Rezistorët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Simboli i rezistorit

Rezistorët janë elementet më të thjeshta të qarqeve elektronike. Funksioni i tyre në qarqet është që të kontrollojnë intensitetin e rrymës që rrjedh në qark. Në qarqet elektronike më shpesh hasim në rezistojë prej grafiti në formë cilindrash të vegjël, pastaj edhe rezezistorë miniaturale që paraqiten në qarqet elektronike bashkëkohore me elemente të montuara në sipërfaqe (ang: SMD- Surface Mounted Devices), por ekzistojnë edhe rezistojë prej metalesh apo legurash të ndryshme, që kanë përmasa të mëdha, fuqi të madhe dhe mund të përçojnë rryma të mëdha.


Potenciametret dhe parametri i rezistorëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Rezistorët me rezistencë të ndryshueshme quhen potenciometra. Ata janë shumë të përdorshëm në zbatime ku duhet mundësuar ndërrimin e ndonjë madhësie apo funksioni me anë të ndërrimit të rezistencës, si p.sh. ndërrimin e ndriçimit të ekranitkompjuterit, ndërrimin e vëllimit të zëritaltoparlantit ose ndërrimin e frekuencave të radiomarrësit. Potenciometrat mund të jenë të rrumbullakët apo të drejtë. Parametri kryesor teknik i çdo rezistori është rezistenca e shprehur në Om, mirëpo kanë rëndësi edhe rryma maksimale dhe tensioni maksimal që mund t’i përballojë rezistori. Prodhuesit e rezistorëve gjithnjë tregojnë për fuqinë maksimale Pmax ( të shprehur në vat (W) që mund të përballojë rezistori. Pra, kur zgjedhim një rezistor për ta përdorur në ndonjë qark elektronik, duhet të verifikojmë se mos tejkalohet fuqia maksimale që mund të përballojë rezistori. Fuqia që zhvillohet në rezistor P, kur në skajet e tij vepron tensioni V dhe nëpër të rrjedh rryma I, llogaritet sipas formulës:

P = V*I

Nëse P < Pmax rezistori i zgjedhur ka fuqi të mjaftueshme dhe mund të përdoret, por nëse P > Pmax, atëherë duhet të zgjedhim ndonjë rezistor tjetër me fuqi më të madhe Pmax. Fuqitë standarde të rezistorëve për përdorim në qarqet elektronike janë 1W, 1/2W, 1/4W, 1/8W ose 1/16W, ndërsa fuqia e rezistorëve në qarqet e integruara është edhe më e vogël. Ekzistojnë edhe rezistojë me fuqi të mëdha të rendit kilovat kW, siç janë nxehëset elektrike, furrat elektrike, por edhe llambat inkandeshente me fuqi prej disa dhjetra deri qindra vat.

Shënimi i vlerës së rezistonit me ngjyra[redakto | redakto tekstin burimor]

Mënyra e shënimit të vlerës së rezistencës mbështetet mbi parimin si vijon: Shifra e parë dhe e dytë (që janë sipas standardit E12 ose E24) janë dy shifra të vlerës së rezistencës, ndërsa shifra e tretë tregon numrin e zerove që duhet shtuar pas dy shifrave të para. P.sh nëse në ndonjë rezistor shënon numri 334, vlera përkatëse e tij është 330000, pra 330 kilom, ose 222 ka vlerën 2200, pra 2.2 kilom.

"334" = 33 × 10,000 om = 330 kilom

"222" = 22 × 100 om = 2.2 kilom

"473" = 47 × 1,000 om = 47 kilohm

"105" = 10 × 100,000 om = 1 megaom

Ngjyra 1st band 2nd band 3rd (Shumëzimi) 4th (toleranca e vlerës) Koeficienti i temperaturës
E zezë 0 0 ×100
E kaftë 1 1 ×101 ±1% (F) 100 ppm
E kuqe 2 2 ×102 ±2% (G) 50 ppm
Portokalli 3 3 ×103 15 ppm
E verdhë 4 4 ×104 25 ppm
E gjelbërt 5 5 ×105 ±0.5% (D)
Blu 6 6 ×106 ±0.25% (C)
Vjollce 7 7 ×107 ±0.1% (B)
E përhirtë 8 8 ×108 ±0.05% (A)
E bardhë 9 9 ×109
Ari ×10-1 ±5% (J)
Argjendi ×10-2 ±10% (K)
Asnjë ±20% (M)


Pra, në këtë mënyrë, çdo vlerë standarde e rezistencës mund të përcaktohet me vetëm tre numra dhe kjo mënyrë e të shënuarit të vlerës është shumë praktike. Kur kemi të bëjmë me rezistenca më precize, kur kërkohet saktësi më e madhe e vlerës së shënuar përdoren seritë e tjera dhe sistemi me katër shifra, ku tri shifrat e para tregojnë vlerën, ndërsa shifra e fundit tregon numrin e zerove që duhet shtuar tri shifrave të para. Për shkak të formës së tyre cilindrike, shtypja e numrave në trupin e rezistonit paraqet një vështirësi grafike, andaj për shënimin e vlerës së rezistorëve zakonisht përdoren rrathët me ngjyra të ndryshme, ku secila ngjyrë kanë një vlerë numerike prej 0 deri në 9. Rezistencat prodhohen me saktësi të ndryshme të vlerës së vet. Për seritë E13 dhe E24, përveç tri ngjyrave, që paraqesin tre shifrat e vlerës së rezistonit, shënohen me një ngjyrë që tregon saktësinë e vlerës, apo tolerancën e vlerës të shprehur në përqindje të gabimit ose të shmangies maksimale nga vlera e saktë.

Lidhja e rezistorit në qarun elektrik[redakto | redakto tekstin burimor]

Rezistori lidhet në qark në dy mënyra: në mënyrë paralele dhe seri:

A diagram of several resistors, side by side, both leads of each connected to the same wires

\frac{1}{R_\mathrm{eq}} = \frac{1}{R_1} + \frac{1}{R_2} + \cdots +  \frac{1}{R_n}

Në më nyrë paralele është i lidhur në formë të dy drejtzave "||" (si në gjeometri) me ekuacion të thjeshtë. Pë dy rezistorë


R_\mathrm{eq} = R_1 \| R_2 = {R_1 R_2 \over R_1 + R_2}

Forma serike është e paraqitur kështu

A diagram of several resistors, connected end to end, with the same amount of current going through each

R_\mathrm{eq} = R_1  + R_2 + \cdots + R_n

Mund të ketë edhe ty lidhje të kombinuara paralele-serike ose serike-paralele

A diagram of three resistors, two in parallel, which are in series with the other

R_\mathrm{eq} = \left( R_1 \| R_2 \right) + R_3 = {R_1 R_2 \over R_1 + R_2} + R_3

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]