Elektroliza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Schemas electrolyse h2o.jpg

Elektroliza paraqet procesin e zbërthimit të disa lëndëve apo të trupave në pjesët e tyre përbërëse me anë të rrymës elektrike.

Elektroliza paraqet procesin e këmbimit të elektroneve në mes elektrodave dhe substancave të cilat gjenden në tretësire që i marrin ose japin ato me ç'rast energjia elektrike shndërrohet në energji kimike. Elektrolizeri përbehet prej burimit të vazhdueshëm të rrymës elektrike, ndërprerësit, enës ku zhvillohet elektroliza dhe ampermetrit. Substancat te cilat i lëshojnë elektronet në elektrode, oksidohen, ndërsa ato te cilat i pranojnë elektronet nga elektroda reduktohen. Elektroda në te cilën behet kalimi i elektroneve prej metalit në tretësire njihet me emrin katodë dhe ka potencialin elektrik negativ ndërsa elektroda në te cilën behet kalimi i elektroneve prej joneve ose molekulave të tretësirës në metal njihet me emrin anode dhe ka potencialin elektrik pozitiv.