Lista e personazheve të Black Lagoon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Stafi i Black Lagoon (Seria 1).

Lista e personazheve të Black Lagoon është një listë që sqaron dhe tregon rreth personazhëve të filmit anime Black Lagoon.

Kompania Lagoon[redakto | redakto tekstin burimor]

Roko (Rokuro Okajima):[redakto | redakto tekstin burimor]

Datçi (majtas) dhe Roko (djathtas) në epizodin e parë.

Roko me origjinë japoneze, ishte një i punsuar në një kompani tipike japoneze (konkretisht Asahi Industries në Tokyo) deri sa një ditë u rrëmbye nga ekipi i Lagoon. Ai u largua nga puna pasi shefi i tij Kageyama e la në mëshirë të fatit për të fshehur punët e pista të kompanisë. Roko vetë është një njeri shumë i qetë dhe i edukuar që tmerrohet nga krimet e kriminelve të pjesës së Azisë Juglindore. Në serial ai karakterizohet nga këmisha e bardhë dhe krevata që sipas tij janë veshjet më të përshtatshme për punë. Në Kompaninë Lagoon ai shërben kryesisht si dhogaritar. Shumë ndryshe nga të tjerët ai përpiqet t’i zgjidhë problemet me fjalë se sa me armë.

Revi[redakto | redakto tekstin burimor]

Personazhi Revi

Emri i saj i vërtetë është Rebeka. Ajo është personazhi që zhvillon shumicën e luftimeve për kompaninë Lagoon. Ajo është me origjinë nga Kina por është rritur dhe ka jetuar në New York City. Rininë e ka kaluar duke bërë vjedhje, kontrabandë dhe vrasje. Vrasjet nuk janë një gjë e re për të; mund të qëllojë me gjakftohtësi edhe mbi fëmijët. Karakteri i saj është shumë i egër dhe gjaknxehtë pavarsisht se ajo arrin të shpëtojë në situatat më të vështira. Në serinë Black Lagoon, Revi është ajo që ka fjalorin më të shthurur nga të gjithë. Në se pirja e rregullt e cigars nuk do mjaftonte, alkooli do ishte një plotësues shumë i mirë për të shtyrë kohën. Gjatë serialit Revi shpëton Rokon nga situata të vështira por nuk dihet në se kjo bëhet sepse ka kujdes për të ose sepse thjeshtë e ndjen për detyrë.

Datç[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryetari dhe lideri i kompanisë Lagoon. Ai është një ish-ushtar me ngjyrë i SH.B.A-së që ka luftuar në Vjetnam. Ai ka nerva shumë të forta, një mik i mirë dhe është shumë i matur në veprimet e tij. Si një luftëtar i shkëlqyer, ai ka mendim shumë të mirë për Balalaikën (ai e shpreh këtë mendim në serinë e dytë të sezonit të parë). Mosha e tij nuk dihet saktë por me që ka qenë luftëtar në Vietnam mendohet të jetë rreth të 50-ve edhe pse trupi i tij shtatlartë nuk e tregon një gjë të tillë.

Beni[redakto | redakto tekstin burimor]

Beni.

I thirrur shpesh nga Datçi Beny-Boy (Beny djali), ai është mekaniku kompjuterik i Lagoon. Vetë është nga Sh.B.A dhe studionte në një universitet nga Florida, por i’a mbathi që andej kur filluan problemet me mafian dhe F.B.I-në. Deni është njeri i qetë dhe një gjeni i kompiuterave.

Hotel Moscow[redakto | redakto tekstin burimor]

Balalaika[redakto | redakto tekstin burimor]

Balalaika.

Ajo është kryetarja e bandës së organizuar Hotel Moskow. Përpara se ajo të lidhej me mafian, ajo ishte ushtarake ruse me grada të larta të fituara gjatë luftës në Afganistan. Balalaika rrespekton njerzit e saj, që zakonisht janë ish ushatrakë dhe gëzon të njëjtin rrespekt prej tyre. Lidhjet e saj janë të mira gjithashtu me Kompaninë Lagoon. Veshja e saj është shumë klasike. Në sup hedh një uniformë ushtarake dhe tymos vazhdimisht puro. Ajo karakterizohet nga djegiet në fytyrë dhe në pjesën tjetër të trupit (prandaj edhe ndonjëherë thërritet me nofkën “Fytyrë e djegur”). Ajo është e pa mëshirshme kur vjen fjala tek punët e Hotel Moskow. Nuk dihet mosha e saktë por duke marrur parasysh që ka luftuar në Afganistan mendohet se ajo është rreth 40-45 vjeç. Balalaika si fjalë merr gjithashtu kuptimin e një vegle muzikore.

Boris[redakto | redakto tekstin burimor]

Boris është krahu i djathtë i Balalaikës dhe detyrimisht një antarë i "Hote Moskow". Ashtu si edhe Balalaika, që ai shërben me korrektësi, ai ka qenë një ushtarë sovjetik në luftën civile afgane, dhe vragat në fytyrë e dëshmojnë këtë gjë shumë mirë. Si një pamje e vrazhdë dhe shpatull gjerë, ai karakterizohet nga një sjellje e qetë dhe fjalëpak. Me pak fjalë, Boris është një personazh që plotëson Balalaikën dhe shërben për të plotësuar imazhin dhe karakterin e kësaj të fundit.

Bandat e qytetit[redakto | redakto tekstin burimor]

Zoti Çang[redakto | redakto tekstin burimor]

Çang si përgjegjës i triadave kineze në Roanpur.

Ai është shefi i një dege të Triadave, që operojnë në Tailandë. Ai është njeri i qetë dhe i pëlqen të bëjë shumë shaka edhe pse asnjëri nuk qesh me ato që thotë. Ai vishet gjithmonë me kostum dhe kollare, ndërsa syzet e zeza nuk i heq gati kurrë (përveç se për t’i pastruar). Si Revi edhe ai gjithashtu përdor dy Berreta 92Fs që dallohen nga një dragua i gdhendur në dorezë.

Verrocchio[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai është shefi i Bandës Italiane me bazë në Palermo që interesohen për qytetin e Roanapur. Ai është i pa fuqishëm ndaj Hotel Moskow ndaj edhe urren Balalaikën. Verrocchio është njeri i egër dhe arrogant.

Personazhe të tjerë[redakto | redakto tekstin burimor]

Binjakët[redakto | redakto tekstin burimor]

Binjakët në epizodin e 13, Hansel dhe Gretel (ose Nini dhe Ritushka).

Binjakët janë mbase personazhët më të çuditshëm të serialit. Ata janë dy jetimë nga Rumania që shëtisin nga vendi në vend duke shkaktuar trazira të shumta. Emrat e tyre nuk dihen saktësisht por Balalaika i drejtohet atyre me emrin Hansel dhe Gretel (ose në shqip Nini dhe Ritushka, sipas përrallës së Vëllezërve Grim). Pas vdekjes së diktatorit të Rumanisë Çaushesku, jetimët që ishin destinuar për punë në shërbimet sekrete (të paktën ashtu si presupozon Roko), mbetën pre e manjakve dhe perversve të shumtë. Në këtë situatë, ata zhvilluan shqisat e tyre duke u kthyer në vrasës të pa mëshirshëm. Gretel përdor një makinë automatike që është më e gjatë se ajo, ndërsa Hansel përdor një sëpatë. Nuk dihet mirë gjinia e tyre, dhe se kush në të vërtetë është Hansel dhe kush është Gretel, pasi ata vuajnë psikologjikisht dhe shpesh ndërrojnë rolet (kush do jetë vëllai dhe kush do jetë motra) midis tyre. Binjakët janë konsideruar si vampirë por në të vërtetë ata nuk janë të tillë, edhe pse ata shprehen se era e gjakut është shumë e këndshme. Binjakët janë personazhet që lanë më shumë mbresa dhe pikpyetje ndërmjet adhuruesve.

Eda[redakto | redakto tekstin burimor]

Ajo është pjestare e “Kisha e Dhunës.” Ajo është simpatike me flokë të verdhë e të gjatë. Eda ka shumë qefë të provokojë Rokon, edhe pse nuk dihet në se këtë e bën sepse ndjen diçka për të ose e bën thjeshtë për të nevrikosur Revin. Eda karakterizohet nga syzet e diellit ngjyrë lejla që nuk i heq edhe kur vishet si murgeshë. Ajo është shoqe me Revin por kjo nuk i pengon që t’i drejtojnë pistoletat njëra-tjetrës.

Roberta[redakto | redakto tekstin burimor]

Personazhi Roberta, shfaqur në epizodin 'A maid to Kill'

Mbrapa veshjes së një shërbëtoreje të thjeshtë, asnjërit nuk i’a pret mendja që fshihet një ish revolucionare. Pasi luftoi në Kubë, ajo u zhgënjye kur mori vesh se lufta e saj nuk ishte gjë tjetër veç se një farsë e mafies kolumbiane. Ajo më pas filloi punë si shërbëtore në familjen Lovelace (Lovles) edhe pse shërbimet e saj si shërbëtore lenin shumë për të dëshiruar. Gjatë punës së saj, ajo nxjerr në pah një dashuri nëne për djalin e vogël të pronarit. Armët që ajo përdor gjatë serialit janë të larmishme dhe mendohet se janë frymzuar nga filmi Desperado, megjithatë nga një pjesë tjetër e adhuruesve, stili i saj u pa më shumë si një stil luftimi i makinës Terminator (nga filmi me të njëjtin titull).

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]