Dhora Leka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dhora Leka lindi më 23 shkurt të vitit 1923, është kompozitore shqiptare.

Dhora u shqua për talentin e saj si kompozitore e këngëve partizane: “Ato maja rripa-rripa seç gjëmojnë”, “Rini, rini”, “Që nga gjokset djaloshare”, etj. Studioi në Bashkimin Sovjetik dhe në vitin 1953 u emërua pedagoge në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe u zgjodh sekretare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Më vonë u përjashtua nga Partia dhe nga Lidhja e Shrimtarëve dhe u internua e u dënua me 25 vjet burg. U lirua në vitin 1963 dhe në vitin 1991 përfundimisht u vendos në Tiranë pas një internimi të gjatë. Në nëntor 1992 iu dha titulli i lartë “Artiste e Popullit”. Në shkurt 1996 themeloi fondacionin “Dhora Leka”, i cili ka si qëllim të mbështesë krijuesit, veprimtaritë muzikore dhe talentet e reja.