Black Lagoon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Informacione mbi serialin
Personazhi Revy
Personazhi Revy
Titulli shqip: Laguna e Zezë
Titulli origjinal: Black Lagoon (burakku ragūn)
Shteti i prodhimit: Japoni
Viti i prodhimit:
(Vitet e prodhimit):
Mungon Referenca
Kohëzgjatja e një episode: rreth 23 min minuta
Episode: 24
Gjuha origjinale: Japonisht
Intro: "Red Fraction" nga MELL
Studio / Prodhuesi(t): Rei Hiroe
Krijuesi(t): Rei Hiroe
Zhanri: Anime, Dramë, Aksion.
Transmetimi i parë në TV: 8 prill 2006
Interpretojnë

Black Lagoon (ブラックラグーン burakku ragūn - sqt. Laguna e Zezë) është emri i një manga japoneze dhe serialit anime (film i animuar) e krijuar nga Rei Hiroe. Historia ka në qëndër ngjarjet e një organizate mercenarësh të njohur me emrin Black Lagoon, që bëjnë dërgesa të shumta në pjesën detare juglindore të Azisë. Baza e tyre e operimit ndodhet në qytetin Roanapur në Tailandë dhe ata shpërndajnë mallra me PT Boat Black Lagoon (anije torpedo). Kompania Lagoon bën marrveshje me klientë të ndryshëm, por në veçanti kanë lidhje shumë miqsore me Sindikatën e Krimit Rus, Hotel Moscow. Skuadra e Black Lagoon përbëhet nga 4 antarë që janë Rock (Rokuro Okajima), Revi (Rebeka), Datç (Kapiteni i Black Lagoon) dhe Beni (Përgjegjës për riparimet në anije dhe një gjeni ne kompiuter). Antarët e Lagoon zakonisht e shpenzojnë kohën e tyre të lirë në lokalin ‘The Yellow Flag’ (Flamuri i Verdhë), një bar në Roanapur.

Skuadra merr pjesë në një sërë ngjarjesh që përfshinë një sërë askionesh ku dhuna, gjakderdhja dhe luftimet e ashpra (ndonjëherë edhe trup më trup), nuk mungojnë asnjëherë në këtë pjesë të Azisë Juglindore.

Black Lagoon është shfaqur premierë në ‘Tokyo International Anime Fair’ në mars të 2006 dhe filloi të transmetohej për herë të parë 8 Prrill të 2006 në Japoni dhe seria e fundit e sezonit të parë u transmetua në 24 korrik të po atij viti. Sezoni i dytë i Serisë së animuar (e quajtur gjithashtu Black Lagoon: The Second Barrage), fillo transmetimin e saj në Japoni me 2 tetor, 2006.

Personazhet[redakto | redakto tekstin burimor]

Black Lagoon përfshin një numër të gjërë personazhesh, ku personazhet kryesorë janë Roko, Revi, Datçi dhe Beni. Gjatë filmit serial anime Black Lagoon, këto personazhë përfshihen në situata të vështira (ndonjëherë edhe absurde), duke u përplasur me personazhë të tjerë të rrezikshëm, që jo rradhë herë shkaktojnë probleme. Ashtu si në manga, edhe në anime autori shpenzon shumë kohë dhe jep një tablo të qartë të forcës, ndjenjave dhe mendimeve të personazheve. Gjatë të dy sezoneve, Black Lagoon zbërthen mirë protagonistët e këtij filmi anime.

Personazhë të tjerë për t'u përmendur, me rol madhor në seri, janë personazhet si Balalaika, Mr. Chang, Eda, Roberta e të tjerë. Zakonisht shumica e personazhëve jetojnë, takohen dhe zhvillojnë konfliktet e tyre në qytetin e Roanapur dhe në det të hapur, por jo rradhë herë konfliktet zhvillohen edhe në vënde të tjera, si përshëmbull në Tokjo, në ishujt filipine e të tjerë. Black Lagoon, përbëhet nga një listë e gjatë personazhësh, ku disa prej tyre lejnë mbresa të forta te adhuruesit. Shëmbulli konkret janë Roberta dhe Binjakët. Për t'u përmendur është se vetëm në 5 seritë e funidit të sezonit të dytë të Black Lagoon, Paraqiten të paktën 6 personazhë të rinj (banda e Yakuzës), duke treguar qartë larmitetin e këtij filmi serial anime.

Epizodet[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Lista e serive të Black Lagoon.
Revy dhe Datçi në aksion

Sezoni i parë[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. The Black Lagoon
  2. Mangrove Heaven
  3. Ring-Ding Ship Chase
  4. Die Rückkehr des Adlers
  5. Eagle Hunting and Hunting Eagles
  6. Moonlit Hunting Grounds
  7. Calm Down, Two Men
  8. Rasta Blasta
  9. Maid to Kill
  10. The Unstoppable Chambermaid
  11. Lock`n Load Revolution
  12. Guerrillas in the Jungle

Sezoni i dytë[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. The Vampire Twins Comen
  2. Bloodsport Fairytale
  3. Swan Song at Dawn
  4. Greenback Jane
  5. The Roanapur Freakshow Circus
  6. Mr. Benny's Good Fortune
  7. Fujiyama Gangsta Paradise
  8. The Succession
  9. Two Father's Little Soldier Girls
  10. The Dark Tower
  11. Snow White's Payback
  12. The Gunslingers

Muzika[redakto | redakto tekstin burimor]

Tema[redakto | redakto tekstin burimor]

Hapja:

  • "Red Fraction" nga MELL

Mbyllja:

  • "Don't Look Behind" nga EDISON
  • "The world of midnight" nga Minako "mooki" obata (Episodi #15)

Nga "Black Lagoon Original Soundtrack":

  • Red fraction
  • Tear Drops to Earth
  • Asian Comfort
  • Don't Stop!
  • Samara Samanda
  • A Cold Wind in My Mind
  • Make A Bet
  • El Sol se Recuesta
  • Seasonal Wind
  • 66 steps
  • The World of Midnight
  • Dark Side of the Moon
  • Tadpole Dance
  • Let Me Know Your Name
  • After the Rain
  • It's an Easy Afternoon
  • Behind the Clouds
  • The Anthem of the Aryan Socialist Union
  • Melting Brain
  • The Way to Last Night
  • Peach Headz Addiction
  • Don't Look Behind
  • Father's Chest
  • Don't Let Me Join Now
  • Foxy Doll
  • Rock the Carnival
  • Mad Club
  • Don't Stop!
  • Don't Look Behind

Dublimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Dublimet në japonisht:

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]