Dioda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Figura 1:Lloje të ndryshme të diodave.

Dioda është elementi më i thjeshtë elektronik gjysmëpërçues. Përbëhet nga dy shtresa gjysmëpërçuesish të tipit P dhe të tipit N të bashkuara. Pjesa P e diodës quhet anoda A, ndërsa pjesa N katoda K. Vetia kryesore e diodës është se ajo përçon rrymën elektrike vetëm në një kah, prej anodës P nga katoda N. Në skajet e diodës në varësi prej tensionit shfaqet funksioni i diodës, që quhet karakteristika I-V e diodës. Nga ky funksion rryma rrjedh vetëm në drejtim prej diodës kah katoda, ndërsa në drejtim të kundër rryma është pothuajse zero. Dioda do të përçojë vetëm polaritetin e tensionit në skajet e saj është pozitiv. Kjo mënyrë e polarizimit të diodës quhet polarizim i drejtë, ndërsa kur anoda ka potencial negativ dhe katoda potencial pozitiv, polarizimi është i kundër. Raporti i intensiteteve të rrymave gjatë polarizimit të drejtë dhe të kundërt është shumë i madh, mbi 1000:1 në favor të polarizimit të drejtë. Asnjë element elektronik gjysmëpërçues, pra sa dioda, nuk është element ideal. Në diodë ideale do të kishte karakteristika për tensione V<0 dioda nuk përçon, ndërsa për tensione V>0 dioda përçon. Nga karakteristika I-V e një diode reale, edhe kur dioda është e polarizuar drejt, nëpër diodë do të rrjedhë një rrymë fare e vogël kur tensioni i polarizimit është më i vogël se 0,7 V, andaj ky tension quhet tensioni i pragut të përçimit dhe shënohet me VTH = 0,7 (ang.: Threshold Voltage). Dioda ka disa parametra karakteristike që përcaktohet gjatë procesit të fabrikimit të saj dhe këto janë : rryma maksimale gjatë polarizimit të drejtë, rryma e polarizimit të kundërt, tensioni maksimal që mund ta përballojë gjatë polarizimit të kundërt, kapaciteti parazitar që përcakton vetitë dinamike të saj, pra shpejtësinë e ndërrimit prej gjendjes përçuese në atë jopërçues dhe anasjelltas.

Aplikimi i diodës[redakto | redakto tekstin burimor]

Figure 2: Dioda tregon veti optoelektrike. Dioda ndriçuese.

Sot në treg kemi dioda që kanë spektër të gjerë parametrash të ndryshëm që iu destinohen zbatimeve të ndryshme. P.sh. ekzistojnë dioda me rryma maksimale të rendit nanoamper (nA) e deri të kiloamper (kA). Dioda ka zbatim të shumë të gjerë në lëmenj të ndryshëm të elektronikës, prej zbatimeve në teknologjinë kompjuterike si pjesë e qarqeve logjike digjitale e deri te lokomotivat elektrike si pjesë e qarqeve energjike për drejtimin e rrymës alternative. Përveç diodave të zakonshme, ekzistojnë edhe dioda që kanë veti optoelektronike. Gjysmëpërçuesit në përgjithësi tregojnë veti optoelektronike. Gjatë përçimit të diodës, në pikën e bashkimit p-n shfaqet drita dhe ky fenomen është regjenerues, kur pika e bashkimit të diodës P-N ndriçohet, dioda do të rigjenerojë rrymën elektrike. Diodat me veti optoelektronike mund të jenë dy llojesh themelore: dioda ndriçuese (ang.: Light Emitting Diode (LED)), që përdoren si llamba dhe dioda optosensitive që përdoren për detektimin e dritës. Edhe këto kanë zbatime të gjëra në lëmenj të ndryshëm të optoelektronikës, fibrave optikë për komunikime digjitale, automatikë, robotikë.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]