Katari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Qatar)
Shko te: navigacion, kërko
دولة قطر
Dawlat Qatar
Flag of Qatar.svg Emblema - Katari
Katari Katari
Moto Kombëtare: s ka
Vendndodhja - Katari

Katari (gjuha arabe. قطر), është shtet në Lindjen e Afërme, i vendosur në gadishullin e vogël të Katarit i cili është pjesë e gadishullit Arabik. I vetmi shtet që kufizohet është Arabia Saudite, dhe ka dalje në Gjirin Persik.



Përmbajtja

Historia [redakto]

Katari ka një histori të re.Shumë vite Katari është qeverisur nën urdhërat e prijësve të fiseve.Në shekullin e XIX Katari u administrua nga Muhammed Al-Sani - stërgjyshi i Sheik'ut të sotëm . Me kalimin e Gadishullit Arabik në Perandorinë Osmane, Osmanët mbetën në Katar deri në Gusht 1915. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore në datën 3 Tetor 1916 Katari hyri në Pushtimin Anglez.Katari ka fituar pavarësinë më 3 Shtator 1971.


Gjeografia [redakto]

Katari shtrihet në Gadishullin Arabik, me një sipërfaqe prej 11.437 km2. Kufiri me Arabinë Saudite është 60 kilometra, ndërsa ka 563 kilometra brigje.Jugu i Katarit është e kapluar nga shkretëtirat. Në Katar nuk ekziston lum ose liqen.Nevoja e ujit të pijes kryhet me anë të filtrimit të ujit të detit.Në këtë shtet klima është e llojit të shkretëtirës,dhe për këtë arsye në Katar ndodhet një sipërfaqe shumë të vogël të gjelbëruar.Klima është e nxehtë dhe e thatë, në muajtë e verës nxehtësia ngritet deri në 49 °C. Gjatë dimrit me anë të reshjeve klima freskohet por nuk bëhet të ftohtë. [1]


Politika [redakto]

Artikulli kryesor : Sistemi shtetror

Njësit administrative [redakto]

Artikulli kryesor : Njësit administrative


Ekonomia [redakto]

Burimi kryesor i ekonomisë në Katar janë resurset e naftës. Këto resurse kanë shpëtuar Katarin nga varfëria dhe kanë bërë që të jetë stabile ekonomikisht.Egziston rafineri dhe vende përpunimi të naftës. Sektori i Ndërtimtarisë është shumë e zhvilluar. Në tregti është eksportues i naftës, amoniakut dhe perimeve.Importon mjete motorike dhe automobila, dhe po ashtu material ushqimor. Zakonisht ka marëdhënie tregtare me shtetet : Japonia, Anglia, Holanda, SHBA, Franca. [1]

Transport [redakto]

Katari ka rrugë automobilistike 2000 kilometra, hekurudhat nuk janë të zhvilluar.Aeroporti i Doha's është aeroporti më i rëndësishëm i Katarit, ndërsa transporti detar mundësohet nga limani i Um Said'it dhe Dohas.


Demografia [redakto]

Katari ka një popullsi rreth 520.000 banorë.Shumica e popullsisë jeton në kryeqytetin e Katarit, në Duha dhe përreth tij. 73% të popullsisë e përbëjnë Arabët, 20% Iranianët dhe 7 % Pakistanezët.Gati i gjithë popullsia e Katar'it është Musliman, dhe në shumicë flitet Arabishtja. Shkollat fillore në Katar janë pa pagesë dhe detyrueshëm.74.7% I popullsisë dijnë të lexojnë e shkruajnë. [1]


Artikulli kryesor : Demografia

Kultura [redakto]

Artikulli kryesor : Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Lidhje të jashtme [redakto]

 Commons: Katari – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Katari – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale







Referencat [redakto]