Gjatësia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Madhësi matëse
Sistemi SI
Madhësia Gjatësia
simboli l
Njësia metri
simboli m
SI përkufizimi
redaktoni kutinë

Gjatësia (simboli l, L ) është masa e një trupi fizik po ashtu ajo është edhe rruga që një trup ose një objekt që gjendet në lëvizje, kalon brenda një kohe të caktuar. Për krahasimin e lartësive, rrugës së kaluar të trupave në gjuhen shqipe edhe për gjatësin përdoren njësitë nga sistemi ndërkomarë i madhësive, d.m.th. metri. Në disa vende të botës për matje të gjatësis, në lëmi të ndryshme përdoren edhe sisteme tjera, kështu për shembull në ShBA për matjen e gjatësisë përdoret njësit e sistemit amerikanë dhe të Britanisë së Madhe, si: inç (inch) , fut (foot), jard (yard) dhe majl (mile). Po ashtu edhe në disa lëmi si në astronomi, mikrobiologji përdoren dis terme të cilat në faktë janë shumëfishe të njësisë bazë. Për të bërë krahasimet në mes të këtyre sistemeve janë marrveshjet ndëkombëtare.

Për të kuptuar më lehtë krahasimet, përpos metrit si njësi bazë, për gjatësi përdoren edhe nënfishet dhe shumë fishet e metrit si milimetri, centrimetri, kilometri etj.

Historia e matjes së gjatësis[redakto | redakto tekstin burimor]

Në të kalueren janë përdorur njësi të ndryshme për matjen e gjatësisë. Këto njësi janë përdorur nga njerzë të ndryshme që ju kanë përshtatur profesioneve dhe lëmive të tyre. Disa nga këto janë përdorur edhe në jetën e përditëshme. Ndër këto madhësi që janë përdorur dhe ndoshta përdoren edhe më tutje në trevat shqiptare janë të njohura disa njësi të cilat edhe mund të shëndrrohen në njësi matësie të sistemit Si. Ndër këto njësi ka edhe emra që për sot duken paksa të çuditëshme (p.sh njesia X) por ato janë përdorur në të kalurën. Kështu për matjen e distancave të vogla është përdorur njësia e quajtur njesia X njësi me vlerën 1 njesi X = 1,002 \cdot 10^{-4} nm pastaj njësia e quajtur mikron me simbolin \mathcal{\mu} me vlerën 1{\mu} = 1 {\mu}m =10^{-6} m mdërsa me femi mateshin distanca edhe më të vogla 1 femi = 1 fm =10^{-15}m. Përdorimi i këtyre njësive në qarqet zyrtare të Kosovës është i ndaluar, mirëpo për disa njësi edhe pse nuk janë në sistemin Si, lejohet përdorimi i tyre. Kështu p.sh njësia angstrem[Å] me vlerën 1A = 0.1nm=10^{-10} m dhe ajo më distanca detare, mile detare e vlerë 1 mile detare = 1852 m tolerohen[1] me kushtë që të shprehen edhe në metra. Sido që të jetë ekzistojnë edhe një numër i madhë i njësive dhe emërtimeve të tyre që janë përdorur në të kaluen në trevat shqiptare duke mos përjashtuar ato romake, otomane, angleze dhe amerikane ku këto dy të fundit mund të hasen vetëm në literaturë të shprehura në metra.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Njësitë matëse Kosovë

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]