Fatos Lubonja
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
| Fatos Lubonja | |
| Emri | Fatos |
| Mbiemri | Lubonja |
| Lindur më | 1951 |
| Lindur në | Tiranë |
| Kombësia | shqiptare |
| Profesioni | shkrimtar, fizikant |
Fatos Lubonja , lindi në Tiranë në vitin 1951, është humanist dhe shkrimtar shqiptar.
Biografia[redakto]
Mbaroi studimet për fizikë në vitin 1974 në Universitetin e Tiranës.
U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua sërish edhe 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare. Nga burgu u lirua në vitin 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.
Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në vitin 1994 themeloi revistën "Përpjekja". Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci.
Botime[redakto]
- "Në vitin e shtatëmbëdhjetë", 1994
- "Ploja e mbrame", 1994
- "Ridënimi", 1996
- "Liri e kërcënuar"
- "Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik", 1999