Diskutim:Ura e Kamares

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Ura e Kamares. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Veprat e artit që buisin ende në ish-rrugën e vjetër "Egnatia" rrezikojnë të zhduken nga agjentët atmosferikë apo edhe nga dora e të papërgjegjshmëve. E vetmja, mes dhjetëra veprave të tilla përgjatë rrjedhjes së lumit të Shkumbinit, ura e Kamares në Mirakë të rrethit të Librazhdit, ende gëlon mbi valë nga largësitë e pesë shekujve. Ndërsa të gjithë të tjerat, ose janë shembur e u ka mbetur vetëm themelet, ose janë përpirë nga dallgët e lumit në fjalë, ajo e Mirakës, na prezantohet ashtu siç është ndërtuar, rreth viteve 1600. Objekti, që është deklaruar "Monument kulture" ndodhet rreth 20 kilometra në Verilindje të Elbasanit, pesë kilometra pa arritur në qytetin e Librazhdit, direkt mbi shtratin e lumit të Shkumbinit. Vetë etimologjia e fjalës ura e "Kamares" të lë të kuptosh që një emër i tillë i ka mbetur nga e folura krahinore që në vend të fjalës "dritare", ende përdorin fjalën sinonime "kamare". Për nga struktura ndërtuese, ura në fjalë na paraqitet me pesë "kamare" hapësira, drita, të cilat nuk janë secila të barabarta, por në funksion të relievit mbi lumë dhe llogaritjes së forcës goditëse të dallgëve të lumit. E vendosur mbi pesë qemerë, ndërtuar me gur në ngjyrë gri në të bardhë si vetë përbërja gurore e malit të Murrashit, bazamenti për kalimtarë është ndërtuar me një kalldrëm me gurë lumi të rrumbullakët vendosur horizontalisht me lëvizjen e udhëtarëve. Vendasit e mbajnë mend ashtu siç dhe është sot, por pa parmakët ë gurit rreth një metër të lartë, që janë rrëzuar. "Mbaj mend që rreth viteve 1940 - 1945, ura ka qëndruar përreth 40 ditë nën ujë, pasi lumi Shkumbin atë vit ka ardhur si kurrë ndonjëherë dhe kur ra niveli i ujit, një pjesë e kalldrëmit të urës dhe parmakët nuk ishin më", ka pohuar Muhamet Tola, rreth të 70-ave , banor i fshatit Mirakë. Sipas vendasve, ura nuk ka njohur kurrë restaurime nga shteti, por ata vetë kishin mundur të riparonin pjesët e prishura. Sot, në të kalojnë, jo vetëm kalimtarët, por dhe të gjithë kafshët e punës dhe bagëtitë përtej lumit për në faqen e malit. "Ura e Kamares duhet të jetë ndërtuar rreth viteve 1600", - ka pohuar arkeologu Riza Hasa, pedagog i Arkeologjisë në Universitetin e Elbasanit. Sipas tij, ura mbetet një nyje lidhëse mes dy degëzimeve të rrugës së vjetër "Egnatia", është ndërtuar nga turqit për të komunikuar me qendra tregtare, si Elbasani i asaj kohe dhe duhet të jetë projektuar nga arkitekti shqiptar, Kasem Imari. Edhe pse ajo mbetet një monument kulture, nuk ka njohur kurrë restaurime nga shteti dhe në gjendjen siç është rrezikon të shembet e tëra. "Nga studimet del se "çelësi" që e mban ose që mund të shkatërrohet në pak minuta, mbetet një gur i vetëm që mban gjithë qendrën e rëndesës, por askush nuk e ka përcaktuar se cili mund të jetë ky gur në qemerët e kësaj ure shumë të vjetër". E rreshtuar si e vetmja urë e mbetur nga rruga "Egnatia" edhe në studimin e Valter Shtyllës për rrugët dhe urat e vjetra të Shqipërisë, ura e Kamares ka mbetur e një rëndësie historike vetëm në libra, pasi realiteti ndaj saj është treguar shumë "përbuzës". Ndoshta shteti, sa s‘është vonë, mund dhe duhet të hedhë ca "qindarka" mbi këtë vlerë të hershme historike shqiptare.

Më shumë ngjan si ese, se sa artikull enciklopedik.--Liridon (diskutimet) 9 nëntor 2017 14:21 (CET)[përgjigjuni]

Internet Archive Bot[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Ura e Kamares. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 9 shkurt 2020 17:07 (CET)[përgjigjuni]