Filatelia

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Filatelia (greqisht philatelie nga fjala philos-mik dhe ateleia-pullos letrën )është shprehje që nënkupton grumbullimin e pullave postare.Për shkak të lloj-llojshmërisë që përmban veprimtaria dhe krijimtaria njerëzore, pullat postare janë mjaft të kërkuara nga një gamë e gjërë e qytetarëve.Aktualisht në botë ekzistojnë mbi një million mbledhës të pullave postare, përkatësisht filatelistë.

Filatelija përfshinë grumbullimin sistematik dhe studimin e pullave dhe dokumenteve tjera postare. Para paraqitjes së pullave të para postare, dërgesat postare janë shënuar me lloj-lloj vulash. Këto lloje të vulave emërohen me “epoka parafilateliste”. Pulla e parë postare është emetuar në Angli me 6 maj të vitit 1840. Në këtë pullë ka qenë e shtypur figura e mbretëreshës angleze Viktorija. Për shkak të ngjyrës së saj të zezë është quajtur Black penny, përkatësisht peni i zi. Me gjithë rishtypjen e kësaj pulle, gjithsejtë janë emetuar 63 milion copë.

Grupa e parë e grumbullimit të pullave postare, filatelistët e ardhshëm, është tubuar në Londër në vitin 1863. Deri më tash, në botë janë emetuar rreth 500.000 mijë pulla të ndryshme.

Filatelija në Kosovë

Filatelia e Postës së Kosovës ka filluar më 15 Mars të vitit 2000, kur u prodhua emisioni i parë i pullave postare, që pati për temë paqen. Emisioni i parë përmbante 5 pulla postare të shoqëruara me Zarfin e Ditës së Parë.

Që atëherë e deri më tani (2000 - 2008) janë emetuar 37 emisione të pullave postare, me gjithsej 111 pulla postare me vlera të ndryshme nominale.

Tematika e këtyre emisioneve të pullave postare ka qenë e ndryshme, që nga Paqja - Dita Ndërkombëtare e Paqesë Flora e Fauna e Kosovës... e deri te Artizanaletë Zbulimet Arkeologjikeë Numizmatika e Kosovësë Veprat artistike, etj.

Emetime keqbërëse për filatelinë e Kosovës

Pas emetimit të pullave të para postare ana UNMIK-ut në Kosovë, u edituan edhe disa pulla false e që u përhapën në Evropën perendimore, në fillim, me një vlerë të madhe këmbimi filatelistik. U quajtën pullat e para postare të Kosovës dhe ishin në gjuhën shqipe. Këto pulla ishin të dy grupeve.

  • pulla Jugosllave me vulë në gjuhën shqipe, përmes të cilave dëshirohej të tregohej se janë emetuar nga ana e shqiptarëve të Kosovës. Vulat ishin të ndryshme dhe kishin përmbajtje Republika e Kosovës.
  • pulla Jugosllave, e më vonë të Serbisë dhe Malit të Zi, më përmbajtje të njejtë, por me shkrim Kosovë dhe Metohi


Shqipëri pullat postale shtypen nga Posta e Shqipërisë kurse në Kosovë nga Posta dhe Telekomi i Kosovës.

[redakto] Shih edhe

[redakto] Lidhje të jashtme