Jump to content

Flamuri i Dardanisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri i Dardanisë

Flamuri i Dardanisë apo flamuri i kryetarit të Kosovës është futur në përdorim nga kryetari i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Publikimi i flamurit dhe propozimi për flamur shtetëror të Kosovës është bërë në vitin 2001 nga vetë kryetari i atëhershëm i Kosovës. Reagimet ndaj propozimit kanë qenë të ndryshme, që nga adhuruesit e deri te kundërshtimi i hapur që u shpreh edhe me revolta.

Flamuri përdorej nga ish-Presidenti i Kosovës që nga viti 1992, pas mbajtjes së Referendumit për Pavarësi (1991) dhe pas zgjedhjeve Presidenciale e Parlamentare të Republikës së Kosovës (1992). Pas publikimit një pjesë e popullit të Kosovës ka filluar ta quajë "Flamuri i Dardanisë", me emrin antik të vendit ku hynte edhe toka e Kosovës, Toplicës, Shkupit etj.

Të dhëna teknike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Flamuri ka dimesionet 1x1,5 metra, një stofë në të kaltërt si ngjyrë simbolizuese e paqës në mes të të cilit gjendet vula e Presidentit të Kosovës.

Përmbajtja e Vulës:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1. Shqiponja e zezë dykrenare, simbol kombëtar shqiptar - e përdorur në flamurin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeu (1405 1468), pastaj në luftërat e lirisë së Kosovës kundër otomanëve (1878 1910 1912). Origjinën e ka te Leka i Madh (Aleksandri i Madh). Gjergj Kastriotin e quanin Skënderbe, simbas Aleksandrit të Madh, që kishin origjinë të përbashkët, prandaj e mori simbolin e tij.
  • 2. Sfondi i kuq: simbolizon fuqinë.
  • 3. Mburoja: simbolizon karakterin mbretëror dardan .

Në dy sfonde të arta është vendosur nga një yll. Yjet simbolizojnë lëvizjen e diellit dhe të jetës. Kanë origjinë antike dardane. Fusha e kuqe dhe e zezë simbolizojnë flamurin kuq e zi të Skënderbeut (sfondin e kuq dhe shqiponjën e zezë).

  • 4. Brezi i bardhë mbi mburojë dhe shqiponjë simbolizon ngjyrën e bardhë kombëtare të kapelës (plisit) dhe veshjes së bardhë të kosovarëve dhe të shqiptarëve. Është përdorur në flamurin e perandorit Justinian që ishte me origjinë nga Dardania.

Në brezin e bardhë shkruan "Dardania", emri antik i Kosovës që shpjegohet me fjalën e gjuhës shqipe "dardhë" që do të thotë "vendi i dardhave" Dardania. Dardania ishte Mbretëri antike ilire shqiptare.

  • 5. YIli gjashtëcepësh është marrë nga Flamuri i Skënderbeut. Quhet ylli i Skënderbeut. Është përdorur si simbol nga ilirët shqiptarët antikë dhe korrespondon me yjet e Mburojës.