Dhia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dhia shtëpiake)

Dhia shtëpiake
Statusi i ruajtjes
E zbutur
Klasifikimi shkencor e
Unrecognized taxon (fix): Capra
Nëngjinia:
Lloji:
Nënlloji:
Emri trinomial
Capra aegagrus hircus
(Linnaeus, 1758)
Sinonimet

Capra hircus


Dhia (Capra aegagrus hircus) pas qenit së bashku me delen u zbut dhe u përdor nga njeriu. Mashkulli i dhisë quhet Cjap ndërsa i vogli keç apo edh. Dhia shtëpiake prejardhjen e ka nga dhia e egër. Është zbutur gjatë shekullit të XI para erës së re diku në Lindjen e afërt në Levant ose në Zagros.


Rëndësia ekonomike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njerëzit e shfrytëzojnë mishin, lëkurën dhe qumështin e dhisë. Nga qumështi i dhisë bëhet edhe djathë i cili është shumë i kërkuar sepse atij i atribuohen veti shëruese. Në krahasim me peshën trupore dhe sasinë e qumështit që jep dhia është kafsha që jep më shumë qumësht nga çdo kafshë tjetër. Sasia e qumështit është në kufijtë mes 1,7 deri në 2,7 litra qumësht në ditë. Nga lëkura e dhisë bëhen dorashka shumë të buta. Dhitë për ushqim nuk zgjedhin shumë i hanë të gjitha pjesët e bimëve preferojnë gjethet e pemëve por edhe degët e tyre sepse sistemin tretës e kanë shumë të zhvilluar. Disa dhinë e quajnë edhe lopë e fukarenjve. Ruhet së bashku me delet në vendet malore sepse është e aftë të ngjitet në vende të pjerrëta ku lopët nuk është e mundur të mbijetojnë.

Dhitë mund të shkatërrojnë sipërfaqe të tëra me bimësi sepse hanë bimët bile edhe rrënjët e tyre pa përjashtim. Deri në fillim të shekullit XX përdoreshin si kafshë tërheqëse dhe i tërhiqnin qerret nëse nuk kishte kafshë të mëdha në dispozicion përdoreshin edhe për lëvrimin e tokës. Në Tibet me dhi transportohej kripa. Dhia shtëpiake jeton në të gjitha vendet e botës me përjashtim të vendeve me klimë shumë të ftohtë.

Shumimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dhia pjekurinë seksuale e arrin pas muajit të pestë për mashkullin dhe në muajin e shtatë femra. Është pjellore deri në moshën shtatëvjeçare dhe pas mbarësimit i duhen 150 ditë kohë që të lindë nga një deri në tre keça. Ka raste kur disa dhi të ushqyera dhe të ruajtura mirë kanë lindur deri në 6 keça.

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Goats – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale