Oscar dos Santos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Oscar
Oscar dos Santos 2012 CL.jpg
Oscar duke luajtur për Chelsean në 2012
Të dhënat personale
Emri i plotë Oscar dos Santos
Emboaba Júnior [1]
Data e lindjes 9 Shtator 1991 (23 vjeçar)
Vendi i lindjes Americana, São Paulo, Brazil
Gjatësia 1.80 [2]
Pozita ne fushë Mesfushor–Sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktual Chelsea
Numri 11
Kariera në rini
1998–2004 União Barbarense
2004–2009 São Paulo
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2008–2010 São Paulo 11 (0)
2010–2012 Internacional 36 (11)
2012– Chelsea 60 (10)
Ekipi kombëtar
2009–2011 Brazil U–20 25 (6)
2012 Brazil U–23 6 (1)
2011– Brazil 29 (9)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 6 Mars 2014.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 6 Mars 2014

Oscar dos Santos Emboaba Júnior ([osˈkaʁ duˈsɐ̃tus imboˈabɐ ˈʒũnioɾ]; lindur më 9 Shtator 1991), njohur si Oscar, është një futbollistë brazilian, i cili luan aktualisht si mesfushor–sulmues ose anësor për klubin e Premier Leagues Chelsea dhe për kombëtaren Braziliane.

Oscar filloi karrierën e tij tek São Paulo FC, ku fitoi Serie A braziliane në 2008. Në 2009, ai shkoi në gjykatë kundër klubit për shkak të parregullsive në kontratën e tij. Pas një serie të kundërshtimeve ai u largua për Internacional, ku shpenzoi 3 vitet e tjera të karrierës së tij. Paraqitjet e mira me klubin bënë që ai të transferohej në Premier League tek Chelsea në 2012.

Oscar është një futbollistë kombëtarë brazilian dhe ka përfaqsuar kombëtaren e tij në moshat U–20, U–23 dhe kombëtaren e parë. Me kombëtaren U–23, ai luajti në Lojërat Olimpike 2012. Më 20 Gusht 2011, Oscar shënoi 3 Gola në finalen e 2011 FIFA U–20 Kupa e Botës kundër Portugalisë [3], duke u bërë lojtari i parë që shënon Hat-trick në finalen e FIFA U–20 Kupa e Botës [4]. Oscar më vonë i përshkroi performancat e tij në turnament si "një rrugë për të shkuar në kombëtaren e parë" [5]. Ai fitoi ndeshjen e tij të parë me kombëtaren kundër Argjentinës. Goli i tij i parë erdhi gjithashtu kundër Argjentinës në një humbje 4–3 në Qershor 2012.

Stili i tij i lojës dhe aftësitë janë krahasuar me lojtarin tjetër brazilian Kaká [6] [7] [8].

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Karriera në rini[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindur në Americana, Oscar erdhi në akademinë e União Barbarense duke impresionuar me moshën e tij të re. Oscar ishte i ndotur nga argjentët e zbuluesve të talentëve të cilët e morën atë në kryeqytetin e Brazilit, ku më pas ai u bashkua me São Paulo në 2004 ku ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai bëri debutimin e tij si profesionistë në vitin 2008. Në 2009, ai luajti 11 ndeshje me skuadrën e parë, vetëm në moshën 17 vjeçare.

Internacional[redakto | redakto tekstin burimor]

Fillimisht, Oscar iu bashkua Internacional pas një mosmarrëveshje kontraktuale me ish klubin e tij São Paulo, me agjent Oskar-së duke pretenduar se klubi nuk e kishte paguar pagat siç kishte premtuar. Përfaqësuesit e Oscar argumentuan se kontrata e tij me São Paulon ishte e pavlefshme mbi të cilën Oscar iu bashkua Internacional si një lojtar i lirë. São Paulo vazhdonte të pretendonte se Oscar ishte lojtar i tyre dhe kishin paraqitur ankesat ligjore të cilat kishin parandaluar Oscar të luante me Internacional në ndeshjet e Copa Libertadores. Më në fund, të dy klubet ranë dakord në një zgjidhje më 30 Maj 2012 [9]. Sezoni i parë i Oscar u pengua nga dëmtimet.

Chelsea[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 16 Korrik 2012, Chelsea dhuroi një ofertë 19.35 Milion £ për Oscar, një tarifë e cila u lirua në pasqyrën financiare nga Internacional për atë vit [10] [11] [12]. Më 25 Korrik 2012, Chelsea lajmëroi në faqën e saj zyrtare në internet se transferimi i Oscar ishte kompeltuar [13]. Atij iu dhurua fanella me numrin 11, e cila ishte veshur nga sulmuesi legjendar i skuadrës Didier Drogba, i cili la klubin vetëm 1 muaj më parë [14].

Sezoni 2012–13[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 19 Gusht 2012, Oscar bëri debutimin e tij për Chelsean duke hyrë në minutën e 64 në vend të Eden Hazard në ndeshjen hapëse të sezonit 2012–13 kundër Wigan Athletic [15]. Në ndeshjen tjetër të Chelseas kundër Reading më 22 Gusht, Oscar hyri në fushë në minutë e 57 në vend të Ramires dhe ndihmoi skuadrën të fitonte ndeshjen me rezultatin 4–2 [16].

"Oscar bëri një kthesë fantastike dhe e dërgoi topin në trekëndësh. Unë nuk po them se është gjë e bukur të pësosh Gola, por ishte kënaqësi të ishe pjesë e një Goli të tillë. Komlimenta për të."

Komenti i Gianluigi Buffon për Golin e dytë të Oscar. [17]

Oscar luajti ndeshjen e tij të parë të startues në ndeshjen e parë të Chelseas në Champions League kundër Juventus. Pasi shënoi Golin e rezultatit 1–0 pas një gjuajtje të devijuar nga Leonardo Bonucci, ai shënoi edhe një Gol të dytë mahnitës, ai u kthye pas një topi të pasuar nga Ashley Cole dhe e dërgoi topin në trekëndëshin e djathtë të portës së Gianluigi Buffon. Ai pas ndeshjes u nderua si lojtari i ndeshjes [18]. Oscar komentoi Golin e tij të dytë duke thënë: "Unë jam shumë i lumtur me 2 Golat e mi në debutim, por do të isha më i lumtur nqs skuadra do të fitonte ndeshjen. Në Brazil, djemtë ëndërrojnë që të luajnë në Champions League dhe unë jam shumë krenarë që e realizova ëndërrën time" [19].

Oscar duke luajtur për Chelsean.

Oscar bëri edhe debutimin e tij si titullar në Premier League në një fitore 1–0 kundër Stoke City[20]. Pas performancave të tij të mira, Oscar u bë titullar i mesfushës së krijuar nga Roberto Di Matteo sëbashku me Juan Matën dhe Eden Hazard. Oscar shënoi Golin e tretë të sezonit, sërisht në Champions League, në humbjen 2–1 jashtë fushe në Donetsk kundër ukrainasve të Shakhtar Donetsk. Oscar vazhdoi ecurinë e tij brilante të shënimit në Europë duke shënuar një Gol nga 25 metra në ndeshjen e kthimit kundër Shakhtar Donetsk në Stamford Bridge, një ndeshje ku Chelsea fitoi me rezultatin 3–2 [21]. Oscar shënoi Golin e fundit në Europë në ndeshjen e fundit të Chelseas në fazën e grupeve në fitoren 6–1 kundër debutuesve të Nordsjælland [22].

Pas shkarkimit të trajnerit Roberto Di Matteo më 21 Nëntor, trajneri në largim Rafael Benítez e përdori Oscar si titullar në vetëm 3 ndeshje nga 7 ndeshjen e tij të para. Benítez vlerësoi qëndrimin e brazilianit pas Finales së FIFA Kupës së Botës për Klube kundër Corinthians dhe besonte se nuk kishte asnjë përçarje mes tij dhe lojtarit [23]. Ai shënoi Golin e parë në Premier League për Chelsean më 23 Dhjetor, duke shënuar 1 penallti në fitoren shkatërrimtare 8–0 kundër Aston Villës [24].

Më 14 Shkurt 2013, vetëm 1 minutë pasi të zëvëndësohej në vend të Juan Matës, Oscar dhuroi një pasim vendimtarë tek Eden Hazard, i cili mposhti portierin Tomáš Vaclík duke i dhuruar Chelseas fitoren 1–0 jashtë fushe në ndeshjen e parë të raundit të 32 të Europa Leagues [25].

Më 15 Maj, Oscar luajti 90 minuta në fitoren 2–1 të Chelseas kundër Benficësfinalen e Europa LeaguesAmsterdam, duke siguruar trofeun e parë me klubin londinez [26]. Ditën tjetër, Oscar mbylli sezonin e tij të parë me Chelsean me një çmim, pikërisht Goli kundër Juventusit në Champions League që u shpall "Goli i Sezonit" [27].

Sezoni 2013–14[redakto | redakto tekstin burimor]

Sezonin 2013–14, Oscar e nisi nën urdhërat e trajnerit të ri José_Mourinho, cili ishte larguar nga Real Madrid për tu rikthyer tek Chelsea pas 6 vitesh. Në ndeshjen e parë të sezonit 2013–14 më 18 Gusht, Oscar shënoi Golin e parë të Chelseas në fitoren 2–0 kundër Hull Cityt [28]. Më 30 Gusht 2013, Oscar luajti në finalen e Superkupën e Europës kundër FC Bayern Munich, e cila kishte fituar Champions Leaguen në sezonin e shkuar. Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultatin 2–2, me Bayern që fitoi 5–4 me penallti, me Oscar që realizoi penalltinë e dytë të skuadrës së tij [29]. Oscar shënoi Golin e dytë të sezonit në një ndeshje të Champions Leagues kundër FC Basel [30]. Ai shënoi një Gol kundër rivalëve lokal të Fulham në javën tjetër të Premier Leagues, ndeshja u mbyll me rezultatin 2–0 falë Golit tjetër të shënuar nga Mikel, Goli i tij i parë në Premier League për Chelsean [31]. Oscar shënoi Golin hapës në ndeshjen jashtë fushe kundër Norwich City, ndeshja u mbyll me fitoren 3–1 të The Blues [32]. Në një ndeshje kundër Cardiff. Oscar shënoi Golin e tretë duke ndimuar skuadrën të marrë një fitore 4–1 në shtëpi [33]. Më 26 Janar 2014, Oscar i impresionoi të gjithë duke shënuar një Gol të mahnitshëm me goditje dënimi në minutën e 27 në fitoren 1–0 të Chelseas kundër Stoke City, kjo fitore bëri që The Blues të kualifikohen në raundin e pestë të Kupës FA [34].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

U–20[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 20 Gusht 2011, Oscar shënoi 3 Gola në finalen e 2011 FIFA U–20 Kupa e Botës kundër Portugalisë, duke u bërë lojtari i parë që shënon Hat-trick në finalen e FIFA U–20 Kupa e Botës. Performanca e tij u krahasua me performancën e anglezit Geoff Hurst i cili gjithashtu kishte shënuar një Hat-trick në finalen e Kupës së Botës 1966 kundër Gjermanisë.

Lojërat Olimpike 2012[redakto | redakto tekstin burimor]

Oscar duke luajtur në ndeshjen e parë të Kupës së Konfederatës kundër Japonisë.

Oscar ishte thirrur për të luajtur me skuadrën e fortë braziliane në Lojërat Olimpike 2012Londër [35]. Oscar luajti si startues në fitoren e Brazilit 3–2 kundër Egjiptit, duke dhuruar assis për Golat e shënuar nga Rafael dhe Leandro Damião.[36] [37]. Në ndeshjen e ardhshme të Brazilit, në fitoren 3–1 kundër Bjellorusisë, Oscar shënoi Golin e tretë për Seleção-t në kohën shtesë, pas një topi nga Neymar, për ti dërguar brazilianët në çerek–finale [38]. Të gjithë Golat në lojërat olimpike u shënuan dhe assistuan nga Oscar dhe Neymar, dy të përkëdhelurit të cilët konsiderohen edhe si talentet e jashtëzakonshme që vijnë nga Brazili. Oscar dhuroi 2 assis, një tek Rômulo dhe një tjetër për Leandro Damiãon, me Seleção-t që mposhtën me rezultatin 3–0 Korenë e Jugut në gjysmë–finale në Old Trafford më 7 Gusht. Brazili humbi finalen kundër Meksikës me rezultatin 2–1. U raportua më pas se mbas finales Oscar mori të dashurën e tij dhe bëri dush me. I pyetur në lidhje me këtë thashethem, ai e mohoi, duke thënë: "Kush ishte ai aq i dëshpëruar që i shpiku këto mbeturina të tillë?" Më vonë, mediat kërkuan falje për këtë lajm, gruaja që kishte sajuar këtë histori humbi punën e saj si gazetare të nesërmen [39].

Kombëtarja e parë[redakto | redakto tekstin burimor]

Oscar luajti ndeshjen e tij të parë me kombëtaren kryesore në barazimin 0–0 kundër Argjentinës ku ai luajti si zëvëndësues [40]. Për shkak të dëmtimeve të mesfushorit Ganso, ai pa rritjen e tij kombëtar dhe i erdhi mundësia për të luajtur në një numër ndeshjes, ku ai zakonisht u përdor si organizator i skuadrës [41]. Në Qershor 2012, Oscar shënoi Golin e parë me kombëtaren në një ndeshje miqësore kundër Argjentinës, ku Brazili fitoi me rezultatin 4–3. Ai gjithashtu shënoi edhe me penallti kundër Kinës dhe dhuroi edhe 3 assis në një tjetër ndeshje miqësore që u mbyll me fitoren 8–0 të brazilianëve. Ai gjithashtu shënoi edhe 2 Gola të tjera në fitoren 6–0 kundër Irakut, edhe kjo ndeshje miqësore [42].

Më 25 Mars 2013, Oscar luajti në Stamford Bridge kundër Rusisë, sëbashku me shokët e skuadrës tek Chelsea David Luiz dhe Ramires.

Kupa e Konfederatave 2013[redakto | redakto tekstin burimor]

Oscar luajti në të gjitha ndeshjet e Brazilit në turnament me Seleção-t që mposhtën në finale Spanjën me rezultatin 3–0, ku Oscar dhuroi assistin e Golit të dytë të shënuar nga Neymar [43]

Golat me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Brazili[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e Golave dhe rezultateve me kombëtararen Braziliane.
Nr. Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 9 Qershor 2012 MetLife Stadium, New Jersey, Shba Flamuri Argjentina
2–2
3–4
Ndeshje Miqësore
2. 10 Shtator 2012 Estádio do Arruda, Recife, Brazil Flamuri Kina
8–0
8–0
Ndeshje Miqësore
3. 11 Tetor 2012 Swedbank Stadion, Malmö, Suedi Flamuri Iraku
1–0
6–0
Ndeshje Miqësore
4.
2–0
5. 21 Mars 2013 Stade de Genève, Gjenevë, Zvicër Flamuri Italia
2–0
2–2
Ndeshje Miqësore
6. 9 Qershor 2013 Arena do Grêmio, Porto Alegre, Brazil Flamuri Franca
1–0
3–0
Ndeshje Miqësore
7. 12 Tetor 2013 Seoul World Cup Stadium, Seoul, Koreja e Jugut Flamuri Koreja e Jugut
2–0
2–0
Ndeshje Miqësore
8. 15 Tetor 2013 Beijing National Stadium, Beijing, Kinë Flamuri Zambia
1–0
2–0
Ndeshje Miqësore
9. 5 March 2014 Soccer City, Johannesburg, Afrikë e Jugut Flamuri Afrika e Jugut
1–0
5–0
Ndeshje Miqësore

Brazil U-23[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e Golave dhe rezultateve me kombëtararen Braziliane U–23.

Nr. Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 29 Korrik 2012 Old Trafford, Angli Flamuri Bjellorusia 3–1 3–1 Lojërat Olimpike 2012

Stili i lojës[redakto | redakto tekstin burimor]

Oscar duke luajtur për Chelsean kundër Romës në një ndeshje miqësore në Gusht 2013.

Edhe pse vetëm 22 vjeç, Oscar ka tërhequr shumë krahasime për lojtarë të mirë-krijuar si Mesut Özil si dhe shokun e kombëtares Kaká për shkak të aftësive të tij në organizimin e lojës [44]. Një super triblues, Oscar është shumë fluidë dhe krijues i rasteve për shokët e skuadrës. Si organizator, Oscar ka vizion të mirë dhe është në gjendje të japë pasimin saktë për shokët e tij. Oscar është jashtëzakonisht efektiv në ndërtimin e rasteve në zonat më të larta në fushë dhe është shumë dinakë, gjithashtu është i aftë në gjuajtjet dhe pasimet nga distanca që shkojnë deri në zonën e kundërshtarit. Edhe pse ai zakonisht ka luajtur si mesfushor sulmues qëndror tek Internacional, që prej transferimit të tij tek Chelsea, Oscar është vendosur si organizatori i skuadrës dhe luan mbrapa sulmuesve. I njohur për vizionin e tij për të krijuar raste në situata të vështira dhe vende të ngushta, Oscar vepron si katalizator në sulmin e Chelses, dhe u vlerësua gjerësisht për rolin e tij në suksesin e skuadrës Europa League në vitin 2013. Nën udhërat e trajnerit José Mourinho, Oscar ka qënë organizatori kyresor i skuadrës [45]. Fleksibiliteti i tij për të qenë në gjendje për të luajtur në pozita më të gjera është për tu admiruar.

Jeta Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Oscar është martuar me të dashurën e fëmijërisë së tij, Ludmila, e cila ka nënshtetësi japoneze [46]. Ata rregullisht tregojnë marrëdhëniet e tyre nëpërmjet Instagram. Oscar është një katolik praktikues dhe lutet para çdo ndeshje në mënyrë që ai mund të pushojnë dhe të gjejë besim për ndeshje [47]. Ai filloi të mësojë anglisht pas mbërritjes në Londër dhe u bë fqinjë banese me mesfushorin Juan Mata dhe mefushorin e Fulham Jorgos Karagunis pas mbërritjes së tij në klub [48]. Oscar konfirmoi më 1 Janar 2014 nëpërmjet Instagraimit të tij se ai dhe gruaja e tij janë duke pritur një fëmijë.

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 26 Janar 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër1 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
São Paulo 2009 11 0 0 0 1 0 2 0 0 0 14 0
Total 11 0 0 0 1 0 2 0 0 0 14 0
Internacional 2010 5 0 0 0 0 0 0 0 1 0 6 0
2011 26 10 0 0 11 0 7 3 0 0 44 13
2012 5 1 0 0 9 4 6 1 0 0 20 6
Total 36 11 0 0 20 4 13 4 1 0 70 19
Chelsea 2012–13 34 4 7 2 5 0 15 6 3 0 64 12
2013–14 20 6 2 2 0 0 6 1 1 0 29 9
Total 54 10 9 4 5 0 21 7 4 0 93 21
Karriera në total 101 21 9 4 26 4 36 11 5 0 177 40
1Përfshirë kompediconet më poshtë:
Recopa Sudamericana: 2011.
FIFA Kupa e Botës për Klube: 2011, 2012.
Superkupa e Europës: 2012, 2013.

[49] [50]

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 19 Nëntor 2013.
Kombëtarja Klubi Sezoni Ndeshje Gola
Brazil Internacional / Chelsea 2011 2 0
2012 10 4
2013 16 4
2014 1 1
Total 29 9
Brazil U–23 Chelsea 2012 5 1
Total 5 1

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamuri Internacional
Flamuri Chelsea
Flamuri Brazil

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Barclays Premier League Squad Numbers 2013/14. Premier League. Vizituar në 17 Gusht 2013.
  2. ^ Player Profile: Oscar. Premier League. Retrieved 24 Dhjetor 2013. 
  3. ^ Cometh the hour, cometh the Oscar. FIFA (21 Gusht 2011). Vizituar në 22 Gusht 2011.
  4. ^ Oscar treble wins thrilling final for Brazil. FIFA (21 Gusht 2011). Vizituar në 22 Gusht 2011.
  5. ^ Oscar extols Colombia springboard. FIFA (20 Gusht 2012). Vizituar në 22 Tetor 2012.
  6. ^ Chelsea target Oscar is living up to Kaka comparisons. Goal.com (12 Korrik 2012). Vizituar në 30 Shtator 2012.
  7. ^ Malyon, Ed (25 Korrik 2012). "Chelsea and Tottenham target Oscar: What fans can expect from the new Kaka by South American football expert Ed Malyon". Daily Mirror. Retrieved 30 Shtator 2012. 
  8. ^ Chelsea’s Oscar – ‘the new Kaka’?. Hereisthecity.com (20 Shtator 2012). Vizituar në 30 Shtator 2012.
  9. ^ Hytner, David (19 Koorik 2012). "London 2012: Chelsea-bound Oscar the brains of Brazil's Olympic team". The Guardian. Retrieved 25 Korrik 2012. 
  10. ^ Sporting Club Internacional Financials. Vizituar në 7 Maj 2013.
  11. ^ "Oscar completes Chelsea move". Daily Mail (Londër). Retrieved 2 Gusht 2012. 
  12. ^ Chelsea sign Brazil midfielder Oscar on five-year deal. BBC Sport (26 Korrik 2012). Vizituar në 2 Gusht 2012.
  13. ^ Chelsea Oscar deal agreed. Sky Sports. 17 Korrik 2012. Retrieved 2 Gusht 2012. 
  14. ^ Brazil star replaces Drogba at Chelsea. Give Me Football (7 Gusht 2012). Vizituar në 12 Gusht 2012.
  15. ^ Match Report: Wigan Athletic 0 Chelsea 2. Chelsea F.C (19 Gusht 2012). Vizituar në 1 Shkurt 2014.
  16. ^ Match report: Chelsea 4 Reading 2. Chelsea F.C. 22 Gusht 2012. Retrieved 23 Gusht 2012. 
  17. ^ Buffon praises Oscar for Champions League performance. Goal.com (16 Qershor 2010). Vizituar në 21 Shtator 2012.
  18. ^ Chelsea vs Juventus Player Ratings. Goal.com. Vizituar në 21 Shtator 2012.
  19. ^ Oscar thrilled with Champions League debut but disappointed not to beat Juventus. Goal.com (16 Qershor 2010). Vizituar në 21 Shtator 2012.
  20. ^ Chelsea 1–0 Stoke City: Rare Cole goal keeps Blues top. Goal.com (22 Shtator 2012). Vizituar në 1 Shkurt 2014.
  21. ^ Chelsea 3–2 Shakhtar Donetsk. ESPNFC (7 Nëntor 2012). Vizituar në 1 Shkurt 2014.
  22. ^ Phil McNulty (5 Dhjetor 2012): Chelsea 6–1 Nordsjaelland. Bbc.co.uk. Vizituar në 22 Dhjetor 2012.
  23. ^ Chelsea interim manager Benitez praises Oscar's attitude following Club World Cup snub. Goal.com (22 Dhjetor 2013). Vizituar në 22 Dhjetor 2012.
  24. ^ "Chelsea 8–0 Aston Villa". BBC Sport (22 Dhjetor 2013). Vizituar në 23 Dhjetor 2012.
  25. ^ Oscar's night as Chelsea beat Sparta. UEFA (14 Shkurt 2013). Vizituar në 14 Shkurt 2013.
  26. ^ Taylor, Daniel (15 Maj 2013). Chelsea's Branislav Ivanovic climbs highest to sink Benfica. Londër: The Guardian. Retrieved 1 Shkurt 2014. 
  27. ^ DOUBLE DELIGHT FOR MATA AT AWARDS CEREMONY. Chelsea F.C. (16 Maj 2013). Vizituar në 1 Shkurt 2014.
  28. ^ Oscar and Frank Lampard scored first-half goals as Chelsea marked the start of Jose Mourinho's second spell as Blues manager with victory over Hull.. BBC Sport (18 Gusht 2013). Vizituar në 6 Tetor 2013.
  29. ^ Superkupa e Bayernit, në mrekullinë e Pragës.. Telegrafi.com (30 Gusht 2013). Vizituar në 30 Gusht 2013.
  30. ^ Jose's Blues stunned by Basel.. ESPNFC (19 Shtator 2013). Vizituar në 24 Nëntor 2013.
  31. ^ MATCH REPORT: CHELSEA 2 FULHAM 0. Chelsea FC (21 Shtator 2013). Vizituar në 24 Nëntor 2013.
  32. ^ MATCH REPORT: NORWICH CITY 1 CHELSEA 3. Chelsea FC (6 Tetor 2013). Vizituar në 24 Nëntor 2013.
  33. ^ MATCH REPORT: CHELSEA 4 CARDIFF CITY 1. Chelsea FC (19 Tetor2013). Vizituar në 24 Nëntor 2013.
  34. ^ Oscar dërgon Chelsean në fazën tjetër të FA Cup.. Telegrafi.com (26 Janar 2014). Vizituar në 26 Janar 2014.
  35. ^ Brazil name strong Olympic squad for London 2012. BBC Sport (5 Korrik 2012). Vizituar në 1 Shkurt 2014.
  36. ^ Brazil beats Egypt 3–2 in men's soccer. Associated Press. 27 Korrik 2012. Retrieved 1 Shkurt 2014. 
  37. ^ Brazil 3–2 Egypt: Neymar and Rafael on target as Samba Boys edge five-goal thriller. Goal.com (27 Korrik 2012). Vizituar në 1 Shkurt 2014.
  38. ^ Brazil 3–1 Belarus: Neymar dazzles to send Selecao through to Olympics quarter-finals. Goal.com (29 Korrik 2012). Vizituar në 1 Shkurt 2014.
  39. ^ Brazil 3–0 South Korea: Leandro Damiao at the double as impressive Selecao cruises into Olympics final. Yahoo Sports (7 Gusht 2012). Vizituar në 1 Shkurt 2014.
  40. ^ Chelsea sign Brazilian midfielder Oscar on five-year deal. BBC Sport (25 Korrik 2012). Vizituar në 25 Korrik 2012.
  41. ^ Ganso the fallen star. ESPN Soccernet. Vizituar në 26 Korrik 2012.
  42. ^ Dayaratna, Arnal. "Messi Hat Trick Fires Argentina to 4–3 Victory Over Brazil". Huffington Post. Retrieved 26 Korrik 2012. 
  43. ^ Brazil v Spain live football scores | Soccer scores and live video. ESPNFC.com. Vizituar në 26 Gusht 2013.
  44. ^ Gibbs, Thom (10 Korrik 2012). "Oscar represents a new emphasis on youth from Chelsea and is tipped to be their Mesut Ozil". The Daily Telegraph (London). Retrieved 30 September 2012. 
  45. ^ "José Mourinho tells Juan Mata to adapt after blasting Chelsea's style". The Guardian. 21 Shtator 2013. Retrieved 12 Dhjetor 2013. 
  46. ^ Barlow, Matt (9 Dhjetor 2012). Oscar determined to make Chelsea champions of the world after European failure. Londër: Daily Telegraph. Retrieved 1 Shkurt 2014. 
  47. ^ scar exclusive interview: Chelsea are under pressure but it's NOTHING compared to playing for Brazil. Mirror (5 Prill 2013). Vizituar në 1 Shkurt 2014.
  48. ^ Fifield, Dominic (6 Prill 2013). Greek torments keeping Giorgos Karagounis outside cosy football bubble. Londër: Guardian. Retrieved 1 Shkurt 2014. 
  49. ^ Gabim në stampën Cite Web: Parametrat url dhetitle janë të detyrueshëm.. Vizituar në 23 Nëntor 2011.
  50. ^ Transfermarkt Profile. Vizituar në 1 Shkurt 2014.

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Oscar (footballer born 1991)