Excel Saga
Excel Saga | |
---|---|
Excel Saga | |
Kategoria | Anime, Komedi. |
Krijuar nga | Krijuesi i mangës: Koushi Rikoduo, Drejtuesi i anime: Shinichi Watanabe |
Marrin pjesë |
|
Theme music composer | Ai Chuu Seishen kënduar nga Excel Girls, kompozua nga Toshio Masuda |
Shteti i origjinës | Japoni |
Gjuha origjinale | Japonisht |
No. of episodes | 26 |
Production | |
Kohëzgjatja | 22 min |
Production company | Publikuar nga J.C.STAFF dhe prodhuar nga Victor Entertainment. |
Original release | |
Release | 7 tetor 1999 |
Excel Saga (エクセル・サーガ Ekuseru Sāga) ose Excel Saga (Anime Eksperimentale Absurde) është një manga dhe anime nga Koushi Rikoduo, e frymëzuar nga një revistë dojinshi. Përderisa seriali manga i përket krejtësisht autorit të lart-përmendur, seriali anime është drejtuar nga Shinichi Watanabe. Excel Saga është një komedi absurde, ku në qendër të historisë qëndron organizata e fshehtë ACROSS (AKROS) si një organizatë sekrete ideologjike, që kërkon të pushtojë botën për t’a shpëtuar atë nga korrupsioni dhe nga shthurja. Kjo organizatë përpiqet që t’ia arrijë qëllimit të saj me pushtimin e një qyteti. Ngjarjet zhvillohen në Qytetin F, të Prefekturës F, që siç tregohet nga seriali manga është krahasimi i qytetit Fukuoka.
Organizata e fshehtë AKROS, është e përbërë kryesisht nga tre pjesëtarë, ku Excel (Ekseli) është e dyta në komandë mbas figurës së Ilpalazzo (Il Palaco), që është lideri i organizatës sekrete. Bashkë me Ekselin shoqërohet edhe Hyatt (Hajat – një tjetër pjesëtare e AKROS-it). Kundra kësaj organizate, në mbrojtje të qytetit qëndron një tjetër organizatë qeveritare akoma më e fshehtë e udhëhequr nga Dr. Kabapu, që jo rrathë herë ndeshet me Ekselin dhe Hajatin.
Seriali manga (me 16 volume) ndryshon shumë nga seriali anime (me 26 seri). Megjithatë në qendër të të dyjave qëndron organizata sekrete ideologjike AKROS, me Ekselin si personazh kryesor dhe shumica e personazheve të tjerë janë të ngjashëm. Një anime tjetër që ka lidhje me Excel Saga, gjithashtu ka edhe një pjesë të njohur me emrin Poemat Puni Puni (vetëm me dy seri) që drejtohet nga vetë regjisori.
Excel Saga filloi publikimin e saj diku rreth viteve 1990. Atë kohë seritë manga të Excel Saga, publikoheshin në një revistë javore deri sa në gusht më 2006, të 16 volumet u publikuan në vete. Anime është publikuar nga J.C.STAFF dhe prodhuar nga Victor Entertainment. Për herë të parë u shfaq në TV Tokyo me datë 7 tetor 1999. Transmetimi i rregullt në Japoni ishte çdo të mërkurë në orën 1:45 të mëngjesit sipas orës standarde të Japonisë. Është për t’u theksuar se vetëm 25 seri nga 26 u transmetuan në televizion. Seria e fundit nuk u lejua, pra u censurua pasi përmbante material të papërshtatshëm për transmetim. Seriali manga, ashtu si edhe seriali anime ka pasur një publikim shumë të gjerë në shumë vende të botës dhe është përkthyer në shumë gjuhë të huaja si në anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe portugalisht. Për fat të keq nuk ka pasur dhe akoma nuk ka një përkthim në shqip.
Ndryshime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jo radhë herë një seri manga pëson shumë ndryshime kur kthehet në një serial anime. Në rastin e Excel Saga ka gjithashtu shumë ndryshime, modifikime, heqje dhe prezantim personazhëzh të rinj si edhe ndryshim në përmbajtje. Ndërkohë që seriali anime është më shumë një parodi që ve në lojë anime dhe filma të shumtë, seriali manga është një parodi që vë në lojë mënyrën e përditshme të jetuarit të japonezëve. Shumë ndryshime të tjera janë bërë edhe me personazhet. Për shembull roli i dy Ropponmatsu-ve në anime është shumë ndryshe nga manga. Në anime nuk kemi kurrë bashkpunim midis dy Ropponmatsu-ve (kur njëra është aktive tjetra nuk bën ndonjë lëvizje dhe anasjellas), gjë që e gjejmë në volumin e 14 të mangës ku dy Ropponmatsut bashkpunojnë me njëra-tjetrën për të shpëtuar nga një situatë e vështirë.
Më pas personazhi Egala, si pjesëtare e tretë e AKROS-it në manga, duket se nuk rezulton fare në serialin televiziv.
Një ndryshim tjetër që është për t’u theksuar është analiza që i bëhet personazheve. Në manga autori shpenzon shumë kohë për të analizuar personazhet e mangës (sidomos të Dr. Kabapu dhe Il Palacos), një gjë që nuk e shikojmë në serialin anime. Në manga sqarohen me detaje e shkuara, ndjenjat dhe mendimet e personazheve. Il Palaco për shembull ka shumë lidhje në të shkuar me Dr. Kabapu dhe kjo shpjegohet vazhdimisht, ndërsa në anime, kjo lidhje rezulton vetëm në serinë e 24 dhe 25, që për më tepër nuk është shumë e detajuar dhe len shumë hapësira, duke bërë kështu që shikuesi (rasti kur nuk ka lexuar librin manga) të mos kuptojë shumë nga çfarë po ndodh në episod.
Pavarësisht nga këto ndryshime, Excel Saga (si anime dhe si manga), ka pasur shumë sukses për vetë faktin se është publikuar në shumë gjuhë të huaja, duke vetë-zgjeruar publikun e saj.
Muzika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ai Chuu Seishen (Hapja)
- Menchi Aishou no Borero (Mbyllja)
- Futari no Gome Ne (e kënduar nga Excel Girls)
- Kazoku Kaigi (e kënduar nga Excel Girls)
Muzika e Excel Saga është një prodhim i Victor Entertainment, me Toshio Masuda si kompozitor, e drejtuar nga Keiichi Nozaki. Teksti i këngës së hapjes dhe mbylljes është shkruar nga regjisori Shinichi Watanabe dhe është vënë në skenë nga Excel Girls (Yumiko Kobayashi dhe Mikako Takahashi). Kënga e hapjes e titulluar "Ai (Chūseishin)", që do të thotë “Dashuria Besnikëri” ka në qendër të saj Ekselin dhe Hajatin, që shprehin besnikërinë e tyre ndaj AKROS-it. Ndërsa kënga e mbylljes ka në qendër Mençin (qeni dhe ushqimi rezervë i Ekselit) që tregon se si filluan fatkeqësitë e tij pasi takoi Ekselin. Mençi shprehet me lehje ndërkohë që në anë të djathtë të ekranit, një vajzë bën përkthimin në gjuhën japoneze. Regjisori shprehet se kënga e mbylljes ishte menduar të bëhej pa muzikë, por kjo do të rrezikonte që kënga të bëhej e thatë. Ndërsa për këngën e hyrjes, shprehet se e ka bërë vetëm për pesë minuta, dhe kjo pikërisht në fund të dorëzimit të projektit Excel Saga.
Seria 26
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Epizodi “Duke shkuar shumë larg” nuk është transmetuar kurrë zyrtarisht në TV Tokyo. Seria e 26-të është bërë me qëllim vetëm për shitje në VHS, DVD dhe VCD. Titulli i serisë paraqet pikërisht punën e krijuesve. Me të vërtetë kanë shkuar shumë larg. Sigla e hapjes, ndryshe nga herët e tjera paraqet më shumë gjak dhe lakuriqësi, ndërsa mbyllja përfshinë përkthyesen duke kënduar “Boleron e Dëshpërimit”, ndërkohë që Mençi (që është ajo që këndon zakonisht) bën përkthimin në gjuhën e saj. Drejtori i filmit ka deklaruar se “Ndjehesh mirë të dalësh ndonjëherë nga normalja” edhe pse më pas, ashtu si shton po ai vetë “megjithatë kjo gjë nuk duhet bërë shpesh.” Titulli “Duke shkuar shumë larg” është me të vërtetë kuptimplotë në rastin e serisë 26. Përveç skenave me karakter pedofilizmi, në këtë seri janë kudo të pranishme skenat e lakuriqësie, ide lesbianismi si edhe skena të shumta dhune. Për më tepër kjo seri zgjat një minutë më shumë se të gjitha seritë e tjera. Pavarësisht nga përmbajtja seksuale e serisë, seria “Duke shkuar shumë larg” nuk është cilësuar Hentai.
Transmetimi në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Excel Saga është transmetuar për një kohë shumë të shkurtër edhe në Shqipëri por ashtu si edhe shumë filma të tjerë anime (si Love Hina, Dragon Ball, Maison Ikkoku e të tjerë) nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur kanë filluar transmetimet. Për fat të keq vetëm 4 nga 26 seri do të transmetoheshin dhe këto të dubluara në Italisht, me një përkthim jo shumë cilësor. Publiku i episodit në Shqipëri, e priti serialin me mos përfillje dhe nuk shfaqi ndonjë interes të madh në radhët e shikuesve.
Episodet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqip
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Plani për të vrarë Koshi Rikdon.
- Vajza nga marsi.
- Sakrifica njerëzore në xhungël. Arratisja e madhe nga ferri.
- “Love Puny”
- E çuditshmja Torrë gjigante.
- I ftohti është dimër. Episod
nën borë.
- Melodia e kalimit të nëndheshëm.
- Duke rritur audiencën javore.
- "Bowling Girls"
- Elegjia e një qeni (Aventura e madhe e Mençit).
- Shporru tutje rini.
- Qyteti i madh, Pjesa e dytë.
- Festa e fund vitit. Konkursi i talenteve të fshehura.
- Përforcime.
- Memorial i një “Përforcimi tjetër.”
- Merr mbrapsht dashurinë.
- Animacioni SH.B.A.
- "Municipal Force Daitenzin"
- Aventura e madhe e Mençit 2: Rreth botës për 80 orë.
- Më të fortat e zotit Pedro.
- Tërheqje sipas stilit të pamjes Kei.
- Pushtim! Ndihmë!
- Legjenda e pushtuesit të fund shekullit.
- Për ty… do mund të vdisja.
- Ne nuk do e mbajmë veten përgjegjës.
- Duke shkuar shumë larg.
Origjinali
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Rikudō Kōshi Satsugai Keigaku" (六道神士殺害計画)
- "Kasei kara Kita Onna" (火星から来た女)
- "Jigoku no Dokudoku Daidassō no Ikenie" (地獄の毒々大脱走のいけにえ)
- "Rabu Hena" (ラブへな)
- "Omoshiroi Tokō" (おもしろい巨塔)
- "Samu ga Fuyuize! ~Sōnahen~" (寒が冬いぜ!!~遭難編~)
- "Chikadō no Merodi" (地下道のメロディ)
- "Shichōritsu Kyōka Shūkan" (視聴率強化週間)
- "Bōringu Musume"
- "Menchi no Daibōken" (メンチの大冒険)
- "Hikkome! Seishun!"
- "Daishigai Part II" (大市街Part II)
- "Shinshun Toshiwasure Kakushigeidaikai" (新春年忘れかくし芸大会)
- "Tekoire" (テコイレ)
- "Motto! Tekoire Memoriaru" (もっと! てこいれメモリアル)
- "AI wo Torimodose" (AIをとりもどせ!)
- "Animeshon USA" (アニメーションUSA)
- "Shiritsu Sentai Daitenzin"(市立戦隊ダイテンジン)
- "Menchi no Daibōken Ni ~Hachijūjikan Sekaiishū~" (メンチの大冒険2~80時間世界一周~)
- "Yorinugi Pedoro-san"(よりぬきペドロさん)
- "Bijuaru K" (美濡歩K)
- "Shinryaku, Ofukurosama" (侵略、おふくろ様)
- "Seikimatsu Seifukusha Densetsu" (世紀末征服者伝説)
- "Kimi no Tame nara Shineru" (きみのためなら死ねる)
- "Yarinige" (やりにげ)
- "Yarisugi" (やりすぎ)
Dublimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Excel (Eksel): Kotono Mitsuishi
- Il Palaco: Takehito Koyasu
- Hyatt (Hayat): Omi Minami
- Iwata (Iuata): Shotaro Morikubo
- Watanabe (Uatanabe): Ryotaro Okiayu
- Kabapu: Ryuzaburo Otomo
- Nabeshin: Shinichi Watanabe
- Mitsuya: Yuka Imai
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1. http://www.animenewsnetwork.com/encyclopedia/anime.php?id=398 (Referime bazë e artikullit)
- 2. http://www.digitallyobsessed.com/showreview.php3?ID=4445 (Detaje dhe kritika)
- 3. http://www.digitallyobsessed.com/showreview.php3?ID=3856 (Artikulli me titull "Fillimi i absurditetit")