Javier Hernández Balcázar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Javier Hernández
Javier "Chicharito" Hernandez vs MLS All Stars.jpg
Hernández duke luajtur për Manchester United në 2010
Të dhënat personale
Emri i plotë Javier Hernández Balcázar [1]
Data e lindjes 1 Qershor 1988 (26 vjeçar)
Vendi i lindjes Guadalajara, Meksikë
Gjatësia 1.75 [2]
Pozita ne fushë Sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktual Real Madrid
(në huazim nga Manchester United)
Numri 14
Kariera në rini
1997–2006 Guadalajara
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2006–2010 Guadalajara 64 (26)
2010– Manchester United 102 (37)
2014– Real Madrid (Huazim) 0 (0)
Ekipi kombëtar
2007 Meksika U–20 2 (1)
2009– Meksika 66 (36)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 1 Shkurt 2014.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 26 Tetor 2013

Javier Hernández Balcázar (Spanjisht [xaˈβjeɾ erˈnandes]; lindur më 1 Qershor 1988) është një futbollistë meksikanë i cili luan si sulmues me klubin e Real MadridLa Liga në huazim nga klubi anglez Manchester United dhe me kombëtaren meksikane. Hernández luan në fushë me pseudonimin Chicharito (Shqip: bizelja e vogël), këtë pseudoim e mban në fanellën e tij. Ai më parë ka luajtur me klubin meksikan Guadalajara, përpara se të bëhej meksikani i parë që bashkohej me Manchester United.

Hernández bëri debutimin e tij me Meksikën në Shtator 2009 në një ndeshje kundër Kolumbisë. Ai gjithashtu ka përfaqsuar kombëtaren e tij në 2010 Kupën e Botës dhe 2011 CONCACAF Kupën Gold. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Kupës Gold me 7 Gola dhe u emërua si lojtari më i mirë i turnamentit [3]. Hernandez është golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares meksikane.

Jeta e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández ka lindur në Guadalajara, Meksikë dhe luajti për herë të parë futboll në moshën 7 vjeçare. Babai i tij, Javier Hernández Gutiérrez, i cili ka qënë një ish sulmuesi i kombëtares meksikane, tha se ai kurrë nuk e ka menduar se djali i tij do të bëhej një futbollistë profesionist. Hernández me bashkua me Guadalajara në moshën 9 vjeçare dhe firmosi kontratën e parë si profesionist në moshën 15 vjeçare [4]. Ai ishte vendosur për të luajtur në 2005 FIFA U–17 Kampionatin Botëror, por e dëmtim bëri që ai të mos ishte pjesë e skuadrës e cila më vonë e fitoi turnamentin [5].

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

C.D. Guadalajara[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández u bashkua me skuadrën e të rinjëve të Guadalajara në moshën 9 vjeçare. Në sezonin 2005–06, ai u bashkua me skuadrën e parë të Guadalajara. Ai bëri debutimin e tij me Guadalajara më 9 Shtator 2006 në një ndeshje të Apertura që përfundoi me fitoren kundër Necaxa me rezultatin 4–0 në stadiumin Estadio Jalisco. Ai hyri në fushë në minutën e 82 në vend të Omar Bravo dhe shënoi Golin e fundit për skuadrën e tij 5 minuta më vonë. Ky ishte Goli i tij i vetëm në 8 ndeshje të luajtura në vitet 2006 dhe 2007 në Guadalajara. Ai luajti 8 ndeshje në 2008 Apertura por nuk arriti ta gjejë rrugën e rrjetës, kurse në 2009 Clausura shënoi 4 Gola në 15 ndeshje me Guadalajara. Në 2009 Apertura, Hernández u bë një lojtar i rëndësishëm për skuadrës, pasi e mbylli sezonin duke qënë golashënuesi i tretë i skuadrës me 11 Gola në 17 ndeshje, kjo gjë i solli vendin e titullarit në skuadër [6].

2010 Torneo Bicentenario, Hernández u bë golashënuesi i Guadalajara [7]. Ai e nisi turnamentin duke shënuar nga 2 Gola në 3 ndeshjet e para të turnamentit kundër Deportivo Toluca, Tigres UANL dhe Estudiantes Tecos. Ndeshja kundër Estudiantes Tecos u pa si një ndeshjet më të mira të Hernández me Guadalajara. Pasi shënoi kundër Querétaros dhe Atlantes, Hernández pësoi një dëmtim që nuk e la atë të luaj për 5 ndeshje [8]. Ai nuk luajti deri në javën e 11, më pas, Hernández u rikthye dhe shënoi në humbjen 2–1 kundër Monterrey.

Pas paraqitjeve të tij të mira në moshë të re me skuadrën e Guadalajara, shumë klube europiane si PSV Eindhoven i Hollandës, VfL Wolfsburg i Gjermanisë dhe Valencia e Spanjës shfaqën interes për Hernández. Megjithatë, më 8 Prill 2010, Hernández firmosi një kontratë 5 vjeçare me klubin anglez Manchester United dhe zyrtarisht u bashkua me klubin më 1 Korrik të atij viti.

Manchester United[redakto | redakto tekstin burimor]

Transferimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández në debutimin e tij me Manchester United.

Manchester United ishte klubi i parë që shfaqi interes për Hernández në Tetor 2009; një zbulues talentësh i klubit anglez shkoi në Meksikë në Dhjetor dhe raportoi pozitivisht te Red Devils pasi pa disa ndeshje të sulmuesit meksikan. Për shkak të moshës së Hernández, klubi fillimisht planifikoi që të qëndronte në pritje përpara se sa të bënte ndonjë lëvizje për të nënshkruar me të, por përfshirja e tij në skuadrën që do të luante në Kupën e Botës 2010 bëri që Manchester United të nxitonte për të nënshkruar me të pasi nqs meksikani do të paraqitjej mirë, vlera e kartonit të tij do të rritej shumë. Shefi i zbulimit të talentëve të United, u dërgua për në Meksikë për 3 javë në muajt Shkurt dhe Mars për të parë Hernández dhe për të ngritur një raport pozitiv për të, para se avokati i klubit të shkonte në Meksikë për të finalizur tratativat me sulmuesin [9].

Më 8 Prill 2010, Hernández pranoi një marrëveshje për të firmosur me Manchester United për një shumë të paditur [10]. Një ditë para kësaj, Hernández kishte qënë Old Trafford për të parë çerek–finalen e Manchester United kundër gjermanëve të Bayern Munich [11]. Marrëveshja u bë në fshehtësi të plotë, agjenti i Hernández u mbajt në errësirë, siç ishte edhe gjyshi Tomás Balcázar, të cilët mendonin se Hernández kishte shkuar në një udhëtim në AtlantaShteteve të Bashkuara [12] [13]. Si pjesë e marrëveshjes, United luajti një ndeshje miqësore kundër Guadalajara në stadiumin e tyre të ri Estadio Omnilife më 30 Korrik [14]. Më 27 Maj, leja e transferimit u dha, duke lejuar gjithashtu që transferimi të bëhej zyrtarë më 1 Korrik 2010 [15].

Sezoni 2010–11[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández duke luajtur për Manchester United.

Më 28 Korrik 2010, Hernández bëri debutimin e tij me Manchester United në ndeshjen para sezonale miqësore kundër 2010 MLS All-Star që u luajt në Shtetet e Bashkuara; ai hyri në fushë në minutën e 63 duke zëvëndësuar Nanin dhe 18 minuta më vonë, ai shënoi Golin e parë me fanellën e Red Devils pas një topi të gjatë nga Darren Fletcher, ai e ndaloi topin dhe goditi atë nga jashtë zone duke e çuar sipër duarve të portierit Nick Rimando dhe në rrjetë, Manchester fitoi ndeshjen me rezultatin 2–5 [16]. Dy ditë më vonë, Hernández shënoi kundër Manchester United gjatë kohës që po luante me ish klubin e tij Guadalajara; ai e nisi ndeshjen me fanellën e Guadalajara dhe shënoi pas vetëm 8 minutash. Ai ndryshoi skuadrën në mbarim të pjesës së parë, por nuk ishte në gjëndje të evitonte humbjen 3–2 për Manchester United [17]. Ai shënoi në ndeshjen e tretë para sezonale në fitoren shkatërrimtare 7–1 kundër Ligës së Irlandës IXstadiumin AvivaDublinit më 4 Gusht [18].

Hernández bëri debutimin e tij zyrtar me klubin më 8 Gusht në ndeshjen e 2010 FA Community Shield kundër ChelseasStadiumin Wembley; ai hyri në fushë në minutën e 45 dhe shënoi Golin e dytë të ndeshjes në minutën e 76 me fytyrë pas një topi të Antonio Valencias në zonë, në fund ndeshja e mbyll me fitoren 3–1 të Manchester United dhe Hernández fitoi trofeun e tij të parë me klubin anglez [19] [20]. Më 6 Gusht, Hernández luajti ndeshjen e parë në Premier League pasi zëvëndësoi Wayne Rooney në minutën e 63 në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Newcastle United [21]. Më 14 Shtator, Hernández bëri debutimin e tij në Champions League në ndeshjen e parë të grupit C kundër skocezëve të RangersOld Trafford, ndeshja e mbyll me rezultatin 0–0 [22]. Më 29 Shtator, Hernández shënoi Golin e parë në Champions League në fitoren 0–1 në Stadimin Mestalla kundër Valenciës në ndeshjen e dytë të grupit C të 2010–11 UEFA Champions League [23]. Më 16 Tetor, Hernández shënoi Golin e parë në ligë për Manchester United në barazimin 2–2 në shtëpi kundër West Bromwich Albion [24], ky ishte barazimi i tretë rresht në ligë për United. Tetë ditë më vonë, Hernández shënoi për herë të parë 2 Gola, gjithashtu shënoi Golat e parë në një ndeshje jashtë fushe, në fitoren 2–1 kundër Stoke City [25] [26]. Ai u bë meksikani i parë në histori që shënon 2 Gola në një ndeshje të Premier League.

Hernández në aksion.

Dy ditë psa asaj ndeshje, ai hyri në fushë në minutën e 81 vend të Bébé dhe shënoi Golin e tretë në minutën e fundit në fitoren e Manchester United 3–2 kundër Wolverhampton duke dërguar Red Devils në çerek–finale të Football League Cup ku u mundën me rezultatin 4–0 nga West Ham [27] [28]. Ky ishte Goli i parë i tij në League Cup. Më 1 Janar 2014, ai hyri në fushën e lojës në minutën e 61 në vend të Berbatov dhe në minutën e 75 shënoi Golin e dytë të skuadrës me kokë në fitoren 1–2 kundër West Bromwich Albion [29]. Tre ditë më vonë, Hernández u bë golashënuesi më i mirë meksikan në historinë e Premier Leagues pas Golit të shënuar në fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Stoke City [30]. Më 25 Janar, Hernández shënoi Golin e barazimit të përkohshëm në përmbysjen 3–2 të Manchester United kundër Blackpool [31]. Katër ditë më vonë, ai shënoi Golin e parë në FA Cup që rezultoi Goli e fitores 2–1 në ndeshjen jashtë fushe kundër Southampton [32]. Ai më pas shënoi 2 Gola të tjerë në fitoren 4–0 në shtëpi kundër Wigan Athletic [33]. Më 6 Mars, Hernández shënoi 1 Gol të vonshëm në minutën e 92 në humbjen 3–1 kundër Liverpool, kjo ishte humbja e dytë për Red Devils në muajin Mars pasi ata kishin humbur edhe kundër Chelseas 5 ditë më parë me rezultatin 2–1 [34] [35]. Pas kësaj, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë me eleminim të Champions Leagues kundër skuadrës franceze Marseille më 15 Mars 2011, Hernández shënoi 2 Gola duke i dhuruar Manchester United fitoren 2–1 dhe kalimin në çerek–finale [36]. Më Prill, ai shënoi Golin e katërt të skuadrës së tij e cila përmbysi avantazhin 2–0 të West Ham United për të fituar 4–2 [37]. Më 8 Prill, Hernández u shpall si kandidat për të fituar çmimi PFA Lojtari i Ri më i mirë i Vitit sëbashku me shokun e skuadrës Nani [38]. Në çerek–finalen e dytë të Champions Leagues kundër Chelseas, Hernández shënoi Golin e parë të Manchester United duke i ndihmuar ata që të fitonin ndeshjen me rezultatin 2–1 dhe të kalonin për në gjysmë–finale me rezultatin e përgjithshëm 3–1 [39]. Ai vazhdoi formën e mirë duke shënuar Golin e fitores me kokë në ndeshjen kundër Everton që u mbyll me rezultatin 1–0 [40]. Më 8 Maj, ai shënoi Golin e parë pas 38 sekondash në fitoren 2–1 kundër Chelseas duke lejuar Manchester United që të jetë vetëm 1 pikë larg sigurimit të titullit kampion [41]. Ky Gol e bëri atë lojtarin e parë që nga Ruud van Nistelrooysezonin 2001–02 që shënon 20 Gola që sezonin debutues [42].

Hernández mbuloi sezonin e tij me Manchester United duke fituar çmimin Sir Matt Busby Lojtari i Vitit, kjo ishte hera e parë që një lojtar amerikano-verior dhe meksikan e fiton këtë çmim. Ai e fitoi këtë çmim më 18 Maj i votuar nga tifozët e klubit [43]. Më 22 Maj, Manchester United fitoi ndeshjen e javës së fundit në ligë me rezultatin 4–2 kundër Blackpool duke e fituar ligën me 80 pikë, 9 më shumë se rivalët e tyre Chelsea [44]. Më 28 Maj, në finalen e UEFA Champions League kundër Barcelonës, Hernández luajti 90 minuta të plota në humbjen 3–1 në Stadiumin Wembley [45] [46]. Ai e mbylli sezonin në nivel profesonial me 45 ndeshje dhe 20 Gola në të gjitha kompedicionet, ku 13 u shënuan në ligë, 1 në FA Community Shield, 1 në FA Cup, 1 në League Cup dhe 4 në Champions League. Në nivel me klubin, Hernández e mbylli sezonin duke fituar ligën dhe FA Community Shield, duke qënë gjysmë–finalist në FA Cup, në raundin e pestë në League Cup dhe finalist në Champions League.

Sezoni 2011–12[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández duke shënuar 1 Gol kundër Stoke City më 31 Janar 2012.

Pas mori pjesë në 2011 CONCACAF Kupën Gold me Meksikën, Hernández u rikthye te Manchester United për të filluar stërvitjen para sezonale në New York dhe ndeshjen miqësore kundër 2011 MLS All-Star [47]. Më 26 Korrik 2011, ai u dërgua në spital pasi pësoi një tronditje të vogël në kokë pasi u godit me topë gjatë një seance stëvitore; ai ishte ftuar për ndeshjen kundër 2011 MSL All-Star, por nuk mori pjesë në ndeshje [48] [49]. Më 28 Korrik 2011, u raportua se Rafael Ortega, doktori te Guadalajara, informoi Manchester United se Hernández po vuante nga një gjëndje para-ekzistuese neurologjike. Ortega gjithashtu shpjegoi se Hernández ka vuajtur nga "migrena akute dhe nga dhimbja e kokës" kur ka qënë adoleshent [50] [51]. Ai nuk mori pjesë në asnjë nga ndeshjet para sezonale miqësore të Manchester United, as në 2011 FA Community Shield ku Red Devils mundën rivalët e tyre të Manchester Cityt me rezultatin 3–2 [52] [53]. Ai gjithashtu humbi ndeshjen e parë të sezonit në ligë kundër West Bromwich Albion që u fitua nga United 2–1 [54].

Më 22 Gusht 2011, Hernández luajti ndeshjen e parë për sezonin 2011–12 në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Tottenham Hotspur, ai hyri në fushë në minutën e 79 në vend të Danny Welbeck [55]. Më 28 Gusht, ai luajti në fitoren historike 8–2 kundër rivalëveArsenal [56]. Ai u rikthye në formacion si titullar duke shënuar 2 Gola në fitoren 5–0 kundër Bolton Wanderers më 10 Shtator [57]. Më 15 Tetor, Hernández hyri në fushë si zëvëndësues dhe shënoi Golin e barazimit në barazimin 1–1 kundër LiverpoolAnfield, ai e shënoi Golin në minutën e 81 me kokë pas një krosimi nga Welbeck [58]. Më 24 Tetor, Hernández firmosi një kontratë të re me Manchester United që do të thoshte se ai do të qëndronte në Old Trafford deri në 2016 [59]. Ai shënoi Golin e katërt në ligë më 29 Tetor që rezultoi Goli i vetëm për Manchester United në fitoren 1–0 kundër EvertonGoodison Park [60]. Ai tregoi se ishte i rëndësishëm për United pasi më 19 Nëntor shënoi Golin e pestë në ligë dhe të vetmin në fitoren 1–0 kundër Swansea City, duke i dhuruar skuadrës një tjetër 3 pikësh [61]. Hernández vazhdoi të shënonte dhe këtë gjë e bëri në ndeshjen e rradhës kundër Newcastle United, që përfundoi me rezultatin 1–1 [62]. Goli erdhi pas një gjuajtje nga ana e Wayne Rooney u bllokua nga një mbrojtës, i cili e devijoi topin te Hernández i cili shënoi. Më 3 Dhjetor, një dëmtim në ndeshjen kundër Aston Villës bëri që ai të largohej herët nga fusha e lojës, pasi kishte dëmtuar kyçin e këmbës së tij pavarësisht se nuk kishte pësuar ndonje ndërhyrje nga lojtarët kundërshtarë. Pas ndeshjes, Sir Alex Ferguson tha se ai kishte pësuar dëmtim në ligamentin e kyçit të këmbës dhe se nuk do të luante futboll për 4 javë. Më 18 Dhjetor, ai bëri një rikthim të papritur në fitoren 2–0 kundër QPR-sëLoftus Road, ai hyri në fushën e lojës në minutën e 63 në vend të Danny Welbeck [63].

Më 31 Janar 2012, Hernández shënoi Golin e parë që pas muajit Nëntor në fitoren 2–0 kundër Stoke City në Old Trafford, ai shënoi 1 nga 2 penalltitë e ndeshjes dhe ky ishte Goli i shtatë në ligë për të [64]. Hernández vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar në Stamford Bridge kundër Chelseas, ai shënoi Golin e tretë të skuadrës duke barazuar rezultatin në 3–3 pasi skuadra ishte në 3 Gola disavantazh [65], ai e shënoi Golin në minutën e 84 pas një krosi të Ryan Giggs. Pasi Manchester United nuk arriti të kalojë fazën e grupeve të Champions League, ata ranë në Europa League ku u vendosën të përballeshin kundër AFC Ajax në raundin e 32. Në ndeshjen e parë, Hernández shënoi për të kontribuar në fitoren 2–0 më 16 Shkurt [66]. Ky ishte Golin i parë i Hernández në Europa League. Në ndeshjen e kthimit më 23 Shkurt, ai shënoi Golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 2–1 duke i siguruar Red Devils kualifikimin për në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3–2 [67]. Më 18 Mars, Hernández shënoi 2 Gola në fitoren 5–0 kundër Wolverhampton Wanderers, këto ishin Golat e fundit të tij për sezonin 2011–12 në ligë [68]. Ai e mbylli sezonin në nivel profesonial me 36 ndeshje dhe 12 Gola në të gjitha kompedicionet, ku 10 u shënuan në ligë dhe 2 në Europa League. Në nivel me klubin, Hernández e mbylli sezonin duke marrë vendin e dytë në ligë, duke qënë në raundin e katërt në FA Cup, në raundin e pestë në League Cup, duke mos kaluar fazën e grupeve në Champions League dhe duke u eleminuar në raundin e 16 në Europa League.

Sezoni 2012–13[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández duke festuar 1 Gol.

Hernández filloi sezonin e tretë me Manchester United në ndeshjet para sezonale të luajtura gjatë muajit Korrik dhe Gusht, ai shënoi në ndeshjen e gjashtë miqësore më 11 Gusht 2012 në fitoren 4–3 kundër gjermanëve të Hannover 96, kjo ishte miqësorja e fundit e United për sezonin 2012–13 [69]. Më 2 Shtator 2012, ai luajti ndeshjen e parë zyrtare me klubin në fitoren 3–2 kundër Southampton në ligë, ai hyri në fushën e lojës në minutën e 72 në vend të Danny Welbeck [70]. Më 15 Shtator, ai u rikthye në formacionin e parë në fitoren 4–0 kundër Wigan Athletic duke luajtur 90 minuta. Pavarësisht se Ali Al-Habsi i priti 1 penallti në minutën e pestë, Hernández shënoi Golin e parë të sezonit në minutën e 63 dhe assistoi Golin e Nick Powell në minutën e 82, Manchester United fitoi ndeshjen 4–0 [71] [72]. Më 23 Tetor, Hernández shënoi 2 Gola për të kompletuar përmbysjen në fitoren 3–2 në Old Trafford kundër portugezëve të SC Bragës në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Champions Leagues, këto ishin Golat e parë të tij në Champions që nga viti 2011 [73]. Pesë ditë më vonë, Hernández shënoi Golin e fitores në minutën e 74 kundër Chelseas me nëntë lojtarë në fitoren 3–2, por u konsiderua se ai ishte në pozicion jashtë loje kur shënoi Golin [74].

Më 10 Nëntor 2012, Hernández hyri në pjesën e dytë si zëvëndësues dhe shënoi 2 Gola me United që ishte me 2 Gola disavantazh kundër Aston Villës dhe në fund fitoi ndeshjen me rezultatin 3–2 në Villa Park [75]. Në fund të ndeshjes, Hernández pretendoi se kishte shënuar hat-trick, por përsëritjet treguan se Goli i dytë i United ishte autogol i mbrojtësit Ron Vlaar pasi gjuajta e Hernández u devijua nga mbrojtësi i kombëtares hollandeze [76]. Më 25 Nëntor, ai shënoi Golin e pestë në ligë në një fitore 3–1 në shtëpi kundër QPR [77]. Më 26 Dhjetor, Hernández shënoi Golin e katërt të Manchester United në fitoren 4–3 kundër Newcastle UnitedOld Trafford [78] [79] [80]. Hernández e nisi vitin 2013 duke shënuar 2 Gola më 1 Janar në fitoren 4–0 kundër Wigan Athletic [81]. Më 26 Janar 2013, ai shënoi edhe 2 Gola të tjerë në fitoren 4–1 kundër Fulham në raundin e katërt të FA Cup [82]. Në raundin e rradhës në FA Cup kundër Reading më 18 Shkurt 2013, Hernández shënoi Gol në minutën e 72 për t'i dhënë United avantazhin 2–0. Goli i tij do të ishte faktor i rëndësishëm në ndeshje pasi Manchester United fitoi ndeshjen në fund me rezultatin 2–1 [83].

Pasi luajti si titullar në fitoren 2–0 kundër QPR më 23 Shkurt 2013 [84], Hernández nuk shënoi asnjë Gol deri më 10 Mars 2013 kur e gjeti rrugën e rrjetës në një ndeshje tjetër të FA Cup kundër Chelseas që përfundoi në barazimin 2–2 [85]. Hernández shënoi Golin e hapjes në ndeshjen e fundit të Sir Alex FergusonOld Trafford kundër Swansea City. Pas një goditje dënimi që nuk u pastrua, e shënoi Gol nga 4 metra duke dërguar Manchester United në avantazh në fundin e pjesës së parë. Në fund, Red Devils fituan me rezultatin 2–1 [86]. Hernández shënoi Golin e fundit të sezonit të Manchester United dhe Golin e fundit të epokës Ferguson, ai shënoi pas një krosi në zonë në barazimin 5–5 jashtë fushe kundër West Bromwich Albion në ndeshjen e javës së fundit të sezonit [87]. Ai e mbylli sezonin në nivel profesonial me 36 ndeshje dhe 18 Gola në të gjitha kompedicionet, ku 10 u shënuan në ligë, 1 në League Cup, 4 në FA Cup dhe 3 në Champions League. Në nivel me klubin, Hernández e mbylli sezonin duke fituar ligën, duke qënë në raundin e gjashtë në FA Cup, në raundin e katërt në League Cup dhe në raundin e 16 në Champions League.

Sezoni 2013–14[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández filloi sezonin e katërt duke humbur 2013 FA Community Shield për shkak të një dëmtimi në gju [88]. Ai qëndroi jashtë fushave të lojës deri më 30 Gusht dhe luajti ndeshjen e parë të sezonit më 1 Shtator në humbjen 0–1 kundër LiverpoolAnfield [89], ai hyri në fushë në minutën e 73 në vend të Ryan Giggs. Më 25 Shtator 2013, Hernández shënoi Golin e parë të sezonit në fitoren 1–0 kundër Liverpool në raundin e tretë të League Cup [90]. Vetëm 3 ditë më vonë, Hernández luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në ligë në humbjen 1–2 në Old Trafford kundër West Bromwich Albion [91]. Më 26 Tetor 2013, Hernández shënoi Golin e parë në ligë në fitoren 3–2 kundër Stoke City, ai hyri në fushën e lojës në minutën e 68 në vend të Tom Cleverley dhe në minutën e 80 shënoi Golin e tretë për Red Devils [92]. Megjithatë, nën urdhërat e trajnerit të ri David Moyes, Hernández nuk konsiderohej zgjedhja e parë e sulmit dhe shumicën e ndeshjeve në pjesën e parë të sezonit i luajti si zëvëndësues duke luajtur vetëm 4 ndeshje si titullar dhe vetëm 1 ndeshje 90 minuta të plota. Më 29 Tetor, në raundin tjetër të League Cup, Hernández shënoi 2 Gola për të ndihmuar Manchester United të fitonte me rezultatin 4–0 kundër Norwich City [93], kjo ishte hera e parë për sezonin e ri që Hernández shënonte 2 Gola në 1 ndeshje.

Ai shënoi Golin e parë për vitin 2014 më 5 Janar në humbjen 1–2 në shtëpi kundër Swansea City në raundin e tretë të FA Cup [94]. Më 19 Janar 2014, ai shënoi Golin e parë në ligë për vitin 2014 në humbjen 3–1 kundër ChelseasStamford Bridge [95]. Vetëm 3 ditë më vonë, ai shënoi Golin e fitores në fitoren 2–1 kundër Sunderland në ndeshjen e kthimit të gjysmë–finales së League Cup, Goli u shënua në minutën e 121 të kohës shtesë; ai erdhi pas një kombinimi të Smalling me Januzaj në zonë me këtë të fundit që assistoi Golin e Hernández. Megjithatë, Manchester United humbi pas gjuajtjeve të penalltive me rezultatin 1–2 duke u eleminuar nga FA Cup [96].

Real Madrid[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 1 Shtator 2014, Hernández firmosi me klubin spanjoll Real Madrid me huazim deri në fund të sezonit, me një mundësi për t'a blerë në fund të sezonit [97] [98].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Meksika U–20[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández ishte 1 nga 21 lojtarët që u thirrën nga kombëtarja meksikane U–20 për të luajtur në 2007 FIFA U–20 Kupën e Botës që u zhvillua në Kanada; ai hyri si zëvëndësim i vonshëm në ndeshjen hapëse të turnamentit dhe shënoi Golin e tretë në fitoren 3–0 kundër Gambias [99]. Megjithatë, Meksika u eleminua në çerek–finale me rezultatin 1–0 nga fituesit e vonshëm të turnamentit Argjentina.

Meksika[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández duke luajtur për Meksikën.

Më 30 Shtator 2009, Hernández bëri debutimin e tij për Meksikën kundër Kolumbisë, ku ai dhuroi një assist në humbjen 2–1 [100]. Më 24 Shkurt 2010, Hernández shënoi 2 Gola kundër Bolivisë dhe dhuroi 1 assist për Golin e Braulio Lunas në fitoren 5–0. Më 3 Mars, Hernández shënoi 1 Gol me kokë duke udhëhequr kombëtaren e tij në suksesin 2–0 kundër Zerlandës së Re [101]. Më 17 Mars, Hernández shënoi Golin e katërt me kombëtaren për t'i dhënë Meksikës fitoren 2–1 kundër Koresë së Veriut [102]. Më 26 Maj, Hernández shënoi 1 Gol të bukur me kokë në humbjen 2–1 kundër Hollandës [103]. Katërt ditë më vonë, ai shënoi sërisht, këtë herë 2 Gola në fitoren 5–1 kundër Gambisë [104].

2010 FIFA Kupa e Botës[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 11 Qershor, Hernández bëri debutimin e tij në FIFA Kupën e Botës në ndeshjen hapëse të turnamentit 2010 kundër Afrikës së Jugut në barazimin 1–1, ai hyri në fushën e lojës në minutën e 73 duke zëvëndësuar Guillermo Franco [105]. Më 17 Qershor, Hernández erdhi sërisht si zëvëndësues dhe shënoi Golin e parë të tij në Kupën e Botës, duke shënuar në fitoren 2–0 kundër Frances pas një topi të dhuruar nga Rafael Márquez, ai tribloi porterin Hugo Lloris dhe e dërgoi topin në rrjet [106] [107] [108]. Ai përsëriti Golin që bëri gjyshi i tij, Tomás Balcázar, i cili shënoi kundër Francës në Kupën e Botës 1954 [109]. Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes [110]. Më 27 Qershor, Hernández luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në Kupën e Botës dhe shënoi Golin e dytë të tij në këtë turnament; ai e shënoi Golin pas triblimi që i bëri mbrojtësit Martín Demichelis në zonë përpara se të bënte një gjuajtje të fuqishme për ta dërguar topin në rrjetë [111]. Megjithatë, Meksika u mposht nga Argjentina me rezultatin 3–1 në raundin e 16 duke u eleminuar nga Kupa e Botës [112]. Statistikat e FIFA-s tregonin se Hernández ishte lojtari më i shpejtë në këtë turnament, duke arritur shpejtësinë 32.15 km/h [113].

Pas Kupës së Botës[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández shënoi një tjetër Gol në ndeshjen e parë të Meksikës që nga Kupa e Botës, në një ndeshje miqësore kundër kampionëve të botës Spanjës më 11 Gusht 2010. Ai shënoi pas 12 minuta por në fund Goli i David Silvës në minutën e 90 nuk e lejoi Meksikën që të fitonte ndeshjen [114]. Ai shënoi Golin e tij të parë dhe të Meksikës për vitin 2011 në fitoren 2–0 kundër Bosnje dhe Hezegovinës më 9 Shkurt [115]. Më 26 Mars, Hernández shënoi 2 Gola të tjerë në një ndeshje miqësore kundër Paraguajit. Ai në fillim mori një pasim nga Pablo Barrera përpara se të shënonte Golin e parë në minutën e gjashtë dhe Golin e dytë e shënoi në minutën e 29, 3 minuta pasi shoku i tij i skuadrës Andrés Guardado kishte çuar rezultatin 2–0. Ai u duartrokit nga tifozët në minutën e 65 pasi u largua nga ndeshje [116].

2011 CONCACAF Kupa Gold[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández duke festuar Golin e parë të ndeshjes kundër Japonisë.

Më 5 Qershor 2011, Hernández shënoi një hat-trick, i pari në karrierën e tij, në fitoren 5–0 kundër El Salvador [117]. Më 9 Qershor 2011, ai shënoi 2 Gola, në minutat 26 dhe 76 në fitoren kundër Kubës [118]. Më 18 Qershor 2011, Hernández shënoi Golin e dytë që rezultoi Goli i fitores në fitore 2–1 kundër Guatemalës për të dërguar Meksikën në gjysmë–finale [119]. Më 22 Qershor 2011, ai ndihmoi Meksikën të arrinte në finale pas fitores 2–0 kundër Hondurasit në kohën shtesë, ai e shënoi Golin në minutën e 99. Hernández ishte golashënuesi më i mirë në Kupën Gold me 7 Gola dhe u emërua si lojtari më i mirë i turnamentit. Në finale, ai ndihmoi kombëtaren e tij që të fitonte finalen me rezultatin 4–2 kundër Shteteve të Bashkuara.

2013 FIFA Kupa e Konfederatave[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 15 Qershor 2013, në ndeshjen e parë të grupit A kundër Italisë, ai shënoi Golin e vetëm të skuadrës së tij me penallti në humbjen 1–2 [120]. Në ndeshjen e tretë të grupit, ai shënoi 2 Gola me kokë kundër Japonisë për t'i dhënë skuadrës së tij fitoren me rezultatin 2–1 [121]. Ai më pas fitoi një penalltia, që u gjuajt nga vetë ai por u prit nga portieri Eiji Kawashima,menjëherë pas pritjes, Hernández i gjuajti sërisht por topi u përplas në traversë [122]. Megjithatë, Meksika e mbylli grupin me në vendin e tretë me 3 pikë duke mos u kualifikuar dot kurse Hernández ishte lojtari i vetëm i Meksikës që shënoi të gjithë Golat në këtë kompedicion.

Golat me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e Golave dhe rezultateve me kombëtaren e Meksikës.
Redaktuar më 22 Qershor 2013

Statistiakt[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 29 Mars 2014

Klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Statistikat janë rekdatuar më 1 Shkurt 2014 [123] [124][125] [126] [127]

Klubi Sezoni Liga Kupa[nb 1] Kupa e Ligës Kontinenti[nb 2] Tjetër[nb 3] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Guadalajara 200607 8 1 0 0 1 0 0 0 9 1
200708 6 0 0 0 4 0 1 0 11 0
200809 22 4 3 0 7 3 0 0 32 7
2009–10 28 21 0 0 0 0 0 0 28 21
Total 64 26 3 0 12 3 1 0 80 29
Manchester United 2010–11 27 13 5 1 3 1 9 4 1 1 45 20
2011–12 28 10 1 0 0 0 7 2 0 0 36 12
2012–13 22 10 6 4 2 1 6 3 36 18
2013–14 15 2 1 1 5 4 3 0 0 0 24 7
Total 92 35 13 6 10 6 25 9 1 1 141 57
Karriera në total 154 61 16 6 10 6 37 12 2 1 220 86
  1. ^ Përfshirë InterLiga dhe FA Cup
  2. ^ Përfshirë kompedicione të tjera si: Copa Libertadores, Copa Sudamericana, North American SuperLiga, UEFA Champions League dhe UEFA Europa League
  3. ^ Primera División playoffs, FA Community Shield, UEFA Super Kupa, dhe FIFA Kupën e Botës për Klube

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Statistikat janë redaktuar më 26 Tetor 2013

Kombëtarja Meksikane
Viti Ndeshje Gola
2009 1 0
2010 19 11
2011 13 12
2012 10 5
2013 14 7
Total 57 35

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Klube[redakto | redakto tekstin burimor]

Guadalajara
Manchester United

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Mexico

Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández është djali i Javier Hernández Gutiérrez, i cili ka luatjur me 3 klube të ndryshme në Meksikë dhe ka qënë pjesë e MeksikësKupën e Botës 1986 [128]. Javier Hernández Gutiérrez hoqi dorë nga puna si trajner i rezervave të C.D. Guadalajara vetëm për të parë djalin e tij duke luajtur në Afrikën e Jugut me kombëtaren në Kupën e Botës 2010 [129]. Hernández është nipi i Tomás Balcázar, i cili ka qënë lojtar i C.D. Guadalajara dhe pjesë e kombëtares Kupën e Botës 1954 [130].

Më 26 Maj 2012, Hernández u bë ambasadori meksikan për UNICEF, duke u bërë meksikani i tretë që e mori këtë pozicion, pas César Costa dhe Julieta Venegas në vitet 2004 dhe 2009 respektivisht [131]. Si ambasador, ai do të merrte pjesë në disa aktivitete për të inkurajuar fëmijët dhe adoleshëntët që të mos braktisin shkollimin e tyre. Në një konferencë për shtyp, ai tha se njeheshe "krenar dhe i përkushtuar", megjithatë, ai nuk pranoi që t'i përgjigjej pyetje për mospjesmarrjen e tij në 2012 Lojërat Olimpike Verore dhe në ndeshjet kualifikuese të 2014 FIFA Kupës së Botës. Përgjigjja e tij ishte se ai kishte ardhur [në konferencë] për të folur për UNICEF, dhe jo për profesionin [e tij].

Më 27 Qershor 2013, EA Sports lajmëroi se ata kishin paraqitur Hernández në kopertinën e lojës FIFA 2014 të amerikës së veriut, sëbashku me yllin global Lionel Messi [132].

Pseudonimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández njihet zakonisht me pseudonimin Chicharito, që në shqip do të thotë bizelja e vogël, sepse babai i tij Javier Hernández Gutiérrez, kishte pseudonimin Chicharito (Bizelja) për shkak të syve të tij jeshile [133].

Stili i lojës[redakto | redakto tekstin burimor]

Hernández është përshkuar si një "golashënues nga distanca" për shkak të disa Golave të tij nga jashtë zone [134] [135]. Ai gjithashtu është përshkruar nga trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, si lojtar që luan me të dyja këmbët, shumë i shpejtë, një zotërues i mirë i topit dhe një golashënues natyral. Ferguson ka thënë gjithashtu që stili i Hernández i kujton atij sulmuesin norvegjez Ole Gunnar Solskjær, i cili shënoi Golin e fitores në minutën e fundit të finales së Champions Leagues në vitin 1999 kundër Bayern Munich [136]. Ish shoku i skuadrës së Hernández te Guadalajara Jesús Padilla e ka përshkruar atë si "fantastik në ajër" pavarësisht gjatësisë së tij.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Premier League clubs submit squad lists (PDF). PremierLeague.com. Premier League (2 Shkurt 2012). Vizituar në 2 Shkurt 2012.
  2. ^ Javier Hernandez – Quote, Unquote. ManUtd.com. Manchester United. Vizituar në 27 Prill 2011.
  3. ^ "Chicharito lifts Gold Cup". ManUtd.com (Manchester United). 26 Qershor 2011. Retrieved 26 Qershor 2011. 
  4. ^ Witz, Billy (1 Prill 2010). "For World Cup, Javier Hernández Could Be Mexico's Next Big Thing". New York Times. Retrieved 30 Qershor 2010. 
  5. ^ Javier Hernández. ESPN Soccernet. Vizituar në 1 Korrik 2010.
  6. ^ Tabla de Goleo Individual. Femexfut. Vizituar në 30 Qershor 2010.
  7. ^ History awaits flawless Chivas. FIFA.com (26 Shkurt 2010). Vizituar në 30 Qershor 2010.
  8. ^ Estadística – Primera División Profesional – Temporada 2009–2010 Torneo Bicentenario. Femexfut. Vizituar në 30 Qershor 2010.
  9. ^ Coppack, Nick (9 Prill 2010). "Boss: We had to move fast". ManUtd.com (ManUtd.com). Retrieved 1 Korrik 2010. 
  10. ^ Communications Dept. (8 Prill 2010). "Reds agree Hernandez deal". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 8 Prill 2010. 
  11. ^ Thompson, Gemma (8 Prill 2010). "Chicharito's 'dream' move". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 13 Prill 2010. 
  12. ^ White, Duncan (11 Prill 2010). "Javier Hernandez, aka El Chicharito, living the Manchester United dream". The Telegraph (Londër). Retrieved 30 Qershor 2010. 
  13. ^ /Steve BartramUnited's covert operation. ManUtd.com. Manchester United (9 Qershor 2010). Vizituar në 30 Qershor 2010.
  14. ^ Marshall, Tom (8 Prill 2010). "Manchester United to play Chivas at new stadium". guadalajarareporter.com (Guadalajara Reporter). Retrieved 8 Prill 2010. 
  15. ^ Tuck, James (27 Maj 2010). "Chicharito granted work permit". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 27 Maj 2010. 
  16. ^ Thompson, Gemma (28 Korrik 2010). "MLS All-Stars 2 United 5". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 28 Korrik 2010. 
  17. ^ Thompson, Gemma (30 Korrik 2010). "Chivas 3 United 2". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 1 Gusht 2010. 
  18. ^ Coppack, Nick (4 Gusht 2010). "Ireland XI 1 United 7". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 4 Gusht 2010. 
  19. ^ Fletcher, Paul (8 Gusht 2010). "Chelsea 3–1 Man Utd". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 8 Gusht 2010. 
  20. ^ "United claim Community Shield success". ESPNsoccernet. 8 Gusht 2010. Retrieved 9 Gusht 2010. 
  21. ^ Chowdhury, Saj (16 Gusht 2010). "Man Utd 3–0 Newcastle". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 16 Gusht 2010. 
  22. ^ "Resolute Rangers keep United at bay". ESPNsoccernet. 14 Shtator 2010. Retrieved 23 Mars 2014. 
  23. ^ Stevenson, Johnson (29 Shtator 2010). "Valencia 0–1 Man Utd". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 29 Shtator 2010. 
  24. ^ Sanghera, Mandeep (16 Tetor 2010). "Man Utd 2–2 West Brom". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 16 Tetor 2010. 
  25. ^ McNulty, Phil (24 Tetor 2010). "Stoke 1–2 Man Utd". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 24 Tetor 2010. 
  26. ^ "Stoke 1 United 2". ManUtd.com (ManUtd.com). 24 Tetor 2010. Retrieved 24 Tetor 2010. 
  27. ^ Stevenson, Jonathan (26 Tetor 2010). "Man Utd 3–2 Wolves". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 26 Tetor 2010. 
  28. ^ Whyatt, Chris (30 Nëntor 2010). "West Ham 4–0 Man Utd". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 30 Nëntor 2010. 
  29. ^ Chowdhury, Saj (1 Janar 2011). "West Brom 1–2 Man Utd". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 1 Janar 2011. 
  30. ^ Stevenson, Jonathan (4 Janar 2011). "Man Utd 2–1 Stoke". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 4 Janar 2011. 
  31. ^ McNulty, Phil (25 Janar 2011). "Blackpool 2–3 Man Utd". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 25 Janar 2011. 
  32. ^ Hughes, Ian (28 Janar 2011). "Southampton 1–2 Man Utd". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 28 Janar 2011. 
  33. ^ Whyatt, Chris (26 Shkurt 2011). "Wigan 0–4 Man Utd". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 26 Shkurt 2011. 
  34. ^ McNulty, Phil (6 Mars 2011). "Liverpool 1–3 Man Utd". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 6 Mars 2011. 
  35. ^ "Chelsea 2 United 1". ManUtd.com (ManUtd.com). 1 Mars 2011. Retrieved 1 Mars 2011. 
  36. ^ McNulty, Phil (15 Mars 2011). "Man Utd 2–1 Marseille". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 15 Mars 2011. 
  37. ^ Sanghera, Mandeep (2 Prill 2011). "West Ham 2–4 Man Utd". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 2 Prill 2011. 
  38. ^ "Gareth Bale & Samir Nasri lead PFA nominations". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). 8 Prill 2011. Retrieved 8 Prill 2011. 
  39. ^ McNulty, Phil (12 Prill 2011). "Man Utd 2–1 Chelsea". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 12 Prill 2011. 
  40. ^ Stevenson, Jonathan (23 Prill 2011). "Man Utd 1–0 Everton". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 23 Prill 2011. 
  41. ^ McNulty, Phil (8 Maj 2011). "Man Utd 2–1 Chelsea". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 8 Maj 2011. 
  42. ^ Taylor, Daniel (9 Maj 2011). "Manchester United on brink of record 19th title after win over Chelsea". The Guardian (Britania e Madhe: Guardian.co.uk). Retrieved 9 Maj 2011. 
  43. ^ Tuck, James (18 Maj 2011). "Fans honour Hernandez". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 18 Maj 2011. 
  44. ^ "United 4 Blackpool 2". ManUtd.com (Man.Utd.com). 22 Maj 2011. Retrieved 22 Maj 2011. 
  45. ^ "Barcelona crowned as Messi and Villa see off United". UEFA.com (UEFA). 28 Maj 2011. Retrieved 28 Maj 2011. 
  46. ^ "Barcelona 3 United 1". ManUtd.com (Manchester United). 28 Maj 2011. Retrieved 28 Maj 2011. 
  47. ^ "Manchester United to return for 2011 AT&T MLS All-Star Game". MLSsoccer.com (Major League Soccer). 28 Mars 2011. Retrieved 4 Prill 2011. 
  48. ^ "Manchester United's Javier Hernández taken to hospital with concussion". guardian.co.uk (Guardian News and Media). 27 Korrik 2011. Retrieved 23 Gusht 2011. 
  49. ^ "Javier Hernandez hospitalized with concussion". SI.com (Time). 28 Korrik 2011. Retrieved 23 Gusht 2011. 
  50. ^ Taylor, Daniel (28 Korrik 2011). "Javier Hernández's former club claim he has a neurological condition". guardian.co.uk (Guardian News and Media). Retrieved 23 Gusht 2011. 
  51. ^ "Hernandez 'may have neurological issue'". ESPNsoccernet (ESPN Internet Ventures). 29 Korrik 2011. Retrieved 23 Gusht 2011. 
  52. ^ Bevan, Chris (7 Gusht 2011). "Man City 2–3 Man Utd". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 8 Gusht 2011. 
  53. ^ Mawhinney, Stuart (7 Gusht 2011). "United take the spoils in Shield classic". TheFA.com (The Football Association). Retrieved 7 Gusht 2011. 
  54. ^ "West Brom 1 United 2". ManUtd.com (Manchester United). 14 Gusht 2011. Retrieved 24 Mars 2014. 
  55. ^ Coppack, Nick (22 Gusht 2011). "Man United 3 Tottenham 0". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 23 Gusht 2011. 
  56. ^ Marshall, Adam (28 Gusht 2011). "United 8 Arsenal 2". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 28 Gusht 2011. 
  57. ^ Bartram, Steve (10 Shtator 2011). "Bolton 0 Man United 5". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 10 Shtator 2011. 
  58. ^ "Liverpool 1–1 Man Utd". ManUtd.com (BBC Sport). 15 Tetor 2011. Retrieved 16 Tetor 2011. 
  59. ^ "Javier Hernandez signs new five-year contract". BBC Sport (BBC Sport). 24 Tetor 2011. Retrieved 29 Tetor 2011. 
  60. ^ "Everton 0–1 Man Utd". BBC Sport (BBC Sport). 29 Tetor 2011. Retrieved 29 Tetor 2011. 
  61. ^ "Swansea 0–1 Man Utd". BBC Sport (BBC Sport). 19 Nëntor 2011. Retrieved 19 Nëntor 2011. 
  62. ^ Marshall, Adam (26 Nëntor 2011). "United 1 Newcastle 1". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 26 Nëntor 2011. 
  63. ^ Bartram, Steve (18 Dhjetor 2011). "QPR 0 United 2". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 18 Dhjetor 2011. 
  64. ^ Bostock, Adam (31 Janar 2012). "United 2 Stoke 0". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 31 Janar 2012. 
  65. ^ Bartram, Steve (5 Shkurt 2012). "Chelsea 3 United 3". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 5 Shkurt 2012. 
  66. ^ Coppack, Nick (16 Shkurt 2012). "Ajax 0 United 2". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 16 Shkurt 2012. 
  67. ^ Bartram, Steve (23 Shkurt 2012). "United 1 Ajax 2 (agg 3-2)". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 23 Shkurt 2012. 
  68. ^ Bartram, Steve (18 Mars 2012). "Wolves 0 United 5". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 18 Mars 2012. 
  69. ^ Bartram, Steve (11 Gusht 2012). "Hannover 3 United 4". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 11 Gusht 2012. 
  70. ^ "Southampton vs Man Utd". ESPNsoccernet (ESPN Internet Ventures). 3 Shtator 2012. Retrieved 3 Shtator 2012. 
  71. ^ "Man Utd vs Wigan Athletic match report". ESPNsoccernet (ESPN Internet Ventures). 16 Shtator 2012. Retrieved 17 Shtator 2012. 
  72. ^ Bartram, Steve (16 Shtator 2012). "United 4 Wigan 0". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 17 Shtator 2012. 
  73. ^ Marshall, Adam (23 Tetor 2012). "United 3 Braga 2". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 23 Tetor 2012. 
  74. ^ Marshall, Adam (28 Tetor 2012). "Chelsea 2 United 3". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 28 Tetor 2012. 
  75. ^ Marshall, Adam (10 Nëntor 2012). "Aston Villa 2 United 3". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 10 Nëntor 2012. 
  76. ^ "Javier Hernandez hits double to give Manchester United victory at Villa Park". metro.co.uk (Metro). 10 Nëntor 2012. Retrieved 10 Nëntor 2012. 
  77. ^ Marshall, Adam (25 Nëntor 2012). "United 3 QPR 1". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 25 Nëntor 2012. 
  78. ^ Bartram, Steve (26 Dhjetor 2012). "United 4 Newcastle 3". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 26 Dhjetor 2012. 
  79. ^ "Manchester United 4 Newcastle 3: Hernandez nets late winner to settle thriller after Fergie rages at officials again". dailymail.com (Daily Mail). 26 Dhjetor 2012. Retrieved 26 Dhjetor 2012. 
  80. ^ "Football – Hernandez rescues United". eurosport.yahoo.com (Sport Yahoo). 26 Dhjetor 2012. Retrieved 26 Dhjetor 2012. 
  81. ^ Marshall, Adam (1 Janar 2013). "Wigan 0 United 4". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 1 Janar 2013. 
  82. ^ Bartram, Steve (26 Janar 2013). "United 4 Fulham 1". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 26 Janar 2013. 
  83. ^ Bartram, Steve (18 Shkurt 2013). "United 2 Reading 1". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 18 Shkurt 2013. 
  84. ^ Tuck, James (23 Shkurt 2013). "QPR 0 United 2". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 23 Shkurt 2013. 
  85. ^ Bartram, Steve (10 Mars 2013). "United 2 Chelsea 2". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 10 Mars 2013. 
  86. ^ Bartram, Steve (12 Maj 2013). "United 2 Swansea 1". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 12 Maj 2013. 
  87. ^ Marshall, Adam (19 Maj 2013). "West Brom 5 United 5". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 19 Maj 2013. 
  88. ^ Thompson, Gemma (11 Gusht 2013). "United 2 Wigan 0". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 11 Gusht 2013. 
  89. ^ Bartram, Steve (1 Shtator 2013). "Liverpool 1 United 0". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 1 Shtator 2013. 
  90. ^ Marshall, Adam (25 Shtator 2013). "United 1 Liverpool 0". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 25 Shtator 2013. 
  91. ^ Bartram, Steve (28 Shtator 2013). "United 1 West Brom 2". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 28 Shtator 2013. 
  92. ^ Bartram, Steve (26 Tetor 2013). "United 3 Stoke 2". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 26 Tetor 2013. 
  93. ^ Hibbs, Ben (28 Tetor 2013). "United 4 Norwich 0". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 28 Tetor 2013. 
  94. ^ Oscroft, Tim (5 Janar 2014). "United 1 Swansea 2". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 5 Janar 2014. 
  95. ^ Oscroft, Tim (19 Janar 2014). "Chelsea 3 United 1". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 19 Janar 2014. 
  96. ^ McNulty, Phil (22 Janar 2014). "Manchester United's season of misery hit new depths as Sunderland won a slapstick penalty shootout to secure a Capital One Cup final place against Manchester City at Wembley.". bbc.com (BBC). Retrieved 22 Janar 2014. 
  97. ^ Tuck, James (1 Shtator 2014). "Chicharito joins Real Madrid on loan". ManUtd.com (Manchester United). Retrieved 1 Shtator 2014. 
  98. ^ Official announcement: Javier Hernández 'Chicharito'. realmadrid.com (1 Shtator 2014). Vizituar në 1 Shtator 2014.
  99. ^ "Gio and Co. blank Gambia". fifa.com (FIFA). 2007. Retrieved 29 Mars 2014. 
  100. ^ Mexico 1–2 Colombia. mediotiempo.com. Medio Tiempo. Vizituar në 30 Shtator 2009.
  101. ^ "Soccer: Gutsy All Whites fall to fiery Mexico". nzherald.co.nz (APN Holdings NZ). 4 Mars 2010. Retrieved 6 Mars 2010. 
  102. ^ Mexico 2–1 North Korea: Hernandez Strikes Again. Goal.com. Retrieved 18 Mars 2010. 
  103. ^ "Netherlands 2–1 Mexico". ESPN Soccernet (ESPN Internet Ventures). 26 Maj 2010. Retrieved 30 Mars 2011. 
  104. ^ "Mexico 5–1 Gambia". ESPNsoccernet (ESPN Internet Ventures). 30 Maj 2010. Retrieved 30 Mars 2011. 
  105. ^ Stevenson, Jonathan (11 Qerhsor 2010). "South Africa 1–1 Mexico". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 11 Qershor 2010. 
  106. ^ "Mexico subs shoot down France". FIFA.com (Fédération Internationale de Football Association). 17 Qershor 2010. Retrieved 3 Qershor 2010. 
  107. ^ Dawkes, Phil (17 Qershor 2010). "France 0–2 Mexico". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 17 Qershor 2010. 
  108. ^ "Gol Javier Chicharito Hernandez vs France South Africa 2010 w/ British commentary". www.youtube.com (You Tube). 27 Korrik 2010. Retrieved 17 Qershor 2011. 
  109. ^ Steve Bartram (17 Qershor 2010): Chicharito steals the show. ManUtd.com. Manchester United. Vizituar në 3 Korrik 2010.
  110. ^ France-Mexico. FIFA.com. Fédération Internationale de Football Association (17 Qershor 2010). Vizituar në 3 Korrik 2010.
  111. ^ Tevez shines as Argentina oust Mexico. FIFA.com. Fédération Internationale de Football Association (27 Qershor 2010). Vizituar në 3 Qershor 2010.
  112. ^ Fletcher, Paul (27 Qershor 2010). "Argentina 3–1 Mexico". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 27 Qershor 2010. 
  113. ^ Statistical stars from the group stage. FIFA.com. Fédération Internationale de Football Association (26 Qershor 2010). Vizituar në 7 Mars.
  114. ^ "Silva salvages draw for Spain". ESPNsoccernet. 11 Gusht 2010. Retrieved 12 Gusht 2010. 
  115. ^ Guzmán, Sergio (9 Shkurt 2011). "México 2–0 Bosnia-Herzegovina... Debut esperanzador". MedioTiempo.com (in Spanish) (Medio Tiempo). Retrieved 9 Shkurt 2011. 
  116. ^ "Hernandez stars for Mexico". FIFA.com (Fédération Internationale de Football Association). 27 Mars 2011. Retrieved 27 Mars 2011. 
  117. ^ "Hernandez stars for Mexico". The Guardian (UK). 6 Qershor 2011. Retrieved 6 Qershor 2011. 
  118. ^ "Hernandez strikes Gold". ManUtd.com (Manchester United). 10 Qershor 2011. Retrieved 10 Qershor 2011. 
  119. ^ "Hernandez fires Mexico through". ManUtd.com (Manchester United). 19 Qershor 2011. Retrieved 19 Qershor 2011. 
  120. ^ "Mario Balotelli stole the show in Rio, as he crashed in a second-half winner to ensure Italy marked Andrea Pirlo's 100th cap with victory at the Maracana.". bbc.com (British Broadcasting Corporation). 15 Qershor 2013. Retrieved 29 Mars 2014. 
  121. ^ "Two second-half headers by Javier Hernandez saw Mexico depart the Confederations Cup on a winning note as Japan finished bottom of Group A.". bbc.com (British Broadcasting Corporation). 22 Qershor 2013. Retrieved 29 Mars 2014. 
  122. ^ "Japan 1:2 Mexico, FIFA Confederations Cup 2013". FIFATV (You Tube). 4 Dhjetor 2013. Retrieved 29 Mars 2014. 
  123. ^ "Javier Hernández". MedioTiempo.com (Medio Tiempo). 10 Prill 2010. Retrieved 10 Prill 2010. 
  124. ^ Javier Hernández. ESPN. 1 Qershor 2010. Retrieved 1 Qershor 2010. 
  125. ^ "Javier Hernández". worldfootball.net (Worldfootball). 1 Qershor 2010. Retrieved 1 Qershor 2010. 
  126. ^ "Javier Hernández". footballdatabase.eu (Football Database). 1 Qershor 2010. Retrieved 1 Qershor 2010. 
  127. ^ Andrew Endlar: Javier Hernandez. StretfordEnd.co.uk. Vizituar në 23 Shkurt 2010.
  128. ^ Get to know... Hernandez. Manchester United Official Website (8 Prill 2010). Vizituar në 15 Qershor 2010.
  129. ^ Hernandez's father quits to see him play. ESPN Soccernet (4 Qershor 2010). Vizituar në 30 Qershor 2010.
  130. ^ Witz, Billy (1 Prill 2010). "For World Cup, Javier Hernández Could Be Mexico's Next Big Thing". The New York Times. Retrieved 22 Mars 2014. 
  131. ^ "Chicharito es embajador de UNICEF". El Economista (in Spanjisht). 26 Maj 2012. Retrieved 27 Maj 2012. 
  132. ^ FIFA 14 - North America Cover Reveal. EA Sports (27 Qershor 2013). Vizituar në 30 Qershor 2013.
  133. ^ Javier "Chicharito" Hernandez: Manchester United New Prodigy. Bleacher Report (8 Prill 2010). Vizituar në 23 Mars.
  134. ^ Javier Hernández and the best tap-in merchants. The Telegraph (27 Qershor 2013). Vizituar në 30 Qershor 2013.
  135. ^ The False 9: Javier Hernandez – Rebirth Of The Poacher. The False 9 (4 Qershor 2011). Vizituar në 30 Qershor 2013.
  136. ^ Javier Hernandez bliver den nye Solskjær. Tipsbladet (1 Gusht 2010). Vizituar në 30 Qershor 2013.

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Javier Hernández Balcázar