, duke shënuar edhe 3 në Kupën Spanjolle Juvenil.

Pas kalimit tek Real Madrid Castillasezonin 2006–07, Matës iu dhurua fanella me numrin 34 në skuadrën e parë, ku tek Castilla vishte fanellën me numrin 28. Përkundër formës së dobët të Castillas që ra nga Segunda División, ai u shpall golashënuesi i dytë më i mirë me 10 Gola, 8 Gola larg sulmuesit Álvaro Negredo, i cili shënoi 18.

Valencia[redakto | redakto tekstin burimor]

Juan Mata duke luajtur për Valencian në 2010.

Mata kishte një klauzolë lirimin në Real Madrid në sezonin e tij të fundit në klub, dhe pranoi të firmoste me klubin e La Ligas, Valencia në Mars 2007, në moshën 19 vjeçare. Ai e filloi sezonin 2007–08 nën udhërat e trajneri Quique Sanchez Flores [9]. Megjithatë, me trajnerin spanjoll Mata nuk pati fillim të mirë sepse nuk luan shumë, por pas mbërritjes së Ronald Koeman në Nëntor 2007, Mata fitoi më shumë minuta dhe filloi të luante më shumë, edhe për shkak të një dëmtimi të Vicentes.

Gjatë sezonit 2007–08, Mata kontiboi më shumë në Copa del Rey, kompedicion ku spanjolli luanti si sulmues në një ndeshje kundër Atlético MadridVicente Calderon, ku Mata luajti 90 minuta. Në La Liga, Mata shënoi 4 Gola në ndeshjet vendimtare kundër Athletic Bilbao, Deportivo La Coruña, Recreativo de Huelva dhe Real Valladolid. Më 20 Mars 2008, ai shënoi 2 Gola në gjysmë–finalen e Copa del Reyt kundër Barcelonës duke çuar skuadrën e tij në finale. Në finale, Valencianistas u ndeshën kundër Getafes ku Mata e gjeti rrugën e rrjetës që në minutë e katërt duke kontibuar në fitoren 3–1 [10]. Gjatë sezonit të parë, ai u votua nga tifozë dhe lojtarë si Lojtari më i mirë i ri. Gjatë kohës me trajnerin hollandez, Mata, sëbashku me Silvën dhe Villën krijuan një treshe që u quajt Che Trident.

Sezoni 2008–09 për Matën filloi me Superkupën e Spanjës, ku Mata shënoi kundër ish klubit të tij Real Madrid në humbjen 1–2 në ndeshjen e parë. Valencia humbi edhe ndeshjen e dytë 4–2 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3–6. Ai bëri një fillim shumë të mirë në La Liga duke shënuar në javën e parë në fitoren 3–0 kundër Mallorcës [11]. Ai gjithashtu shënoi edhe Golin e vetëm në ndeshjen kundër Osasunës pas një topi të David Villës [12]. Ai shënoi Golin e parë europian kundër skuadrës norvegjeze RosenborgKupën UEFA. Më 28 Shtator 2008, Mata provoi sërisht se ishte lojtar i rëndësishëm duke shënuar 2 Gola në fitoren shkatërrimtare 2–7 jashtë fushe kundër Málagës [13]. Vetëm 3 ditë më vonë, ai bëri një performancë të shkëlqyer kundër Deportivo La Coruñas, pasi ai shënoi 1 Gol dhe dhuroi 3 assis në fitoren 4–2 në shtëpi [14].

Deri në fund të sezonit, Mata u bë akoma edhe më shumë deçiziv duke shënuar 2 Gola të rëndësishëm për Valencian në fund të ndeshjes: Goli i parë ishte Goli i fitores 3–2 kundër Sporting de Gijón [15], dhe i dyti ishte penalltia e shënuar në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Sevillas (ai e gjuajti penalltinë sepse specialisti Villa ishte zëvëndësuar më parë sepse ishte dëmtuar), ai shënoi Golin e avantazhit momental 2–1 [16]. Ai e përfundoi sezonin me një shifër impresionuese 11 Gola dhe 13 assis duke ndimuar Valencian ta mbyllte sezonin në vendin e gjashtë, ai u rendit i dyti për numrin e assisteve mbrapa XavitBarcelonës. Gjithashtu ai shënoi edhe 1 Gol në kupë dhe 2 në Kupën UEFA.

sezonin 2009–10, ai filloi të marrë më shumë përgjegjsi dhe shënoi Golin e parë në ligë kundër Sevillas. Gjithashtu këtë sezon ai mori edhe fanellën me numrin 10, që ishte mbajtur nga Miguel Ángel Angulo për shumë sezone, gjithashtu edhe legjenda të klubit si Mario Kempes dhe Vicente Guillot. Ai e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i skuadrës me 14 Gola në të gjitha kompedicionet (9 në La Liga dhe 5 në Kupën UEFA).

sezonin 2010–11, Mata ishte lojtari kyç i skuadrës. Treshja e famshme Che Trident u shkatërrua pasi David Silva u shit tek Manchester City dhe David Villa tek Barcelona. Në fillim të 2011, Mata rinovoi kontartën e tij me klubin deri në vitin 2014, ai e rinovoi kontratën në qytetin e Dénias. Vetëm 4 ditë pas rinovimit, Mata përsoi një dëmtim që e majti jashtë fushave për 3 muaj duke humbur disa ndeshje të rëndësisshme. Ai e pësoi dëmtimin gjatë një seance stërvitore pas një përplasje me një mbrojtës. Më 10 Prill 2011, Mata shënoi 2 Gola në fitoren 5–0 kundër rivalëve të Villarreal [17].

Ai dhuroi shumë assis dhe e e mbylli sezonin me 8 Gola në ligë dhe 1 në UEFA Champions League. Ai shënoi Golin e parë në ligë kundër Hércules pas një assisti të Pablo Hernandez, të dytin e shënoi kundër Espanyolit me kokë në minutën e 92, të tretin e shënoi kundër Levantes pasi doli ball për ball me portierin, 2 të tjerë kundër Málaga CF dhe Athletic Bibao. Më 9 Maj, u raportua nga analistë spanjoll në Angli se për Matën kishte interesim nga klubet e Premier Leagues.

Chelsea[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 21 Gusht 2011, Valencia lajmëroi se kishte arritur marrëveshjen për shumën e 23.5 Milion £ për transferimin e Matës tek klubi i Premier Leagues, Chelsea [18] [19] [20]. Më 24 Gusht 2011, Mata firmosi një kontratë 5 vjeçare me Chelsean. Ai zbuloi se patrioti i tij Fernando Torres e bindi atë për të ardhur në Stamford Bridge, duke thënë: "Fernando me ngacmoi mua në lidhje me mendimin tim për të ardhur këtu. Ai më tha se këtu do të ishte mirë dhe se ata do tja kalonin mirë bashkë. Unë gjithashtu fola me shokët dhe familjen e tij në lidhje me këtë vendim [21].

Më 26 Gusht 2011, Yossi Benayoun i ofroi Matës fanellën me numrin 10. Kapiteni i Izraelit tha: "Unë jam i vendosur që ti dhuroj Matës fanellën me numrin 10 — të preferuarën e tij. Për mua, është thjesht një numër, jo numri im i fatit 15." (Në atë kohë Florent Malouda vishte fanellën me numrin 15 tek Chelsea). Mata kishte veshur fanellën me numrin 10 me Valencian dhe Spanjën U–21 në verë, dhe shprehu mirënjohjen e tij për Benayoun. "Është një numër shumë i rëndësishëm për mua dhe është një nder që unë e vesh atë. Unë dëshiroj të falenderoj Yossin [22]. Mata vazhdoi të veshë fanellën me numrin 10 pas Joe Cole, Mark Hughes, Ian Hutchinson, dhe Terry Venables, paraardhësit e fanellën me numrin 10 [23].

Sezoni 2011–12[redakto | redakto tekstin burimor]

Juan Mata në një dyluftim me mbrojtësin e Bayern Munich, Jérôme Boatengfinalen e UEFA Champions Leagues në 2012.

Mata bëri debutimin e tij me Chelsean kundër Norwich City më 27 Gusht 2011, duke hyrë në fushë në minutën e 68 në vend të Florent Malouda dhe shënoi Golin e tretë të skuadrës në minutën e 11 të kohës shtesë, Chelsea fitoi ndeshjen me rezultatin 3–1 [24]. Ai luajti ndeshjen e parë si startues me klubin e ri në ndeshjen e rradhës me 10 Shtator kundër Sunderland, duke ndihmuar Chelsean të siguronte një fitore me rezultatin 1–2 [25]. Më 14 Shtator, Mata bëri edhe debutimin në UEFA Champions League për Chelsean dhe shënoi 1 Gol në kohën shtesë në fitoren 2–0 kundër skuadrës gjermane Bayer Leverkusen [26].

Më 29 Tetor 2011, Mata assistoi Golin e 6000 të ChelseasPremier League më një kros, i cili shkoi drejt Frank Lampard i cili shënoi me kokë. Në të njëjtën ditë, Mata shënoi një Gol spektakolar nga rreth 30 metra në humbjen 3–5 kundër rivalëve londinez Arsenal [27]. Më 26 Nëntor, Mata assistoi Golat e John Terry dhe Daniel Sturridge dhe shënoi edhe vetë Golin e tretë në fitoren 3–0 kundër Wolverhampton Wanderers [28]. Ai u shpall "Lojtari i ndeshjes" në një fitore tjetër 3–0 në St James' Park kundër Newcastle United [29].

Më 6 Dhjetor 2011, gjatë ndeshjes deçizive të Chelseas në Champions League kundër ish klubit të tij Valencias, Mata dhuroi 2 assista për Golat e Didier Drogba [30] [31]. Ndeshja përfundoi me fitoren 3–0 të The Blues, duke siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup [32]. Më 26 Dhjetor, Mata shënoi Golin e skuadrë së tij në barazimin 1–1 në Stamford Bridge kundër Fulham [33]. Ky ishte barazimi i tretë rresht i Chelseas në Premier League. Mata shënoi Golin e parë me Chelsean në fitoren e tyre 4–0 në Stamford Bridge kundër Portsmouth në një ndeshje në FA Cup.

Në raundin e katërt të FA Cup kundër Queens Park RangersLoftus Road, Mata shënoi Golin e parë të skuadrës me penallti në fitoren 4–0. Më 5 Shkurt 2012, Mata shënoi një Gol pas një gjuajtje të pakampshme e cila erdhi nga një kros i patriotit të tij Fernando Torres në ndeshjen Manchester United [34], ndeshja përfundoi në barazimin 3–3. Më 21 Shkurt, Mata shënoi Golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 3–1 kundër skuadrës italiane Napoli në ndeshjen e parë të raundit të 16 të Champions Leagues [35].

Pas emërimit të Roberto Di Matteo si trajner i përkohshëm i skuadër, Mata filloi të luaj si mesfushor sulmues, ku më parëai luajte si anësor i majtë. Mata shënoi 1 Gol dhe gjuajti një penallti e cila u prit nga Colin Doyle në ndeshjen e raundit të pestë të FA Cup kundër Birmingham CitytSt Andrew's, Chelsea fitoi ndeshjen me rezultatin 0–2 duke siguar një vend për në çerek–finale. Mata vazhdoi formën e tij të mirë të shënimit në çdo raund; spanjolli këtë herë shënoi në fitoren 5–2 kundër Leicester Cityt në çerek–finale. Mata shënoi Golin e 11 të sezonit kundër Wigan Athletic; ky ishte një Gol deçiziv i cili i solli fitoren me rezultatin 2–1 skuadrës, duke mbajtur akoma shpresë për një vend në Champions League për sezonin tjetër [36].

Më 15 Prill 2012, në fitoren e Chelseas 5–1 kundër Tottenham Hotspur në gjysmë–finalen e FA Cup në Stadiumin Wembley, Mata shënoi një Gol të diskutueshëm dhe assistoi Golat e Ramires dhe Florent Malouda, duke i çuar statistikat e tij të 2011–12 FA Cup me 4 Gola dhe 3 assis. Mata luajti si starutes në të 2 ndeshjet e gjysmë–finales së Champions Leagues kundër kampionëve në fuqë Barcelonës, ai ndihmoi skuadrën e tij që të shkonte në finale me rezultatin e përgjithshëm 3–2 [37] [38], kjo gjë i siguroi The Blues finalen kundër Bayern Munich më 19 Maj 2012 [39].

Mata dhuroi 2 assista për Fernando Torres në fitoren shkatërrimtare 6–1 kundër rivalëve perëndimor të Londrës Queens Park Rangers më 29 Prill, duke arritur shifrën e 13 assisteve në këtë sezon [40]. Mata assistoi Golin e parë në finalen e FA Cup, i cili u shënua nga Ramires, me Chelsean që mposhti Liverpoolin me rezultatin 2–1 në Wembley, me Matën që u zgjodh "Lojtari i ndeshjes" [41] [42]. Më 10 Maj 2012, Mata u shpërblye për paraqitjet e tij të mira gjatë gjithë sezonit duke u votuar nga tifozët si "Lojtari i Vitit". Ai e mori këtë pas legjendave si Dennis Wise dhe Gianfranco Zola, të cilët e kanë fituar këtë çmim në vitet e shkuara [43].

2012 finalen e UEFA Champions Leagues kundër Bayern Munich më 19 Maj, Mata assistoi Golin e barazimit të Didier Drogbas nga një kornë në minutën e 88. Ndeshja shkoi në kohën shtesë dhe më pas tek penalltitë. Mata gjuajti penalltinë e parë të skuadrës, por që u prit nga portieri Manuel Neuer. Megjithatë, Chelsea fitoi 4–3 me penallti, duke fituar edhe titullin e parë të Champions Leagues në histori [44]. Mata përfundoi sezonin e parë në Stamford Bridge me 573 pasime, duke krijuar 66 raste për Gol dhe duke krosuar 61 herë në mënyrë të saktë, duke kontribuar në fitimin e 2 titujve të Chelseas [45]. Ai e përfundoi sezonin e Premier Leagues me 14 assis — numri i dytë më i mirë pas David SilvësManchester Cityt — dhe me 6 Gola [46].

Sezoni 2012–13[redakto | redakto tekstin burimor]

Mata humbi të gjitha ndeshjet para sezonale me Chelsean sepse ishte duke luajtur me Spanjën2012 Lojërat OlimpikeLondër, por u rikthye të luaj në 2012 FA Community Shield kundër Manchester Cityt dhe u zëvëndësua në minutën e 74 në vend të Daniel Sturridge. Mata dhuroi assistin e parë të sezonit më 22 Shtator 2012 kundër Stoke Cityt, duke dhuruar një kros të bukur që u realizua në Gol nga Ashley Cole, ky Gol rezultoi të ishte Goli i fitores 1–0 për The Blues [47]. Goli i tij i parë i sezonit erdhi në raundin e tretë të 2012–13 Football League Cup kundër Wolverhampton Wanderers, ku Chelsea fitoi me rezultatin 6–0 [48]. 4 ditë më vonë, Mata shënoi edhe Golin e parë në Premier League, ai shënoi Gol nga një goditje dënimi dhe assistoi Golin e Fernando Torres në fitoren 2–1 kundër ArsenalitStadiumin Emirates [49].

Juan Mata në aksion me Chelsean në 2012.

Mata shënoi Golin e parë dhe të tretë të Chelseas në fitoren 0–4 jashtë fushe kundë danezëve të NordsjællandChampions League [50]. Ai më vonë dhuroi 2 assis në fitoren 4–1 kundër Norwich Cityt, ai assistoi Golat e Eden Hazard dhe Branislav Ivanović [51]. Në Derbin e Londrës kundër Tottenham HotspurWhite Hart Lane më 20 Tetor, Mata shënoi 2 Gola dhe dhuroi assistin e Golit të Daniel Sturridge në fitoren 2–4 të Chelseas, Mata gjithashtu u shpall edhe "Lojtari i ndeshjes" [52]. Goli i tij i rradhës në Premier League do të ishte kundër Manchester United, ku Mata shënoi me një goditje të bukur dënimi. Megjithatë, The Blues humbën ndeshjen me rezultatin 3–2 pas Golit të vonshëm të Javier Hernández. Mata ndërkohë fitoi çmimin Premier League Lojtari i Muajit në Tetor ku kishte shënuar 3 Gola në ligë [53].

Pasi trajneri Roberto Di Matteo u shkarkua pas humbjes 3–0 kundër Juventusit në Champions League, Mata shënoi Golin e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Rafael Benítez në humbjen 1–3 kundër West Ham United [54]. Ai shënoi sërsisht në fitoren e Chelseas 6–1 kundër Nordsjælland në Champions League, por The Blues dështuan të kalonin fazën e grupeve duke u bërë skuadra e parë në histori që është kampione në fuqi dhe nuk kalon fazën e grupeve [55]. Ai luajti një ndeshje të mirë në fitoren 1–3 jashtë fushe kundër Sunderland më 8 Dhjetor, ai shënoi Golin e tretë të skuadrës [56]. Pas kësaj ndeshje, Chelsea udhëtoi në Japoni për të luajtur në 2012 Kupën e Botës për Klube. Edhe në këtë turnament, Mata ishte në një formë fantastike duke shënuar në gjysmë–finale kundër Monterreyt, duke ndihmuar skuadrën që të arrij në finale me një fitore 1–3. Megjithatë, ky turnament u mbyll në mënyrë të keqe për Chelsean pasi ata humbën në finale me rezultatin 1–0 nga Corinthians. Chelsea reagoi nga kjo humbje duke shkatërruar në Stamford Bridge me rezultatin 8–0 Aston Villën, në një ndeshje ku Mata nuk arriti të shënojë Gol [57].

Më 22 Dhjetor 2012, Mata firmosi një kontratë të re me Chelsean, gjë që do të thoshte se ai do të qëndronte tek klubi londinez deri në vitin 2018 [58]. Më 26 Dhjetor 2012, Chelsea udhëtoi në Carrow Road për tu ndeshur me Norwich Cityn, ndërkohë që më herët Manchester United dhe Arsenal kishin humbur ndeshjet e tyre. Mata shënoi 1 Gol brilant në minutën e 38, ai mori një top nga Oscar dhe goditi nga rreth 30 metra duke mposhtur portierin, ky Gol rezultoi Goli i fitores [59]. Më vonë, më 5 Janar 2013, Mata dhuroi një assis për blerjen e re Demba Ba dhe një tjetër për Branislav Ivanović duke ndihmuar skuadrën e tij që të mposhte Southampton me rezultatin 5–1 në raundin e tretë të 2012–13 FA Cup [60]. 1 javë më vonë, ai detyroi Jonathan Walters të shkakton një autogol dhe më vonë fitoi një penallti që u realizua nga Frank Lampard, kjo gjë solli fitoren 0–4 për Chelsean dhe humbjen e parë në shtëpi për Stoke Cityn [61]. Mata shënoi Golin e tetë të sezonit në fitoren 2–1 kundër Arsenalit në shtëpi [62].

Më 3 Mars 2013, Mata luajti ndeshjen e tij të 100 zyrtare me Chelsean në të gjitha kompedicionet në fitoren 1–0 kundër West Bromwich AlbionStamford Bridge [63]. Më 14 Mars, Mata shënoi Golin e parë në fitoren 3–1 të Chelseas kundër Steaua BucureștiEuropa League [64]. Më 19 Prill, Mata u nominua për çmimin PFA Lojtari i Vitit për shkak të kontributit të tij tek Chelsea në të gjitha kompedicionet. Vendimi i PFA-së është bazuar në "aftësinë për të krijuar jo vetëm raste për Gol, por aftësia për të shënuar edhe vetë, ai u nominua sëbashku me shokun e skuadrës Eden Hazard [65]. Ai shënoi një Gol deçiviz në minutën e 87 kundër Manchester United, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Champions League [66] [67].

Më 15 Maj, Mata dhuroi një performancë të mirë në 2013 finalen e UEFA Europa Leagues kundër skuadrës portugeze Benfica. Ai assistoi nga kornja Golin e fitores të shënuar nga Branislav Ivanović në minutën e 93 [68]. Ditën tjetër, ai u votua nga tifozët i "Lojtari i vitit" për herë të dytë rradhazi. Ai me modesti i dha merita të gjithë skuadrës, duke thënë: "unë ndihem krenar që luaj për Chelsean dhe falenderoj shokët e skuadrës. Për çmimin e dytë rradhazi, Mata tha: "Ndihem shumë i lumtur. Është sezoni im i dytë këtu dhe unë po e fitoj këtë çmim për herë të dytë dhe kjo për mua është fantastike. Unë thjesht dua ti falenderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe shokët e skuadrës" [69]

Sezoni 2013–14[redakto | redakto tekstin burimor]

Nën drejtimin e trajneri të ri José Mourinho, Mata nuk ishte zgjedhja e parë e trajnerit pasi portugezi preferonte Oscarin si organizator të skuadrës. Mourinho përmendi mungesën e punës në mbrojtje të Mataës si arsye kryesore që nuk ishte zgjedhja e parë e tij [70]. Më 28 Shtator 2013, Mata hyri në fushë si zëvëndësues dhe assistoi Golin e John Terryt në ndeshjen kundër Tottenham në barazimin 1–1. Më 29 Tetor 2013, Mata shënoi Golin e parë të sezonit në një fitore 2–0 në League Cup kundër rivalëve londinez Arsenal [71].

Mata luftoi për të siguruar një vend titullari në formacionin e Mourinhos, pasi ai kishte startues vetëm 11 nga 22 ndeshjet në Premier League, dhe kishte luajtur gjithsej vetëm 18 ndeshje gjatë gjysmës së parë të sezonit [72]. Ai e mbylli karrierën e tij tek Chelsea me 33 Gola dhe 58 assis në 135 ndeshje në të gjitha kompedicionet me The Blues.

Manchester United[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 24 Janar 2014, Mourinho tha se Chelsea kishte pranuar ofertën e Manchester United për transferimin e Matës dhe ai e lejoi atë të udhëtojë në Manchester për të bërë vizitat mjeksore, pasi lojtari tha se ishte i "me të vërtet i lumtur për të shkuar" [73]. Manchester United konfirmoi më vonë në atë ditë se transferimi ishte pranuar, dhe marrëveshja ishte pranuar nga Mata për kushtet personale dhe kaloi me sukses testet mjeksore [74]. Transferimi u kompletua ditën tjetër, me Manchester United që i pagoi Chelseas 37.1 Milion £, me Matën që firmosi një kontratë deri në verën e vitit 2018 [75]. Ai bë debutimin e tij në ndeshjen kundër Cardiff më 28 Janar duke dhuruar një assis në fitoren 2–0 [76] [77]. Më 29 Mars, Mata shënoi Golin e parë me Manchester United në fitoren 4–1 kundër Aston VillësOld Trafford [78]

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Fernando Torres, Mata dhe Sergio Ramos duke festuar fitoren e UEFA Euro 2012.

Mata ndihmoi Spanjën të fitonte UEFA Kampionatin Europian U–19, ku ai ishte lojtari kyç. Ai u shpall golashënuesi i dytë më i mirë i turnamentit me 4 Gola në 5 ndeshje, 1 Gol mbrapa Alberto Buenos [79].

Më 1 Shkurt 2007, trajneri i kombëtares U–21, Iñaki Sáez, e zgjodhi atë për të luajtur në ndeshjen miqësore kundër Anglisë, sëbashku me shokët e skuadrës tek Real Madrid: Roberto Soldado, José Manuel Jurado, Sergio Sánchez, Miguel Torres, Esteban Granero, dhe Antonio Adán, në moshën 18 vjeçare e 10 muajshe.

Më 14 Nëntor 2008, Vicente del Bosque thirrin Matën në kombëtaren e parë për të luajtur në një miqësore kundër Kilit. Ai nuk luajti asnjë minutë në fitoren 3–0 në shtëpi. Më 28 Mars 2009, Mata më në fund bëri debutimin e tij, duke luajtur në ndeshjen kualifikuese të 2010 Kupës së Botës kundër Turqisë, në fitoren 1–0 në Madrid. Ai hyri në fushë në vend të David Villës në minutën e 63.

Në Qershor 2009, Del Bosque përfshiu Matën për të luajtur në 2009 FIFA Kupa e Konfederatave, duke qënë lojtari më i ri i skuadrës. Ai luajti si titullar në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Irakut dhe më vonë doli nga fusha në vend të Albert Rierës me Spanjën që u eleminua në gjysmë–finale nga Shtetet e Bashkuara.

Më 9 Shtator 2009, Mata shënoi Golin e parë me kombëtaren në fitoren 3–0 kundër Estonisë, gjë që i siguroi Spanjës kualifikimin për në 2010 Kupën e Botës. Ai vazhdoi duke shënuar Golin e fitores kundër Armenisë më 10 Tetor, duke shënuar 1 penallti në fitoren 2–1 [80]. Ai u zgjodh për të luajtur në Kupën e Botës, ku La Roja u shpall kampione. Ai luati ndeshjen e parë në fitoren 2–0 kundër Hondurasit duke zëvëndësuar Fernando Torres në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Në verën e ardhshe, ai u rikthye sërisht tek kombëtarja U–21, duke luajtur në UEFA Kampionatin Europian U–21Danimarkë ku Spanja tiumfoi. Mata ishte në formacionin më të mirë të turnamentit dhe u shpall Djaloshi i Artë.

Mata u rikthye me kombëtaren e parë dhe u zgjodh për të luajur në UEFA Euro 2012. Ai luajti në finalen kundër Italisë, ku Spanja fitoi me rezultatin 4–0, ai hyri në fushë si zëvëndësues dhe shënoi Golin e katërt të kombëtares duke u bërë kampion europe [81].

Mata u zgjodh për të luajtur në turnamentin olimpik të futbollit në vitin 2012. Megjithatë, Spanja U–23 dështoi të kalonte fazën e grupeve [82].

Golat me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e rezultateve dhe Golave me kombëtaren spanjolle

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 9 Shtator 2009 Estadio Romano, Mérida, Spanjë Flamuri Estonia 3–0 3–0 Kualifikueset e 2010 FIFA Kupa e Botës
2 10 Tetor 2009 Hanrapetakan Stadium, Yerevan, Armeni Flamuri Armenia 2–1 2–1 Kualifikueset e 2010 FIFA Kupa e Botës
3 14 Tetor 2009 Bilino Polje, Zenica, Bosnia dhe Herzegovina Flamuri Bosnja 5–0 5–2 Kualifikueset e 2010 FIFA Kupa e Botës
4 29 Mars 2011 Darius and Girėnas Stadium, Kaunas, Lituani Flamuri Lituania 3–1 3–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2012
5 7 Tetor 2011 Generali Arena, Prague, Republika Çeke Flamuri Estonia 1–0 2–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2012
6 1 Korrik 2012 Olympic Stadium, Kiev, Ukrainë Flamuri Italia 4–0 4–0 Finalja e UEFA Euro 2012
7 11 Qershor 2013 Yankee Stadium, New York, Shba Flamuri Irlanda 2–0 2–0 Ndeshje Miqësore
8 20 Qershor 2013 Estádio do Maracanã, Rio de Janeiro, Brazil Flag of Tahiti.svg Tahiti 8–0 10–0 2013 FIFA Kupa e Konfederatave
9 15 Tetor 2013 Estadio Carlos Belmonte, Albacete, Spanjë Flamuri Gjeorgjia 2–0 2–0 Kualifikueset e 2014 FIFA Kupa e Botës
Redaktuar më 15 Tetor 2013

Stili i lojës[redakto | redakto tekstin burimor]

Në mesfushor sulmues me aftësi të plota, Mata është i aftë për të krijuar shumë raste për Gol dhe gjithashtu është i aftë për të shënuar Gola nga distanca të largëta. Edhe pse 1.70 cm i gjatë, ai ka një vizion shumë të mirë dhe është i aftë ta dërgojë topin në largësi të mëdhaja. Ai është shumë i zoti me kontrollin e topin dhe dhuron shumë assiste [83].

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 28 Janar 2014 [84]

Performanca Liga Kupa Kupa e Ligës Europa/Tjetër Total
Klubi Sezoni Divizioni Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Spanjë Liga Copa del Rey UEFA Total
Real Madrid B 2006–07 Segunda División 39 10 39 10
Valencia 2007–08 La Liga 24 5 8 4 1 0 33 9
2008–09 37 11 2 1 8 2 47 14
2009–10 35 9 2 0 14 5 51 14
2010–11 33 8 3 0 7 1 43 9
Total 129 33 15 5 30 8 174 46
Angli League [85] FA Cup Kupa e Ligës UEFA Total
Chelsea 2011–12 Premier League 34 6 7 4 1 0 12 2 54 12
2012–13 35 12 6 1 5 2 18 5 64 20
2013–14 13 0 0 0 2 1 2 0 17 1
Total 82 18 13 5 8 3 32 7 135 33
Manchester United 2013–14 Premier League 1 0 1 0
Karriera në total [86] 251 61 28 10 8 3 62 15 349 89
1Kompedicionet e tjera në Spanjë përfshinjë edhe Supercopa de España.
2Kompedicionet e tjera në Angli përfshinjë edhe FA Community Shield, FIFA Kupa e Botës për Klube dhe UEFA Super Cup.

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 31 Janar 2014

Kombëtarja Viti Ndeshje Gola
Spanja 2009 7 3
2010 3 0
2011 6 2
2012 4 1
2013 10 3
Karriera në total 30 9

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamuri Valencia
Flamuri Chelsea

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamuri Spanja

Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Barclays Premier League Squad Numbers 2013/14. Premier League. 16 Gusht 2013. Retrieved 17 Gusht 2013. 
  2. ^ Liverpool, City and Manchester United show interest in Mata. Guillem Balague's website (9 Maj 2011). Vizituar në 11 Maj 2011.
  3. ^ Chelsea 3–1 Monterrey. RTÉ Sport (13 Dhjetor 2012). Vizituar në 13 Dhjetor 2012.
  4. ^ La culminación del sueño de seis Campeones de Europa. rfef.es (26 Gusht 2011). Vizituar në 26 Gusht 2011.
  5. ^ Mata could buy out Valencia contract to complete Barcelona move. footballdirecta.com (5 Gusht 2009). Vizituar në 5 Gusht 2009.
  6. ^ Juan Manuel Mata's biography (Spanjisht). Official website. Vizituar në 7 Shkurt 2008.
  7. ^ Mr Valencia sad it's him or his old mate Mata going out – European – Football. The Independent (6 Dhjetor 2011). Vizituar në 6 Dhjetor 2011.
  8. ^ Behind the Name: Meaning, Origin and History of the Surname Mata (6 Dhjetor 2011). Vizituar në 6 Dhjetor 2011.
  9. ^ "El Valencia le quita al Real Madrid al prometedor y cotizado Mata" [Valencia steals promising, highly-rated Mata from Real Madrid]. Marca (in Spanish). 17 Mars 2007. Retrieved 7 Shkurt 2008. 
  10. ^ "Mata seizes final chance for Valencia". UEFA (in Spanjisht). 20 Mars 2008. Retrieved 20 Mars 2008. 
  11. ^ Valencia 3–0 Mallorca. ESPN Soccernet (30 Gusht 2008). Vizituar në 24 Maj 2011.
  12. ^ Valencia 1–0 Osasuna. ESPN Soccernet (21 Shtator 2008). Vizituar në 24 Maj 2011.
  13. ^ Málaga 9–2 Valencia. ESPN Soccernet (25 Shtator 2008). Vizituar në 24 Maj 2011.
  14. ^ Villa goals ensure Valencia victory. UEFA (28 Shtator 2008). Vizituar në 28 Shtator 2008.
  15. ^ Sporting Gijon 4–3 Valencia. ESPN Soccernet (12 Prill 2009). Vizituar në 24 Maj 2011.
  16. ^ Valencia 3–1 Sevilla FC. ESPN Soccernet (19 Prill 2009). Vizituar në 24 Maj 2011.
  17. ^ Valencia put five past Villarreal. ESPN Soccernet (10 Prill 2011). Vizituar në 24 Maj 2011.
  18. ^ Official announcement. Valencia C.F. 21 Gusht 2011. Retrieved 21 Gusht 2011. 
  19. ^ Valencia agree to sell Juan Mata to Chelsea. BBC Sport. 21 Gusht 2011. Retrieved 21 Gusht 2011. 
  20. ^ Mata Deal Agreed. chelseafc.com (22 Gusht 2011). Vizituar në 22 Gusht 2011.
  21. ^ Juan Mata deal completed. Chelsea FC. 24 Gusht 2011. Retrieved 24 Gusht 2011. 
  22. ^ Juan Mata Tweet. Twitter (26 Gusht 2011). Vizituar në 26 Gusht 2011.
  23. ^ Mata to take 10. Chelsea FC. 26 Gusht 2011. Retrieved 26 Gusht 2011. 
  24. ^ Ten Canaries downed after Ruddy dismissal. ESPN Soccernet. 27 Gusht 2011. Retrieved 27 Gusht 2011. 
  25. ^ Blackburn, Martin (10 Shtator 2011). "Sunderland 1 Chelsea 2". The Sun (Londër). Retrieved 10 Shtator 2011. 
  26. ^ "Report: Chelsea v Bayer Leverkusen – UEFA Champions League – ESPN Soccernet". Soccernet.espn.go.com. 13 Shtator 2011. Retrieved 21 Maj 2012. 
  27. ^ "Match report: Chelsea 3 Arsenal 5". Soccernet.espn.go.com (Chelsea F.C.). 12 Maj 2012. Retrieved 12 Maj 2012. 
  28. ^ Draper, Rob (26 Nëntor 2011). "Chelsea 3 Wolves 0: Juan the man for Blues boss as super Spaniard Mata lifts the gloom over Villas-Boas". Mail Online (Londër: Associated Newspapers). Retrieved 26 Nëntor 2011. 
  29. ^ Dawkes, Phil (3 Dhjetor 2011). "BBC Sport – Newcastle 0–3 Chelsea". BBC Sport (Londër: BBC Sport). Retrieved 3 Dhjetor 2011. 
  30. ^ Winter, Henry (7 Dhjetor 2011). "Didier Drogba's double keeps Chelsea's Champions League dream alive". The Daily Telegraph (London). Retrieved 7 Dhjetor 2011. 
  31. ^ Custis, Shaun (7 Dhjetor 2011). "Chelsea 3 Valencia 0". The Sun (Londër). Retrieved 7 Dhjetor 2011. 
  32. ^ Lawton, Matt (7 Dhjetor 2011). "Chelsea 3 Valencia 6: Top Drog fires Blues through and Andre Villas Boas can breathe a little easier". Daily Mail (London). Retrieved 7 Dhjetor 2011. 
  33. ^ Burt, Jason (26 Dhjeotr 2011). "Chelsea 1 Fulham 1: match report". The Daily Telegraph (London). Retrieved 26 Dhjetor 2011. 
  34. ^ Match: Chelsea v Manchester United. ESPN Soccernet (5 Shkurt 2012). Vizituar në 5 Shkurt 2012.
  35. ^ Match: Napoli v Chelsea. ESPN Soccernet (21 Shkurt 2012). Vizituar në 21 Shkurt 2012.
  36. ^ Irwin, Mark (9 Prill 2012). "Chelsea 2–1 Wigan: Match report, pictures & video highlights". The Sun (London). Retrieved 12 Prill 2012. 
  37. ^ "Chelsea 1–0 Barcelona". The Guardian (London). 12 Prill 2012. Retrieved 12 Prill 2012. 
  38. ^ "Barcelona 2–2 Chelsea (2–3 agg)". The Guardian (Barcelona). 12 Prill 2012. Retrieved 12 Prill 2012. 
  39. ^ "Bayern and Chelsea renew rivalry". UEFA (Mynih). 26 Prill 2012. Retrieved 26 Prill 2012. 
  40. ^ "Mata: Early goals were the difference for Chelsea". Goal.com (Londër). 29 Prill 2012. Retrieved 29 Prill 2012. 
  41. ^ "Chelsea 2 Liverpool 1 FA Cup final". Daily Mail (Londër). 12 Maj 2012. Retrieved 12 Maj 2012. 
  42. ^ "Juan Mata targets further FA Cup glory". Daily Mail (Londër). 12 Maj 2012. Retrieved 12 Maj 2012. 
  43. ^ Mata the main man. Chelsea FC. 11 Maj 2012. Retrieved 11 Maj 2012. 
  44. ^ Shoot-out win ends Chelsea's long wait for glory. 19 Maj 2012. Retrieved 19 Maj 2012. 
  45. ^ Top 40 Players of Euro 2012. ESPN FC. 30 Maj 2012. Retrieved 30 Maj 2012. 
  46. ^ Chelsea Statistics 2011/12. KickOff.co.uk. KickOff.co.uk (30 Maj 2012). Vizituar në 30 Maj 2012.
  47. ^ Smith, Ben (22 Shtator 2012). "BBC Sport – Chelsea 1–0 Stoke". BBC.com (BBC Sport). Retrieved 22 Shtator 2012. 
  48. ^ ""Chelsea 6–0 Wolves"". BBC.com (BBC Sport). 25 Shtator 2012. Retrieved 30 Shtator 2012. 
  49. ^ ""Arsenal 1–2 Chelsea"". BBC.com (BBC Sport). 29 Shtator 2012. Retrieved 30 Shtator 2012. 
  50. ^ FC Nordsjaelland 0–4 Chelsea. BBC Sport. 2 Tetor 2012. Retrieved 3 Tetor 2012. 
  51. ^ BBC Sport – Chelsea 4–1 Norwich. BBC Sport. 6 Tetor 2012. Retrieved 7 Tetor 2012. 
  52. ^ Juan Mata scores twice as Chelsea overcome Tottenham in six-goal derby thriller. Sky Sports (20 Tetor 2012). Vizituar në 20 Tetor 2012.
  53. ^ ALEX FERGUSON and Juan Mata have been named Premier League manager and player of the month for October.. The Sun (6 Nëntor 2012). Vizituar në 6 Nëntor 2012.
  54. ^ West Ham 3–1 Chelsea. BBC Sport (1 Dhjetor 2012). Vizituar në 1 Dhjetor 2012.
  55. ^ Phil McNulty (5 Dhjetor 2012): BBC Sport – Chelsea 6–1 Nordsjaelland. Bbc.co.uk. Vizituar në 29 Janar 2013.
  56. ^ Owen Phillips (9 Dhjetor): BBC Sport – Sunderland 1–3 Chelsea. Bbc.co.uk. Vizituar në 29 Janar 2014.
  57. ^ Owen Phillips (23 Dhjetor 2012): BBC Sport – Chelsea 8–0 Aston Villa. Bbc.co.uk. Vizituar në 29 Janar 2014.
  58. ^ Steve Stammers (22 Dhjetor 2012): Juan Mata new contract: Chelsea tie down Spanish star to a new five-year deal – Mirror Online. Mirror.co.uk. Vizituar në 29 Janar 2014.
  59. ^ Owen Phillips (26 Dhjetor 2012): BBC Sport – Norwich 0–1 Chelsea. Bbc.co.uk. Vizituar në 29 Janar 2014.
  60. ^ BBC Sport – Southampton 1–5 Chelsea. Bbc.co.uk (5 Janar 2013). Vizituar në 29 Janar 2014.
  61. ^ Chris Bevan (14 Janar 2013): BBC Sport - Stoke 0-4 Chelsea. Bbc.co.uk. Vizituar në 29 Janar 2014.
  62. ^ Mandeep Sanghera: BBC Sport – Chelsea 2–1 Arsenal. Bbc.co.uk. Vizituar në 29 Janar 2014.
  63. ^ A family Sunday. Grada360 (5 Mars). Vizituar në 29 Janar 2014.
  64. ^ Graham Chase (15 Mars): BBC Sport – Chelsea 3–1 Steaua Buch't (agg 3–2). Bbc.co.uk. Vizituar në 29 Janar 2014.
  65. ^ ThePFA.com (19 Prill 2013): PFA Nominees: Juan Mata – News – The PFA. Thepfa.com. Vizituar në 29 Janar 2014.
  66. ^ Mandeep Sanghera (7 Maj 2013): BBC Sport – Manchester United 0–1 Chelsea. Bbc.co.uk. Vizituar në 29 Janar 2014.
  67. ^ Dubious Goals Rulings for the 2012/13 season. Premierleague.com (7 Maj 2013). Vizituar në 29 Janar 2014.
  68. ^ Phil McNulty (15 Maj 2013): BBC Sport – Benfica 1–2 Chelsea. Bbc.co.uk. Vizituar në 29 Janar 2014.
  69. ^ Double delight for Mata at awards ceremony. Chelseafc.com (17 Maj 2013). Vizituar në 29 Janar 2014.
  70. ^ José Mourinho: Oscar better than Juan Mata... at the moment. inside World Soccer (21 Shtator 2013). Vizituar në 29 Janar 2014.
  71. ^ Goal of the day: Juan Mata (Chelsea) vs Arsenal. inside World Soccer (30 Tetor 2013). Vizituar në 30 Tetor 2013.
  72. ^ Mata on verge of €49m Manchester United switch as he misses Chelsea training. Goal.com (22 Janar 2014). Vizituar në 29 Janar 2014.
  73. ^ Ornstein, David (24 Janar 2014). Juan Mata: Man United move delayed by Chelsea's Salah wait. BBC Sport. Retrieved 24 Janar 2013. 
  74. ^ Communications Dept. (24 Janar 2014). "Reds agree deal for Mata". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 24 Janar 2014. 
  75. ^ Juan Mata: Manchester United sign Chelsea midfielder for £37.1m. BBC Sport. 25 Janar 2014. Retrieved 25 Janar 2014. 
  76. ^ Magowan, Alistair (28 Janar 2014). "Manchester United 2-0 Cardiff". BBC.com (BBC Sport). Retrieved 28 Janar 2014. 
  77. ^ "Kthehet Van Persie, kthjellet United". Telegrafi.com (Telegrafi). 28 Janar 2014. Retrieved 28 Janar 2014. 
  78. ^ Bevan, Chris (29 Mars 2014). "Manchester United 4–1 Aston Villa". BBC.com (BBC Sport). Retrieved 2 Prill 2014. 
  79. ^ "Spain sweep into U19 final". Telegrafi.com (UEFA). 26 Korrik 2006. Retrieved 26 Korrik 2006. 
  80. ^ "Fabregas and Mata on target for Spain". Telegrafi.com (ESPN Soccernet). 9 Shtator 2009. Retrieved 9 Shtator 2009. 
  81. ^ "Spain 4 Italy 0: match report". The Daily Telegraph (The Daily Telegraph). 1 Korrik 2012. Retrieved 1 Korrik 2012. 
  82. ^ "Mata: Spain deserved more at Olympics". Goal.com (Goal.com). 31 Korrik 2012. Retrieved 31 Korrik 2012. 
  83. ^ David Hirshey: The 2012–13 Prem Best XI. espnfc.com. Vizituar në 22 Maj 2013.
  84. ^ Juan Mata – Performance data –. Transfermarkt.com (28 Prill 1988). Vizituar në 29 Janar 2014.
  85. ^ 8 Juan Mata (10 Tetor 2013): Player Profile | Juan Mata. Premierleague.com. Vizituar në 29 Janar 2014.
  86. ^ Juan Mata - Total performance data. transfermarkt.co.uk (28 Prill 1988). Vizituar në 29 Janar 2014.
  87. ^ Juan Mata UEFA Golden Player 2011. UEFA (21 Mars). Vizituar në 29 Janar 2014.

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Juan Mata