Ekonomia në Shqipëri në kohën e Ahmet Zogut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ekonomia në Shqipëri në kohën e Ahmet Zogut ishte pothuajse në nivelin e pas Shpalljes së Pavarësisë. Ekonomia ishte shumë e prapambetur ndaj duhej të ndërmerreshin reforma për ndryshimin e saj.[1]

Pazari në Tiranë në vitin 1923

Gjendja ekonomike e Shqipërisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjendja ekonomike e Shqipërisë ishte pothuajse në nivelin e pas Shpalljes së Pavarësisë. Qeveria ballafaqohej me probleme të shumta ekonomike. Rolin kryesor në ekonominë shqiptare e luante bujqësia por dhe ajo ishte e prapambetur. Prodhimet bujqësore ishin të pakta prandaj sigurimi i bukës mbetej shqetësim i përhershëm. Përsa u përket degëve të tjera të ekonomisë, Shqipëria ishte shumë prapa. Me gjithë këto vështirësi Ahmet Zogu bëri përpjekje për të ngritur ekonominë e vendit.Me stabilizimin e jetës politike dhe riorganizimin e administratës shetërore u krijuan kushte për zhvillimin ekonomik të vendit.Kështu u bënë hapa përpara në hapjen e punishteve, fabrikave, zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin e tregtisë.[1][2]

Kriza ekonomike botërore e viteve 1929-1933 ndikoi shumë dhe shpejt në Shqipëri ashtu si edhe në vende tjera. Në Shqipëri u pakësua prodhimi industrial, u rrit papunësia, u ulën çmimet dhe tregtia e jashtme pati një rënie të madhe. Fabrikat e pakësuan prodhimin ose u mbyllën përkohësisht. Kriza u shoqërua edhe me zinë e bukës e cila mori përpjestime të mëdha në vitin 1935. Në shumë krahina fshatarët refuzonin të paguanin taksat dhe në krahina të tjera pati konflikte mes pronarëve dhe fshatarëve.[2]

Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjendja ekonomike e Shqipërisë nuk mund të kapërcehej pa investime të huaja. Ahmet Zogu u drejtua nga shtete perëndimore si Anglia, Italia etj. Me Italinë nënshkroi marrëveshje financiare dhe ekonomike. Kërkimet dhe shfrytëzimin e naftës në Shqipëri e morrën:

  • Shoqëria italiane AIPA (Azienda Italiano Petroli Albania-Ndërmarrja Italiane e Naftës në Shqipëri) dhe
  • Shoqëria angleze Anglo-Persian.

Me grupe financiare italiane u nënshkrua marrëveshja për krijimin e “Bankës Kombëtare të Shqipërisë” dhe për huan SVEA (Shoqëria për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë).Banka Kombëtare u krijua me kapital të huaj kryesisht Italian. Krijimi i Bankës Kombëtare krijoi mundësi për dhënien e kredive dhe zhvillimin e bizneseve në Shqipëri.[3]

Për të lehtësuar sadopak gjendjen ekonomike të fshatarësisë Ahmet Zogu shtroi problemin e reformës agrare. Kështu më 30 maj 1930, qeveria shpalli ligjin e Reformës Agrare. Sipas ligjit agrar, pronarëve të tokave u lihej 40 ha tokë për nevojat familjare të tyre. Nga pjesa tjetër e tokës, 1/3 I nënshtrohej reformës duke iu dhënë nga 5 ha familieve pa tokë ose me pak tokë kundrejt një pagese ndërsa 2/3 I mbeteshin pronarit të tokës për ta shfrytëzuar.[1]

Përparime të dukshme u bënë edhe në infrastrukturë ku u lidhën me rrugë automobilistike prefektura, nënprefektura dhe komuna. Po ashtu, u përmirësua shërbimi postar tokësor,ajror, detar, i brenshëm dhe i jashtëm. U ndërtua porti i Durrësit që u bë dhe porti detar kryesor për lidhjet detare me vendet e tjera.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Akademia, e Shkencave e Shqipërisë (2007). Historia e Popullit Shqiptar,Vëllimi III, Periudha e Pavarësisë 28 nëntor 1912-7 prill 1939. Tiranë, Shqipëri: Botime Toena. fq. pp. ISBN 978-99943-1-269-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Duka, Valentina (2007). Histori e Shqipërisë, 1912-2000. Tiranë, Shqipëri: Shtëpia botuese: Kristalina-KH. fq. 10–500. ISBN 978-99956-650-1-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "100 vjet: Ekonomia e kohës së Zogut dhe L II Botërore". Monitor.al (në anglisht). 2012-11-28.