Genc Pollo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Genc Pollo
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
1996–Vazhdon
Zëvendës Kryeministër
Në detyrë
28 korrik, 2008 – 8 shtator, 2009
Paraprirë ngaGazmend Oketa
Pasuar ngaIlir Meta
Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Në detyrë
10 shtator, 2005 – 28 korrik, 2008
Paraprirë ngaMA Luan Memushi
Pasuar ngaFatos Beja
Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit
Në detyrë
15 prill, 2010 – 2013
Paraprirë ngaSokol Olldashi (rikonfigurim i ministrisë)
Pasuar ngaMilena Harito
Të dhëna vetjake
U lind më7 prill 1963
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePD
ArsimimiFakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës
PunësimiPolitikan

Genc Pollo (Tiranë, 7 prill 1963) është politikan shqiptar, deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.[1][2]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pollo ka lindur në 1963 në Tiranë në familjen e Pollove me prejardhje nga Frashëri, i biri i historianit Stefanaq Pollo.[3] Më 1982 nisi studimet në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës, të cilat i kreu më 1986. Më tej ai punoi si kërkues shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për dy vjet, duke ndjekur më pas studimet pasuniversitare në Universitetin e Vjenës, në sajë të një bursë të dhënë nga qeveria austriake (1988-1990).[4]

Genc Pollo është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai flet rrjedhshëm katër gjuhë të huaja (anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht).

Karriera politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pollo ka marrë pjesë në themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zëdhënës i saj. Më 1993 qe anëtar themelues dhe nënkryetar i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut.

Gjatë viteve 1992-1996 ai shërbeu si këshilltar i Sali Berishës, atëherë President i Shqipërisë. Në shkurt të 1997 u caktua sekretar i marrëdhënieve me jashtë i Partisë Demokratike, në prill të po atij viti u emërua sekretar i përgjithshëm i partisë. Më 1997-1999 qe nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar të saj. Që nga 1999 qe përfaqësues kryesor i lëvizjes reformatore brenda partisë.

Në vitin 2001 ai krijoi Partinë Demokrate të Re, e cila u rreshtua përkrah kualicionit të qendrës së djathtë në zgjedhjet e përgjithshme të verës së 2005, vit prej të cilit Partia Demokrate e Re u bashkua me Partinë Demokratike. Në qeverinë e dalë prej këtyre zgjedhjeve, Pollo mori portofolin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, duke shpallur kështu arsimin si prioritet kryesor të shumicës së re qeverisëse dhe duke dyfishuar shpenzimet për arsimin. Më 2008 nënshkroi shkrirjen e PDR-së me PD-në dhe më 2008 - 2009 qe zëvendëskryeministër.[4]

Në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009, të cilat rikonfirmuan Partinë Demokratike dhe koalicionin qeveritar, Pollo u rizgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe në qeverinë e re që doli nga këto zgjedhje u emërua Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Komunikimit e të Informacionit.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2009-2013

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017

Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "KQZ Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2017. Marrë më 25 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kuvendi i Shqipërisë - Jetëshkrimet e deputetëve
  3. ^ Myftaraj, Kastriot (25 janar 2010). "Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo". ballikombit.org. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2019. Marrë më 3 prill 2018.
  4. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 211. ISBN 9789994356225.