Gështenja e butë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gështenja e butë
-
Gështenja e butë
Seleksionimi shkencor
Lloji: Bimë
Dega: Magnoliophyta
Klasa: Magnoliopsida
Fisi: Fagales
Familja: Fagaceae
Grupi: Castanea
Castanea sativa Mill.

Gështenja e butë ( lat. Castanea sativa Mil L.) e njohur edhe si: kshtojë (Pejë), gishtaja (Llap-Gollak), kshtajë (Shqipëri e Veriut), kshtejë (Vuthaj) është anëtare e familjes Fagaceae.

Prejardhja e emrit[redakto | redakto tekstin burimor]

Emri Gështenjë vjen nga gjuha Latine Castanea, vetë ky emer rrjedh nga kastanon Greqi. Ky emër bën referencë në Kastanon, një qytet i Thesalisë, i njohur në antikitet për cilësinë e gështenjave. Castanea ishte emri i lashtë para caktimit të emrit - gështenjë. Sativus do të thotë "kultivuar" në latinisht. Gështenja është quajtur "pemë buke" për cilësitë e saje ushqyese të frutave. Ajo zëvendësoi bukën ne momentet e mungesës së saj.

Origjina e gështenjës[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo specie drusore e ka origjinën nga Azia e vogël. Gështenja u kultivua fillimisht ne Evropën jugore, në Ballkan dhe ne rajonet e afërta. Përdorimi i gjithanshëm i kësaj peme, frutat për ushqim, druri ne ndertimtari, ne zdrukthtari dhe pemë dekorative e bëri atë që të futet në të gjithë Evropën Perëndimore, dhe u kultivua në kontinentet e tjera. Castanea sativa është një pemë e madhe që rritet ne një lartësi prej 25-35 m lartesi dhe me një trungu shpesh deri 4–6 m në diametër, gjethet-heshtake,te dhëmbëzuara janë 16-28 cm të gjatë dhe 5-9 cm të gjerë. Kjo specie është kultivuar gjerësisht për frutin e saje ushqimor dhe të shijëshëm, i cili në momente krizash ekonomike ka zëvëndsuar bukën për popullsinë e trevave ku ajo rritet. Si fillim ne kohen romake ajo u fut në rajonet e veriut, dhe më vonë u kultivua edhe në kopshte e manastir nga murgjet. Sot, mostra të vjetra shekullore mund të gjenden në Britaninë e Madhe dhe të gjithë Evropën qendrore, perëndimore dhe jugore. Ata janë gjerësisht të njohura në Greqi, Austri, Turqi, Portugali, Francë, Hungari, Italia, Sllovenia, Sllovakia, Serbia, Bosnja, Kroacia, dhe veçanërisht në Korsikë.

Gështenja është një specie spontane në Mesdhe. Ajo është gjetur në Afrikën e Veriut Algjeri, Marok, Tunizi, Evropën Jugore, Gadishulli Iberik në Greqi dhe Zvicër, Hungari, Bullgari, Kroaci, Shqipëri dhe gjithashtu në Rumani. Ajo gjithashtu shtrihet në Azinë e Vogël Turqia dhe në rajonin e Kaukazit Armenia, Gjeorgjia, Azerbajxhani. Ajo u prezantua në Britani nga romakët. Ajo është kultivuar edhe në shumë vende. Në Francë, gështenja është gjetur natyrshem në -Pyrenees, Korsika në Ardeche në Alpet Jugore, ne masivin Maures, Orientales, Normandi dhe Brittani. Kjo është e rrallë në veri dhe veri-lindje, por relativisht e bollshme ne veri. Me një milion hektarë, gështenjë është lloji i tretë drusore për nga shkalla e mbulimit të siperfaqes në France. Pyjet e gështenjës aktualisht zënë një sipërfaqe më të madhe se 5000 kilometra katrorë, ose rreth 4 % të sipërfaqes pyjore franceze një zonë ekuivalent me atë në dispozicion të pyjeve italiane, por ku gështenja është rritur kryesisht në menyre natyrale. Filip Miller është studiuesi i pare që u mor me studimin e përgjithshëm të gështenjes, perhapjen e saje, shtrirjen, vlerat ekonomike dhe industriale, vlerat dietike dhe kurative, kërkesat fito-patologjike, si dhe rëndesine dhe perdorimin e drurit te saje ne ekonomi, studim ky qe u krye ne vitin 1756 dhe ne respekt te tije ju vendos sinonimi "Mill" pas emrit te geshtenjes.

Histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Disa vende e quajnë gështenja e ëmbël, në dallim me gështenjën e kalit, pasi ajo ka një shije të hidhur, por shumë kund thirret edhe gështenja e egër, pasi ajo shumohet në mënyrë natyrale. Përgjithësisht vëndet Europiane e thërrasin – Gështenja e butë dhe Gështenja Europiane. Gështenja u fut në Evropë nga Sardët, në Azinë e Vogël. Fryti u quajt atëherë "arrë Sardian". Ajo ka qenë një ushqim kryesor në Evropën Jugore, Turqi dhe jugperëndim dhe lindje te Azise, për mijëvjeçarë, duke zëvendësuar drithërat, ku do të rritet edhe, në zonat malore mesdhetare. Aleksandri i Madh dhe Romakët kane mbjellë pemë gështenje nëpër Evropë. Ushtria greke ka mbijetuar duke u ushqyer me geshtenja gjate tërheqjes së tyre nga Azia e Vogël. Deri në futjen e patates, komunitete të tëra –vendbanimesh qe kishin mungesa në miell gruri u mbështen te gështenja si burimi kryesore i karbohidrateve. Në disa pjesë të Italisë, gështenja është përdorur si një zëvendësim i bukes dhe patates. Fruti i pemës së gështenjës praktikisht ishte produkti i vetëm i jetesës i malësorëve, ndërsa në një periudhë krize ka ushqyer tërë popullsisë për një vit e gjysmë, si "një zëvendësim i përkohshëm, por me vlera te plota të drithërave".

Shpërndarja e gështenjës në Evropë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Gështenja Castanea sativa është një specie e rëndësishme e Gadishullit Ballkanik me një rëndësi të madhe ekonomike dhe industriale. Njerzit janë marrë me kultivimin e gështënjës në kohërat e lashta, por një vëmendje të veçantë ja kanë kushtuar në njëqind vjetët e fundit.
  • Gështenja është një nga ushqimet e para që ka ngrënë njeriu, në kohë të lashta dhe ka edhe dëshmi arkeologjike. Gështenja gjeti përhapje në jug të Evropës dhe të Mesdheut, dhe historianët besojnë se ajo filloi të përhapet nëpër Europë nëpërmjet Greqisë. Dijetarët e renditen gështenjën në mesin e pemëve frutore, por për shkak të vendit ku rritet dhe zhvillohet, si dhe ripërtritja e sajë natyrore është dru pyjore dhe formon masive të tëra pyjore.
  • Gështenja renditet ende në mes llojeve të egra drusore, dhe studimi i tyre trajtohet kryesisht nga ekspertë të pyjeve, me qëllim shfrytëzimin më racional dhe më intensive si dhe rritjes më të shpejtë të drurit të gështenjës. Rëndësia ekonomike do të jetë shumë më e madhe kur gështenja të trajtohet si një pemë fruti dhe jo si një kulturë pylli. Fruti është përdorur në industrinë ushqimore dhe të ëmbëlsirave si një lëndë e parë, pastaj në familje, të ziera dhe të pjekura. Mund të përdoren si ushqim për kafshët. Disa vende mesdhetare kanë përdorur miell gështenje për bukë dhe për shumë lloje të ëmbëlsirave. Druri i gështenjës, me cilësinë e tij nuk qëndron inferiore ndaj lisit. Gështenja është një bimë e rëndësishme mjalti, sepse ai lulëzon më vonë se të të gjitha llojet e pemëve, në fillim të verës, kur mbetet po thuajse i vetmi burim i polenit dhe nektarit.
  • Gështenja është përhapur nga Spanja dhe Franca nëpërmjet Italisë, në Gadishullit Ballkanik dhe të Azisë së Vogël në Detin Kaspik. Besohet se atdheun e gështenjës Azia e Vogël, ku ajo në shekullin e pestë para Krishtit ishte transferuar në Evropë, së pari në Greqi, Itali dhe Spanjë. Për zgjerimin e kësaj specie përgjatë rajonit të Mesdheut, si dhe në vendet e Evropës Qendrore (Gjermania, Franca, Zvicra, Austria, Hungaria dhe të tjerë) kanë kontribuar shumë Romakët. Të dhënat fosile për këtë specie janë gjetur në Spanjë dhe Greqi 9000 vjet më parë, ndërsa me kalimin e shekujve filloj të zgjerojë kufijtë e sajë të shtrirjes edhe në Skandinavi, e cila sugjeron se ndryshimet klimaterike ka lejuar përhapjen e kësaj specie dhe në veri Evropë. Gjatë të njëjtës periudhë, gështenja është gjithashtu e zakonshme në Francë, Itali, ish-Jugosllavi, Austria dhe Hungaria Përveç në Evropë, gështenja është e përhapur dhe në kontinentin e Amerikës së Veriut dhe Azisë, nga e cila ajo ndjek katër lloje komercialisht të rëndësishme : gështenja amerikane, evropiane, japoneze dhe kineze. Ajorritet në pjesët veriore dhe perëndimore të Afrikës, në Azinë e Vogël, në Kaukazin Jugor dhe në Persi. Sot ajo është më e përhapur në Evropë, si pemë e egër e pyjeve të kultivuara.


Karakteristika[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura drusore gështenjë është në formën e drurit të rritur deri në përmasa gjigante me origjinë natyrale, e dominuar nga gështenja e ëmbël (Castanea sativa). Ajo është gjetur në lartësinë 300 deri 800 m, nbi nivelin e detit, me tendencë të zgjerimit të këtyre kufijve. Takohet si pemë e veçuar, pranë shtëpiave, pranë arave, livadheve, buzë rrugëve, e shoqëruar me pemë dhe drurë të tjerë pyjor, si dhe në masiv pyjor. Dendësia ndryshon sipas formës së trajtimit dhe qeverisjes, si pyllë apo më rrallë në formë pemishte.

Evolucioni ka shkaktuar një shtim të numrit të drurëve që janë jashtë rrezes së tyre ekologjike. Kjo specie ka një tendencë të fitojë terren në favor të llojeve drusore që e shoqërojnë në pyllë, si p.sh. dushqet dhe fletore të tjerë duke përfshirë edhe zonat ku speciet u ruajtën nga veprimi i njeriut. Në situatat më të favorshme, gështenjë duket të jetë e qëndrueshme.

Përdorimi i saj në shoqëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipërfaqja e mbuluar me këtë kulture në vendet Evropiane mund të renditet si më poshtë:

Shteti Sipërfaqja (ha)  % e sip. në fondin pyjor
France 1.020.500 45,3 %
Italia 765 837 34,0 %
Spanja 137 627 6,1 %
Portugalia 53 509 2,4 %
Greqia 33 651 1,5 %
Turqia 28 892 1,3 %
Zvicra 27 100 1,2 %
Kroacia 15 000 0,7 %
Shqipëria 10 600 1  %
Maqedoni 5 058 0,2 %
Gjermania 4 400 0,2 %
Bosnjë dhe Hercegovinë 3 057 0,1%

Komponenti kryesor i frytit të gështenjës është niseshtja, e cila në fazën e parë është rreth 44 %. Përveç kësaj, fryti i gështenjës përmban 25,4 % sheqer, afërsisht 6 % proteina, yndyra rreth 2 %, e mbushur me vitaminë B1, dhe vetëm rreth 5 mg vitaminë C.

Pyjet e gështenjës në masivin pyjor natyror të Malit Etna përfshijnë shumë pemë gështenje që kanë përmasa shumë të mëdha. Në 1584, guvernatori i Korsikës, urdhëroi që të gjithë fermerët për të mbjellë kater pemë në vit, ndër të cilat një pemë gështenje, ulliri, fiku dhe mani, kjo zgjati deri në fund të sundimit gjenuez mbi Korsikë në 1729.

Kultivimi i tyre ka rënë gjatë disa shekujve të fundit, pjesërisht për shkak të reputacionit të tyre të "ushqim për njerëzit e varfër". Shumë njerëz nuk duan të marrin bukë gështenjë si "bukë", sepse mielli gështenjës nuk rritet si ai i grurit. Disa produkte nga gështenja si dhe buka mbajnë një çehre të vrugtë. Në dhjetëvjeçarët e fundit 'në mbarë botën ka përpjekje për pyllëzim ose shtim të siperfaqeve me Castanea sativa varietet i cili mendohet se është më i qëndrueshëm për një kerpurdhe mallkim, shkaktar i sëmundjes së kancerit të lëvores, që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në gështenja. Franca prodhon çdo vit rreth 1000 tonë, por ende importon rreth 8.000 tonë, kryesisht nga Italia. Në arkipelag te Portugalisë, pija e gështenjës është një pije tradicionale, dhe kjo po fiton popullaritet me turistët edhe në Portugaline kontinentale.

Vlera ekonomike dhe përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

a )Për lëndën drusore që ka gjetur përdorime nga më të ndryshme gjatë gjithë jetës së njeriut që fillon nga shtrati foshnjës,(djepi), dhe përfundon në varr, me mbulimin me dërrasat e gështenjës. Dërrasa e gështenjës në trevat ku rritet është elementi bazë i ndertimit dhe pregaditjes së orendive të nevojshme në familje, si ndertimi i magjes së miellit dhe gatimit të bukës, në kuti dhe arka për mbajtjen e produkteve ushqimore, në hambar, në ndërtimin e koshave, lesave, trinave, shportave, krozhnave, në ndërtimin dhe rrethimin e ballkoneve, në thurjen e arave, livadheve, bahçeve, në krijimin e vreshtave , në rrethimin, në stilimin dhe modelimin e oborreve, në ndërtimin e plevicave për blegtorinë, në ngrehina dhe ndërtime të ndryshme , në ndërtimin, meremetimin, plotsimin me të gjitha orenditë e mbrëndshme të banesës së tyre , në ndërtimin e kateve dhe fuçiave, vozgave, e të tjera përdorime të pa fundme . që shpesh druri i gështenjës, për gamën e gjërë të përdorimit, ka shërbyer si një haraç.

b) Fruti i Gështenjës pasi është kryer eksplorimi i përgjithshëm i vlerave ushqimore , kurative dhe proteinike të pa zëvëndësueshme , merr avantazhin e drurit , me qënëse në shumë momente shërbeu si ushqim kryesor , duke ju dhënë një ndihmë të madhe shumë familjeve në vënde të ndryshme të botës , duke kompensuar mungesën e bukës . Në respekt dhe vlerësim të frutit të shënjët gështenjës , shumë vende Europiane kanë caktuar daten 11 nëntor , si festë të gështenjës , duke e quajtur atë "Pema e Bukës ", dhe "Pema e jetës" dhe nga kjo datë , pronarët i lënë të lirë të varfërit dhe ata që nuk e kanë këtë pemë , të hyjnë në pronat e tyre dhe të mbledhin frytet gështenjave të mbetura.

Është llogaritur që një pemë gështenje e rritur , në një sezon sjell fitim pronarit mes 40 dhe 60 euro, në një vit me frutifikim normal mesatar , theksojmë se pema e gështenjës është dru shekullor.

c ) Vlera dhe përdorimi mjeksore i gjetheve të gështenjës , çaji i përgaditur nga gjethet e thara , shërben për kurimin e kollës së mirë , për shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes , të reunatizmës , çdo forme të dizenterisë edhe në rastet me hemorragji:ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçrisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.

Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhimbjeve të syve duke i shpërlarë së jashtmi me të .

d) Mjalti i gështenjës është shumë kurativ dhe ndihmon tek gastriti, mbron mëlçinë dhe i kontribuon qarkullimit më të mirë të gjakut.Por mjalti i prodhuar nga lulet e gështenjës ka një natyrë specifike biologjike për të parandaluar zhvillimin e sulmeve të baktereve në organizmin e njerëzve dhe është përdorur tradicionalisht për të mbuluar plagët kronike, djegëjet dhe ulçerat e lëkurës, pikërisht për shkak të veprimit antibakterial.

e)Gështenja, kjo pemë e fuqishme, ndikon dhe vepron në mënyrë vendimtare mbi ambientin ku rritet , mbi mjedisin ekologjik, mbi drejtimin dhe përspektiven e habitateve që e shoqërojnë dhe duke siguruar pasurimin dhe mbrojtjen e plotë të tokës mbi të cilën vegjeton .

ë ) Edhe pse shumë shpesh mendohet si një kulturë ushqimi, fryti i ëmbël i gështenjës , lëvorja edhe degët e rinjë janë një burim i mirë i taninit dhe këto kanë një veprim të dobishme në trajtimin e gjakderdhjeve, diarresë etj gjethet dhe lulet janë anti-inflamator , expektorant dhe tonik.

f) Mielli, i prodhuar nga gështenja gjën përdorim të gjërë në industrinë ushqimore , në prodhimin e ëmbëlsirave , çokollatave dhe pjekurinave të ndryshme ushqyese . Mielli është i pasur me sasi të mjaftueshme të sheqerit që arrin ne 25.4% .Mielli i gështenjës është përdorur në shumë vënde të ndryshme për gatim buke sa që gështenja konsiderohet si buka e të varfërve .

Në stadin aktual të zhvillimit të ekonomisë , duhet të promovojmë vlerat ekonomike , industriale, shëndetsore , ekologjiko - ambientale të gështenjës dhe të studiojmë mundësitë e përhapjes së më tejshme të sajë. Gështenja, duke qënë se ka shumë kalori, janë të rekomanduara për njerëzit që ndjejnë dobësi fizike, anemi dhe mangësi në vitamina . Për fëmijë dhe të moshuar që ndonjëherë mund të vuajnë nga mungesa e oreksit janë të pranueshme dhe mund të stimulojë oreksin. Gështenja janë gjithashtu të përshtatshëme për sportistët dhe ata që bëjnë aktivitete të fuqishme, sepse nga përmbajtja e lartë e energjisë sigurojnë shumë minerale të dobishme për të kompensuar humbjet për shkak të lodhjes dhe djersës. Njerëzit që vuajnë nga diabeti, koliti , gastriti,, duhet të hanë frute gështenje , por në sasi të kufizuara.

Miell i gështenjës pavarësisht se përdoret vetëm në një masë të reduktuar , është përbërësi bazë për përgatitjen e specialiteteve të ndryshme të ëmbëlsirave . Për faktin se mielli i gështenjës ka rëndësi margjinale fruti i pemës gështenjë mban një vlerë të lartë komerciale në ekonominë ushqimore. Mielli i gështenjës është i njohur edhe si miell i ëmbël , me një shije dhe aromë të veçantë karakteristike , produkt i gështenjave të thata . Duke pasur parasysh vlerën e lartë ushqyese të gështenjës dhe produkteve të sajë ky fryt në komunitetet malore njihet si "bukë e të varfërve." Është e dobishme për ata që ndjehen të lodhur, të topitur , për ata që duan të shërohen pas qëndrimit në spital, ata që kanë mangësi në minerale, për të forcuar muskujt të cilët i kanë të dobët, si dhe për atletët . Gështenja është një ushqim që ne duhet ta rivlerësojmë për aftësitë e sajë shëruese dhe opsionet terapeutike . Vetëm diabetikët duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e saj , për shkak të përmbajtjes së lartë të niseshtes , dhe të sheqerit . Janar 17 në orën 8:56.PD ·

Gështenja është një burim i mirë për sigurimin e bakrit. Si një përbërës i shumë enzimave, bakri është i nevojshëm për formimin e hemoglobines dhe kolagjenit , një proteine që ndihmon në riparimin e indeve në trup Druri i gështenjës është përdorur gjithmonë dhe vazhdon të përdoret gjerësisht në sajë të karakteristikave të shkëlqyera që zotëron në gjëndje natyrale , duke e bërë të pa nevojshme trajtimin hidro – termik , si dhe lehtësinë në përpunim dhe gdhënje . • Gështenja është e pasur me tanin, një substancë e aftë për të mbrojtur drurin nga faktorët atmosferikë dhe sulmet nga parazitët, është veçanërisht i përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme Gështenja është një specie termofile , e duron të nxehtit e verës ,dielli është i mirëpritur . Është e ndjeshme ndaj ngricave të vona të pranverës dhe të herëshme në vjeshtë , ajo ka nevojë për të ngrohtë në verë dhe ujë në shtator. Herët kanë thënë për gështenjën : "Në gusht, gështenja don të jetë në një furrë , ndërsa në shtator në një pus " Kjo është një pemë silicore , që do tokë rreshpe , granit dhe aluvion .

‎ Fruti i gështenjës ka një numër të madh të substancave dietetike dhe ushqyese, të cilat asimilohen me lehtësi dhe shpejtësi nga organizmi i njeriut . Ne këtë frut gjenden sheqerna komplekse, veçanërisht të përshtatura për veprimtari sportive dhe fizike të vështira. Kripërat minerale, të tilla si fosfor dhe magnezium, minerale për të plotësuar nevojat e trupit të njeriut. Një tjetër element i pranishëm në sasi të konsiderueshme është kaliumi , ideal për funksionimin e duhur të aparatit kardiovaskular dhe neuromuskular, dhe ka aftësi për të rritur rezistencën ndaj lodhjes dhe për të përmirësuar aftësitë e punës. vitaminat A, B dhe C gjënden në frutin e gështenjës në vlera të larta . - Vlera kalorifike e gështenjë është e lartë, një kg fruta gështenje të freskëta ka 230 kalori, ndersa të thatë ka 350 kalori . Gështenjat e freskëta përmbajnë 48 - 56 % ujë, proteina 3%, 45% karbohidrate dhe sasi të vogla të mineraleve. Gështenja e thata përmbajnë ujë 10%, 5% proteina, yndyra 3%, 80% karbohidrate, 2 mg hekur, kalcium 52 mg , 90 mg fosfor, 19 mg Sodium , dhe kalium.

Shartim është një praktikë e njohur agronomike për shumëzimin e bimëve në mënyrë aseksuale ndërtuar me bashkimin anatomike dhe fiziologjike të dy individëve të së njëjtës specie , ose të specieve të ndryshme , të quajtur respektivisht nënshartesë , dhe pasardhës , e para përbën pjesën bazë të pemëve dhe e dyta pjesa ajrore , pema pasardhëse . Ndonjëherë, shartimi është arritur të realizohet me tre individë,

Shartimi konsiston në bashkimin fiziologjik të sythit , një pjesë e një dege të një peme , duke e bashkuar ose ngjitur me kërcellin e një peme tjetër , për të përfituar një pemë pasardhëse me kapacitet më të lartë prodhimi dhe me cilësi dhe vlera më të larta të frutave , si dhe të përshtatur më mire me kushtet klimatike , ku përfshihen rezistenca ndaj ngricave , ndaj thatësirës , reshjeve , erërave , temperaturave , si dhe atyre tokësore ku përfshihet cilësia e tokës , trashësia e sajë , përmbajtja e elementëve kimik , struktura dhe tipi i tokës

Funksionet e shartimit janë të shumta . Zakonisht shartimi aplikohet në pemët frutore , për përmirësimin gjenetik të specieve , pasi ekziston një mundësi e tillë në mënyrë aseksuale dhe me një kosto fare të ulët , si një alternative për të rikthyer një kultivar të vjetruar ose të tejkaluar , që mbartë vlera më të larta komerciale dhe cilësi të preferueshme për ambientin e ri ekologjik të formuar , për të rregulluar dhe shtuar jetëgjatësinë e species së ardhëshme , për të shtuar kultivarët me rezistencë më të lartë natyrore ndaj mundësisë së shtuar të infeksioneve nga dëmtues dhe sëmundje të ndryshme , pengimi ose vonimi i lulëzimit të parakohshëm si dhe përmirësimi i gjendjes fiziologjike dhe fenologjike të specieve pasardhëse .

Ekologjia e pyjeve të gështenjës[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipërfaqja e tokës e mbuluar me pemë të llojit gështenjë , ose nga një grup pemësh ku mbizotëron lloji gështenjë i cili gjatë proçeseve biologjike të rritjes dhe zhvillimit , ndikon ndjeshëm në ekosistemin dhe kushtet natyrore të ambientit, konsiderohet një masiv pyjor gështenje .

Qeverisja dhe trajtimi i këtij masivi i referohet mënyrës që ky masiv ripërtrihet. Të dy mënyrat e rigjenerimit të pyjeve, si ajo natyrale dhe artificiale , formojnë pyll të lartë , pra zabel .

KONVERTIMI : Konvertimi nga pylli i lartë në pyllë të ulët është i ndaluar dhe teknikisht i pa pranuar , ndërsa e kunderta , kthimi nga pyllë i ulët në të lartë , është alternativa finale e shkencës pyjore dhe objektivi i specialistëve që synojnë ta arrijnë nëpërmes trajtimit të moderuar të siperfaqeve të mbuluara me gështenjë , duke ja shtuar vlerat komerciale dhe parametrat fito - dendrometrike të masivit .

'Funksioni Parësorë' Funksioni kryesor i pyjeve të gështenjës është prodhimi i Frutave dhe i lëndës drusore . Prodhuimi i frutave është i përvitshëm , ndersa prodhimi i lëndës drusore ka një cikël më të gjatë , ku fillon nga 20 vjet për lëndën e hollë dhe 60 deri 80 vjet për lëndën e trashë që është përdorur gjerësisht në ndertim , "industrinë e mobiljeve, e ndërtimit të anijeve , ndertimin e hekurudhave , shtylla telekomunikacioni etj . si dhe drutë e zjarrit .

Prodhimet dytësore janë gjethet , lulet , lëvorja që kanë përdorime të gjëra në farmaci , në industrinë e trajtimit të lëkurëve , industrinë kimike të ngjyrimit , në kozmetikë dhe në bletari .

Funksioni Hidrologjik , bimësia e pyllit të gështenjës , mbron tokën nga erozioni, ul shpejtësinë dhe forcën e lëvizjes së ujit në tokë dhe nuk lejon një avullimit të lartë , duke favorizuar një absorbim të drejtpërdrejtë nga bimësia . Pylli i gështenjave gjithashtu përthith zhurmat , kufizon dëmet e shkaktuara nga smogu , si dhe rregullon lëvizjen e ujrave nëntokësore dhe burimeve .

Funksioni klimatik : Masivet e pyjeve të gështenjave ndikojnë në sasinë e reshjeve, ndikojnë zvogëlimin avullimit të tokës , në normalizimin e temperaturave , erërave etj .

Funksioni i Mbrojtjes , konsiston në krijimin e brezave mbrojtës pranë qëndrave të banuara dhe tokave bujqesore për pengimin e erërave të fuqishme dhe mbrojtja nga dëmet e tyre .

Funksioni Estetike dhe peisazhit: druri i gështenjës është konsideruar si një pjesë e pazëvendësueshme e peizazhit, një e mirë publike të çmohen dhe mbrohen edhe për turizëm . Plantacione e krijuara dhe pyjet natyrore paraqesin një interes për vizitorët e pyjeve , pasi ofrojnë larmi të pejsazheve natyrore , si dhe një ajr të paster dhe të pasur me oksigjen .

Funksioni Biologjik : Në pemën e gështenjës dhe në tokën rreth saj jetojnë miliarda qenie të gjalla, kafshëve të ndryshme , shpend të egëra dhe mikroorganizma me rëndësi për bimët dhe tokën , siç janë insektet, krimbat, brejtësit, etj.