Dejan Stanković

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Dejan Stanković
Дејан Станковић
Stankovic Inter.jpg
Stanković me Interin në vitin 2011.
Të dhënat personale
Emri i plotë Dejan Stanković
Data e lindjes 11 Shtator 1978 (36 vjeçar)
Vendi i lindjes Belgrade, RSF Yugoslavia
Gjatësia 1.81
Pozita ne fushë Mesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktual Internazionale
Numri 5
Karriera në rini r

1985–1992
1992–1994
Radnički Nova Pazova
Teleoptik
Red Star Belgrade
Karriera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1994–1998 Red Star Belgrade 85 (30)
1998–2004 Lazio 137 (22)
2004–2013 Internazionale 231 (29)
Kombëtarja
1998–2011 Serbia 102 (15)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 22:55, 10 Mars 2013 (UTC).

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 18:24, 11 Tetor 2011 (UTC)

Dejan Stanković (lindur më 11 Shtator 1978) ështe një futbollist Serb që luan në Serie A për klubin Italian Inter. Dejan Stanković deri në vitin 2011 ishte lojtar i përfaqesueses i Kombëtares Serbe por në vitin 2011 u tërhoq. Dejan Stanković është lojtari me më shume ndeshje në Kombëtaren Serbe me 102 Ndeshje. Dejan Stanković gjithashtu ka shënuar 15 Gola për Kombëtaren Serbe. Ai mund të luaj si mesfushor në qender, mund të luaj si mesfushor sulmues por edhe si mesfushor mbrojtës. Nofka e Dejan Stanković është "Deki". Stanković njihet për teknikën e tij, triblimet e tij, shkathtësin, kreativitetin dhe aftesinë e tij për të shënuar Gola nga distanca te largëta.

Jeta e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Dejan Stanković u rrit në Zemun, e cila është një komunë e Beogradid. Të dy prindërit e tij kanë lidhje dhe prejadhje nga futbolli.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Dejan Stanković filloi të luante futboll për FK Teleoptik, bazuar në lagjen e tij të Zemunit. Trajneri i skuadres Red Star Belgrade dalloi talentin e 14 vjecarit Dejan Stanković dhe e coi atë në sistemin e të rinjëve në Red Star Belgrade.

Red Star Belgrade[redakto | redakto tekstin burimor]

Dejan Stanković pasi plotësoi moshën u vendos në skuadrën e parë. Në akademinë e Red Star Belgrade, Dejan Stanković kishte për trajner Vladimir Petrović i cili e vendosi Stankovićin sëbashku me profesionistët e ardhshem Nikola Lazetić dhe Nenad Lalatović.

Në sezonin 1994-1995, Stankovic debutoi dhe hyri në fushë falë trajnerit Ljupko Petrović kundër rivalëve të OFK Beograd më 11 Shkurt të vitit 1995. Dejan Stanković luftoi për një vend në formacion po nuk mundi tja arrinte perball lojtarëve si: Dejan Petković, Darko Kovačević dhe Nebojša Krupniković. Edhe pse në sezonin 1994-1995 Stanković ishte 16 vjeç, arriti të luante në 7 ndeshje në kampionat ku Red Star Belgrade fitoi titullin kampion. Ai shënoi Golin e tij të parë në karriere për Red Star Belgrade kundër Budućnost Podgorica dhe më vonë u bë zgjedhja e parë e Red Star Belgrade dhe lojtari i preferuar i tifozëve.

Gjatë viteve '90, Red Star ishte nën ndalim ndërkombëtar për shkak të një sanksion të OKB-imponuar në Republikën Federale të Jugosllavisë, që do të thoshte se ekipi nuk mund të konkurronte në asnjë turnament Europian. Ndalimi u hoq përpara sezonit 1996-97, dhe Stankoviç luajti një rol të madhë në një fitore të paharrueshme me dy ndeshje kundër FC Kaiserslautern në UEFA Cup Winners' Cup.

Para fillimit të sezonit 1997-98, ai u bë Kapiten në skuadër në moshën 19 vjeçare. Dejan Stanković u bë kapiteni më i ri në historinë e klubit pasi ishte vetëm 19 vjec. Pavarësisht se nuk fituan ligën ai ishte kapiten për ekipin në dy fitoret e brendshme e kupës.

Lazio[redakto | redakto tekstin burimor]

Në verën e vitit 1998, Dejan Stanković u transferua tek Lazio për 7.5 Milion . Ai shënoi Golin e parë që në debutimin e tij kunder Piacenzës më më 13 Shtator të vitit 1998. Gjatë gjithë viteve, Dejan Stanković ka qene një nga lojtaret më të mirë të mesfushës Laciale sëbashku me Pavel Nedvěd, Juan Sebastián Verón dhe Roberto Mancinin që sëbashku perbënin një nga mesfushat më të forta në Europë. Dejan Stanković luajti 6 sezone, luajti 205 ndeshje dhe shënoi 33 Gola. Me Lazion, Stanković fitoi 1 Serie A në sezonin 1999–2000, 1 Kupë Italie në sezonin 1999–2000, 2 Superkupa italiane në vitet 1998 dhe 2000, 1 Cup Winners' Cup në sezonin 1998–1999 dhe Superkupe Europe në vitin 1999. Stanković u transferua tek Inter në Shkurt të vitit 2004.

Inter[redakto | redakto tekstin burimor]

Stanković filloi sezonin 2003–04 me Lazion, por Biancoceleste u përballën me probleme të mëdhaja financiare dhe u detyrauan të shisnin disa nga lojtarët më të mirë të tyre. Emrat e mëdhenjt të futbollit europian e dinin se klubi do ta shiste mesfushorin, kështu që kishte konkurencë të ashpër për të marrë lojtarin në merkaton e dimrit në vitin 2004. Juventus ishte favorit për të nënshkuar me serbin [1], por lojtari zgjodhi përfundimisht Interin.

2004–2008[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Juve no longer keen on Stankovic;CNN.com, 5 January 2004