Ernst Ludwig Kirchner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ernst Ludvig Kirçner

alt=Përshkrimi i kjo foto,, gjithashtu e komentuar poshtë

Autoportret fotografik 1919

Emri Ernst Ludwig Kirchner
Ditëlindja 6 Maj 1880
Vendlindja Aschaffenburg
Ditëvdekja 15 qershor 1938 (58 vjeç)
Kombësia Gjerman
Zhanri Ekspresionizmi

Ernst Ludvig Kirçner (6 maj 1880-15 qershor 1938) ishte një piktor ekspresionist gjerman dhe një nga themeluesit e grupit të artistëve Die Brücke apo "Ura", një grup kyç që çon në themelimin e Ekspresionizmit në art në shekullin XX. Ai mori pjesë vullnetarisht në shërbimin ushtarak gjatë Luftën e Parë Botërore, por shpejt pësoi një dëmtim dhe u shkarkua. Në 1933, puna e tij u quajt si "edegjeneruar" nga nazistët dhe në vitin 1937 mbi 600 të veprave të tij u shitën ose u shkatërruan. Në vitin 1938 kreu vetëvrasje.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1901 Kirçner filloi studimet për arkitekturë në Kolegjin Mbretëror Teknik të Dresdenit, u diplomua më 1905. Mes viteve 1903-1904, ai studioi pikturë në Mynih, pa lënë mënjanë edhe arkitekturën në Universitetin Teknik. Kirçner mori pjesë vullnetarisht në shërbimin ushtarak në 1915, ku nuk kishte për të qëndruar gjatë. Pas dy vjetësh, ai u kthye në sanatorium. Në vitin 1917, ai emigroi në Zvicër, ku ai u vendos pranë Davos Frauenkirchi. Që nga viti 1931, ai ishte anëtar i Akademisë Prusiane të Arteve të Bukura, por kur në vitin 1937 veprat e tij u izoluan dhe larguar nga vendet publike dhe muzetë e Gjermanisë, akademia kërkoi dorëheqjen e tij. Ernst Ludwig Kirchner i dha fund jetës në 1938.

Vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Ernst Ludwig Kirchner