Adnan Januzaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Adnan Januzaj
Adnan Januzaj.JPG
Të dhënat personale
Emri i plotë Adnan Januzaj [1]
Data e lindjes 5 Shkurt 1995 (19 vjeçar)
Vendi i lindjes Bruksel, Belgjikë
Gjatësia 1.80 [2]
Pozita ne fushë Anësor
Mesfushor Sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktual Manchester United
Numri 44
Karriera në rini r
2001–2005 FC Brussels
2005–2011 Anderlecht
2011–2013 Manchester United
Karriera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2013– Manchester United 19 (3)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 07:51, 17 Shkurt 2014 (UTC).
† Ndeshje (Gola).

Adnan Abedin Januzaj (lindur më 6 Shkurt 1996) është një futbollistë shqiptar me origjinë nga Kosova i cili luan aktualisht në Premier League me Manchester United. Lindur në Bruksel, Januzaj filloi karrierën e tij me Anderlecht përpara se të bashkohej me Manchester United në vitin 2011 në moshën 16 vjeçare.

Jeta e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Januzaj ka lindur në BrukselBelgjikës, ku familja e tij shqiptaro–kosovare emigroi në vitin 1992, kështu që babai i tij Abedin mund të shpëtonte rekrutimit të ushtrisë jugosllave. Babai i tij ishte më i madhi i gjashtë fëmijëve të famijes nga Istogu, Kosovë. Xhaxhallarët e Januzajt, Januz dhe Shemsedin, ishte pjestar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi për pavarësinë kosovare në Luftën e Kosovës. Familja e mamasë së Januzaj u dëbuan për në Turqi nga autoritetet jugosllave në bazë të një plani për të shtypur nacionalizmin shqiptar. Që nga pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008, Januzaj ka vizituar rregullisht familjen e tij të zgjeruar në Kosovë gjatë verës.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Anderlecht[redakto | redakto tekstin burimor]

Adnan Januzaj e filloi karrerën e tij profesioniste në vitin 2005, ku Januzaj u transferua nga FC Brussels tek Anderlecht. Drejtuesit e Anderlecht e konsideruan si një nga talentat më të mëdhenj të Anderlechtit. Talenti i Januzaj ra në sytë e drejtuesve të akademisë së Manchester United, të cilët bënë gjithashtu një ofertë për talentin Shqiptar. Adnan Januzaj u transferua tek Manchester United në vitin 2011, pasi Alex Ferguson e dëshironte me çdo kusht në skuadër. Manchester United, falë këmbënguljes së Alex Ferguson pagoi 300.000 € për të marrë talentin Januzaj. Kjo ishte hera e parë që Manchester United pagoi 300.000 € për një talent 16 vjeçar.

Manchester United[redakto | redakto tekstin burimor]

thumb

Në fund të sezonit 2012–13, tranjeri i Manchester United, Sir Alex Ferguson i dhuroj atij fanellën me numrin 44, megjithatë ai nuk u shfaq në fund të sezonit, edhe pse ishte lojtar rezervë në ndeshjen e fundit të Premier League midis Manchester United dhe West Bromwich Albion që përfundoi me rezultatin 5-5, Januzaj nuk luajti në këtë ndeshje [3]. Januzaj fitoi trofeun "2013 Denzil Haroun Reserve Team Player of the Year" që në moshën 18 vjeçare [4]. Ai u bashkua me skuadrën e parë në sezonin 2013–14 për shkak të paraqitjeve fantastike në ndeshjet parasezonale, duke arritur të shënojë edhe një Gol. Januzaj gjithashtu ishte i pranishëm në ndeshjen miqësore ku asitoi në golin e vetëm të Manchester United që humbi me rezultatin 1–3 Sevillas, Januzaj u shpall lojtari i ndeshjes [5].

Më 11 Gusht 2013, Januzaj bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në finalen e FA Community Shield kundër Wigan Athletic, ai zëvëndësoi Robin van Persie që shënoi të dy Golat në fitoren 2–0. Ky ishte trofeu i parë i Januzaj me Manchester United [6]. Më 5 Tetor, ishte ndeshja e tij e parë si startues për Manchester United, ai shënoi 2 Gola për ti dhënë fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Sunderland [7].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Qershor të vitit 2013, ish trajneri i Belgjikës U18 dhe U19 Marc Van Geersom deklaroi që Januzaj kishte refuzuar ftesat e kombëtares belge, pasi ai preferon të luaj me Kombëtaren Shqiptare [8] [9].

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi kishte deklaruar se Januzaj është një talent i madh, dhe se Federata Shqiptare e Futbollit është duke pritur momentin e duhur për të folur me të dhe për ta sjellë në Kombëtare [10].

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Europa Other[nb 1] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Manchester United 2013–14 3 2 0 0 1 0 0 0 1 0 5 2
Total 3 2 0 0 1 0 0 0 1 0 5 2
Karriera në total 3 2 0 0 1 0 0 0 1 0 5 2
  1. ^ Përfshirë kompedicionet e tjera, përfshirë FA Community Shield

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Manchester United
Manchester United U21
  • Barclays Under-21 Premier League: 2013
  • Manchester Senior Cup: 2013
Personale
  • Lojtari më i mirë në Manchester United F.C. Reserves and Academy: 2013

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Barclays Premier League Squad Numbers 2013/14". premierleague.com (Premier League). 16 Gusht 2013. Retrieved 17 Gusht 2013. 
  2. ^ Adnan Januzaj. ESPN FC. ESPN Internet Ventures. Vizituar në 12 Janar 2014.
  3. ^ West Brom 5–5 Manchester United. BBC Sport. 19 May 2013. Retrieved 12 August 2013. 
  4. ^ Marshall, Adam (15 May 2013). "Januzaj voted star manUnited". Manchester United (ManUtd.com). Retrieved 15 May 2013. 
  5. ^ Manchester United 1–3 Sevilla. Eurosport. 9 August 2013. Retrieved 9 August 2013. 
  6. ^ Community Shield: Man Utd 2–0 Wigan. BBC Sport. 11 August 2013. Retrieved 12 August 2013. 
  7. ^ Manchester United's Adnan Januzaj inspires comeback against Sunderland. The Guardian (5 Tetor 2013). Vizituar në 7 Tetor 2013.
  8. ^ Gazeta Express (7 Qershor 2013): Van Geersom: Januzaj refuzoi Belgjikën, i ati preferon Shqipërinë. Vizituar në 7 Qershor 2013.
  9. ^ Sportmagazime (6 Qershor 2013): Januzaj krijgt kans bij Man U. Vizituar në 13 Gusht 2013.
  10. ^ RTV21 (12 Gusht 2013): De Biasi dëshiron Januzajn në kombëtare. Vizituar në 13 Gusht 2013.

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Adnan Januzaj – Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe material multimediale