Arthur Cayley
Appearance
Arthur Cayley (shqiptoje Artur Kejli) (16 Gusht 1821 - 26 Janar 1895) ishte një matematikan anglez i cili ndihmoi në formimin e shkollës britanikë të matematikës moderne. Që në fëmijëri argëtohej duke zgjidhur probleme të vështira matematikore. Studjoi në Trinity College, Cambridge, ku mësoi gjuhët Greke, Frënge, Gjermane dhe Italiane, dhe para së gjithash matematikë. Për 14 vjet punoi si gjykatës.
Ai e vërtetoi teoremën Cayley-Hamilton—se ç'do matricë katrore është rrënjë e polinomit të saj karakteristik. I pari e dha përkufizimin rigoroz të konceptit të grupit si bashkësi me një operacion binar i cili plotëson disa aksioma të caktuara. Para tij matematikanët grupin e kuptonin vetëm si grup permutacionesh.