Bido Ibrahimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bido Ibrahimi
Emri Bido
Mbiemri Ibrahimi
Lindur më 3 shkurt 1935
Lindur në Gumenicë, Çamëri
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar

Bido Ibrahimi lindi më 3 shkurt të vitit 1935 në qytezën GumenicëÇamërisë ; është shkrimtar shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas vitit 1945, kur Çamëria u masakrua prej bandave shoviniste greke, familja e tij erdhi në Shqipëri dhe u vendos në Durrës. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare Bidua i kreu në Durrës. Shkollën e mesme sportive “Vojo Kushi” e kreu në Tiranë.

Në vitin 1957 shkoi në Sevastopol, në Krime, për të studiuar për inxhinieri detare, shkollë të cilën nuk arriti ta përfundonte për shkak të prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.

U kthye në Shqipëri në vitin 1959 dhe filloi punë si mësues fizkulture, fillimisht në Shijak e më vonë në Durrës. Në vitet 1968-1972 mbaroi Institutin e Fizkulturës “Vojo Kushi”. Në vitin 1974 përfundoi edhe Institutin në Shkodër, degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Hapat e para si krijues letrar dhe publicist i hodhi që në vitin 1955, me botimin e tregimit “Dita e fitores”. Dëshira e tij ishte të trajtonte tematikat dhe problematikat detare në letërsi dhe ashtu veproi. Dramat e tij “Deti në Stuhi” dhe “Horizonti i kuq” fituan çmime inkurajuese, në vitin 1964, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit.

Pas vitit 1990 ka bashkëpunuar rregullisht me shtypin rus, ukrainas e atë shqiptar, ku ka botuar rregullisht skica, tregime, novela e publicistikë. Libri i tij i parë "Valsi i Sevastopolit" u botua në LecceItalisë. Për merita letrare e gazetareske, është diplomuar katër herë nga Radio Moska “Gollos Rossi” si dhe nga qyteti i Sevastopolit për novelën “Sevastopolski vals”.

Drama e tij “Të gjallë e të vdekur” konkurroi me sukses në festivalin ndërkombëtar të dramës në qytetin e Kievit. Është bashkëpunëtor i rregullt i shtypit letrar, i revistës “Krahu i shqiponjës” dhe i gazetës “Drita”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]