Dita e Arafatit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dita e Arafatit është dita e nëntë e muajit Dhulhixhxhe[1], një ditë para ditës së Kurban Bajramit. Dita e Arafatit është e veçantë, pasi ajo është pjesa kryesore e haxhxhit dhe dita kur lutjet e haxhinjve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar, është ditë e përsosjes së fesë, e festës, e faljes së mëkateve. Profeti Muhammed (a.s) ka thënë:

“Haxhi është Arafat.”[2]

Kështu, cilido që ia del mbanë të qëndrojë në Arafat[3] përpara lindjes së diellit, përpara ardhjes së ditës tjetër, e ka përmbushur haxhxhin e tij.

All-llahu e ka nderuar këtë ditë me falje dhe begati dhe i ka dhënë vlerë të madhe. Për këtë Muhammedi (a.s.), i dërguari i fundit në Islam, thotë:

“Nuk ka ndonjë ditë që është më me vlerë tek Allahu se dita e Arafatit.[4]

Në një rast tjetër ai thotë:

“Dita më e mirë është dita e Arafatit.”[5]

Falja dhe begatia e kësaj dite arrihet me shpeshtimin e lutjeve, largimin nga mëkatet si dhe me ngritjen e nivelit të turpërimit për mëkatet e bëra.

Muhammedi thotë:

“Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir.” [6]

Përmbushja e begative është bërë me falje, pa të cilën nuk përmbushen begatitë, ashtu si thotë Allahu i Lartësuar:

“Ashtu që Allahu të liroi ty prej mëkateve të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshmeve dhe ashtu të plotësoi mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë.”[7][8]

Se është ditë e festës dëshmon i Dërguari duke thënë:

“Dita e Arafatit, dita e nahrit (Bajramit) dhe ditët e teshrikut (Dita e dytë, e tretë dhe e katërt e Bajramit ) janë festa tona dhe ato ditë janë ditë të ngënies dhe pijes.” [9]

Agjërimi i kësaj dite[redakto | redakto tekstin burimor]

Meqë dita e Arafatit është dita kryesore e haxhxhit, dita kur haxhilerët plotësojnë haxhxhin, shumica e dijetarëve islam vlerësojnë se kjo ditë është e urryer për tu agjëruar nga haxhilerët, ka dhe disa të cilët e ndalojnë, e bëjnë haram. Shkak i këtyre gjykimeve është nevoja e haxhikerëve për të patur fuqi për kryerjen obligimet dhe veprimet vullnetare përgjatë kësaj dite, përdryshe agjërimi në këtë ditë i plogështon ata.

Në anën tjetër përderisa haxhilerëve nuk u preferohet të agjërojnë, pjesës së mbetur të myslimaneve u preferohet të e agjërojnë, nxiten të e agjërojnë për shkak të vlerës së madhe që ka kjo ditë dhe agjërimi i sajë.

Mbi vlerën e agjërimit të kësaj dite flet vetë i Dërguari (a.s.) i cili thotë:

“Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të mi falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm”,[10][8]

Qëllimi me këtë është se falen mëkatet e vogla, pasiqë për faljen e mëkateve të mëdha kushtëzohet kërkimi i faljes nga Allahu.[8]

Sipas kalendarit Gregorian[redakto | redakto tekstin burimor]

Mëqë kalendari Islam është kalendar hënor dhe ai Gregorian është diellor dhe nuk përputhen mes veti dita e Arafatit sipas kalendarit Gregorian ndryshon në vite.

Më poshtë është paraqitur dita e Arafatit në disa vite sipas kalendarit Gregorian.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>