Baja e Siarinës
Baja e Siarinës | |
---|---|
Qytezë (Banjë termale) | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 355 |
Baja e Siarinës (serbisht: Сијаринска Бања/Sijarinska Banja) është qytezë dhe vendbanim urban (banjë termale) në komunën e Medvegjës, Serbi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banja e Siarinës është vendbanim në komunën e Medvegjës, në kryqëzimin e rrugëve Prishtinë – Leskoc pran shtretërve të lumenjëve të Banjës dhe lumit Jabllanica, rrëzë maleve të Gollakut, 70 km larg Prishtinës. Banja e Sijarines kufizohet ne veri e lindje me Sijarinen,ne jug me Svircën dhe ne perëndim me Borocin.
Banja e Siarinës është e futur thellë në ngushticë, e rrethuar me vegjetacion të bujshëm, me klimë të përshtashme. Baja ka 18 burime të ujit mineral me përbërje të ndryshme fiziko-kimike dhe temperaturë nga 32-72 gradë celsius. Ka nje territor te vogel rreth 2.3 km2.
Atraksion dhe bukuri të rrallë natyrore paraqesin gejzerët me ujë të nxehtë, të veçant në Evropë, shtylla e ujit të të cilit arrnë lartësinë 8m, pran të cilit ndodhet kompleksi i ndërtuar i pishinave dhe fontanave. Shërimi i sëmundjeve bëhët në Entin e specializuar për rehabilitim ”Baja e Siarinës”, pranë hotelit,”Gejzer”.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Bajën e Siarinës sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 kan jetuar 568 banorë prej tyre shqiptarë 231, 40.66%, serb 282, me 49.64%, malazez 45, me 7.92% .
Mosha mesatare e popullsisë ndryshon nga vendbanimet shqiptare, pikrisht përshkak të popullsisë së përzier, dhe është 36.5 vite. Në këtë vendbanim janë gjithësejt 175 ekonomi familjare me 3.25 anëtarë.popullsia pas luftës së Dytë Botrore ka shënuar rritje ndërsa popullsia shqiptare rënje. Ne vitin 2011 ne rexhistrim dolen 355 banor.
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Banorë | Grafiku |
---|---|---|
1948 | 639 | |
1953 | 715 | |
1961 | 807 | |
1971 | 828 | |
1981 | 750 | |
1991 | 252 | |
2003 | 289 |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Baja e Siarinës | Braina e Madhe | Braina e Vogël | Brajshori | Byçmeti i Epërm | Byçmeti i Mesëm | Byçmeti i Poshtëm | Caravëri | Çokotini | Drenca | Gajtani i Epërm | Gajtani i Poshtëm | Gazdara | Gërbaci | Gubaci | Gurgutova | Gjylekara | Kapiti | Leci | Llapashtica e Epërme | Llapashtica e Poshtme | Maqedonca | Maqedonca e Ratkocerit | Maroci | Medeci | Mërkoja | Negosavla | Petrila | Poroshtica | Pustoshillova | Ramabaja | Ratkoceri | Rukoci | Siarina | Spanca | Starabaja | Stublla | Svirca | Tullara | Tupalla | Vardeniku | Vrapca