Dinastia Yuan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dinastia Yuan ose Juan e ardhur nga Mongolia mbretëroi në Kinë nga 1279 deri më 1368.

Pushtimi mongol i Kinës ka filluar nga Xhenxhis Khan me disa bastisje në territoret e kontrolluara nga dinastia Jin të cilët zhvilluan pushtet mbi Kinën veriore, e cila arriti kulmin me pushtimin e Pekinit. Në 1234 Ögedei Khan, djali i tretë i Xhinxhis Khan dhe pasuesit e tijë, shkatërruan përfundimisht dinastin Jin, të cilët kishin luftuar në mënyrë të përsëritur kundër Mongolëve. Në 1258 Möngke pushtoi Sichuan filloi pushtimin të territorit të të jugut, por vdekja e tij në 1259 dhe luftë së mëvonshme thyen planet e pushtimit, e cila u pushtua nga Khan Khubilai deri në Kantonit më 1276 dhe shkatërrimin përfundimtar (në 1279) i dinastis Song me vdekjen e perandorit të fundit.

Khubilai Khan[redakto | redakto tekstin burimor]

Khubilai Khan ishte perandori i parë i dinastisë Yuan nga 1279 deri më 1294. Pas ribashkimit të Kinës çoi në përfitime ekonomike veçanërisht për sa i përket tregtisë me popujt e Europës (Marco Polo). Por problemet që pasuan janë më të mëdha se përfitimet, për shembull, mbledhja e ligjeve Mongolian ishin të papërshtatshëm për formën e shoqërisë kineze. Pushtuesve nuk kanë marrë parasysh aktivitetet ekonomike ose jetesën që ishte bazë e qytetërimit kinez, të tilla si bujqësia dhe zejtarisa, dhe i dha rëndësi të tepruar të bujqësisë së peshkut dhe ushtris tipike të popullsisë mongole. E gjithë kjo çoi në dështimi të pushtimit të Japonisë, me humbje relative të burimeve, u përpoqën dy herë në 1274 dhe 1281. Dështimi për shkak të ndërhyrjes të erës hyjnore (Kamikaze).

Rënia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fund të dinastisë Yuan në 1368 erdhi me kapjen e Pekinit nga Perandori Hongwu, themelues i dinastisë Ming. Tashmë në 1340 antimongolët bënin trazira e ishin shumuar në mënyrë të konsiderueshme në të gjitha provincat kineze. Por edhe tek Mongolët mbretëronte kaosi, kështu që të gjithë ishte në luftë për të dobësuar njëri-tjetrin. Dinastia Yuan nuk kishte forcat për të vazhduar luftën dhe kështu ajo ra në vitin 1368. Froni i kaloi Dinastisë Ming e cila u quajt uzurpatore e fronit të dragoit por ajo mbretëroi me 13 perandorë duke ndërtuar qytetin e fundit në Pekin.

Lista e perandorëve Yuan[redakto | redakto tekstin burimor]

emri koha mbretërimit
Khubilai (1279-1294)
Temür (1294-1307)
Kaishan (1307-1311)
Ayurbarwada (1311-1320)
Shidibala (1321-1323)
Yesün Temür (1323-1328)
Tugh Temür (1329-1332)
Toghön Temür (1333-1368)

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1206 Tiemuzhen themeloi shtetin e Mongolisë; në vitin 1271 Kublai caktoi emrin e shtetit si “dinastia Yuan”; në vitin 1279 dinastia Yuan zhduku dinastinë Song dhe caktoi qytetin Dadu(sot Pekin) si kryeqytet.

Kombësia mongole ishte formuar nga bashkimi i fiseve të ndryshme që kishin jetuar në veri të Shkretëtirës së Madhe. Tiemuzhen ishte personi që mposhti fiset në veri të Shkretëtirës së Madhe, duke realizuar bashkimin e tyre në kombësinë unike mongole dhe duke themeluar shtetin e Mongolisë, dhe u bë “Çengis Khan”, që do të thotë “mbreti Çengis”(në gjuhën shqipe shkruhet si Çengiskan). Forcat e armatosura mongole invaduan në Azinë Qendrore, Evropën Lindore dhe Persi. Pa kaluar shumë vjet, shteti i Khanit të Madh, që përshkonte Azinë dhe Evropën, u përça në disa shtete të pavarura, të cilat e njihnin Khanin e Madh mongol si sundimtarin e vet, por sa për emër.

Për shkak të luftërave shumëvjeçare, krahinat veriore të dinastisë Yuan ishin shkatërruar rëndë, prandaj Kublai, që kishte qenë Khan dhe më vonë u shpall si “perandori Yuan-Shizu”, iniciatoi hapjen e tokave të reja dhe sistemimin e lumit të Verdhë.

Gjatë kohëve të dinastive Tang, Song dhe Yuan, Kina kishte qenë vendi më i zhvilluar në botë dhe ekonomia e kultura e saj kishte patur ndikim tëmadh në vendet fqinjë. Në ato periudha, shkëmbimet e titullarëve diplomatikë, tregtarëve dhe dijetarëve midis vendeve të ndryshme kishin qenë shumë të dendura dhe Kina kishte patur shumë lidhje me vende të tjera. Gjatë viteve të dinastisë Yuan, vajtja dhe ardhja e të dërguarve diplomatikë dhe tregtarëve midis Lindjes dhe Perëndimit kishin qenë më të shumta se në çdo kohë tjetër. Dinastia Yuan pati shumë lidhje diplomtike dhe tragtare me Japoninë. Shumë anije kineze lundronin në detet midis Kinës dhe Indisë. Gjatë periudhës së dinastisë Yuan, shpikjet e rëndësishme kineze, si teknika e shtypshkrimit, baruti dhe busulla, gjithashtu u përhapën në Evropë nëpërmjet Arabisë. Dijet e vendeve arabe, si astronomia, mjekësia dhe aritmetika, u përhapën radhazi në Kinë, edhe islamizmi u përhap gjerësisht në Kinë. Transporti midis Kinës dhe gadishullit arab bëhej në det dhe nëpërmjet rrugëve në provincën Yunan. Porcelani kinez, që transportohej në Afrikën Lindore, shitej bile në Marok. Në vitin 1275, italiani Marko Polo, që ishte biri i një tregtari venedikas, erdhi në Kinë duke ndjekur babanë e tij, jetoi 17 vjet në Kinë dhe, pasi u kthye në Romë, shkroi veprën e tij《Shënime të udhëtimit》, që shërbeu për shumë shekuj me radhë si materiale shumë të rëndësishme, nëpërmjet të cilave popujt e Perëndimit njihnin Kinën dhe Azinë.

Gjatë kohës së dinastisë Yuan, në fushën kulturore u arritën suksese relativisht të mëdha në krijimtarinë e veprave letrare Yuan-qy, që ka qenë një gjini e posaçme letrare poetike e asaj kohe. Autorët përfaqësues në këtë fushë kanë qenë Guan Han Çin, Ma Zhi Yuan, Bai Pu dhe Zheng Guang Zu, që gëzonin famë si “katër poetë të mëdhenj ” në fushën e veprave Yuanqy. Veprat përfaqësuese në këtë fushë kanë qenë vepra teatrare e Guang Han Qinit《Dënimi me vdekje i zonjës së pafajshme Dou Ë》, vepra teatrale e Vang Shi Fusë《Shënime për dhomën anësore perëndimore》e të tjera.

Regjimi i dinastisë Yuan ushtroi një shfrytëzim dhe shtypje të rëndë kundrejt banorëve të kombësisë Han, gjë që shkaktoi rezistencën e tyre të madhe. Në vitin 1333, në mbarë vendin shpërthyen rebelime të fshatarëve që kishin fenë dhe shoqatat ilegale si nyjën e tyre lidhëse. Punëtorët e rekretuar nga fshatarësia, që punonin për sistemimin e lumit të Verdhë, filluan kryengritje në përpjesëtime të mëdha, duke mbajtur secili një shall të kuq në qafë. Në vitin 1341, trupat ushtarake të kryengritësve “me shall të kuq”, të komanduar nga udhëheqësi i tyre Zhu Yuan Zhang, sulmuan kryeqytetin Dadu (sot Pekin), përmbysën dinastinë Yuan dhe shpallën formimin e dinastisë Ming në vitin 1368 në qytetin Nankin.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]