Burgu i Spaçit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Burgu i Spaçit ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. burgu gjendet (gjendej) në fshatin Spaç.

Burgu i Spaçit renditet, aktualisht, si monument kombëtar i kategorisë së dytë.

Kohët e fundit ka patur plane që Burgu i Spaçit të kthehej në një muzeum, por deri më sot, asnjë hap i mëtejshëm nuk është bërë në këtë drejtim.

Në vitin 1973 në Burgun e Spaçit pati një rebelim të të burgosurve, të cilët arritën të ngrinin një flamur jo-komunist. Një rebelim i ngjashëm u krye edhe në Burgun e Qafë Barit në vitin 1984 ku shpërthyen të njëjtat dufe e u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj me dhunë e gjak[1].

Në burgun e Spaçit kanë vuajtur dënimet politike disa intelektualë të famshëm, ndër të cilët edhe Fatos Lubonja[2][3].

Shënime dhe referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Revolta e të burgosurve – Pjesë nga libri “Rrugët e Ferrit” i shkrimtarit Visar Zhiti
  2. ^ Shtylla betoni të marra nga burgu i Spaçit, ku vetë Lubonja kaloi vite të jetës, një bunker simbol i komunizmit në Shqipëri,
  3. ^ Spaci, deshmia e gjalle e vuajtjeve te Fatos Lubonjes

Shiko dhe:[redakto | redakto tekstin burimor]