Induktori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lloje të induktorit.
Simboli i induktorit.

Nëse një përçues mbështillet në formë të një suste cilindrike fitohet induktori. Induktori mund të jetë drejtvizor dhe cilindrik. Fizika na mëson se çdo dukuri elektrike përcillet me një dukuri magnetike dhe anasjelltas, pre dukuritë elektrike dhe magnetike shkojnë gjithmonë së bashku dhe këtë e shpjegon dukuria e elektromagnetizmit. Rreth përçuesit nëpër të cilin kalon rryma elektrike formohet një fushë magnetike, pra nëse p.sh. nëpër një induktor rrjedh rryma elektrike e njëkahshme, në skajet e tij fitohet një fushë magnetike e pandryshueshme, që është e njëjtë si fusha magnetike e një magneti. Parametri themelor i çdo induktori quhet induktancë (ang. Inductance) dhe kjo madhësi zakonisht shënohet me L. Ekzistojnë edhe induktojë m induktancë të ndryshueshme. Ndërrimi i induktancës zakonisht arrihet me lëvizjen e bërthamës ferromagnetike me ndihmën e kaçavidës së vogël. Këta induktorë kanë zbatime kryesisht në frekuenca të larta të rendit (MHz).


Induktanca[redakto | redakto tekstin burimor]

Induktanca L varet nga dendësia e pështjellave të induktori, ose më saktësisht nga vlera në katrorë e numrit të pështjellave. Gjithashtu, induktancën e përcaktojnë edhe diametri i pështjellave, gjatësia e induktorit, numri i shtresave të pështjellës si dhe vetë mënyra e pështjelljes së induktorit. Induktanca rritet shumë nëse ndonjë materiali ferromagnetik (materiale të bazuara në hekur).

L= \frac{\Phi}{i}.
\displaystyle \Phi_1 = L_{11}i_1 + L_{12}i_2,
\displaystyle \Phi_2 = L_{21}i_1 + L_{22}i_2.

Induktorët me bërthamë përdoren në reletë elektrike, magnetet elektrikë, si dhe në lëmenj të tjerë të elektronikës. Njësia e matjes së induktancës së induktorit, që zakonisht shënohet me L, matet me H (Henri), i cili është i barabartë me om sekondë. Kjo njësi është shumë e madhe dhe jopraktike për përdorim në elektronikë, andaj, në zbatime elektronike, shumë më shpesh hasim njësitë më të vogla siç janë (mH) milihenri, (µH) mikrohenridhe (nH) nanohenri.

Lidhja e Induktorit[redakto | redakto tekstin burimor]

Induktori lidhet në dy mënyra serike dhe paralele.

Mënyra paralelel (Leq):

A diagram of several inductors, side by side, both leads of each connected to the same wires
 \frac{1}{L_\mathrm{eq}} = \frac{1}{L_1} + \frac{1}{L_2} + \cdots +  \frac{1}{L_n}

Mënyra serike:

A diagram of several inductors, connected end to end, with the same amount of current going through each
 L_\mathrm{eq} = L_1  + L_2 + \cdots + L_n \,\!


Formulat[redakto | redakto tekstin burimor]

Konstruksioni Formula Dimensionet
Bobina cilindrike L=\frac{\mu_0\mu_rN^2A}{l}
  • L = induktanca në Henri (H)
  • μ0 = depërtueshmeria në faqe të lirë = 4\pi × 10-7 H/m
  • μr = Depërtueshmeria relative në material
  • N = Numri i dredhave
  • A = fusha në kryqëzimin e seksionit në metër katëror (m2)
  • l = length of coil in metres (m)
Teli i drejtë i konduktorit L = l\left(\ln\frac{4l}{d}-1\right) \cdot 200 \times 10^{-9}
  • L = induktanca (H)
  • l = gjatësia e konduktorit (m)
  • d = diametri i konduktorit (m)
L = 5.08 \cdot l\left(\ln\frac{4l}{d}-1\right)
  • L = induktanca (nH)
  • l = gjatësia e konduktorit (in)
  • d = diametri i konduktorit (in)
Bobona e shkurtër cilindrike ajro-bërthamore L=\frac{r^2N^2}{9r+10l}
  • L = indkutanca (µH)
  • r = siperfaqja e jashtem e bobinës (in)
  • l = gjatësia e bobinës (in)
  • N = numri i dredhave
Bobina ajro-bërthamore me shumë faqe L = \frac{0.8r^2N^2}{6r+9l+10d}
  • L = induktanca (µH)
  • r = sipërfaqja mesatare e bobines (in)
  • l = gjatësia fizike e bobines (in)
  • N = numri i dredhave
  • d = thellësia e bobines (in)
Rrafshi spiral ajro-bërthamor i bobinës L=\frac{r^2N^2}{(2r+2.8d) \times 10^5}
  • L = induktanca(H)
  • r = sipërfaqja mesatare e bobinës (m)
  • N = numri i dredhave
  • d = thellësia e bobinës (m)
L=\frac{r^2N^2}{8r+11d}
  • L = Induktanca (µH)
  • r = siperfaqja mesatare e bobines (in)
  • N = numri i dredhave
  • d = thellësia e bobines (in)
Bërthama toroidale L=\mu_0\mu_r\frac{N^2r^2}{D}
  • L = induktanca (H)
  • μ0 = Depërtueshmëria në vakuum = 4\pi × 10-7 H/m
  • μr = depertueshmeria relative në material
  • N = numri i dredhave
  • r = sipërfaqja e bobinave të pështjelluara(m)
  • D = diametri i përgjithshëm i tooroides (m)


Reaktanca induktive[redakto | redakto tekstin burimor]

Nëse në vend të rrymës së njëkahshme konstante, nëpër induktor rrjedh një rrymë alternative, atëherë në skajet e induktorit kemi një fushë magnetike alternative. Induktori, për dallim nga rezistori i reziston vetëm ndërrimit të intensitetit të rrymës elektrike dhe kjo veti e induktorit quhet reaktancë induktive. Reaktanca induktive e induktorit ka kuptim vetëm në qarqet elektrike me rryma alternative, është madhësi vektoriale.

X_L = \omega L = 2\pi f L\quad


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]